Deputeti socialist, Erjon Braçe, gjatë seancës së sotme akuzoi qeverinë për shitjen e aseteve publike dhe private të vendit me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste.
Sipas tij, shkelja e ligjit në rastin e privatizimit të Albpetrol është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur, ndërsa shtoi se dëmi ekonomik përmes këtij mashtrimi arrin në 85 milionë euro. Për këtë arsye Braçe tha se ka depozituar një kallëzim penal për zyrtarët e përfshirë në privatizimin e Albpetrol.
“Kam depozituar në Prokurorinë e Tiranë gjithë zyrtarët e juaj pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend Albpetrol si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”, tha deputeti socialist.
Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, duke iu përgjigjur Braçes, deklaroi se të gjitha procedurat për privatizimin e Albpetrol janë në përputhje me ligjin.
“Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund ti diskutojmë edhe sot”, tha Haxhinasto.
Ai iu përgjigj edhe akuzave të deputetit Braçe sa i përket licencës së kompanisë CEZ Shpërndarje.
“Sektori energjetik ka njohur reforma për mirë funksionimin e këtij tregu. Sot nuk ka më ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së saj. Keqmenaxhimi i CEZ krijoi klimë të acaruar mes kompanisë dhe konsumatorëve. Ka rënie të humbjes në rrjet, të kohëzgjatjes së defekteve dhe shpenzimeve operative”, theksoi Haxhinasto.
ke per te honger dhe nje gjop dhe ti, mos flit se e kan gjet stilin tani jo vetem qe nxjerrin mafiozet e sales te pafajshem po vejn dhe gjoba, diktatur hesapi!!! dhe populli hesht hesht me keto padrejtesi qe i bhen merren se cfar thot sala dhe jo se cfar ben sala per ta mir tju behet ?
i shiten te gjitha spo lejn gje pa shit do na shesin dhe ne tani se i duhen leket per fushat skan ca te shesin me dhe do fillojn te bejn sekserat e shitjeve te shqiptarve:) u pa puna jon tani, duhet te rrim sehir se sa her qe sala shet shqiperin thot: UN ZBATOJ LIGJIN, EDHE PER 21 JANARIN UN ZBATOJ LIGJIN, SE KU JAN KETO LIGJE QE THOJN ME SHIT SHQIPERIN MAFIA E SALES E DI SE NE NUK E DIM… PUPPU CA BEHET NE KET VEND, POR NESE NE DUM ME SHUM VETEN TON SE SA MAFIEN E SALES VETEM NJE GJE KA ZGJIDHJE RILINDJE DHE PER KET DUHET TE VOTOJM!! DHE NESE EDI RAMA NUK I KERKON LLOGARI MAFIES SE SALES ME SALEN KOMANDANT PER TE GJITHA KETO PADREJTESI QE PO BEHEN NE KURRIZ TE SHQIPTARVE ATEHER PROTESTA PRAP, VETEM KESHTU KA ZGJIDHJE SOT PER TE MIREN TON DUHET TE PERDORIM VOTEN TON DHE NESE NUK BEJN ATO QE NE THEMI PROTESTA QE TE MARRIN VESH KUSH ESHT POPULLI SE SALA JA KA SHKELUR NDERGJEGJEN E SHQIPTARVE!
po cpritet nga kjo qeveri qe po vret ne mes te dites,po merr jet njerzish e jo me me parat e pronat e shtetit e te popullit.
o sali largohu se e shkaterrnve kte vend.
Po se mos vetem albpetrolin,cfar privatizimi ka bere normal saliu.
Esht kallzim penal jo padi, madje u vonua shum se kjo esht vjedhje e shperdori detyre flagrant.
Po me gjasa do pushohet si shum te tjera qe ka bere PS, per tu rihapur kur te merret pushteti. Eshte e
rendesishme qe opozita te flasi e te denoncoj e me fakte e akte konkrete si kallzimet penale, se ato jane domenta e ngelen. E fundit, shyqyr qe opozita vuri gishtin tamam ke plaga, ke kompania shushunje Paton Bogs e cila paguhet me leket e taksave tona, paguhet per tenderin edhe kur deshton, bashk me Podesten bejn lobing per PD me parate e qeverise se nje vendi ku shkollat skane ngrohje, spitalet skane barna e njerezit marin buke me lista.
Jo cdo gje qe vjen nga amerika e shkelqen esht Ar, perkundrazi sic kemi miq e altruisite qe ndihmojne kemi e hajdut me cizme qe jane me te paskrupullt sesa politikanet tane pdista