Ja prej nga i sulmon ushtria kineze kompjuterët e SHBA

19 Shkurt 2013, 13:13Lifestyle TEMA

Që kur gazeta “The New York Times” bëri të ditur se po sulmohet nga hakersat kinezë, dyshimet kanë rënë mbi qeverinë kineze.

Sulmet e kinezëve mbi kompjuterët e kompanive, por edhe të vetë qeverisë amerikane, janë shpeshtuar kohët e fundit.

Por qeveria e Kinës ka mohuar që të ketë gisht në këtë rast.

Megjithatë, një firmë sigurie në Amerikë, ka arritur të gjurmojë se prej nga vijnë mijëra sulme kibernetike në SHBA dhe rezulton se ato vijnë nga një godinë e vetme, në të cilën ndodhen zyrat qendrore të një njësie elitare ushtarake kineze, të quajtur “Skuadra e komenteve”.

Gazeta “The New York Times” raporton se ajo që është më alarmuese, është se ushtria kineze ka ndërmarrë sulme në rrjetet kompjuterike që kontrollojnë gazsjellësit, energjinë elektrike, ujësjellësit e të tjera pika kyçe të infrastrukturës në vend.

Kjo njësi kineze ka arritur të thyejë kodet e sigurisë dhe në agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe tek kontraktorët ushtarakë.

Qeveria kineze sërish mohon se këto sulme janë të organizuara prej tyre, duke theksuar se thyerjet kibernetike janë të dënueshme me ligj.

Disa kritikë akuzojnë presidentin Obama se nuk po u përgjigjet kinezëve, pavarësisht se këto sulme dhe vjedhje kibernetike po i kushtojnë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në vit.

7 komente në “Ja prej nga i sulmon ushtria kineze kompjuterët e SHBA”

  1. the soldier says:

    Obama po e kthen SH.B.A. ne SH.B.te Afrikes

    1. Demi USA says:

      Ta krruajne me USA, ti ktheje nja 100 milione kineze mbrapsh ne Kine.
      E shtyjne muajin 50 veta me nje thes oriz e flejne me turne si ne kohen e Dulles.
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html

  2. anticensurë says:

    është më se normale një gjë e tillë!zbulimi ushtarak ose më e përgjithësuar e një shteti dotë dijë çfar lëviz në shtetin tjetër!vetëm shqipëria i eleminoi gjëat e tilla!fajin e kishte sigurimi!grupimi më i keq jo vetëm në gjithë planetin por dhe më tej,si thotë sala!
    gjëra të tilla do të ndodhin dhe më tepër kina nuk është më vëndi që deri dje vetëm pësonte,ajo ka filluar dëshirojë të kërkojë të sundojë!
    të njëjtën gjë bën dhe amerika”eçeloni”i saj nuk lë gjë pa spiunuar,pa kontrolluar!
    kjo është jeta me të mirat dhe të këqijat e saj!

  3. akili says:

    Me mire lufte kibernetike se sa lufte reale.Kjo lufte kibernetike vendos ballanca teknologjike gje qe ben te pamundur epersite teknollogjike te njeres apo tjetres fuqi ushtarake duke ruajtur keshtu paqen.

    1. tironci - usa says:

      Ka na dole ti mer “profesor” akili me kto teorinat e tuja te brishta…hik mer se le nom…ku mer vesh ti mer “i painformum” qe e ke menjen me honger barishte, me majt parrulla paqe, me pi noi “mill te bardh”, etj..etj..hik mer liberal

  4. Horri i Bulevardit says:

    Te kish qen Regani ate ndertese e kish cu ne hava, pa u menduar dy here.

  5. Zhvillimi njerzor says:

    Sot fjalkalimet kane dale jashte loje.
    Brenda sekondave mund te hapen kodet me programe,mençuria njerzore eshte e pakontrollushme.Kjo tani nuk eshte me pasuri vetem e amerikanve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje