Vjedhje spektakolare diamantesh me vlerë 50 mln USD

19 Shkurt 2013, 12:29Lifestyle TEMA

Një vjedhje spektakolare është regjistruar në aeroportin e Brukselit në Belgjikë.

Disa hajdutë kanë sulmuar një transportues të blinduar, duke marrë prej aty diamante me një vlerë prej 50 milion dollarë.

Vjedhja ka zgjatur vetëm pak minuta.

Hajdutët thyen gardhin e sigurisë së aeroportit me dy makina duke vjedhur valixhen që po ngarkohej në një avion të linjës “Helvetic Airways”.

Punonjësit e firmës së transportit u kërcënuan me armë nga tetë persona.

Prokuroria belge bën me dije se personat ishin të armatosur dhe të maskuar.

“Nuk pati asnjë krismë dhe askush nuk u plagos,” thotë prokuroria.

Gjithçka zgjati tre minuta, bëri të ditur zëdhënësi i aeroportit.

Më pas u larguan me një furgon Mercedes, që u gjet i braktisur dhe i djegur në afërsi të aeroportit.

Dëshmitarët thonë se pasi lanë furgonin e djegur, u larguan me një makinë me fenelina policie.

Valixhja me 50 milion dollarë diamante po transportohej nga Belgjika për në Cyrih të Zvicrës.

Disa herë kanë ndodhur vjedhje të tilla në aeroportin e Belgjikës, që është kritikuar për masat e dobëta të sigurisë.

Në vitin 2005 u vodh një ngarkesë me diamante nga Fedex, në vitin 2001 u vodhën sërish gurë të çmuar nga një fluturim i Lufthansa.

Qyteti belg Antverpen është edhe qendra botërore e tregtisë së diamanteve.

5 komente në “Vjedhje spektakolare diamantesh me vlerë 50 mln USD”

  1. Pelasgian says:

    LoL , me siguri do ket marre pjese ndonje Shqiptar.
    SHPRESOJM TE JET NGA LACI SE DO NA ZBARDHE FAQEN EDHE ME SHUME
    HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH…..

    1. elona says:

      nga te doje te jete…ju lumte dora atyre qe e kane bere kete veper!!!
      belget e poshter qe bejne miliarda me djersen e afrikaneve te shkrete e i lene akoma te pacivilizuar se ashtu u intereson ti zhvasin mire.

  2. Roberta says:

    komplimente atyre qe kane bere kete pervetsim diamantesh ne menyre kaq artistike…dhe u uroj diamantet mos te kene qene te numratuar.

  3. BATO says:

    Kush bejne miliona oj elona ?
    ato miliona qe kane bere belget i kane vjellur 10 here afrikanet po i shfrytezojne dhe kan gjith jeten qe hajne ne krah te taksave te qytetareve belg,nese ti rri ne belgjike dhe paske njohuri te mire per afrikanet duhet te kesh dhe njohuri per kane te bejne me shfrytezimin.ose flet kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje