Shqiptarët e dënuar në Jemen: Do kalbemi në burg

21 Shkurt 2013, 10:41Politika TEMA

“Do kalbemi në burgjet e Jemenit nëse autoritetet shqiptare nuk na ndihmojnë”.

Këto janë fjalët e kapitenit të anijes, që u sekuestrua pak kohë më parë në ujërat e Jemenit, Arif Bakillari. Ai pohon se ndaj tyre rëndojnë akuza të paqena, ndërkohë që ai dhe dy shqiptarët e tjerë janë të pafajshëm.

“Na kanë dënuar me nga 6 vjet burg të treve, me akuza të paqena. Është një çështje politike. Unë vetë jam në spital. E kemi apeluar vendimin për arsye se të gjitha akuzat që ngrenë këta janë të pabaza. Këta ngrenë akuzën që, kemi hyrë pa leje në Jemen, me ngarkesë të rrezikshme, duke rrezikuar portin Mukalla të Jemenit. Akuza tjetër është se ngarkesa është ilegale, ndërsa na akuzojnë edhe se të gjitha dokumentet që paraqitëm para gjykatës, sipas këtyre janë false”, tregon ai për GSH.

Bakillari rrëfen arsyen se përse janë arrestuar dhe të gjithë itinerarin që ka përshkuar anija që ai drejtonte, duke shtuar se gjatë gjithë kohës kanë qenë të monitoruar nga forcat e NATO-s.

“Këta kanë interesat e veta se duan të marrin ngarkesën, se shteti Jemen e ka të ndaluar që të marrë armë, sepse ka sanksione nga Kombet e Bashkuara dhe nuk kanë të drejtë që të marrin armatime. Anija është shumë e rregullt, kompani e rregullt, e kontrolluar në të gjithë portet. Ne kemi kaluar në 8 porte, kjo kompani ka marrëveshje me Serbinë dhe NATO-n për të ngarkuar armatime luftarake. Ngarkesa është bërë në portin e Tivarit. Ne e kemi marrë anijen më 15 korrik dhe udhëtimi i parë ka qenë drejt Greqisë. Më pas kam shkuar në portin Berinçe në Turqi, kam shkarkuar material atje dhe pastaj në Aleksandri të Egjiptit. Më pas, përmes Kanalit të Suezit pastaj kam kaluar në një tjetër port të Jemenit, jo në Mukalla ku na ndaluan, por në një port tjetër, dhe pastaj kam shkuar në Kenia, ku kam shkarkuar materiale luftarake dhe për shkak të një defekti mu desh të ndaloja në portin e Mukallës. Gjatë gjithë udhëtimit ne jemi shoqëruar nga forcat e NATO-s. Ne nuk kemi lidhje me trafikun e armës. Anija është e shoqëruar nga anijet e NATO-s, ajo nuk shoqëron trafikantë. Çdo ditë, në orën 12:00, unë jepja koordinatat e anijes sime për NATO-n, tre herë anija ime është kontrolluar nga NATO,” shpjegon Bakillari.

Sipas tij: “Arsyeja se pse ne ndaluam, ishte defekti në një nga motorët e anijes. Ndaluam për t’u furnizuar me ushqime, sepse ngarkesa ishte për në Irak. Ne kishim njoftuar për ndalesën tonë në Jemen dhe në mesnatë na kanë rrethuar forcat ushtarake, që kanë kërkuar të kontrollojnë anijen dhe, në momentin e kontrollit, një prej oficerëve është shprehur se “i pëlqente ngarkesa”. Më pas na kanë shoqëruar në rajonin e policisë, ku na kanë marrë në pyetje”.

Ai apelon që të bëhet diçka për to “sepse jemi të pafajshëm dhe nuk duam të kalbemi në burgun e Jemenit. Këtu është si të jesh në diktaturë, kontrollohet gjithçka”.

14 komente në “Shqiptarët e dënuar në Jemen: Do kalbemi në burg”

  1. fidel says:

    nuk ua kemi ngene se na presin zgjedhjet e na duhen leke.

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Me vjen shume keq per keta marinare,aq me teper,qe me ta ishte edhe nje bashkkombas toni.
      Kam pershtypjen,se keta njerez te thjeshte,kane rene pre e fatit te keq;eshte nga ato rastet,kur ,rrethanat e mbrapshta t’i lidhin duart.
      E vetmja menyre,per t’i shpetuar burgut,do te ishte si ajo neper filma me Chuck Norris(nje skuader marinsash heronj,qe thyejne burgun, vrasin rojet,shpetojne pengjet).
      Gjithsesi… o TEMA ,po sot nuk paska lajme, ne lidhje me problemet, qe shqetesojne komunitetin tim?!
      Flm per mirekuptimin.

      1. hamdurulam says:

        O homogjen bythqire ; Ata qe shan ti e nxoren te nesermen qytetarin e tyre ,edhe amerikanet s’do e nxirnin me shpejt.

  2. Bekimi says:

    Tahmaja madhe…..
    Pastaj, si ishte ajo meseleja? NATO me Serbinë, ç’ne?

    1. talebani says:

      U vertiten 6 muaj neper det dhe s’po gjenin treg te shkretit .Gjynah .

  3. ????? says:

    Beni burg dhe mos beni derr derr, se ato arme qe trafikoni ju per te vrare popujte jane, prandaj ju ze mallkimi i njerzve.

    1. Miri says:

      Shum mire e the, ta vuajn denimin sepse jan pjese e krimit, pjese e vrasjeve te njerezve te pafajshem nder ta femije

  4. saliheqenefi says:

    juve duhet tju mbroje punedhensi qe sipas jush eshte ne rregull,ju thjeshte jeni te punsuar tek ata ,c’lidhje ka kombesia

  5. Beso says:

    Keta qe na hiqen si viktima , i mori ne qafe paraja!

  6. Ciljeta says:

    Do dergoje mua Doktori tek ju ne Jemen, per t’ju kenduar kengen “Mbeçe, more shoke, mbeçe!”

  7. lab gjysem opinge says:

    po si mor flisni pa ditur gje ju qe komentoni ashiqare, a jeni vete kryfamiljar, a keni pergjegjsi mbi supe. te gjith more duhet te solidarizohemi me marinaret shqiptare se kane ngelur ne pike te hallit pa u dal njeri per zot, dhe ju legena qe komentoni per cdo gje tju vije turp. anija more derra eshte bere per te transportuar cdo gje ne rruge detare, clidhje ka kjo?

  8. Heron says:

    Trafikante armesh asgje me teper!
    Jane arrestuar me urdher te uncle sam !

  9. Mentari says:

    Leri keto matrapaze te kalben ne burg sepse armet qe keto kerkonin ti shitnin terroristeve te Jemenit ishin armet e Iranit dhe jo te Malit te zi sic pretendojne keto poshtersira me qellim duke njollosur shtetin shqiptar se gjoja ato i ngarkuan ato arme nga mali zi kur ne fakt ato i ngarkuan ato nga Irani dhe aqrkulluan neper detin mesdhe dhe pastaj shkaun ne Jemen,per te humbur gjurmet ,kurse mbikqyresit Amerikan ne Gjrin persik i ndiqte kemba kembes keto matrapaze dhe kur keto ju afruan detit te kuq Amerika lajmeroi jemenin kur keto akoma nuk kishin mberritur ne portin e Jemenit.Kejo histori eshte marre nga New York Times.Kalbi ne burk dhe 6 vjet nuyk jan hic gje per keto qe kerkojne te behen te pasur duke nxitur ne Jemen luften civile.

  10. mire tju behet says:

    Aty te kalbeni. Doni lek me pislliqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje