Deputeti socialist, Fidel Ylli, i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Sali Berisha, lidhur me programin e Partisë Socialiste për sportin, duke i kujtuar atij se e vetmja gjë që e lidh me sportin janë 2 mijë pika bastesh pa licencë nga njerëz të Familjes së tij.
Në një postim në Facebook, Ylli shkruan: “Zoti Kryeministër në ikje. Dëgjova që sporti më në fundi ka hyrë në ligjërimin tuaj.
Gjynah…!
Shumë vonë për shqiptarët që për sportin u mësove korrupsionin dhe bixhozin në makinat elektronike të dyqaneve të tua anembanë, që nuk paguajnë as taksa. Në katër vjet ke hapur dymijë pika bixhozi dhe nuk ke dhënë asnjë lekë për sportin elitar. Mbase lekët i ke marre për vete si notar që thyen çdo verë rekorde për qëndrimin në ujë me këmbë në toke buzë detit të vilës qeveritare në Dhërmi. Po pak rendësi ka. Është gjë e mirë që edhe ti e kuptove falë nesh se sa rëndësi ka sporti. Të jesh i sigurt se nuk të përjashtojmë nga programi ynë. Edhe ti do përfitosh nga Rilindja Shqiptare në sport pas 23 qershorit. Do jesh i ftuar special në programin e notit për të gjithë.
Edi Rama dhe unë kemi qenë sportistë, ne i mbajmë premtimet tona. Ji i sigurt se do ta mbajmë këtë premtim, nëse nuk ke probleme me drejtësinë kur të organizohen kampionatet amatore të notit. Ilir Beqja, sekretari ynë për programin, nervozohet me të drejtë kur sheh se sa i pacipë je në kopjimin e programit, por mos u shqetëso se dhe Iliri sportist ka qenë, dhe ne sportistet nuk mbajmë inate. Madje unë them se jemi përpara, kopjo sa të mundesh se programi ynë nuk ka vetëm si qëllim të rilindë Shqipërinë, por edhe të emancipojë të pagdhendurit ende si puna juaj. Dhe pa merak, ne do të realizojmë edhe këto premtimet e tua të kopjuara, sepse helbete, janë tonat.
Edhe një këshillë!
Kur flet për sportin, mbaje kurrizin drejt që të jesh më i besueshëm, sinqerisht në mbështetje të kopjimeve të tua.”
Pse se paska bere akoma stadiumin Kuq e Zi hahahahahha?! Mashrues fantastik je o Sali.
Te gjitha ketu do lahen.
Ne ferr do shkoje i “pastruar” nga mekatet
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html
Zoti Fidel , po e lexoj kete replike pas 7 muajsh ! Eshte e perkryer dhe e nje cilesie me te larte se se sa ato kapjet tua te paarriteshme . I shkelqyer ne tapetin e mundjes , i shkelqyer ne tribune e Parlamentit…krenohemi.