TemA TV/ Shalsi- Rulit: Paratë do i marrim ‘klaneve’ mediatike dhe do ua japim fshatarëve (VIDEO)

21 Shkurt 2013, 20:54Sociale TEMA

Opozita socialiste mbështeti me votë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”, që përkthehet në rreth 40 milion euro për sigurinë e 14 digave të rezervuarve kryesore në vend.

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se nga ky projekt përfshihen në sistemin vaditës rreth 35 mijë hektarë tokë, në pronësi të 80 mijë fermerëve.

Por deputeti socialist, Eduard Shalsi, u shpreh se “realizimi i investimeve në sektorin e bujqësisë është shumë larg premtimeve të para 8 viteve të bëra nga Kryeministri Berisha”.

“Dëgjova kryeministrin para disa ditësh të fliste në një takim me fermerë në Lushnjë, se vetëm në këtë qytet janë vënë nën ujë 35 mijë hektarë tokë. E si mund të besohet një gënjeshtër e tillë”, nënvizoi Shalsi në seancën plenare.

Ai shtoi se PS-ja ka parashikuar në programin e saj politik për fshatin, të paktën 160 milion euro në vit investime për bujqësinë.

“Me të drejtë do të pyesni ku do t’i gjeni? Po, nga “klanet” tuaja që i shpërndani këto para për reklama në media preferenciale”, u shpreh deputeti socialist.

“Berisha tha, pas përmbytjeve të para 2 viteve në Shkodër se ajo ndodhte 1 herë në 100 vjet, por ndodhi që përmbytja ndodhi 100 herë në 1 vit”, ironizoi Shalsi.

Deputeti opozitar i rrethit të Lushnjës, Arben Çuko, tha se “qeveria kishte përmbytur disa herë tokat e komunave që konsiderohen të majta, duke mos investuar asnjë para në hidrovorët e këtyre zonave”.

Por ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i hodhi poshtë këto deklarata dhe tha se janë tërësisht të pavërteta.

Me fondet e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të rehabilitohet rrjeti ujitës në rrethet e Lushnjës, Fierit, Beratit dhe Korçës.

15 komente në “TemA TV/ Shalsi- Rulit: Paratë do i marrim ‘klaneve’ mediatike dhe do ua japim fshatarëve (VIDEO)”

  1. tomorri says:

    Rruli! shikoje se si je katandisur more dere zi dhe pune zi,po pse je çperfytyruare fare more cop mishi me dy sy,a su vjen turp kur akoma flisni dhe hidhni rromuze kunder popullit me te varfer te europes.Dhe nuk kini hiç turp kur thoni se keshtu e la komunizmi .Jo more jo komunizmit edhe ashtu siç ishte i hengresh mutin ti gjyvende e peshtire dhe pa vlere.Populli duhet tu vere thonjte ne fyte juve dhe prap nuk mbetet i kenaqur me ate qe ju i kini bere dhe po i beni.

    1. besnik says:

      Rruli po jep shpirt, nuk ka me fjale se per ca te flase. Duhet qe te jape llogari per shume mashterime qe ka bere

    2. ALBAN KORABI says:

      Lul Bashen duhet ta rripni te gjalle:
      1 – 240 milion eurot e Rruges se Lulit
      2- Monpoli i Belleair
      3- Vjedhjet&monopolet Bashkia Tirane
      4- Mbi kalimi i Zogut te Zi
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html

    3. elio says:

      Pyesni nje here Rulin sa para ka marre nga MADA(agjensia per zhvillimin e zonave malore) per kanale ujites te paqena, dhe per leket qe Nano (mik i tij) i jepte institutit per studime bashkehore (ruli&hoxha) per studime dhe investime ne sistemin ujites…per ujesjellesa qe nuk egzistonin…Ministri Ruli eshte lubi i vjedhjes dhe i shperdorimit..shpresoj te mos riciklohet prape nga socialistet…

  2. albi says:

    O Salsi hajduti inteligjent!!!!!!ky qe me te arrdhe ne pushtet di vjedhi me lezet….

  3. Sume Gruda says:

    Kur Babai im ishte i iternuar ne Saver te Lushnjes nuk kishin te ngranje por nuk kam ndigjuar per vaditje (nxane nga uji) te tokave bujqesore. Fushat e Lushnjes ishin prodhuese dhe te begateshme megjithese puna ishte nen kontrolle Fermes se Shtetit. Tashti me Rulin po permbyten arat dhe nuk ka ferma qe u la “Kooperativa dhe Ferma”
    i hangeren te gjitha, ja vollen bujkut qe i punonin dhe u formuan bandat e Lushnjes qe bene nje mori vrasjesh dhe lane token djerre dhe u prishe ku donte ta conte Saliu ne “Xero”.
    Njerezit veshur ne te zeza ne mjerim per shekuj.

  4. kel ukaj says:

    Z. Ruli me duket se eshte ekonomist! Ekonomist i k… Nuk ka nevoje per Europen, mjafton te zbatohen ligjet, qe shqiperia te mos kete korrupsion, qe Argita te mos kerkoje per nje firme 3 milion, qe te kete treg te lire dhe jo mafioz, e do te shihni sa investime vijne ne shqiperi! Po jeni mafioze e hajduta islamiste, e nuk keni respekt per dinjitet, e jeten e te tjereve.

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    MIRE QE E KUJTOKE KOHEN E BABAJT O SUME GRUDA,ME REALITET MEGJITHSE AI REGJIM KISHTE DHE TE KEQIAJT ETIJ QE NJE PJESE ERDHEN NGA IZOLIMI DHE NJE PJESE NGA IDEALIZMI I TEPRUAR QE U SHKAKTOI NJERZVE FATKEQSI SEPSE I BERI NJE PJESE QE PER IDEALE THERNIN DHE DJALE.AMA PUNA DHE SAKRIFICAT E NJERZVE E KISHIN SHNDRYAR SHQIPERINE NGA CIFLIGJE TE VRIONEVE,TOPTANEVE,LIBOHOVAVEFRASHERLLIJVE,E TETJER NE PRONE E NJERZVE TE PUNES DHE DJERSES,QE PRODHONIN CDO GJE ME DJERSEN E VET DHE NUK I PINTE KUNUPI DHE MALARJA,NUK I HANTE MOCALI DHE PERMBYTJA.KISHTE VARFERI NE KRAHASIM ME SHTRESEN E MESME NE PERENDIM POR JETONIN ME MIRE DHE ME TE SIGURT SE SHTRESA E VARFER NE PERENDIM.ISHTE PLANI I UDB DHE AGJENTEVE TE TYRE QE E SHKATRUAN ATE QE U ARRIT ME SAKRIFICA DHE INJORANCA PER ARRITJET NGA FUQITE E MEDHA QE MBESHTETEN REZIMIN EKETURE ARRITJEVE BASHKE ME REZIMIN ERREGJIMIT.MIRE ME REGJIMIN BENE ATE QE BENE POR ME VEPRAT DHE ARITJET CPATEN VALLE.VETEM TA LININ POPULLIN FATKEQ QE TA MANIPULONIN SI TE DESHIN.JU DHANE LIRINE DHE JU MOREN PUSHTETIN O POPULL.NGREHUNI DHE JEPINI DERMEN KETYRE PLEHRAVE.

  6. E vertete says:

    E sa eshte perqindja qe mer Ruli aty.
    Teke investimi skandaloz prej 1 miliard leksh qe u be mbi lumin Drino ne Gjirokaster mori 200 milion leke .

  7. Ipro says:

    Ky eshte Shalsi qe beri premtimin e PS qe sdo vjedhin ne menyre flagrante.

  8. andrea says:

    pse mediat te sateme apo te titeti jane re malaka

  9. ILIRET says:

    40 milion euro per rehabilitimin e digave te rezervuareve! O c’do shqepen me te vjedhur drejtoret e bujqesise ne rrethe dhe ata te bordeve te vaditjes dhe kullimit.

  10. ILIRET says:

    40 milion euro per rehabilitimin e digave te rezervuareve! O c’do shqepen me te vjedhur drejtoret e bujqesise ne rrethe dhe ata te bordeve te vaditjes dhe kullimit.
    Fondet duhen hedhur per rehabilitimin e kanaleve vaditese, per te cuar uje ne cdo parcele…

  11. al says:

    ne qofte se ka shqiperia ministra qe duhet te deklarojne para popullit politikat dhe abuzimet korruptive per 22 vjet jane i pari ruli,bode,basha angjeli,malaj dhe me naco,meta dhe se fundi haxhinasto . abuzimet e ketyre personave me privatizmet dhe investimet te fryra ne kosto per efekte abuzive jane marramendese. te gjithe pa perjashtim para gjygjit. ruli gjithashtu eshte kamaleoni i politikes shqiptare nga nano tek berisha . kjo eshte garda e politikaneve qe me te padrejte ne zgjodhem te na udheheqin ,jo per te miren tone por ,per shkaterrimin e vendit tone. shume investime jane bere ,me teper nga privati ,shume fonde falas , shume borxhe dhe keto duan pergjigje. te gjithe abuzuesit te dalin para drejtesise dhe organet kompetente mbas 23 qershorit te hapin llogarit bankare te lobit ekonomik shqiptar dhe parate ti kthehen shtetit bashke me pronat e tyre. ne rast te kundert kurr mos u bofte ky vend i bekuar per pasuri dhe i mallkuar per lider.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje