Rrëfimi tronditës i Natasha Kampush: 3096 ditë makth (FOTO)

19 Shkurt 2013, 12:12Lifestyle TEMA
Rrëfimi tronditës i Natasha Kampush: 3096 ditë makth (FOTO)

Natasha Kampush ka zbuluar se ajo është përdhunuar nga rrëmbyesi i saj, Wolfgang Priklopil gjatë tetë viteve e gjysmë që ai e ka mbajtur atë peng në shtëpinë e tij.

Ajo foli për një televizion gjerman në ditëlindjen e 25-të, përpara se të shfaqet filmi “3.096 ditë”, që flet për makthin që ka kaluar.

Filmi bazohet mbi kujtimet e saj.

Kampush kishte refuzuar më parë të komentojë anën seksuale të marrëdhënies së saj komplekse me Priklopil.

Ajo tha se filmi tregon atë që ka ndodhur realisht.

Priklopil ishte një teknik komunikacionesh në Austri, që e rrëmbeu Kampush mëngjesin e 2 marsit 1998, rrugës për në shkollë.

Ai e mbajti atë në një bodrum poshtë shtëpisë së tij.

Kampush arriti të arratisej më 23 gusht 2006, ndërsa Priklopil po bënte një telefonatë.

Ai vrau veten duke u hedhur përpara një treni pas arratisjes së saj.

Kampush, që mendohet se ka bërë rreth 10 milion dollarë me intervista dhe shitje librash, thotë se akoma ka ndjenja të përziera për personin që e quan kriminel.

Raportohet se ajo mban një foto të tijën gjatë gjithë kohës, jeton në shtëpinë e tij, ka makinën e tij dhe udhëton me identitet të rremë në vende të huaja për shkak të vëmendjes që merr.

Ajo tha në intervistë se do donte që Priklopil të kishte jetuar për të treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Po përpiqem që të angazhohem çdo ditë pozitivisht. Mendoj se fakti që më ndodhi kjo ngjarje kur isha fëmijë, më ka ndihmuar. Kur je fëmijë, je akoma naiv dhe beson tek drejtësia”.

Ajo thotë se ishte më intelektuale se Priklopil, që nuk kishte pasur kurrë një të dashur dhe që kishte në plan që të martohej me Natashën derisa ajo të binte në dashuri me të.

“Sa më shumë informacion mësoja për të, aq më mirë i kuptoja qëllimet e tij”.

Kampush është akuzuar se nuk i ka përdorur mundësitë për tu arratisur.

Por ajo thotë se edhe pse dilte për pazar me të apo shkoi për ski në një rast, sërish nuk kishte mundësi për t’u arratisur.

“Kishte presion ndaj meje. Ishte si një burg i brendshëm që e bënte të pamundur që të arratisesha. Ishte frikë e pastër.

Ai kërcënonte se do vriste këdo që tentonte të më ndihmonte”.

Disa politikanë besojnë se Priklopil kishte një bashkëpunëtor dhe se Kampush nuk e ka treguar të gjithë të vërtetën.

“Për mua kjo është një gjë shumë e rëndë ta dëgjoj, për shkak se unë kam shkuar deri në atë pikë sa të jetoj jashtë vendit, ose të vras veten”, thotë ajo.

9 komente në “Rrëfimi tronditës i Natasha Kampush: 3096 ditë makth (FOTO)”

  1. analist says:

    Fale atij “rrembimi” me dijenine e se emes,Natasha eshte milionere sot,po ashtu dhe e ema qe shet memuaret e saj rreth ngjarjes.Pune biznesi hesapi.
    Gjate viteve “te tmerrshme” te rrembimit,Natasha ka vizituar pikat me turistike alpine austriake,pushonte ne llixha dhe delte supermarketeve perdite per te bere pazarin.Po ashtu habiti te madh e te vogel me njohurite kompjuterike dhe gjuhesore diten qe mbas grindjes me dashnorin (rrembyesin) u dorezua ne polici.

    1. HAHAHA says:

      SHUM REALIST JE

    2. an says:

      (per analistin) Po te guxoje te beje te tilla komente ne nje vend normal apo ti beje keto komente jo ne anonimitet sot do te ishe pas hekurave si pervers e nxites dhe perkrahes/apologjues i dhunes ndaj femijeve.
      Ti (si shume te tjere) meriton te njejtin fund si prikopl

  2. xhimi says:

    shume prekes,ka qene nje katil ,.

  3. Bekimi says:

    Mos e kanë pas lënë gjë për t’u përdhunuar prapë kjo, por ai vrau veten?
    Më kujtohet një batutë emigranti shqiptar në Greqi që iu ankua të shoqit se e kishte përdhunuar shqiptari për tre ditë rrjesht në plazh….kur ajo vetëm dy ditë kishte….Kur i shoqi i tha se ajo dy ditë ishte larguar, ajo i tha:
    Epo, ai më kërcënoi se do më përdhunonte edhe nesër…

  4. Bekimi says:

    Sa gjynah!
    I paska vra veten përdhunuesi. Edhe e paskan lënë që ta përdhunonte prapë…si ai emigranti atë greken që pas dy ditëve duke u përdhunu në plazh, iu ankua të shoqit vuajtjet e saj për tre ditë rrjesht.
    – Po, dy ditë ke që ke ikur – i thotë i shoqi, – ç’ne tri?
    – E, po ai shqiptari më tha se do më përdhunonte edhe nesër, se.

    1. Ben Chicago says:

      Semundja quhet Sindromace Stokholmit,kur viktima bie ne dashuri me dhunuesin,njesoj si disa te persekutuar qe bashkohen me PS.

    2. ann says:

      Vetem njerez primitiv, kriminel e te pashpirt mund te leshojne komente si keta bastardet ketu dhe te bejne “humor” bajat me dhunen ndaj grave dhe femijeve.

  5. elinor says:

    Sa e frikshme eshte bere ajo Shqiperi e mbushur me njerez psikopate qe nuk ndjejne asgje perkundrejt vuajtjeve te nje qenie tjeter njerezore si ata!!
    O analeshko, po pse e dinte kjo vajza qe kur ishte femije (ne kohen kur u rrembye) se nje dite do behej e famshme dhe milionere nga vuajtjet e saj?? A keni femije ju o njerez? Po sikur t’i ndodhte femijes tuaj nje gje e tille, si do thoshit, qe c’fat te madh qe pati qe u grabit dhe u perdhunua sa ishte e mitur?!
    Si mund ta ktheni ne te tallur edhe kete rast o shqiptare trushkulur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje