Intervistoi Adrian Thano
Ndodhi në 2006. Dhe është pa dyshim, një nga ato ngjarje që mund të tolerohen e mos trazojnë rutinën vetëm në Tiranën politike të Sali Berishës. Ish-Presidenti e lëshoi çuditërisht pa droje: në përgjigje të pyetjes mbi një libër kujtimesh të ish-homologut malazez. U pyet mbi ato kujtime dhe ja ku u bë… Një buzëqeshje përzier me ca topa fjalësh të ngecura në gojë; më pas një “ju garantoj” (me ashk, do ta quante Pëllumb Kulla); pastaj prapë një buzëqeshje,- le të themi, disi më e gjerë,- pas kësaj dy gojë-mbajtje rresht, ndonjë metaforë me vapora që ta bën veshin copë, pastaj, një tjetër ekstra-buzëqeshje bujare (e shtata në rradhë), pastaj hiç-buzëqeshje (prite Zot ç’do thotë!), por ja ku kemi papandehur fytyrën më solemne mbi rruzull… (të gjitha këto brenda 50 sekondash)…dhe më në fund, mbarimi (në të gjitha kuptimet) i asaj që u nis për të qenë ndoshta një…fjali. E thënë shkurt, ajo që mund të kuptohej, ishte ajo që mund ta lexosh ende tutje-tëhu nëpër Google: Kryeministri i Shqipërisë së vogël, pohoi me gojën e vet se vendi që ai drejtonte e paska thyer embargon e OKB ndaj ish-Jugosllavisë. Pasoi ndonjë politikan i opozitës, (edhe ky shumë i bindur që gjëma është gjëmë). Pas tre ditësh, heshtje… Por, ka një shqiptar që mund t’na thotë diçka më shumë. Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB në kohën e thyerjes së embargos, është personi i duhur për të mësuar më shumë se ç’mund të mbetet në kokë nga gojëqeshje-gojëmbajtjet, apo opozicionet që fiken më shpejt se dritat në Kombinat. Për fat të mirë, ky ish-ambasador nuk është një ish-zyrtar dokudo. Pëllumb Kulla, (aktualisht jeton në SHBA) i është përgjigjur disa pyetjeve të mia mbi kohën e thyerjes së embargos, mbi komunikimin e tij në atë kohë me Berishën, çfarë i ka thënë ky i fundit në përgjigje të përcjelljes së shqetësimit të zyrtarëve të OKB-së, si i trajtonte kjo organizatë informacionet që vinin nga kufiri shqiptar etj.
Kulla është i skandalizuar. Por jo vetëm kaq. Ish-ambasadori VIP ndihet i përdorur. Ka vepruar në kushte besimi të plotë dhe është mashtruar: është mashtruar nga ish-Presidenti i tij. Dhe ja pikërisht këtu, kemi rast që veç informacionit ekskluziv, të fiksojmë një dëshmi për një nga tiparet më të spikatura komuniste të politikës si me thënë post-komuniste: atë që Kulla, me shumë të drejtë, e quan “pabesi”.
Z. Kulla, në 2006 kryeministri shqiptar, u pyet lidhur me disa kujtime të botuara nga ish-presidenti malazez, Momir Bulatoviç. Z.Bulatoviç theksonte në këto kujtime, se ka egzistuar një marrëveshje mes tij dhe ish-presidentit shqiptar, Berisha, për të furnizuar me karburant ish-Jugosllavinë, në kushtet kur OKB kishte shpallur ndaj Beogradit, një situatë embargoje. Duke dëgjuar deklaratën e z.Berisha mbi këtë marrëveshje, kuptohet se Shqipëria e ka thyer këtë embargo. Si ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, a jeni ju në dijeni të kësaj? OKB ka patur në atë periudhë sinjalizime dhe shqetësime, lidhur me këtë situatë? Nëse po, a mund të na i thoni ato?
– Po ka patur, bile, mjaft. Në Këshillin e Sigurimit, strukturat monitoruese raportonin mbi shkeljet e sanksioneve që i ishin vendosur Federatës Jugosllave, të mbetur tanimë si një bashkim i veç dy republikave, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shumë njerëz, në Misionet e Bashkimit Europian (BE) dhe të Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit për Evropën (OSBE) vigjëlonin rreth e qark kufijve të Jugosllavisë, që brenda në të, të mos hynte asnjë pikë karburanti. Përpara se kamionët dhe traktorët, karburanti mbushte serbatorët e tankeve, autoblindave dhe avionëve të Millosheviçit, që mbillnin vdekje në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Depërtimet nga kufiri i Shqipërisë, ishin shpesh temë e ditës.
A keni patur ju kontakte specifike lidhur me këtë temë dhe me kë?
Misioni Shqiptar pranë OKB-së, ishte nga të parët organizma diplomatikë që priste qortimet. Ne ia përcillnim kryeqytetit tonë. Në mënyrë të veçantë e mjaft serioze, Këshillit të Sigurimit iu raportua në qershor 1995, kur nga Brukseli erdhi vetë Koordinatori i BE/OSBE-së, Ambasadori Antonio Napolitano. Në një seancë të posaçme u paraqitën dëshmi me foto në përmasa të mëdha, që nuk të linin asnjë shteg dyshimi, nëse qenë apo jo të shkrepura në kufirin shqiptaro-malazez. Aty shfaqeshin rradhë autobotësh. Fotot ishin marrë nga ajri dhe nga toka. E vërteta ish’ se rreth autobotëve nuk shihje asnjë polic apo njeri, që të të kujtonte shtetin. Mund të mbroheshim edhe ngaqë botet nuk e kishin në ballë destinacionin. Ama, kish plot transportime me hajvanë, fuçira të vendosura në barka të remuara nga fshatarë që përshkonin liqenin e Shkodrës dhe Bunën. Ishte një dëshmi e rëndë.
Kishte Shqipëria, zyrtarisht, ndonjë version shfajësues për situatën?
Versioni ynë shfajësues ishte ai, që ne kishim përsëritur edhe herë të tjera.
Cili, nëse mund të thuhet…
Ai pra, që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij për ta luftuar siç duhet kontrabandën që gjen hapësirë, pasi spekullantët e pasuruar për ta zhvilluar më tej pasurimin e tyre të pandershëm, motorizoheshin më mirë se shteti i brishtë paskomunist”. E bënim thirrje që Komuniteti Ndërkombëtar të na ndihmomte më tej, me mjete e specialistë, që t’i thoshim “stop” kësaj të keqeje. Ishte një formulë që e pat shqiptuar Presidenti e ministri dhe ne nuk na mbetej, veç të shkonim në gjurmët e tyre.
Ju vetë, e besonit se kjo ishte e vërteta?
– E besonim! Ne atëhere besuam shumë gjëra! Ne ishim të shkëputur nga terreni konkret dhe si të gjitha direktivat, do ta përmbushnim patjetër dhe këtë. Sado e pabesueshme, ne e thoshim me zemër të pastër këtë shfajësim. Lufta në Bosnjë shënonte kapituj ngjethës njëri pas tjetrit, që godisnin sytë e botës dhe të salloneve të OKB-së. Represionet në Kosovë, vrasjet e arrestimet në atë kohë, nga ana e palës sërbe ishin ende më të pakta, por gjithashtu tronditëse për diplomatët shqiptarë. Këta fakte e bënin më prekës sinqeritetin, për të mos thënë, distancën nga e vërteta lakuriqe me të cilën na mbante Tirana. Këtë ma vuri në dukje edhe Ambasadori Napolitano, me të cilin pata një takim të posaçëm. Ai kish rekomandim nga ambasadori tjetër italian, ai pranë OKB-së, Paolo Fulci, i cili ishte mjaft i afërt me mua. Napolitano, më foli më hapur sesa foli në takimet e tjera që pat në Nju York. Ai u bind se unë shfajësimin e kisha të sinqertë dhe miqësisht shprehu dëshirën, ndoshta të parealizueshme, që të më takonte, atëhere kur unë do të kisha një ide e një siguri tjetër mbi të vërtetën.
A e sinjalizuat në atë kohë, zotin Berisha, për këto shqetësime që ju ishin transmetuar dhe nëse po, cila ishte përgjigja e tij?
Pa asnjë dyshim që e bëra. Atë ditë dërgova raportin me shkrim dhe pas ca javësh në Tiranë, ia tregova më në hollësi efektin e dëshmive mbi shkeljet e sanksioneve, pra: thyerjes së embargos, siç përdoret këtu më thjeshtë. Më hollësisht, i rrëfeva dhe për bisedën me koordinatorin Napolitano.
Cili ishte komenti i Presidentit?
Ai, në një gjëndje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark Këshillit të Sigurimit, t’u thosha se ne i kishim dhënë fund asaj epoke, kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit. Dhe nuk do të qëllonim më, daç të ishin ata të ngarkuar, daç të ishin pa ngarkesë! “E dimë,- tha Presidenti,- që shkelet kufiri, që përcillet andej dhe naftë e ushqime. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evazion”. I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai. E sidomos, sepse i thoshte me ashk.
U përcoll në OKB, ky qëndrim i Presidentit shqiptar?
Sigurisht që po! Jo formalisht në Këshillin e Sigurimit, por në takime të dyanshme dhe në ndonjë konferencë shtypi, kur më atakonin, po! Bile, hera-herës dhe tekstualisht, por teksti tani qe bërë imi.
Një pyetje hipotetike… Pasi dëgjuat pohimet e shefit tuaj të atëhershëm, që e pranoi vetë pas botimit të Bulatovicit, thyerjen e embargos, çfarë mund t’i thoshit Koordinatorit të atëhershëm, Antonio Napolitano, sikur ta hasnit?
Pak rëndësi ka, se ç’do t’i thosha unë Napolitanos… E rëndësishme është, se ç’do t’i thosha shefit tonë të atëhershëm! Do t’i thosha që na ka mashtruar, na ka shpërdoruar pabesisht, ditë për ditë, siç po vazhdon të sillet pabesisht edhe sot, në dëm të shoqërisë shqiptare, në dëm të çështjes kombëtare dhe asaj kosovare, në plan të parë.
Justifikimi i tij, se thyerjen e embargos ai e kish llogaritur në favor të shqiptarëve përtej kufirit, është gjethe fiku. Është një justifikim diletant, që atij i ka efekt ngaqë turma e qorrave do të vazhdojë të brohorasë për të, edhe sikur ai t’i verë shkrepësen fitilit për multi-milionat e tonëve të eksplozivit, nën truallin shqiptar. Do të hidhemi të tërë në hava, me dy gishtat përpjetë, të sigurt që po fluturojmë në katërqind copëra, për të mirën e çështjes kombëtare!
Jeni i revoltuar… Kam parasysh tonin tuaj…
Nuk jam i revoltuar. Unë kam pushuar së revoltuari me të. Unë tani zbavitem me të. Nuk pres asnjë të mirë prej tij, në asnjë cilësi: as si shqiptar, as si bashkëpunëtor i devotshëm i tij, as si pensionist, as si ish-pronar… E shoh qesharakërinë e tij, si një gjë që më fyen mua dhe vetëm mua. Nuk di sa shqiptarë të tjerë mund ta kenë këtë ndjenjë. Kam parë në jetë gjëra groteske, por një grotesk të madhërishëm, të tillë, nuk mund të bëjë vaki të shfaqet kurrë në historinë e një kombi. Dhe dy pyetje, besoj janë thelbësore në pohimin e tij të vonuar…
Cilat?
Si e ndiqte ai fuçinë e karburantit që rrokullisej p.sh., drejt Prishtinës, dhe e kuptonte që ajo arriti tamam atje?! Dhe ku shkuan miliardat e dollarëve të kontrabandës kur Shqipëria është e rënuar dhe Shkodra me rrethina është rajoni më i rënuar i këtij vendi të rënuar? Berisha do të bënte mirë, që në atë konferencën e shtypit që ju përmendët në fillim të thoshte se Bullatoviçi ka përrallisur kot. Pra, të thosh’ një gënjeshtër tjetër, që do sillte më pak dëm, do të fyente e do të revoltonte më pak njerëz. Mund të fyente vetëm Bullatoviçin, por nuk ma ha mendja që Bullatoviçi do prekej aq shumë, sa të rendte të na provonte se ish-Presidenti shqiptar gënjen.
Në fakt, Berisha nuk i është rikthyer më kësaj teme gjatë këtyre viteve. Dua të them, nuk i ka sqaruar ndonjëherë si duhet “qëllimet” e këtij veprimi. Çfarë do të thoshit ju, sikur ato qëllime vërtetë të ishin të mira?
Unë do thoja që pabesia, është një tipar dominant që na vjen në trashëgiminë enveriane. Problemi është se embargoja e thyer ish’ e pabesë ndaj familjes ndërkombëtare dhe po aq e pabesë edhe ndaj familjes kombëtare. Po le ta zëmë se kjo pabesi do të drejtohej vetëm kundër të huajve. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit, që e kanë përdorur dhelpërinë në dobi të kombit të tyre.
Mua, zoti Berisha, pasi të ma dëgjonte mirë e mirë raportin, mund të më vinte dorën në sup, të ulte zërin dhe të më thosh’: “Mik i dashur, ti atje je shqiptar, je i yni dhe je njeriu im! Ti e di që unë jam shprehur kundër embargos!”. Unë nuk di që ai të jetë shprehur në ndonjë vend kundër embargos, por tërë gazetarët e rruzullit ta pyesin, ai nuk ka për t’ua thënë se ku gjendet i dëshmuar ky qëndrimi i tij! Por unë, i hutuar nga prezenca e tij, do të turbullohesha dhe nga droja se kjo deklaratë e tij madhore kundër embargos, do të më kish shpëtuar, do t’i thosha: “Po, z.President, e di!”. Ai do të më thosh’ që “ne duhet të bërtasim fort, që gjoja po punojmë për t’i a zënë shtigjet kontrabandës, por në fakt duhet me dinakëri t’i vëmë në gjumë ndërkombëtarët! Kupton? Kalimi i karburanteve në Jugosllavi, neve na intereson. Është në interes të çështjes së shenjtë kombëtare. Matanë kufirit, shërbimet tona sekrete na sigurojnë, se i tërë kontigjenti që futim ne në Jugosllavi, shkon në Kosovë”.
Unë nuk dua të shtirem aq syçelët, e ju siguroj se mund ta haja këtë karamele dhe andej e tutje do të kthehesha në Nju Jork me vetëdije krejt tjetër, edhe pse të gabuar.
Mbase nuk kish’ besim tek ju?
E pse duhej besimi, kur ai vetë thotë se qe deklaruar kundër embargos!!! I mungonte besimi tek i caktuari, tek përfaqësuesi i tij?! E kish më të plotë koenfidencën me varkaxhinjtë e fshatrave të Bunës?! Ju doni të më fyeni mua, apo Berishën?
Ju mendoni se një zbulim sado i vonë i këtyre ngjarjeve, ka pasoja?
Ja, kjo është pyetje shumë interesante! Nuk kam dëgjuar që përfaqësitë e huaja të jenë prononcuar. E kjo tregon, se tashmë ata janë mësuar me këtë lloj partneri në politikën shqiptare. Por, edhe opozita socialiste nuk ka bërë aq zhurmë, sa ç’bën zakonisht për gjëra më të vogla.
Si shpjegohet ky qëndrim, sipas jush?
Kjo mund të ketë dy shpjegime: Socialistët respektojnë amnistinë e ’97, që na i falka të tëra fajet që bëhen mbi këtë rruzull!Ose thyerja e embargos është vendosur qëkurse nga OKB-ja ajo nuk i ish imponuar Jugosllavisë ende, qëkurse ish në këmbë Komiteti Qendror, a është vendosur që me Titon bashkë! Dhe ka qenë ndoshta një nga ato vendimet e shënjta, që komunistët e at’hershëm u zotuan njëzëri ta zbatonin në çdo shartim pluralist që të përfundonin ata dhe partia e tyre!
*Botuar sot në DITA
Pa e lexuar ( kam lexuar shkrimet e tjera qe keni shkruar)do bej komentin pastaj do e lexoj
Te gjithe ne sulm te shkruani per te qeruar gangasterin psikopat.
E vertete qe ky gangster i ndyre e primitiv privat qe po na merr me qafe duhet me patjeter te largohet.
Z.Kulla,Berisha te beri dy te mira te medha :Te mori nga Fieri me corape te grisura dhe te beri Diplomatin me te rendesishem te vendit/ 2- Te mundesoi te merrje Kartat ne USA.Pse nuk iu tregon te verteten shqiptareve se si e more azilin politik ne Amerike??? Si deklarove ne gjyq ne 1997 se nuk mund te ktheheshe ne Shqiperi sepse ne fuqi ishin rikthyer komunistet dhe ty te rrezikohej jeta nga Qeveria Socialiste???.Natyrisht qe faji ishte i Saliut qe merrte nje komedian Devolli dhe e katapultonte ambassador ne OKB!!!!
Po Saliun kush e mori nga shpellat, a nuk e mori Enveri, e coi deri ne Paris?
Ti Karafili i Cikagos me mbush mendjen se do te jesh pjese e nje detashmenti qe jeni te urdheruar te firmosni me nje emer, se nuk ka mundesi qe nje i vetem te rrije ditenate pa gjume per te bere roje ne karakollet e tera gazetave per te dejkurajuar tere ata qe shkruajne opinione a kujtime, por qe demtojne imazhin Kucedres.
Ju more legena me pegere, qe ia hidhni ndotjen kujtdo qe ju prish qejfin, nuk merreni me thelbin. a- E vini ne dyshim ju qe nafta per tanket dhe kamionat ushtarake serbe shkonte lume ne Jugosllavi? b- E pranoni qe Berishua juaj e ka pranuar krimin? c- Genjen edhe Berisha, pa Kullen ju nuk e diskutoni qe genjen? d – Ju pelqen ky krim i llahtarshem edhe juve more kepucelepiresa dhe armiq te Kosoves dhe Shqiperise?
Ketyre pyetjeve jepuni pergjigje pastaj shkruaj more nevojtorexhinj. Pa i kishte corapet me te grisura Kulla qe shkoi ambasador, apo Berisha qe shkoi President, me lart, aty ku corapet e grisura lexohen me mire, eshte pune tjeter. E di si lexohen pallmat tuaja? Jo per corapet, jo. Ai lexohet: MOS SHKRUAJ ME! AMAN MOS SHKRUAJ ME. Une do ta keshilloja Kullen qe te mos botoje me te Tema ne rast se ajo nuk filtron tere pacavuret dhe analfabetet berishiste, te lere vetem ata qe e kundershtojne autorin per shkrimin, po jo a kish corape e nuk kish corape. I dime veshtiresite e Temes,kesaj tribune heroike dhe historike, ia qajme hallin per mungesen e stafit e tjera, por nuk ka gazete ne bote qe t’i turren kaqe shume ndyravece dhe ajo t’u a lejoje baltosjen bashkepuntoreve te saj.
Po ku e njeh Pllum Kullen ti me >ben kurv cikago, qe po na tregoke ktu se e mori berisha se ishte me corape te grisura ,por paske qen kurv e bir kurve o plere e papare .Pllum Kulla la qene nji qytetar i nderuar e nder regjizoret e talentet me te mira shqiptare te Artit te asaj kohe ka qene i Pari Shqiperise nqs do i referohemi Humorit ne Kohen e tij .
Nqs Pellum Kulla sot ose dje beri nje gabim qe ju bashkua kurves berishe ktij plere te njerezimit ,kjo ka te bej me dicka tjeter .
Edhe un e kundershtoj P.Kullen dhe sme pelqen qe ai njeri i Madhe i Artit te degjeneroj deri ne ate faze sa ti bashkohet nji antishqiptari si berisha nji funderine e putane te ktij kombi nji pisi qe rrezik dhe brekt e bythes i ka pas te cpuara ashtu sidhe ty o ben cikago kurva ……Pellumbit ti berisha e shume shkerdhata te atij kombi duhet ti drejtohesh me rrespekt e jo me ate lloj shpifje si njerez ordiner .Po ti je i tille ordiner e smund te dalesh jashte lekures tende prej pushti bushter shpellash.Kafshe e ndryre ndelet duke shpif ju duhet tju fusesh ne furrat elektrike se paskeni qen rraca me e papare me pler qe ka par njerezimi .
Ti o Ben Leshi i Çikagos së Viçidolit je një kokër injoranti.
E quan “komedian” PËLLUMB KULLËN që është një artist i kalibrit të parë, një figurë e ndritur e Shqipërisë.
E quan me përçmim se është prej DEVOLLI, gjë që tregon se ti o i paudhë nuk e njeh fare krahinën e bukur e të begatë të Devollit, me njerëz të mënçëm, punëtorë, patriotë, trima e me shpirt artisti.
E megjithatë PËLLUMBI nuk është devollit por është nga një derë e madhe e Fshatit ZËMBLAK të Korçës. Ky ZËMBLAKU i Korçës, o Ben Leshi, ka nxjerrë shumë personalitete të larta të kulturës, të fesë dhe shtetërore, deri në mbretër e perandorë; por këto gjëra ti as i di e as e ke për t’ mësuar ndonjëherë se nuk e ke haberin e historisë.
Na thua o i pabesë se Saliu na e paska bërë Pëllumbin diplomat…kështu që, sipas teje, Pëllumbi nuk duhet të flasë për krimet dhe tradhëtitë e Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
ky ben chicago eshte grek,se vetem nje grek do na dilte kundra ne,100 here me mire me vellezerit tane turq.
Keta jane mbeturinat e Tiranes e Prishtines qe i sherbejne Balozit me verberi deri ne shperberjen e Shqiperise. Keta kane mentalitet fisi, ku kombi eshte ne rend te fundit ose sa per propagande, dhe ngjallin urrejtje e situata neurotike ku njerezit shohin njeri tjetrin si kundershtar per jete a vdekje. Ata ngjallin ne komb mosmarrveshje mes vedit qe te mos mund te jetojne ne nje shtet, por ne principata. Keta jane Judat e Shqiptarise.
REspect.
Pak rendesi ka se kush e solli,ai po tregon tradhetin e Saliut ndaj kombit te vet qe me gjase aq shume i do por edhe ndaj OKB-se.
edhe une si Era,nuk e lexova shkrimin,jo ne mosrespekt por sepse keto gjera ne forma te ndryshme,tashme dihen….
Une di shume fakte te jetuara,pikerisht nga une….
Nje nder ta ; ne shkoder,ne ’92-’96 ka qene nje Drejtor SHIK-u,nje fytyre e ndyre,ish i persekutuar me dosje te Sigurimit,Fitim Meta…
Pa u zgjatur,per arsye sigurie,ky njeri,shefi i SHIK-ut ne Shkoder,ka organizuar Autobotin e pare me karburant nga drejtimi i PKK Muriqan-Sukobine..Kete autobot e kane shoqeruar deri ne dalje Pul Kubazi ( i vrare me vone ),Sokol Hoti ( punonjes i SHIK-ut i vrare me vone ) A.K. gjalle dhe ndonje tjeter qe nuk me kujtohet…..
Ndersa Autobotin e pare me karburant nga PKK Hani Hotit e ka kaluar ish Drejtori i Policise ne Malesi te Madhe,ne ate kohe,F.A.
Autoboti ka qene nje Kamion Bot me rimorkio,i verdhe,me targa Norvegjeze dhe e kane shoqeruar djemte e Rrok Stanaj ( ROKSPED ) per llogari te Ratko Djokic ( shqiptar me origjine,dora e zeze e UDB-se,i vrare ne Suedi,miku i ngushte i Arkanit,i takuar disa here nga vete Fitim Meta,nje nder takimet e te cileve e kam pare personalisht vete )
…Konkluzionet t’i nxjerre secili nga lexuesit
Furnizimin e tankeve dhe avioneve serb me nafte, berisha e beri qe serbet te vrisnin sa me shume kosovare. Kjo u be per te miren e kosovareve. Ata ishin shtuar shume dhe nuk kishin me hanger.
Dhe kosovaret e dine shume mire kete, prandaj ja dine per faleminderes Sali Bershes. Por u ngriten ata maskarenjte e UCK dhe te NATO dhe e lane pergjysem qellimin dashamires te Saliut, per te vrare te pakten gjysmen e kosovareve. Ja pra pse Sali Berisha nderohet aq shume nga Kosovaret. O koja nonen, shqipe…
Ndjek regullisht Gazeten TEMA-OnLine, vecanerisht Editorialet e Mero Bazes, edhe kur dalin ne oret e vona! Date 21 Shkurt botuat nje Interviste nga Qerim Kelmendi (Nga gazeta DITA}. Date 22 Shkurt prita te lexoja pjesen e Dyte, nuk e botuat. Po te jete e mundur, botojeni sot. Ju faleminderit!
Se c’surrat eshte Saliu e morem vesh .Por nuk ka nevoje qe Kulla te na cfaqet si hero tani. Ai dhe te tjere qe i sherbyen jane po aq fajtore, Saliu ashtu si Enveri, nuk i ka bere vetem zullumet e poshtersite. Prandaj e mori kete gaztorin e katundit dhe e gradoi pa asnje merite ne OKB , i ngjeshi nje llokme ne goje dhe e nisi t’i sherbente. Tani ky thote “i besonim” mor aman qe te dale palagur. E kush i ha keto filma akoma. I ka besuar sepse ishte i paafte dhe s’duhej ta merrte ate post ose genjen tani, e ka ditur , sic e dinim te gjithe , po ka mbyllur gojen se nuk i ikej nga sofra e qylit. Behuni burra nje here te vetme ne jeten tuaj dhe thoni te verteten shqeto pa menduar per ‘pavdekesine’. Ose mbyllni gojen se vjen ere. Ju lutem.
Me gjithe rrespektin e madhe qe kam per Pellumb Kullen per gjithcka ai eshte ne Artin Shqiptar ,nuk do isha i bindur ne kontekstin ,titullit te shkrimit .
Nganjiher shpesh her diplomacia e Botrore eshte shume e padukeshme per syte e shqiptarve ,te cilet vijme nga nji munges mjafte e madhe e njojhjeve te mirefillt te Diplomacie .
Sido qe OKB-ja te ler pershtypjen e nji organizate te pavarur te kombeve te nashkuara dilpomacia e saj orientohet nga politika te vecanta te nendheshme . Pa u zgjate shume e shkaktuar ndonji keqkuptim ,sipas meje OKB apo kushdo qofte jasht shqiperise ,nuk mundet te mashtrohet nga asnji tip jo si berisha ky pler e funderine aq e dallushme ,por ne sensin se do ishim shume naiv nqs do besonim ose mendonim vertet se , Bota “nuk shikon mir” cfar ndodh ne shqiperi apo kudoqofte .Bota qofte kjo OKB apo kushdoqofte di gjithcka cfar ndodhe ,ku e me c’qellim . Natyrishte ndodh qe Bota te mbylli ndonjiher kur e shikon te arsyshme te mbylli njerin sy ,nderkoh qe me tjetrin shikon plot qartesi dhe shijon ate pamje qe ka perball . (Nqs OKB do ta denonte berishen ateher per embargon qe te gjithe e dinin hapur qe berisha e thyeu jo rastesishte , nuk do kishim berishe me pas 97-es ,as tani .Mundet qe OKB-ja mos te verponte sipas interesave te FUQISE MADHE vet ZOTIT !) Pththththththth OKAB-ja eshte nji iluzion .Shume suxsese i nderuar P.Kulla qofsh mire gjithmon aty ku je me gjithcke.
Kishte Shqipëria, zyrtarisht, ndonjë version shfajësues për situatën?
Ai pra, që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij për ta luftuar siç duhet kontrabandën që gjen hapësirë, ………. E bënim thirrje që Komuniteti Ndërkombëtar të na ndihmomte më tej, me mjete e specialist……..
Cili ishte komenti i Presidentit?
“E dimë,- tha Presidenti,- që shkelet kufiri, që përcillet andej dhe naftë e ushqime. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evazion”.
Nje fakt,nese ka koh Mero Baze le ta investigoi.
Individet private jan lejuar te shesin karburante(me shume zona e Shkodres dhe me pak ajo e Kuksit)per te mbuluar kontrabanden shtetrore qe behej me çisternat e trenave,prone shtetrore.Nendrejtori i atehershem i hekurudhave inxhinieri K.Doraci esht pezulluar nga puna sepse nuk pranoi te merrte pjese ne kete loje te ndyre,qe natyrisht e beri ai qe erdhi pas tij.Privatet kan fituar goxha,por ne krahasim me ate qe kan fituar birbot e politikes,ishin therrime.
Nje pike e forte per opoziten,per ta hedhur ne gjygj nderkombetar.
Opozita akuzonte Berishen per thyerjen e embargos,ai e mohonte.Kur dolen ne drite kujtimet e Bullatoviçit qe kompromentoni Berishen i cili e pranoi thyerjen e embargos,opozita heshti.
Kur kam lexuar “Rrefenjat nga Amerika” te Pellumb Kulles,kam krijuar pershtypjen per autorin se eshte nje njeri i zgjuar,gje qe edhe mund te jete e vertete ne sensin e sftesive te tij krijuese letrare.Por kur lexoj nga goja e tij syleshllekun e tij dhe te tjereve qe besonin qorrazi pordhet e Berishes,nderkohe qe nuk kishte mbetur qorr ne bote qe shikonte kontrabanden shteterisht te organizuar,atehere dyshoj seriozisht ne aftesite mendore te Kulles dhe boleve te tjere te perdorur deri ne shperdorim total nga Berisha i cili e dinte se cfare budallenjsh kishte dhe ka ne sherbim.
Dhe eshte interesant se te gjithe ketyre kaqoleve ju vijne mendt kur Berisha u ve shkelmin,shif shembujt e Prec Zogajt,Besnik Mustafes,A.Biberaj e deri te Pellumb Kulla me shoke!
nuk u vujne mendt kur i largon Berisha, por keta jane lakrnj dhe si te tille jane zvarranike te çdo pushteti. Berisha nuk i bën ligesite i vetem, por nepermjet lakenjve.
Pellumb Kulla ishte Ambasadore i Shqiperise ne OKB dhe lalonte diten e naten duke u argetue ke shqipetaret tifoze te titizmitjugosllave dhe psydo demokrate kriminele agjente per punet jugosllave. Nje here ishte duke marre ajre ne shkalla te asaje shtepije te misionit duke pritur
shoket qe u bashkojshin ne shkalla te nderteses ku m’blidheshin hagrepet e Berishes spijunet e Kulles. Serbia dhe Mali i Zi me ndihmen e Arbenorit qe ishte be Shkodra nje qender komplotesh dhe u benin planet anti kombetare me Arkanin dhe Bullatoviqin, Shqiperia ishte e gateshme tu kryente cdo projekt qe kishin Serbo-Malazezet jo vetem thyerjen por ta benin Shqiperine i vune flaken se e kishte punue Enver Hoxha dhe e kthyen te mjeren Shqiperi ne graden e “Xeros”. Serbo-Malazezet vrane shume shqiptare duke i cue ne ushtri me dhune dhe u kethejshin ne shtepiat e tyre te vdekur. Serbo Malazezet kishin plane c’kombtarizimi mos te flitej se sa kishin plane qe te vrisnin. Ky plan eshte perhapur programi i Sheshelit per debimin total te popullsise shqiptare. Nuk eshte vetem plani i Sheshelit dhe Arkanit, Millosheviqit dhe Nikoliqit te sotem ne Beligrade por edhe nje Prifte Katolik Anton Kcira nga Kosova tha tesh vone per kosovaret qe eshte deshte qe te vriten 1.9 milion sish me i pre ne qafe!: “Millosheviqi eshte desht me be me shume” .
Ashtu dhe Pllumb Kulla ska sepse qet bishta se i shrbeu Berishes me fanatizem nga mocalet emeroi Ambasador ne nje vende kryeqytet botror!
Nuk po zgjatem me shume se u nxej vendin edhe te tjereve.
Saliu eshte gangster e beterr, mirepo edhe zagaret e tij te djeshem qe sot na luajne rolin e patrioteve nuk jane hiq me te mire.
Perse nuk folen keta “patriote” atehere kur behej muti, por qe nuk i vinte ende era (qe ta merrnin vesh te tjeret).
Trimat dhe trimerite pas lufte nuk i ha kush.
si gjithmone ata qe fillojne lufterat furnizojne te dyja palet dhe rrine e bejne sehir kur sklleverit vriten dhe roth…et bejne fitime marramendese.
sala i sherbeu me devotshmeri keture grupeve dhe u shperblye dhe prandaj eshte edhe sot ne krye te mafias shqiptare.
vetem naivet besojne qe … s’kishin dijeni per kontrabanden e naftes armeve etj. per roth…et luftrat jane heaven te bejne fitime; prandaj dhe i financojne.
Berisha mund te kete 1000 hile dhe kjo do te zbardhet nje dite, ne se i ka, por nje gjë nuk kuproj; A do te ndihej ky zoteria ” i perdorur” etc, ne se Berisha do ta bënte perseri ambasador, ose diçka tjeter like this?!
Shumica derrmuese e ketyre palaçove (jo te gjithë emigrantët, largoheshin ose me shqelma bithëve nga rregjimi fashist berishian ose largoheshin me paratë e vjdhura te shqiptareve dhe shkonin nëpër gjykatat e Perëndimit duke u qarë e duke u përdredhur gjoja si të presekutuar nga socialistët, komunistët etj etj. Të gjithë këta lloj gënjenin duke i veshur me faj socialistët dhe “komunistët” apo rregjimin (që kishte vdekur sëbashku me E. Hoxhën). Pikërisht ky mashtrim gjigant krijoi përshtypjen në Perëndim se Komunistët egzistojnë dhe i jepte te drejte a priory Fshatarit tragji-komik të Vicidolit dhe njerzve te pafytyrë si ky Pëllumb kulla. Të gjithë e dinë se ky njëri (Kulla) e dredh jo më pak se Sali Berisha. Është pikërisht ky lloj i njerzve shejtan-budalla që vendosën me dhjetra flamurë ne kullat e tyre të Mashtrimit të Madh Kombëtar. Turp!
Shame on You, Pëllumb Kulla! Qenef i cdo lloj klienti që të mbush Uturakun me të pëgëra!
data23=02=2013 Camila POPULLIka kete te qartr qe Sali vicidol eshte antishqipetar me keto qe lecojme respekte
O Ramy, ti mund tithuash 1001 tezeza teqenq e te pa qena Pellumb Kulles.Po a do mundesh qe me te “zezat” e Kulles te mbulosh dot te zezat e Berishes?Do mundesh?
Ti Ramy do ishte mire te na thoje si atdhetar, patriot e antikomunist qe je, se c mendon per furnizimin me nafte qe Berisha i bente Miloshevicit.
Kjo eshte ceshtja. Pastaj se c eshte P.Kulla eshte tjeter problem.
Ke ndonje gje per te thene per naften e idhullit tend?
O Arjan idioti Shqipetaret ishin ne uri totale aq me teper zona e
Shkodres me rrethinat,OKB premtoi rreth 150 milione usd qe nuk i dha kurre. Njerezit do te ushqeheshin o lol e sa per moral e idiotesira
Amerika Russia,Anglia,Kina,Franca te 5 vendet qe vendosin veton ne OKB
jane shitesit me te medhenj te armeve ne Bote a KUPTOVEEEEEEEE.
po pse more trap per nje bark buk qon nafte tek ai qe po vriste shqiptaret
lori f.a — 23 Shkurt, 2013 në 10:13 Nigjo o Katunar Mali i Zi nuk
i vriste Shqipetaret/ 2/Jugosllavia nuk ishte e shperbere po
Flasim per 1993,94,95 keshtu qe ne ishim ne uri totale po ta perseris sidomos Shkodra me rrethinat e po mos ta conte Saliu do ta
conte ndonje tjeter.Mali i Zi se Bashku me Enverin e babes tat
ishin kontrabandistet me te medhenj ne ballkan, per cigaret kontrabande a kuptoveeeeeeeeee o ylberist.
lori f.a — 23 Shkurt, 2013 në 10:13 Nigjo o Katunar Mali i Zi nuk
i vriste Shqipetaret/ 2/Jugosllavia nuk ishte e shperbere po
Flasim per 1993,94,95 keshtu qe ne ishim ne uri totale po ta perseris sidomos Shkodra me rrethinat e po mos ta conte Saliu do ta
conte ndonje tjeter.Mali i Zi se Bashku me Enverin e babes tat
ishin kontrabandistet me te medhenj ne ballkan, per cigaret kontrabande a kuptoveeeeeeeeee o ylberist…….
Z Sam ato 150mije dollar qe Amerika ja premtoit Saliut per ta larguar nga Kina se zoti Sali mbasi e shau mire e mire kinen i shtriu doren Kines dhe kjo u tregua e gateshme ti jepte borxh Saliut perseri me kusht qe Saliu ti paguante edhe detyrimet qe gjoja Shqiperia kishte ndaj Kines te lena nga koha e Enverit.Atehere Amerika per ta shkeputur Salen nga Kina ja premtoi per tia falur keto para dhe kur kinezet erdhen per te nenshkruar kontratat Saliu i ktheu mbrapsh.Kur pa qe Amerikanet ishin tallur me Salen ky i hypi avinit dhe shkoi ne kine ku edhe kinezet tallen by…n duke e injoruar cuan per ta pritur nje kryetar komune,nuk e priti asnje titullar shteti,dhe Sala u kthye me bisht ne shale,kjo vizite u be pa bujo prandaj shume veta ndoshta nuk e kane degjuar
Ky eshte nje legen te cilin e kam takuar Brooklyn ne vitin 1998 ne restorantin e Shqipetarit nga Mali i Zi Dem Balidema i cili ne hyrjen
kryesore te restorantit kishte vendosur bustin e Skenderbeut te
Odhise Paskalit e njeri shume patriot e mikeprites i Shqipetareve. Te
mos zgjatem ne tavoline Pellunb Kulla filloi te shante Sali Berishen
bla bla bla u iritova dhe i thashe ke te drejte ta shash Berishen se te
ka prure Ambasador ne vendin me te rendesishem te Botes pa ditur
AS NJE LLAF ANGLISHT O MOSMIRENJOHES te pakten ti jo.
Ju spiune e felliqur ku do qe te Jeni ku do qe te shkoni te qelbur keni qene te ngordhur Jeni ju ka ngelur biznesi I spiunllikut dhe po ju qelb ti more I degjeneruar ne radhe te. Pare BERISHA as te hedh qyerret se je me I qelbur se qelbesirat kujto se po spiunon si ke shefi . Kush meret me Ty o I degjeneruar
Ben Chicago…
Kjo verteton se je me te vertet SHIK-as se e di ç’do gje nga dora e pare.
Dhe me karakteristike eshte se po ju doli ndonje nga vatha filloni dhe ja numeroni te gjitha.
Ti Ben di vetem punet e SHIK-ut nga te tjerat nuk mer veshe.
Pellumb Kulla eshte nga ata njerez qe hypen ne nje piedestal pa ndihmen e askujt po vetem me talentin e tij, dhe ne ate kohe me furtuna dhe jo me tani .
Por shefi yt qe ne ate kohe me furtuna ishte strukue ne gjirin e memes PARTI dhe pasi u shua furtune na doli antifurtunisti me i madhe dhe me njemije makinacione tani na ri si xhebrahil mbi koke.
Njerzit qe te bejne nje te mire jane vertet te mire ,po ata qe te perflasin te miren qe te kane bere jane shume me te liq.
Jemi lodh duke komentu e komentu e komentu ,,,per mender nji psikopat !Uroj vdekjen e ketij kanceri te kombit shqiptare,ne menyren Kadafaijane !Dmth zvarre dhe te gjithe moterqirat qe e pasojne !
Te lumt goja vllajo ashtu fjale me vend ,fjale shqiptari vertet ajo duhet me ja shkerdhy rracen nga i pari e deeri ke i fundit sali kurv nerishesh ktij prostitute qe shiti e degjeneroj gjithcka ne ate komb qe rrezik se do riparohen dot pas zhdukjes se atij kerme maloku shpellari te qelbur ,kta duhen djegur te gjalle
Zoti Kulla,
Tani eshte pikerisht koha qe komunisti Berisha te zhduket, tani mundej te formohej nje parti e qendre, me Partine e Topit, Te Kuq e Zinjve te Spahiut, te Shehit, te Ndokes, te Ngjeles, te Partise Republikane (pa Mediun), po te ndodhte kjo, pa asnje dyshim krimineli do permbyset nga karrikja ku na i vendosi Ramiz Alia. Per fat te keq, partite e mesiperme nuk jane per kombin e per popullin, kryetaret e tyre,jane sahanlepires, shikojne per privilegjet qe u ben Berisha, qe u jep nje vend ministri,u siguron ndonje pune, e privilegje te tjera. Noshta anetaret dhe simpatizante e partive me siper, do te arrijne te kuptiojne qe nuk duhet tua japin atyre voten, por Topit ose Partise Kuq e Zi te Spahiut, kjo do ta shpetonte popullin shqiptar dhe Shqiperine
Ti pellumb je nga ata qe e kthen kurrizin nga fryn era pa dashur ta hap kete teme me tej.dua te shtoj ketu se ne ate karrieren tende prej biznesmeni ke mashtruar njerez te varfer ketu ne detroit;u ke marre me mijera dollare per punen tende te pakryer ;turp te te vije harram i pac
Autobotet me nafte qe thyen embargon mbusheshin ne brar ke oficina e riparimit te automjeteve te ujesjellesit,shoqeroheshin nga civile(verior)te armatosur,vinin c do mengjes heret shpesh here perpara nesh qe shkonim ne pune ne oren 07-00.Ne e dinim qysh atehere se ku shkonin keto bote me nafte po kush pyeste.kishim shume besim tek qeveria “demokratike”dhe tek udheheqsi yne “patriot Shqipetar i vertete”……nga Serbia.keto jane fakte qe i kame pare me syte e mi prandaj i besoj.Faleminderit
Burri njihet nga fjalet. “Fjale burri” thone…
Kam pershtypjen se Pellumb Kulla e ka humbur burrerine prej kohesh dhe fjala e tij nuk ka me peshe.
Tani mund te thoje c’te doje dhe ta rrotulloje si te doje por nuk eshte me i besueshem.
Por si artist qe ka qene (nuk di ne eshte se dicka ka vdekur brenda tij) besoj se nuk e ka shpirtin te qete…
Ku ishte Pellumbi i “revoltuar” ne 2005 kur Saliu behej gati te hipte perseri ne kale?
Ja dicka e vogel sa per te krijuar nje ide:
“SHAKAXHIU I DIPLOMACISË” DITKA DHE TË SHPIFË
Nuk ma merrte mendja se me mjeshtrin e humorit Pëllumb
Kulla do të hyja për herë të dytë në replika për rolin e
tij si “shakaxhi i diplomacisë”, pas atyre replikave që m’u
desh të bëja me të në kuadër të një polemike lidhur me
“çështjen Pollo” në PD, në vitin 1999. Por “mjeshtri i
humorit”, që prej vitesh jeton në Amerikë, pasi braktisi
rolin e shakaxhiut të diplomacisë që ia kishte mundësuar
Berisha kur e emroi përfaqësues të tij në OKB, këto ditë
paska ardhur në Vlorë dhe i ka rrëfyer Zenepe Lukës edhe
ambiciet e tij të ardhëshme politike në Shqipëri.
Më 20 shkurt 2005, bash në përvjetorin e rrëzimit të
monumentit të Enverit në Tiranë në vitin 1991, na ra në sy
një intervistë e Pëllumb Kullës dhënë gazetares Zenepe
Luka, që mbahet mend mirë për rolin që ka luajtur nëpërmjet
gazetës “KJ” për nxitjen e rebelimit të armatosur në Jug
të Shqipërisë në vitin 1997. Në gazetë spikasin titujt e
mëdhenj “Dua të bëhem president i të gjithë shqiptarëve”,
“Enver Hoxha më ndihmoi që të fitoja studimet e larta për
regjisor”, “Amerikanët kërkuan dorëheqjen e Berishës”.
Nuk na duket ndonjë çudi që njeriu këmbëngulës, edhe pse me
biografi “të keqe”, të fitojë në saje të Enverit mundësinë
për të studiuar për mjeshtër humori, për ta përçuar vijën e
partisë nëpërmjet shakarave. Kishim dëgjuar se këtë mundësi
ia kishin dhënë njerëz me poste më të vogla se të Enverit ,
por që merreshin më drejtpërdrejt me biografitë e njerëzve.
Ishte më e çuditëshme që një shakaxhi i vijës së partisë të
bëhej “shakaxhi i diplomacisë” demokratike, siç e bëri
Sali Berisha. Kjo në kohën e Enverit ishte shumë më e
vështirë.
Nuk na duket aspak e çuditëshme që një njeri që ka bërë
shakara skenike në kohën e komunizmit, shakara diplomatike
në kohën e demokracisë të synojë të bëjë edhe shakara
presidenciale në kohën e socialist-demokracisë ( PS-PD),
tani që është krijuar edhe precedenti i “presidentit
konsensual” dhe njeriu merret nga pensioni për ta ulur në
karrigen e presidentit pa pyetur popullin apo parlamentin.
Madje mund të thuhet se kjo është puna më e lehtë që mund
të bëjë një person pasi ka kaluar moshën e pensionit për të
qenë humorist dhe diplomat.
Edhe Zenepja, që Pëllumbin e ka zgjedhur ta rekomandojë e
reklamojë si presidentin e ardhëshëm të Shqipërisë, ia ka
kujtuar në një pyetje të saj se nga shkrimtar i humorit
“krejt papritur u bëtë ambasador i Shqipërisë në OKB”,.
Pastaj Zenepja e ka ngacmuar mjeshtrin e humorit me shumë
pyetje për punën e tij në OKB. Pëllumbi i është përgjigjur
herë si politikan e diplomat amator, herë si mjeshtër
humori, pra si shakaxhi i zanatit të tij më të ri,
diplomacisë, sidomos kur i ka treguar atë historinë e një
zonje amerikane që kur iu desh të zgjidhte midis trurit të
një kryemnistri , të një presidenti apo të një diplomati
për të zëvendësuar trurin e saj, zgjodhi atë të diplomatit
edhe pse kushtonte dyfish. Arsyeja që zonja veproi kështu
ishte se “truri i diplomatit ishte i paprekur, i
papërdorur, pasi të githa udhëzimet i merrte nga qeveria”.
Mjeshtri i humorit me sa duket e paska pranuar emërimin që
i bëri Berisha që të zëvendësonte trurin e tij të lodhur me
shakara në kohën e komunizmit me një një tru diplomati të
demokracisë.
Por unë si njëri nga paraardhësit e Kullës në postin e
përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, mund t’i siguroj
shqiptarët për të kundërtën lidhur me punën e diplomatit
shqiptar edhe në kohën e komunizmit.
Jam i një mendje me Kullën se pas vitit 1991 duhej
ripërtërirë personeli diplomatik që do të përfaqësonte
Shqipërinë. Por nuk mund të them se ripërtëritja që bëri
Berisha duke dërguar muzikantë, humoristë e lloj –lloj
njerëzish pa haber fare nga diplomacia e përmirësuan
vërtetë këtë personel. Kulla e ka pranuar me sinqeritet
para Zenepes :”Ne shkuam të papërgatitur, siç u ndodh
popujve në periudha të caktuara kthesash të mëdha, ashtu
sikurse u ndodhi njerëzve të Enver Hoxhës në vitin 1994”.
Për dijeni të lexuesve dhe të Pëlllumb Kullës, që para
Zenepes ka dashur të vetëlavdërohet më shumë se i takonte,
po shënoj se Misioni shqiptar në OKB nuk është hapur më
1944, por në vitin !956. Përfaqësues ka qenë Reis Malile që
kishte studiuar në Liceun francez të Korçës. Këshilltarë
kanë qenë Nabi Agolli e Subi Dedej që kishin mbaruar
studimet për drejtësi në Bashkimin Sovjetik, e kështu të
tjerë. Reis Malilen e ka zëvendësuar Halim Budo që kishte
mbaruar studimet universitare për drejtësi në Francë. Me të
ka punuar Sokrat Plaka që kishte mbaruar studimet
universitare për diplomaci në Moskë, në një nga Institutet
diplomatike më të njohur në botë dhe që kishte përvojë pune
në MPJ. Pas Halim Budos ka përfaqësuar Shqipërinë Sami
Baholli nga një familje intelektuale dibrane në Elbasan.
Eshtë familja Baholli që ka themeluar fondin e bibliotekës
së Elbasanit. Samiu kishte bërë studime universitare në
Itali, bashkë me Qemal Stafën. Me Sami Bahollin punonte
Petraq Pojani që gjithashtu kishte përfunduar si Sokrat
Plaka studimet universitare 6-vjeçare për diplomaci në
Moskë dhe kishte përvojë pune në MPJ. Pas Sami Bahollit
Shqipërinë e përfaqësonte Rako Naço, ish liceist i Korçës,
njeri i përsosur në etikën diplomatike. Me të punonte
Muhamet Kapllani, njohës nga më të mirët në atë kohë i
gjuhës angleze në Shqipëri. Rako Naçon e kam zëvendësuar
unë në postin e përfaqësuesit pasi kisha studiuar dy vite
për diplomaci në Moskë, 3 vite për drejtësi në Tiranë dhe
kisha punuar 12 vite në MPJ e kisha qenë dhe përkthyes
qeveritar për gjuhën frënge disa vite dhe anëtar delgacioni
në disa sesione të OKB-së e delegat në konferenca
ndërkombëtare. Me mua kanë punuar me radhë Muhamet
Kapllani, i ndjeri Kujtim Hysenaj, i diplomuar për gjuhën
frënge, i ndjeri Ilia Janku, i diplomuar për gjuhën angleze
e të tjerë. Në Mision kanë punuar diplomatë shumë të
përgatitur si Sokrat Çomo, Ilia Zhulati, Hidai Xhafa, Gëzim
Arapi që dinin mirë edhe gjuhën angleze e të tjerë, e të
tjerë. Pasi jam larguar unë përfaqësues i Shqipërisë u bë
Xhustin Papajorgji, që kishte studiuar në Institutin e
Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë dhe kishte shërbyer në
MPJ e disa ambasada të Shqipërisë më parë. Pas tij shkoi
Bashkim Pitarka, i diplomuar për gjuhën angleze që kishte
punuar në MPJ. Të gjithë këta kuadro mund të mos kishin
përgatitjen e Pëllumb Kullës në fushën e literaturës
teatrale e humoristike, por në ato fusha që duhen për punë
diplomatike kanë qenë shumë më lart se ai. Prandaj Kulla
bëhet “shakaxhi i diplomacisë” kur mburr shumë veten para
Zenepe Lukës në Vlorë dhe hedh hije mbi profesionalizmin e
punën që kanë bërë ata që kanë qenë para tij në OKB. Nuk e
di se çfarë gjuhe të huaj zotëronte Pëllumbi kur pranoi
postin e përfaqësuesit në OKB.
Por duket Pëllumb Kulla nuk ka qenë në gjendje të kuptojë
e vlerësojë punën e paraardhësve diplomatikë të tij më
shumë sesa i lejonte përgatitja për regjisor estrade.
Se kush ka pasur punë më shumë, e kush ka punuar më shumë
mund ta diskutojmë më vonë. Këtu vetëm po përmëend se në
kohën e “përfaqësimit komunist të Shqipërisë” në OKB
shteti, delegacioni e misioni shqiptar kanë bërë veprime që
mbeten edhe në historinë e diplomacisë botërore. Di gjë
Pëllumb Kulla se vetëm Shqipëria iu kundërvu manovrës
sovjeto-amerikane për të bllokuar punimet e sesionit të XIX
dhe mbrojti Kartën e OKB-së nga kjo shkelje?. Kjo mbetet në
historinë e diplomacisë se nuk është punë estrade
diplomatike. Ka marrë vesh Pëllumb Kulla se Shqipëria ishte
në ballë të luftës për të rivendosur të drejtat e Kinës në
OKB dhe e arriti këtë një vit para planifikimit
ndërkombëtar (një ujdi e heshtur e palëve të interesuara).
Kam qenë në sallën e OKB-së në vitin 1971 kur pas fjalimit
të ministrit të jashtëm shqiptar Nesti Nase që kundërshtoi
propozimin amerikan për ta lënë diskutimin për sesionin
tjetër përfaqësuesi amerikan Xhorxh Bush ( presidenti i
ardhëshëm amerikan) u ngrit i tronditur nga vendi dhe duke
shkuar drejt foltores i ngatërroheshin letrat e shkruara me
nxitim. Votimi nuk u shty dhe kërkesa shqiptare u miratua
nga shumica dërrmuese e Asamblesë së Përgjithëshme. Kina u
pranua dhe Taivani u përjashtua. Kjo mbetet në analet e
diplomacisë ndërkombëtare dhe kurrë kinezët nuk do ta
harrojnë. Pra Shqipëria me diplomacinë e saj i bëri një
shërbim drejtësisë dhe një anëtari të përhershëm të
Këshillit të Sigurimit. Ka dëgjuar Pëllumbi se Shqipëria
mundësoi zgjedhjen e austriakut Kurt Vald’hajm si sekretar
të përgjithëshënm të OKB-së duke i siguruar mbështetjen e
domosdoshme të Kinës. Kjo mbetet në histornë e diplomacisë
botërore.
“Shakaxhiu i diplomacisë” Pëllumb Kulla ditka dhe të shpifë
pa siklet fare kur thotë se në kohën e diktaturës komuniste
Misioni shqiptar në OKB kishte 15 punonjës, kur gënjen se
diplomatët shqiptarë në OKB nuk kishin miq, nuk ftonin
njeri për darka e dreka, nuk jepnin pritje, nuk kishin
kontakte. Gënjeshtra të tilla më bindin se Pëllumb Kulla as
ka marrë vesh se çfarë kanë bërë diplomatët shqiptarë në
Nju Jork, sepse e ka pas mendjen tek gjëra jashtë sferës së
diplomacisë, mbase tek rregullimi i punëve personale që të
mbetej në Amerikë. Në arkivin e MPJ janë të gjjtha
relacionet për takimet me diplomatë të huaj, me
shqiptaro-amerikanë, madje dhe me shtetas amerikanë. Kulla
duhet të frenohet në gënjeshtrat e tij.
Vetëm në periudha të shkurtëra personeli i Misionit ka
arritur deri në 8 veta duke përfshirë shifrantin , shoferin
dhe punonjësit e MPB. Duket edhe Pëllumb Kulla e paska
lexuar si shijues shpifjesh atë palolibrin e Kastriot m…
në të cilin trillohet se Misioni në OKB ishte përfaqësia
shqiptare më e gjërë në personel, sepse punonte për të
shëmbur Amerikën në bashkëpunim me lëvizjet islamike. Duket
që Pëllumbi e ka lexuar me shije shpifësi dhe e ka ngrënë
pa menduar trillimin se Misioni shqiptar shiste veprat e
Enverit. Misioni shqiptar në OKB i shpërndante, por nuk i
shiste veprat e Enverit. Atë që Pëllumbi e bënte në
Shqipëri nëpërmjet marifeteve të shakaxhiut, diplomatët
shqiptarë në Nju Jork e bënin nëpërmjet një pune të
zakonshme diplomatike, sikurse bëjnë përfaqësitë
diplomatike të të gjithë shteteve. Misioni atëherë
përfaqësonte Shqipërinë që e drejtonte Enver Hoxha, ai
Enver që paska bërë regjizor shakarash edhe Pëllumb Kullën.
Unë e kam vështirë të besoj ato që thotë Pëllumb Kulla se
në kohën kur ishte ai ambasador Misioni paska pasur punë të
madhe. Në atë kohë Shqipëria ishte defaktorizuar në skenën
diplomatike ndërkombëtare, siç është krejtësisht e
defaktorizuar tani, çka bën që diplomacia shqiptare të jetë
një shërbim që vetëm bën veprime automatike të diktuara nga
jashtë.
Nuk mendoj se duhet shkurajuar Pëllumb Kulla në ambiciet e
tij për t’u bërë president i Shqipërisë. Nëse ndodh kjo
duhet përsëri t’i jemi mirënjohës Enver Hoxhës që paska
pikasur me largpamësi të madhe një ditë në Vlorë para
gjysëm shekulli se një punëtor me biografi “të keqe” duhej
dërguar në shkollë për t’i dhënë Shqipërisë një mjeshtër të
humorit, një talent të shakarave diplomatike dhe një
pretendent për president i Shqipërisë duke kaluar vitet në
mërgim.
Por që të realizohet plotësisht kjo largpamësi e Enverit
Pëllumb Kulla bën mirë që të mos i mbajë kontaktet me
Shqipërinë vetëm nëpërmjet vizitave periodike e sporadike,
por të vijë të jetojë e të punojë këtu që të mos na duket
si një president i importuar, sikurse na duket ish-kolegu
im Muhamet Kapllani një këshilltar presidencial i
importuar, sipas shijeve të “presidentit konsensual”.
20 shkurt 2005
Abdi Baleta
A DONI MË PËR BELUL Baletën?
Me vjen keq por nuk more vesh asgje.
Ne 20 shkurt 2005 Pellumb Kulla shpreh deshiren por dhe bindjen se mund te jete President, dmth ve kandidaturen, pikerisht 6 muaj para se Saliu te merrte pushtetin. Kete nuk e bazon tek puna e tij, e cila sic e lexon ne kete intervisten e 2013 vetem profesionale nuk ka qene, por e bazon tek perbaltja e punes se tjetrit.
Baleta Ne debat, pertej cinizmit, paraqet 2 argumente: arsimin e drejtuesve te misionit shqiptar ne OKB dhe disa nga arritjet e ketij misioni, ndonese modeste por jo pa peshe. Nuk shoh te flase kund per veten por per te tjeret.
Te kthehem tek fillimi i komentit tim dhe jo artikulli i Baletes.
Pse nuk perbalti Berishen ne 2005 por ata qe nuk kishin me ne pushtet?
A eshte intervista e 2013 perbaltje apo eshte e vertete?
A mund te kete peshe fjala e Kulles?
Dyshoj shume. Te gjithe ata qe kane qene te pakten nje here ne breket e Saliut e kane treguar te pakten nje here fytyren e tyre.
p.s. Po komentoj strikt qendrimin e Kulles dhe jo te Saliut e ca me pak te Baletes.
DESHMITARI te lutem na shkruaj dicka me teper sepse vetem ti me dukesh i besueshem.Eshte e vertete se nga thyerja e embargos me Serbine edhe popollsia e zones se Shkodres perfitoi dhe shume prej vilave te bukura ne rrethinat e Shkodres jane ngritur nga karburanti.Po kjo lejohej per te shfrytezuar tymnajen vete Berisha.
deshmitare dike e vertete .po mund te na thuash dicka per astrit meshnunin .qe me sa di ka qene ne kohe te fitim metes