Tani është Oscar Pistorius që jep versionin e tij të ngjarjes

19 Shkurt 2013, 19:12Lifestyle TEMA

Oscar Pistorius pranoi sot se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij modele, por pretendon se ai ka hapur zjarr për shkak se kujtoi se ishte një hajdut.

Atleti nga Afrika e Jugut, që shpërtheu sërish në lot përpara gjykatës, tha se ai ishte në ballkonin e shtëpisë kur dëgjoi zhurma nga banjo.

Duke besuar se Reeva Steenkamp, e dashura e tij, ishte në gjumë, ai mori armën dhe bërtiti njëherë si paralajmërim përpara se të qëllonte katër herë përmes derës.

Vetëm atëherë Pistorius tha se e kuptoi se Reeva nuk ishte në krevat.

“Qëllova derën. Ajo ishte gjallë. Tentova ta ndihmoj, por më vdiq në krahë”.

Për shkak se mbushej me lot disa herë, gjykatësi shtyu seancën.

Megjithëse nuk është marrë ende një vendim për lirimin me kusht, prokuroria thotë se akuza është vrasje me paramendim.

Avokati mbrojtës i Pistorius lexoi një deklaratë, duke thënë se çifti ishte thellësisht i dashuruar.

Ata shkuan për të fjetur pak pas orës 22:00.

Në mes të natës, Pistorius dëgjoi zhurmat dhe kujtoi se ishte një hajdut. Ai qëlloi përmes derës së banjës.

Ndërkohë sot është mbajtur funerali i modeles 29- vjeçare.

Babai i saj tha para gazetarëve të shumtë se do e mbajnë Reeva-n në zemër gjithmonë.

Çështja ka tërhequr vëmendjen e medias botërore për shkak se Oscar Pistorius shihet si një hero në Afrikën e Jugut, por edhe në mbarë botën.

Ai është kampion paraolimpik disa herë dhe ka hyrë në histori si i pari atlet me dy këmbët e amputuara, që garon në Lojërat Olimpike.

7 komente në “Tani është Oscar Pistorius që jep versionin e tij të ngjarjes”

  1. Doni ALBO says:

    I shkreti ka menduar qe e ndjek tourkofagosi qe njihet si maniak dhe homoseksual i semur psiqik.

  2. una tina says:

    N.q.se e ka vrare ky i duhet bere adn-ja se ka mundesi te kete gen Shqiptari se ata si pranojne dot ti lene femrat..!!

    1. shqiptari says:

      po ti Tina ca gjaku ke?
      Apo mos je gje kopile?

  3. usa says:

    ca hajduti paska qen ai duke vjedhur ne banjo prralla me mbret

  4. Shkopi says:

    Ai leshon lot per vetveten se mendon denimin. Justifikimi prrallor i tij eshte si justifikimi i gjyqesorit per 21 Janarin

  5. Fadili,Malesi e Madhe says:

    Po sikur te merrnin Ndoc çardakun per ekspertize me te sakte ???

  6. shehemedin sheher says:

    me vjen mire pasi lexova shenimet e me siperme kuptova se vazhdojme te jemi nji popull intiligjent,po spo jemi ne gjendje te gjejme personon e duhur qe te qeverise vendin ,pasi kriminele dhe maskarenj kane kapur karriket dhe jane te gatshem ta lyejne vendin me gjakun e popullit po karriket si leshojne,po ashtu dhe te qujturit opozite nuk eshte se po i interreson populli po ngrohja e b…ne karriket qeveritare,te mjeret ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje