Kjo ndjekje me makina do hyjë në historinë e kinemasë (FOTO)

18 Shkurt 2013, 19:49Lifestyle TEMA
Kjo ndjekje me makina do hyjë në historinë e kinemasë (FOTO)

Një ndjekje me makina, që do të hyjë në historinë e kinemasë: në fund më shumë se 100 makina janë të shkatërruara, qindra të tjera duhet të dërgohen për rregullim në servis.

Bëhet fjalë për filmin “Die Hard 5” të Bruce Willis.

Historia është pak a shumë kështu: biri i John McClane është agjent i CIA-s dhe i duhet të merret me një mafioz. Babai vjen për ta ndihmuar në Moskë. Aty bëjnë rrëmujë të gjithë kryeqytetin rus, shpërthime, krisma armësh dhe rekord ndjekje me makina.

Regjisori John Moore është krenar për ekipin e tij: “132 makina nuk do jenë më të përdorshme. Për 518 makina do të duhet shumë punë. Madje disa prej tyre ishin për dreq edhe makina shumë të mira”.

Ai thotë se duhet të shkatërronin edhe një Lamborghini.

“Ishte i vërtetë. Më është dhimbsur shumë. Jam një fans i çmendur makinash”, tha Moore.

11 milion dollarë ka kushtuar sekuenca e madhe me makina.

Në total ndjekjet me makina kushtuan sa një e teta e buxhetit.

Por paratë nuk janë shumë problem. Vetëm javën e parë në kinematë amerikane filmi fitoi më shumë se 33 milion dollarë.

5 komente në “Kjo ndjekje me makina do hyjë në historinë e kinemasë (FOTO)”

  1. DuaPune says:

    Mercedes G-Class ne foton siper vlen me teper se Porche qe ka nen rrote.

    1. Diana Morina, Huston Texas says:

      Wasted money!
      Me 11 milione dollare do ishin edukuar mijera femije deri ne moshen madhore ?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/daniel-craig-sexy-007.html

  2. edi toronto says:

    americanve si intereson edukimi i njerzve por shkaterimi i tyre… dhe kto shpenzime marramendese dhe te kota ndodhin me dhjetra ne dit ne north america …CONTROL THE EUCATION SYSTEM TO SPREAD DECEPTION AND DESTROY INTELLECT. CREATE ENTERTAINING DISTRACTION. CORRUPT MINDS WITH FILTH AND PERVERSION….KJO ESHTE FILOZOIA E SISTEMIT NE NORTH AMERIKA …

    1. bravo edi says:

      shum mir fole

  3. kola says:

    shum film i mire, ca skena te eksagjiruara por kur e shijon ne 4D, shum i lezetshem ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje