(E PERDITESUAR)- Kjo është një nga historitë më të përfolura në Belgjikë, por jo vetëm.
Një vrasës fëmijësh, i quajtur Marc Dutroux, ka bërë kërkesë për t’u liruar me kusht nga burgu, por kjo ka shkaktuar shumë zemërim. Madje edhe vetë nëna e tij, Jeannine Dutroux, 78 vjeç, ka deklaruar se ai nuk duhet liruar nga burgu.
Por gjykata i ka refuzuar atij lirimin e parakohshëm.
Dutroux, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka rrëmbyer dhe ka përdhunuar gjashtë vajza, katër prej të cilave kanë vdekur.
Ai u arrestua në vitin 1996, por sipas ligjeve belge, ai mund të lirohet pasi ka kryer 15 vite burg, në rast se nuk konsiderohet më i rrezikshëm.
Marc thotë se ai nuk është më i rrezikshëm, por nëna e tij tha për revistën “Le Soir” “se jam e sigurt se ai do ia nisë sërish”.
“Marc nuk është gati që të lirohet nga burgu, për shkak se ai akoma do që t’ia atribuojë krimet e tij të tjerëve”
“Ai është një kriminel përsëritës në shpirt, ai e ka provuar këtë gjatë gjithë jetës së tij”.
Revista “Le Soir” publikohet të mërkurën, por tani doli të hënën, pikërisht në ditën kur gjykata mori vendimin.
Rasti Dutroux ka zemëruar Belgjikën, jo vetëm për shkak të natyrës së krimeve, por edhe paaftësisë së policisë.
Ata e kanë vizituar shtëpinë ku Dutroux po mbante të fshehura dy viktima tetë vjeç, por nuk i gjeti. Më vonë vajzat u gjetën të vdekura nga uria.
Dutroux u arrestua në vitin 1996, por verdikti u dha në vitin 2004.
Viktimat e tij
Julie Lejeune, 8, vdiq nga uria
Melissa Russo, 8, vdiq nga uria
An Marchal, 17, e varrosur në kopsht
Eefje Lambrecks, 19, e varrosur në kopsht
Sabine Dardenne, 12 – mbijetoi
Laetitia Delhez, 14 – mbijetoi
Ky qenka njesoj si Sali Berisha qe nuk rresht se beri krime dhe keto
krime jau adreson te tjereve.
Keta jane psikopate qe ne gen.
Po ca hyn sali berisha ktu,mer palle,se e bote gazeten, gazep fare
Hyn qe c’ke me te.
Mos na u bo kaq i ndjeshem per ate BARBAR.
Thjesht 1 krahasim boni djali/vajza me siper dhe me vrap me e mbrojt maloku.Po kur themi ”dukesh si yll”,c’a hyn ylli ne kete mes???
Quhet krahasim,plako,prandaj mos u eksito here tjeter.
Ky eshte plehreeeee dhe jo vetem ky po edhe ato kokat e medhaja qe kane bashkepunuar me kete qe nuk u eshte permendur emri une nuk e di se si e durojne familjet e viktimave se edhe me jelek antiplumb te jete nje plumb ballit ja fus po keta jane njerez pa gjak kerkoi gruaja e ketij te shkonte ne nje manastir edhe shteti belg ja lejoi kesaj ku…..ve te pashpirt qe i la femijet te vdisnin urije leviz Detroux me makina te blinduara deri ne gjykate hop shteti belg 50 mije euro ne dispozicion dhe kush i paguan te tera keto njerezit e thjeshte qe punojne vrisni e prisni ne belgjike se 5 vjet burg ben nuk ben me shume njerez koti
zeni doktorit hodhi ne ere nje katun e si tha kush nje llaf….
pssssss pune kaurrash pedofila,plehra.
Sikur ky personi te ishte nga veriu,do plasmin sharjet:malok,shpellar.Skur te ishte nga kosova,do gjendeshin nja 100 sharje.Sikur te ishte ndonje mysliman:korrak..etj.Sikur te ishte ortodoks:grek I ndyre ,etj
Vini re o njerz :bota ka gjithandej njerez te mire dhe te keqinj.Prandaj eshte e bukur ,se eshte e ndryshme si ylberi(R Qosja)
Shani dhe urreni individet,jo origjinen.
Nxirrni mesime nga jeta.
dakrot jam me kete qe thua ti po ndonje here e harroj
..per kta “psikopate pedofile” duhet “boja’ i giotines”..,qe t’ju presi kokat..!..ne Sh.Bashhkuara te Amerikes do e kishin Ekzekutuar..,sic e meriton..!
Mese e vertete ne amerike te presin koken dhe kane te drejte 100 here por ne politiken e jashme karshi shteteve te tjera o bejne qorin e kam fjalen per vendin tone o pelqen sadizmi ne mes te dites. une jam pro amerikan por jam dhe pacifist por kur shikon çmimin e pare per fotografine dy femi te vrare nga borbardimet Izraeljane me del para syve qeveria SHqiptare dhe miqte tane Amerikane