Heroi i Luftës së Ftohtë: Butoni i kuq nuk funksiononte

20 Shkurt 2013, 13:38Lifestyle TEMA

Vendi, ku 30 vjet më parë për pak sa nuk do shkatërrohej planeti, ishte i kamufluar mirë. “Qendra për vëzhgimin e trupave qiellorë” ishte vendosur në një stacion autobusi në qytezën ushtarake Sepuchov- 15.

Këtu punonte Stanislav Petrov (tani 73 vjeç), në qendrën e menaxhimit të luftës për Bashkimin Sovjetik. Më 25 shtator 1983, ai parandaloi një apokalips bërthamor, pasi dëgjoi lajmin se pesë raketa bërthamore amerikane po i afroheshin Bashkimit Sovjetik. Por ai e trajtoi lajmin me gjakftohtësi dhe ai rezultoi një alarm i rremë.

Për shkak se Petrov nuk e shtypi “butonin e kuq”, 30 vite më vonë ai ka marrë në Gjermani çmimin “Dresden”.

Por në një intervistë për gazetën FAZ, inxhinieri zbulon një fakt: “Ta them sinqerisht, butoni i kuq nuk ka funksionuar kurrë. Nuk ishte i lidhur askund”.

“Psikologët tanë të ushtrisë kishin vendosur se nuk mund t’i lihej për detyrë vetëm një personi nisja e një lufte ndaj një vendi tjetër vetëm me shtypjen e një butoni”.

Po nëse nuk ka pasur një “buton të kuq”, të paktën ka pasur një “telefon të kuq”. Dhe madje disa të tillë. Njëri ishte në qendrën e komandës nëntokësore në Omaha, Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tjetri në Shtëpinë e Bardhë- dhe një në Moskë.

Por kjo lidhje direkte për krizat- ajo ekzistonte që prej 30 gushtit 1963- nuk është përdorur në atë natë shtatori të vitit 1983.

“Alarmi ra krejt papritur në orën 0:15,” kujton Petrov ato momente dramatike. “Ishte si një shok, si një rrufe në qiell të pastër. Të gjithë më shikonin mua. Të gjithë prisnin një vendim nga unë”.

Ai priti dy minuta dhe deklaroi se ishte një alarm fals. Në fakt u deshën edhe 17 minuta plot ankth, që të sqarohej gjithçka. Petrov kishte pasur të drejtë.

Ai thotë se një sulm atomik do të kishte pasoja të paparashikuara. “Jeta nuk do ishte më e mundur”. Dhe shton me pragmatizëm: “Tek e fundit, nuk doja që të isha unë fajtor për një Luftë të Tretë Botërore”.

Fajtor për alarmin fals ishin rrezet e diellit, që reflektoheshin nga sipërfaqja e tokës natën kur paqja në botë ishte në varësi të një butoni.

Hetimet zbuluan se sistemi paralajmërues satelitor kishte keqfunksionuar.
BILD

7 komente në “Heroi i Luftës së Ftohtë: Butoni i kuq nuk funksiononte”

  1. Dardan says:

    Sa interesante, bre, po ku i gjejne keto lajme te bukura me pekmez shpendrash dhe lang prej qinglash.

  2. Claus says:

    Eshte nje nga historite me interesante te luftes se ftohte. Me vjen keq qe ky njeri dekoruar ne New York dhe ne Gjermani eshte kaq kontradiktor ne theniet e tij.

    Njehere thote qe “butoni ishte jashte funksioni”, pastaj me tej thote, qe nuk doja te ishe “fajtor per Luften e Trete Boterore”!
    Po perse behej sherbim ne ate baze ushtarake?
    Dihej qe “butonin e kuq” e kishte Andropovi, Sekretari i Pergjithshem e PK te BS, Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe oficeri i larte i sherbimit ne ate baze.
    Ka nje dokumentar teper interesant per ate dite te larget shtatori te vitit 1983.
    Andropovi ishte ne spital ne ate kohe, Shefi i Shtabit ne gjume, mos harrohet qe ishte mesnate.
    Raketat qe mund te leshoheshin nga bazat amerikane mberrinin per 12 minuta ne Bashkimin Sovjetik, pra reagimi duhet te behej ne menyre teper te shpejte.
    Megjithate ai ka qene zoti i punes dhe ai duhej ta dije me mire se une, por me duket dicka paradoksale kur e thote tani.
    Do te ishte me mire ta thoshte kete sensacion kur mori cmimin “Dresden” ne Gjermani dhe 25 mije €.
    Megjithate nje gje ka treguar me reagimin e tij: Intuiten e ushtarakeve te vendeve te lindjes perfshi edhe ata shqiptare ne situata te vecanta. Instinkte qe prodhoheshin nga nje shqise shtese qe vetem ata i kishin. Nuk e di c`mund te kishte ndodhur, nese ne vend te tij te kishte qene ndonje “major” amerikan, qe ta kercasin me te pare, se aq kane ne koke?
    Ndoshta me ndonje 2-litershe cola ne dore dhe… “cheers baby”!!!

    Per “Temen”: Kjo baze nuk ishte ne nje stacion autobuzi, por prane nje stacioni autobuzi.
    Vulgarizohet dhe behet qesharke po te ishte kjo baze e vrojtimeve satelitore ne nje stacion autobuzi!!!
    Ndoshta nje korigjim do te ishte i nevojshem.

    1. ar says:

      Dini gje,po amerikanet ku e kishin “butonin e kuq” !?

      1. Kico says:

        Ja kishin dhene Edi Rames te loste se e terhiqte ngjyra e kuqe..

    2. plaku says:

      Claus,
      Konfirmoj 100% te asaj,qe thua ti. Une kam pare ne tv gjerman Phönix para disa kohesh kete histori. Problemi ishte,se sistemi sovjetik i kontrollit te hapsires, nuk ishte shume efikas. Ne fakt problem ishte,se mesa kuptova une,se kur dielli ose hena ishte ne nje pozicjon te caktuar atehere jepeshin disa sinjale,qe sistemi rus i interpretonte keq.
      Me sa me kujtohet,ky oficeri pati idene,se si eshte e mundur,qe amreikanet te leshojne nje rakete tani dhe tjetren pas nje kohe te gjet. Kjo sepse sipas teorise se luftes berthoamore ( kuptohet,qe une nuk e kam idene ) kur sulmohet me raketa berthamore kjo gje behet jo me nje raket por me mijra njekohesisht.
      Di shume mire,se me vone,ky oficer i zoti rus,u hoq nga puna dhe doli ne rezerve,sepse sipas aresyetimit te qeverise sovjetike ai nuk beri detyren. Bile ne tv gjerman u tregua,se si ai jeton me nje pension te vogel.
      Pershendetje.

      1. ilir says:

        plaku eshte per te ardhur dhe dua te them qe njerezimi nuk e meriton nje gje te tille pra te nise nje lufte qorre per faj te keqkuptimeve ose keqinformimeve,kokat e nxehta dhe propaganda jane gjeja me e keqe qe egziston ne shoqerine njerezore…
        dikur kur isha ushtar ne vitet 1980-81 na ‘bombardonin’me propagande shefat,na thoshin kini kujdes se po vijne armiq te ndryshem dhe diversante,une fukarai e beja sherbimin ne nje pike kundrajrori ne maje te nje kodre ne fshatrat e lushnjes,nje nate degjova nje zhurme kur isha ne sherbim dhe i bertita fort:ndal,ndal…nuk mu pergjigj njeri dhe nga frika i zbraza karikatorin….erdhen shoket per te shikuar ckishte ndodhur dhe kontrolluam aty verdalle dhe gjetem kalin qe furnizonte repartin tone te shtrire pertoke….dua te them qe ne ishim ushtare te thjeshte dhe na kishin ngarkuar tejmase psikologjikisht gjoja per te ruajtur vigjilencen se kishte frike enver hoxha dhe oburra e gjithe shqiperia te jete ne kembe,enveri ishte i cmendur dhe krijoi nje shtet diktatorial ushtarak po keshtu edhe ruset pak a shume te njejtin mentalitet kishin,mendoj qe amerika si xhandari i botes nuk e ka bere asnjehere sakte punen e saj pra nuk ka qene asnjehere absolute dhe te ruante ekuilibrat e paqes ne bote dhe shume here paqja boterore kalonte ‘ne fije te perit’…

    3. gog and magog says:

      shpejt po afron koha kur butonin e kuq do ta shtypin cifutet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje