Skema: Ja se si Oscar Pistorius e vrau të dashurën (FOTO)

18 Shkurt 2013, 20:28Lifestyle TEMA
Skema: Ja se si Oscar Pistorius e vrau të dashurën (FOTO)

Ajo është vrasja që ka ngacmuar më shumë mediat botërore kohët e fundit.

Një kampion para- dhe olimpik, hyn në histori pasi bëhet i pari atlet me dy këmbët e amputuara që garon në Lojërat Olimpike të Londrës.

Afrikano-jugori Oscar Pistorius është i famshëm dhe ka para.

Por ditën e Shën Valentinit, ai njofton policinë: Kam qëlluar të dashurën time.

Menjëherë mediat lajmëruan se Pistorius e kishte qëlluar të dashurën e tij duke menduar se ishte një hajdute.

Modelja Reeva Steenkamp kishte pak kohë që dilte me kampionin olimpik.

Por policia deklaroi se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme.

Tani hetimi është fokusuar tek një iPad që kishte Reeva në dorë kur u qëllua nga Oscar.

Pranë krevatit të tij është gjetur edhe një shkop kriketi i përgjakur, që shton akoma më shumë dyshimet.

Mediat lajmërojnë se atleti ka qenë i dendur me steroidë kur ka kryer krimin.

A ishte ky një krim xhelozie?

Mediat në Afrikën e Jugut kanë sjellë një skemë grafike se si ka ndodhur krimi.

Fillimisht Oscar e qëllon atë në ije me pistoletën e tij 9 mm.

Më pas ajo futet në banjë që të fshihet.

Oscar qëllon përmes derës së banjës tre plumba, një e kap në kokë, tjetri në krah dhe njëri në dorë.

Pastaj e kap viktimën në krah dhe lajmëron policinë.

Vëllai i modeles së vdekur, Adam, thotë se i vetmi person që di se çfarë ka ndodhur është Oscar.

Ai i lutet atletit të tregojë se çfarë ka ndodhur.

Kurse mamaja e vajzës thotë: “Ne të gjithë duam përgjigje. Përgjigje se përse vajza jonë e bukur duhej të vdiste kështu”.

Nesër, Oscar del sërish përpara gjyqit për masën e arrestit.

8 komente në “Skema: Ja se si Oscar Pistorius e vrau të dashurën (FOTO)”

  1. xhixhi says:

    per pistorius,
    ty zoteri qe te ka rene halli tani te duhet nje ekspert per te bere skemen e vrasjes ,e kemi nje ne ketu ne Al.po te duash kontakto me Sali baba

    1. Lorena USA says:

      Kafsh, kalbu ne burg tani.
      USA eshte vend i shanseve te medha, por ti abuzove me to!
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/celebrity-plastic-surgery-disasters.html

      1. Arif says:

        Lorena,
        Me duket se eshte ne Afriken e Jugut dhe jo ne USA, apo jo!!!!

      2. Bono says:

        Ta paskan bere nje lavazh truri dhe ty ne Amerike. Mesa duket je kthyer ne nje gungace qe beson cdo gje qe thote media amerikane.

    2. Vallai nuk ka burre qi vret qi eksperti i fames botnore Ndoc Cardaku mos nxjerr te pafajshem. Veqse per Doktorin punojn ekspertet ma t’mire n’bot

      1. lal krosi says:

        Po pra. Per doktorrin kan kndue ene Lek Plepi ene Rita Ora. Qashtu osht

  2. edi toronto says:

    LORENA NA PROVOKOVE LOT POR SPO I DERDHIM DOT …USA VENDI KU ESHTE BER FORMULA PERFRCTE PER SHKARERIMIN DHE DEGJENERIMIN E NJERIUT.. MESOJE MIRE HISTORIN E AMERIKES … Secrets Mysteries of America’s …shif n utube ti duhet te jesh idiote por nejse kte informacion shpresoj ta perfitoj ndonje lexus tjeter …

  3. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Me ato “kembet” qe ja rregulluan me zemergjeresi,ky mut duhet gjuajtur ne koke deri sa t`i dale shpirti…
    Mua nuk me duket me vend qe ky te denohet me burg,megjithese nuk me pyet njeri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje