INTERVISTA/ Artan Lame: Plani urbanistik i Bashës shkatërron Tiranën si Tortën e Pavarësisë

19 Shkurt 2013, 21:41Politika TEMA
INTERVISTA/ Artan Lame: Plani urbanistik i Bashës shkatërron

Tramvaji kalon tek skarpatet e Lanës

Bisedoi: Lindita Çela

Askush nuk di të thotë sa ka kushtuar plani urbanistik i Tiranës, i reklamuar me aq bujë nga kryeministri Sali Berisha e i kontestuar fort nga Artan Lame. Madje, ish zv/ministri, i rreshtuar në anës e atyre pak radhëve të shoqërisë civile që guxojnë të ngrenë zërin, duket se ka nisur një sfidë të humbur. Artan Lame ngre supet kur e pyet për koston e këtij plani urbanistik. Babëzia për sheshe të lira ndërtimi duket se ka kënaqur shijet e atyre pak ndërtuesve e arkitektëve, që kanë ndikim real në hartimin e projekteve urbanistike në vend, ndaj dhe Lame thuajse është i vetëm në denoncimin e uzurpimit të hapësirave të gjelbra, që sipas tij, ky plan i bën kryeqytetit. Ndërsa në Bashkinë e Tiranës e vetmja e dhënë që të ofrohet, nga polici roje, është formulimi i një shkresave zyrtare për kërkim informacioni. Veç të thënave të ofruara online, më e sakta është Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Rregullues, i hartuar nga një grup njerëzish, mes të cilëve edhe dhëndri i kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Por dhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë financiare, ku mendohet të ketë kushtuar rreth 300 mijë euro. Por Artan Lame thotë se paratë e këtyre projekteve janë e keqja më e vogël e këtij plani. Shkatërrimi i hapësirave publike, betonizimi deri në skarpatet e Lanës si dhe rritja e intensitetit të ndërtimit, do ta shndërrojnë Tiranën në një qytet krejtësisht të pabanueshëm.

 

Zoti Lame, ju jeni ndër njerëzit e vetëm që keni kundërshtuar publikisht Panin Urbanistik të miratuar para pak ditësh në KKRTRSH. Sipas mendimit tuaj cilat janë problemet kryesore të këtij plani?

Densiteti i lartë i ndërtimeve; mungesa e zonave dhe sipërfaqeve të gjelbra; bllokimi i qarkullimit rrugor; mungesa e zonave sportive, rekreative; e shndërron kryeqytetin në një atraksion gati inekzistent turistik, për shkak të bjerrjes së trashëgimisë kulturore, janë problemet kryesore të këtij plani që para pak ditësh na u prezantua si projekti që do të shndërrojë kryeqytetin. Plani zhduk gati të gjitha zonat e gjelbra brenda qytetit. Në vend të parqeve dhe lulishteve me kufij të përcaktuar, plani flet vetëm për pika ku duhet të ketë një lulishte (!). Pra, kemi vetëm lulishte që zhduken: Plani fshin  dhe i kthen në zona ndërtimi edhe lulishtet që ndërtoi vetë z.Basha, dhe me të cilat edhe u mburr. Plani fshin zonat e gjelbra brenda qytetit duke i transferuar ato virtualisht nëpër komunat përreth: Kamëz, Kashar, Farkë, Mullet, Dajt. Betonizon deri edhe skarpatet e Lanës, të konsideruara si “korridori i gjelbër i qytetit”. Po t’i referohemi tabelës së gjelbërimit të planit urbanistik, bëhet me dije se gjelbërimi brenda qytetit nga 40 ha do të shkojë në 340 ha. Por në të nuk kuptohet si do të realizohet kjo rritje. Mos vallë kjo do të bëhet duke hequr edhe lulishtet ekzistuese? Të mos harrojmë se, një pjesë e mirë e zonave të gjelbra të mbetura përreth Tiranës, po zihen që tani nga institucione ndërkombëtare. Kështu në Parkun e Liqenit përgjatë rrugës së Elbasanit po ndërtohet Ambasada Turke. Nën Varrezat e Dëshmorëve do të ngrihet Ambasada e Kuvajtit. Po ashtu plani urbanistik zhduk gati të gjitha zonat e mbrojtura aktuale si zona e Vilave në rrugën e Elbasanit, zonën e Bllokut, zonën tek Shtëpia e Partisë, zonën e Gardës, e të tjera. I vë kazmën VKM.180 të vitit 2000, që mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes në trashëgimisë kulturore në këtë çerek shekull të fundit.

 

Ndër arsyet kryesore, që ju përmendët në kontestimin e këtij plani urbanistik është dhe rritja e intensitetit të ndërtimit në kryeqytet. A mund të më shpjegoni këtë?

Kjo është e vërtetë. Në planin urbanistik të miratuar ngrihen në mënyrë të ekzagjeruar intensitetet e ndërtimit. Plani heq kufirin e kateve dhe të lartësisë së godinave. Ai fsheh një pjesë të zonave më delikate, duke mos dhënë asnjë detaj se çdo bëhet me to dhe duke i fshehur prapa termit “Zonë me rregullore të veçantë”.

Plani intensifikon në kufijtë e marrëzisë intensitetin e ndërtimit në qendër, por nga ana tjetër e lë atë shumë të ulët në zonat informale. Kjo do të bëjë të pamundur intensifikimin e  ndërtimeve në këto zona. Plani me qëllim i bllokon këto zona në mizerje me qëllim që të shiten pallatet që do të ndërtohen në qendër. Megjithëse plani shton intensitetin e ndërtimeve në të gjithë zonën e qytetit të vjetër, nuk parashikon gati fare çerdhe, kopshte, shkolla të reja në këto zona. Deformon unazat, duke i bërë praktikisht të parealizueshme. Nuk merret fare me çështjet e mungesave të qytetit si stadiume, terminale, tregje, zona sportive, institucione, pra me gjithçka që quhet hapësira publike. Për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe nxitimit, plani është i mbushur me gabime dhe kundërthënie. Për të gjitha këto, mendoj se çdo qytetar duhet që për një çast të tejkalojë kahjen politike dhe të kuptojë që këtu nuk po flitet për Hënën dhe Marsin, por për qytetin ku gdhihemi dhe ngrysemi çdo ditë. I bëj thirrje kujtdo që ka ndopak ndikim tek këta njerëz që ta ndalin këtë tragjedi. Eshtë e sigurt që ky plan nuk e ndërton qytetin, por po aq e sigurt që ky plan e shkatërron dhe e bën Tiranën përfundimisht të pajetueshme. Për mendimin tim me hartimin dhe miratimin e këtij Plani Urbanistik, drejtuesit e Bashkisë së Tiranës po sillet me qytetin ashtu siç u soll me tortën në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë.

12 komente në “INTERVISTA/ Artan Lame: Plani urbanistik i Bashës shkatërron Tiranën si Tortën e Pavarësisë”

  1. Pelasgian says:

    eeeh sa e bukur ke qene moj Tirane e Komunizmit , je si nata me diten !
    Vec dun me te shkatrru …. fiiiissssin peder hollande ……

    1. Demi USA says:

      Nuk na merr me malli te vijme e te shofim Tironen tone te dashur ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/torta-e-lulit.html

  2. tironcia says:

    po sic ka shkaterruar shqiperin do shkaterroj dhe tiranen u pa ky muhabet.. esht nje klas njerezish qe e mbrojn me cmenduri PD dhe te jeret bejn sehir, skemi ca te bejm vetem do i lutemi zotit te vdesim se ne ket vend sjetohet me ..

  3. Kinezi says:

    Lulka Basha po shkaterron gjithecka, ky qelbesira po shkaterron te gjithe punen e mire qe ka bere Edi Rama nder vite ne Tirane!!!!

  4. Kush voton Berishën është bajgë says:

    O Tan po te pyes se te kam pa andej nga stadiumi Qemal Stafa dhe e di qe e ke per zemer urbanizimin e Tiranes :
    ajo Juvenilja a ka leje legale qe eshte ndertuar atje ai veni ku shkon shpesh ti? ?

    Se une e di qe ty te dhimbsen fatet e atdheut por a do shkrush ndonje dite ndonje shkrim per cer i ka bere atij vendi atje ai qe fluturoi ne ashensor?

  5. saliheqenefi says:

    tirana ka mbaru me kohe e vakt, qysh nga 44 e ktej vetem ndertesa te shpifura e hapesira te zena , te mendosh qe urbanistika dhe ndertesat me te bukura qe i kane rezistuar kohes jane ato te italise ,si bankat bulevardet vilat e ndertuara ne kohen e pushtimit, rrofsh o itali qe na le dicka te hajrit se te jete per vendalite vetem shpifesira kane ndertuar dhe po vazhdojne te ndertojne

  6. miri shkodra says:

    Na plasi bytha per Tiranen. Ketu po masakrohen te gjitha qytetet e Shqiperise, ndersa ju keni problem vec shtepine tuaj. Opozita eshte e Shqiperise dhe jo e Tiranes. A thua, ne qe nuk jetojme ne Tirane shpresojme kot tek opozita?

  7. Eugert says:

    Zona “Komuna e Parisit” i kujton gje Z. Lame?
    Apo te shkuara te harruara…

    1. Epirioti II says:

      I kujton qe bashke me Edi Ramen (kur ky u zgjodh ne 2001 kryebashkiak), tentuan qe nga geto qe ishte bere Komuna e Parisit ta shpetonin disi dhe ta kthenin ne gjysem-geto. E u ngrit me kuc e me mac e nuk lane presion pa i bere Rames qe te hiqte dore nga prishja e pallateve pa leje dhe gjobat e renda per ata qe kishin shkelur lejet (qe kishte dhene Albert Brojka).

      Ne fund nje vendim i Gjykates se Tiranes vendosi qe kontrolli i territorit te bashkise nuk ishte kompetence e Bashkise (??!!) por e Policise Ndertimore (qe varej direkt nga kryeministri). Dhe jo vetem kaq, por ne betejen e rende Rama-Nano per Komunen e Parisit, Nano nuk u kenaq me “fitoren” ne gjykate, ai shkoi edhe me tutje nxorri ligjin famekeq qe KKRT e kalonte ne kontroll te kryeministrit duke e nxjerre Ramen ne spektator te pafuqishem per te ndalur betonizimin dhe percudnimin e qytetit

      Ne do te kuptosh cdo te ishte Tirana po ta kishte ndertuar Edi Rama, ik shiko kompleksin KRISTAL tek Komuna e Parisit se sa kontrast ka me gjithe ndertimet e Albert Brojkes qe e rrethojne.

      Tani meqe harxhova kohe shume te vyer nga dita ime per te te ndricuar pakez ty, te lutem ki miresine dhe me thuaj e u ndricove ndopak ?
      Apo te shkuara te harruara ?!

  8. ar says:

    Prape ky Lamja!
    Po kjo PS ska nje arkitekt te hajrit qe ti diskutoje keto gjera? Lame mavrine gjeten dhe per arkitekt?

  9. artan says:

    Me thoni ju lutem,ne vitet e pseudodemokracise,nje, dhe vetem nje qytet ne Shqiperi i ndertuar me qofte me te voglin kriter te nje arqitekture.Kemi humbur nje rast madhor ne ndertimin e qyteteve tona.Me thoni zonjerinj nje kryeqytet ne europe me te shemtuar se tirana(perjashto bulevardin).

  10. e verteta says:

    Edhe torten e Pamvarsise shqiptaret e dine se kush e shkaterroi,edhe Tiranen shqiptaret e dine se kush e shkaterroi gjate 11 viteve rrjeshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje