Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, vetëvritet pas luftimeve me policinë

22 Shkurt 2013, 16:59Politika TEMA
Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, vetëvritet pas luftimeve me policinë

Ka përfunduar në mënyrë tragjike jeta e Riza Latifit, dhëndri që vetëm 6 ditë më parë ekzekutoi vjehrrin dhe vjehrrën në Kuçovë.

Ndërsa ishte në arrati që prej 16 shkurtit, dita kur vrau vjehrrin e vjehrrën dhe plagosi rëndë të shoqen, policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në bazë të informacioneve të marra kishte zbuluar dhe vendqëndrimin e Latifit, komuna Levan në Fier, raporton Ora News.

Pas sinjalizimit blutë e Fierit, të mbështetur edhe forcat speciale RENEA kanë bërë rrethimin e tij dhe pas 40 minutash rezistencë ai ka vrarë veten, duke e çuar në tre bilancin e viktimave të kësaj tragjedie.

Me 16 shkurt Riza Latifi vrau vjehrrin dhe vjehrrën e tij, Rexhep Muçon 68 vjeç dhe të shoqen e tij, Vasilika Muço, ndërsa plagosi dhe gruan e tij Engjëllushe Latifi.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa me pas ka përdorur një thike dhe ka plagosur vjehrrën Vasilika Muço 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Engjëllushe Latifi.

Sipas policisë bashkëshortja Engjëllushe Latifi kishte kërkuar divorcin nga Riza Latifi dhe prej ditësh ishte larguar nga vatra bashkëshortore dhe jetonte me prindërit në lagjen “1 Maji”, fakt që nuk është pranuar nga Latifi dhe ka çuar në krimin e rëndë.

16 komente në “Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, vetëvritet pas luftimeve me policinë”

  1. alo says:

    Ah,dhenduret qe na solli demokracia?Sado te veshur me xhin e koken te ruar anash,tremben njerezit e shkrete.Kete qeneri njerezish luftoi Enveri bashke edhe me festivalin e 11.

    1. Argita_B says:

      Xhvishu nga nostalgjia e verber, festivali i 11 ska lidhje me “dhenduret” ne fjale. Atehere u luftuan e denuan artiste, intelektuale dhe jo fshatare injorante.

  2. kulmaku says:

    Alo,,mos ja fut kot,,po ata persona me nivel te lart edukimi dhe intelekti qe vrau enveri ,,,,problemi eshte se populli shqiptar e ka ne ADN egersin me instikte kafsherore,,,po te shofesh rruges njerzit shqiptar shumica e tyre jane me probleme te renda mendore,,,qe do te thote ne cdo rast provokimi ata jane te prirur per dhune dhe vrasje.Popull i eger.

    1. fane mirdite says:

      E DREJTE.

  3. tourkofagos says:

    pune korrakesh…!!!

    1. grek pabux,i qelbur,i palare,i pa pune says:

      sic edhe ti korrakogrek i mutit.Un si korrak,mendoj te te coj ne altar ty,dhe kur te flasesh per korraket,te te dale e bardha e syrit

  4. ncuk says:

    PO jane me probleme mendore ore kulmak se nuk dine ku me gjet buke me u cu kalamjve per darke, nuk kane ku me gjet rroba me i vesh a me gjet plasmas me i mbulu. Si mos me qene i lane mendsh?
    Ku eshte nje pune sa per buke te pakten jo ma shume?
    Qeveria ka hhalin si me vjedhe.
    A di kush si mundet ne 20 vjet te krijohen kapitaliste te atij rangu sa munden me pase ne dore tere naften shqiptare, apo me pase ne dore teknologji qe nuk i kane vende shume te zhvilluara dhe dikush tek ne i ka? Vetem vjedhja 24 oreshe me ndihmen e qeverise mundet tee ta siguroje. Me pune e mend kurre.
    Nje vend pune asgje me shume fukarejt, per popullin .
    Enveri i conte me zor kur s doje te shkoje ne pune. Saliu te heq me zor nga puna.

  5. zum zum says:

    fenomene ghyzelesh ,vari arqidhjat dhe tre vezet e turqise .pershendetje president

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,na’se kala file mou……1 korrak me pak!

  6. as says:

    C’do pasoje ka nje shkak.Kur hetojme dicka nuk shohim vetem pasojen por me shume shohim shkaqet nga ka ardhur kjo pasoje. Eshte parim kryesor i drejtesise.

  7. neti says:

    allahu e shkaterrofte kete kafir!

  8. mirel says:

    Shyqyr se shpetoi e shoqja njehere e mire thuaj.
    Te pakten prinderit e moren me vete kete psikopat.
    E moren hakun pas vdekjes.
    U prefshin ne paqe.

  9. Uaaaaa do te cmendem duke lexuar gazetat e juaja ….po qfare behet more nga ju andej oooo zot trishtim per nje jave keni me shume se 10 njerez te vrare per gjera banale !!!

  10. e verteta. says:

    Shqiptaret trasheguan dhunen nga sundimi otoman. Femijet shqiptare kane vuajtur dhunen familjare, shkollore, shoqerore dhe ate te regjimit. Rezultati i se ciles ishte rritja e nje perbindeshi me shpirt te helmuar nga urrejtja. Jane me mijera rastet qe keta femije paranoik perdorin dhune te pakontrolluar kur rriten ndaj te tjereve, duke e quajtur normale. Problemi qendron tek prinderit qe rriten keta femije! E keqja qendron se dhe sote ekziston dhune familjare nga prinder te paformuar…

  11. toni says:

    pune sorash,allatalibane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje