Abuzimet me akcizën, bllokohen 4500 ton naftë bruto në Fier

22 Shkurt 2013, 23:01Politika TEMA

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave kanë bllokuar 4500 ton naftë bruto, me dyshimin se shitej në kundërshtim me ligjin për akcizat.

“Bazuar në një plan të përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së mallrave të akcizës, si dhe  kontrollin e rregullshmërisë së faturave tatimore, gjatë ditës së sotme, është ushtruar kontroll tek subjektet tregtare për zbatimin e ligjit të akcizave për hidrokarburet.

Grupe të përbashkëta të Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, të Doganave dhe të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë ushtruar kontroll në disa subjekte tregtare në territorin e Qarkut të Fierit, të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtimin dhe magazinimin e hidrokarbureve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u bllokuan për verifikime të mëtejshme rreth 4500 ton naftë bruto dhe produkte të tjera të hidrokarbureve në subjektet tregtare “LADI 2008”, “A&A OIL 10 sh.a”, dhe “2K PLAKA”, pasi dyshohen se tregtohen dhe magazinohen në kundërshtim me Ligjin “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”,” thuhet në një njoftim për shtyp.

3 komente në “Abuzimet me akcizën, bllokohen 4500 ton naftë bruto në Fier”

  1. loni says:

    keto gjera qe ju po beni sote,,nuk e ndryshojne me popullin shqiptare qe tju votoje,,me demek se po luftoni korrupsjonin per te marre votat e 23 qershorit..koha e malokeve ka mbaruar,,tani ju pret vetem vdekja,,nga e cila nuk shpetoni dote,,ose do tju shpergulim neper alpet e shqiperise andej edhe nga zbritet,,

    1. KORROFILLAK DERDHES qumeshti ( korce ) says:

      Po ato qe nuk e duan ramen,dhe nuk jane maloke,,ku futen o rrenze e KKKK,,.Ti vdes per taxat e atyre qe punojne,qe te pish ti,se ska ndryshe.Ik or fshatar i vogel e puno,po lere ramen apo berishen,se as qe duam ti shohim keto vemje,aq me keq ty.Interesant katundaret,e duan ramen.Nuk vini me ne pushtet ju,barktharet,dhe pike.Lahuni,mesoni pak nga jeta,keto jane kushtet per ju,per 200 vjetet e ardhshem

  2. Frrok Qupi - gazetar i paepur, i pavarur dhe i palimit says:

    Uhhh shyqyr, se kujtova se ishte Taqi i teto Lilit :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje