Kërkesa e mjekëve: Vendosni taksë mbi pijet e gazuara

18 Shkurt 2013, 12:12Lifestyle TEMA

Pijet e gazuara duhet të taksohen rëndë dhe reklamat për ushqimet e pashëndetshme duhen ndaluar.

Kjo është kërkesa e organizatës së mjekëve britanikë “Academy of Medical Royal Colleges”, që përfaqëson thuajse çdo mjek në Britaninë e Madhe.

Ata thonë se obeziteti po kthehet në një nga krizat më të mëdha të njerëzimit.

Sipas tyre, masat e ndërmarra deri më tani kanë dështuar dhe ushqimet e pashëndetshme duhet të trajtohen tani e tutje si cigaret.

Britania është një nga vendet më obeze në botë, pasi një e katërta e të rriturve janë obezë. Kjo shifër do shkojë në 50 përqind në vitin 2050, pasi një e treta e fëmijëve në shkollë janë tashmë mbipeshë.

Mjekët thonë se taksa mbi pijet e gazuara dhe ushqimet e shpejta duhet të jetë jo më pak se 20 përqind.

Ata kërkojnë që të mos shiten ushqime të shpejta askund pranë shkollave, spitaleve, apo qendrave të tjera publike.

2 komente në “Kërkesa e mjekëve: Vendosni taksë mbi pijet e gazuara”

  1. Kulla bjeshkve says:

    Nuk shkon te thuhet ushqime te shpejta,,zakonisht perdoren ne potuaj gjithe boten fast food.

  2. sali kari says:

    O sali shpellari si i thone ndryshe ne shqip perveq se ushqime te shpejta , Fast food eshte ne anglisht , gazeta ka shkruajtur per shqip lexuesit e vet, jo per tropojanet si jetojne ne angli te arratisur pas 97’s , replike me shpellarin kulla e bjeshkeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje