Vret qenin dhe më pas veten ylli i muzikës “country” (FOTO)

18 Shkurt 2013, 12:01Lifestyle TEMA
Vret qenin dhe më pas veten ylli i muzikës “country”

Këtu tek ne vrasin gruan ose dashnoren, më pas qëllojnë mbi veten. Në Amerikë ndodh ndryshe. Vret qenin, më pas veten.

Kështu ka ndodhur me një yll të muzikës “country”, Mindy McCready, që ka kryer vetëvrasje në moshën 37- vjeçare, në atë vend ku ishte gjetur i vdekur një vit më parë i dashuri i saj.

McCready qëlloi mbi qenin, përpara se të vriste veten në shtëpinë e saj në Arkansas.

Javët e fundit ka pasur disa dyshime, pasi i dashuri i saj, David Wilson, vdiq nga plagët e armës më 13 janar.

McCready pati deklaruar në një intervistë para një muaji se qeni kishte gjetur plumbin që vrau Wilson dhe tentoi ta hante atë.

Ajo ka mohuar në mënyrë kategorike se ka gisht në vrasjen e të dashurit, duke thënë se ai ishte jeta e saj.

Para pak ditësh, këngëtarja kishte dalë nga një klinikë rehabilitimi pasi kishte probleme me pijen.

Dy fëmijët e saj ishin marrë në kujdestari, ndaj nuk ishin në shtëpi në kohën e vdekjes së saj.

Ajo ka tentuar të vrasë dy herë veten, kurse ish- i shoqi i saj, këngëtari Billy McKnight është akuzuar se ka tentuar ta vrasë këngëtaren.

1 komente në “Vret qenin dhe më pas veten ylli i muzikës “country” (FOTO)”

  1. artistet (ateistet) says:

    artistet (ateistet) keshtu perfundojne te gjithe ne depresion, ne vetevrasje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje