Vdekja e Isa Çopës përplas vëllain e presidentit me kryeprokurorin

21 Shkurt 2013, 11:18Politika TEMA
Vdekja e Isa Çopës përplas vëllain e presidentit me

Isa Çopa

Një nga ngjarjet më misterioze të ndodhura vitet të fundit në Shqipëri, ku një zyrtar i lartë i Shërbimit Informativ Shtetëror u gjet i vdekur në automjetin e tij, përplas vëllain  e presidentit, Sokol Nishanin, me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Zyra e prokurorit njoftoi se kjo dosje do t’i kalojë nën hetim  Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi cilësohet si “vrasje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, pas kontaktit të gazetës Shqip me prokurorët aktualë të çështjes në Durrës, ata e kanë mohuar kategorikisht transferimin e kësaj dosje tek Krimet e Rënda.

Prokurori Sokol Nishani është shprehur se “çështja vijon të hetohet në Prokurorinë e Durrësit”. Ai madje ka shtuar se javët e fundit ka biseduar me prokuroren Enkelejda Xhengo dhe javët apo ditët e fundit nuk kanë kryer ndonjë diskutim për rikualifikimin e veprës penale që po hetojnë këtë ngjarje. Nishani thekson se vendimmarrja për transferimin e çështjes i  takon grupit hetimor.

Burime nga Prokuroria e Durrësit shprehen se informacionet që janë publikuar në media janë më ta avancuara se ato në dosjen hetimore, pasi çështja vijon të jetë komplekse dhe do të duhen të tjera veprime për ta zbardhur.

Nëndrejtori i SHISH, Isa Çopa, u gjet i shkrumbuar në automjetin e tij, në rrethana misterioze.

8 komente në “Vdekja e Isa Çopës përplas vëllain e presidentit me kryeprokurorin”

  1. TT says:

    Kur jane te perfshire pushtetare apo njerez prane tyre ceshtja eshte gjithmone komplekse

  2. google says:

    po normale kush do ja ruaj tokat ne durres nishanit pastaj, dava legeni.

  3. Adoleshenti Revoltuar says:

    I ndjeri po hetonte vrasjen e Skerdilajdit 33 vjeç, djal i vetem
    Isai paska qen nje njeri qe e paska merituar pozicionin e tij dhe i detyroi killerat e Skerdilajdit te benin te nmmmnjejten gje dhe me te. U prefshin ne paqe te 2. vrasesit e tyre do zbulohen 1dit dhe do denohen bashke me ato qe i paguan per te kryer krimet.
    Shqiperia do behet!

    1. antispiuni says:

      une vë doren ne zjarr qe pas ketyre gjërave qendron FEVZO!

  4. ismeti says:

    ktu ka gisht pushteti i te gjithpushtetshmit te pist saloviq

  5. TONI PALAS says:

    PO ti mor cjpi nishonit cfar te djeg , apo ta len ty deri sa ti prishesh provat ta bosh ne ti si noc rroku ne se ke ber.

  6. kel ukaj says:

    Se nuk zbatohen ligjet, vrasje do te kete, dhe eshte ne fillim.

  7. Mark Gjonaj says:

    Perderisa Prokurrori i Durresit thote se informacionet e mediave jane me te shumta, tregon se ata nuk punojne, nuk studiojne e nxjerrin detyra nga dosja dhe ne vazhdimsi. Shume mire Prokuroria e Pergjithshme, me rralle duhet marre dosjet e krimeve te renda te pazbuluara. Grupi hetimor i Sokolit, te pergadise dosjen, ta firmose dhe menjehere te kaloje ne Prokurorine e Pergjithshme. Dhe pastaj nuk ka me pergjegjesi, pse kemngule ta mbaje, kur si dhe shume te tjera, kane zene pluhur. Pse z. Berisha i thoshte dikur prokurorit Sollaku, qe flen mbi dosjet? Une kam besim te Z.Llala, i bute ne pamje, por keta keshtu e fillojne punen, por kur te veshen jane si exhra qe i mbeshtjellen bimes dhe bimet e keqia duhet seleksionohen, pra duhet te behet nje harrje e kujdesshme dhe te zbulohen autoret e ketyre krimeve te shemtuara. Kur puna e kesaje prokurorie duket ne ngritje, plaku qeverises do te heshte dhe nese fillon te leshoje insinuata poshte e perpjete per kete organizem te shtetit, tregon se Llala eshte ne krye te detyres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje