I japin për të ngrënë dhe e ekzekutojnë djaloshin (FOTO)

19 Shkurt 2013, 23:48Lifestyle TEMA
I japin për të ngrënë dhe e ekzekutojnë djaloshin

KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE

Imazhet e një vogëlushi 12- vjeçar, të ekzekutuar nga forcat qeveritare në Sri Lanka, janë bërë publike së fundmi.

Imazhet e tmerrshme tregojnë se si vogëlushit, biri i një prej udhëheqësve Tamil, i jepet për të ngrënë nga forcat qeveritare, përpara se të ekzekutohet me gjakftohtësi.

Balachandran Prabhakaran, djali i Villupillai Prabhakaran, kreu i Tigrave të Tamilit, është ekzekutuar nga qeveria në vitin 2009, në fund të konfliktit me rebelët.

Edhe babai i tij është vrarë në konflikt.

Pamjet janë transmetuar për herë të parë në një dokumentar për konfliktin.

Regjisori i dokumentarit thotë se fotot tregojnë se ai është ekzekutuar me gjakftohtësi.

19 komente në “I japin për të ngrënë dhe e ekzekutojnë djaloshin (FOTO)”

  1. sokol says:

    nuk e kuptoj ca genesh kane keto kafshe nen lekure

    1. fl says:

      Nderkohe “demokracite” perendimore justifkojne me fjale te bukura mbeshtetjen e Qeverive po demokratike te Malit sot dhe Srilankes dje kunder rebelve (gjithmone terroriste) Tuareg apo Tamil.

  2. a says:

    o Baze, po mos jepni foto kaq te renda. gjynah vertet per femijen por eshte traume te shohesh keto foto…

    1. tefta says:

      kjo osht shqiperia

      1. shqiptari says:

        Shqiperia e sat’eme Tefta. Mjaft me keto komente idjote e nihiliste.

  3. Bertoja says:

    TEMA ju lutem mos publikoni më foto të tilla.
    Është e tmerrshme të shohësh të mitur që paguajnë haraçet e të rriturve.
    Po e shohim përditë,edhe pa imazhe të tilla drithëruese se poshtërsia e njeriut nuk ka të sosur..
    Jo më foto të tilla.

  4. mergimtari fv says:

    Turko-bitha dil e mollois per kete engjell viktime e dhunes e barbarise fetare ,nje lule e jetes e keputur ne mes , feja opium per popujt e botes se qyteteruar , TBF per dijeni Tamilet jane musliman dhe kerkojne pamvarsine nga Hindute .

    1. Idrit says:

      Ja kush jan budistet, krishnat qe vrasin femijet e muslimanve

  5. DREJTESIA says:

    Ju lutem hiqeni, se ky vetem lajm nuk eshte

  6. Liberal says:

    Titulli eshte shume i qarte , nese nuk deshironi atehere thjesht mos i shikoni !!!

    Eshte nje e vertete e pamohueshme , personat qe kane probleme ose trauma me parjen e ketyre fotove mund te lexojne shkrimin dhe te mos shikojne fotot me poshte.

    PS : Edhe pse jemi ne 2013 ne disa vende te botes duket sikur jemi akoma ne epoken e gurit dhe eshte per te ardhur shume keq qe ka njerez kaq barbare qe nuk sprapsen kundra asgjeje

  7. """"""" says:

    Me te vertet gazeta Tema e ekzagjeron me ndonjè artikull,duhet te kenè kujdes sepse shtypi me te vertet jep lajme e ngjarje te ndryshme ne vend dhe nè botè por jep edhe sport kulturè dhe artikuj te ndryshem per edukimin e rinisè,ky dhoj artikullit nuk i sherben askujt,(kujdes………….).

    1. Askushi says:

      Plotesisht dakort me Ju…e dime qe makabriteti njerzor s’ka limit…

  8. Tingujt says:

    Ca ka faj ky fmi?! Te atit ja paskan hequr kapakun e kokes…

  9. dritani says:

    O Tema po nuk eshte Lifestyle ky lajm!!!

  10. LABI VLORE says:

    Kjo eshte makabre !Keto jane foto te tmerrshme qe nuk duhen publikur kurrsesi.Nuk e di c’ju shtyn te publikoni makabritete te tilla.Nje femije i ekzekutuar kesisoj te le ne kujtese imazhe tmerrruese.Une per vete do t’o kem gjate ne kujtese dhe them me siguri se ma kane prishur diten sot.Censura nuk eshte gjithmone e keqe.Keto jane pamje te denja vetem per dosjet e policise.

  11. valter says:

    Kjo eshte barbaria ose kafsheria e popujve injorante, ska koment tjeter

  12. tani says:

    Po mire mo tema ekzekutuar ne 2009 .germoni dhe e gjeni dhe e jepni si lajm ne 2013 .Cili eshte qellimi te shqetesoni te tjeret.

  13. Tani nga Londra says:

    sa hengra dhe po me vjen sekelldi. shpresoj mos te me ngeli ne mendje gjate

    o tema, standarte gazetarie arabe po praktikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje