Disa thirrje të dëgjuara muajt e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat mjaft vëzhgues i quajnë retorikë nacionaliste, kanë hapur debate dhe kanë zgjuar reagime të forta nga Shtetet e Bashkuara. Dy ish-zyrtarë amerikanë, ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker dhe ish-analisti i CIA-s David Kanin komentojnë lidhur me domethënien e këtyre deklaratave në kontekstin e zhvillimeve politike në Ballkan
Komentet e fundit me nuanca nacionaliste si në Shqipëri dhe Kosovë kanë bërë bujë të madhe në shtyp dhe nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së autoriteteve amerikane. David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht pedagog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se komente të tilla janë një temë e njohur në Ballkan. Ai e shikon retorikën e kryeministrit Berisha si një manovër politike për të forcuar pozitat para zgjedhjeve:
“Mendoj se ai thjesht kërkon të ruajë pushtetin, prandaj nuk besoj se ka ndonjë përparësi thelbësore që e motivoi në këto deklarata. Përparësia është ruajtja e pushtetit,” shprehet ish-analisti i CIA-s.
Objektivi i komenteve mund të jetë afatshkurtër, shprehet zoti Kanin, por tronditja do të vazhdojë të ndjehet edhe pas zgjedhjeve:
“Për fat të keq fjalët dhe emocionet mbeten. Ai mund ta ndryshojë mesazhin, politikanët bëjnë gjëra të tilla, por mesazhi për popullatën jo-shqiptare në rajon do të mbetet. Ata do të tregohen të vëmendshëm sepse e kanë të qartë që i njëjti mesazh do të ngrejë përsëri krye. Sepse nëse kryeministri Berisha mendon se kjo është mënyra për të siguruar vota tani, ndoshta dikush tjetër do të mendojë të njëjtën gjë më vonë,” paralajmëron analisti David Kanin.
Ndjenja të tilla vërehen në të gjithë Ballkanin, shprehet analisti. Por ai shton se nevojitet një analizë gjakftohtë në ballafaqimin me realitetin brenda territoreve shqiptare dhe jashtë tyre:
“Nuk është aspak e papritur që të shprehet kjo ndjenjë. Shqiptarët nuk janë unikë në këtë sjellje. Por ngrihet pyetja: A është vërtetë e njëjta popullatë. Ka dallime linguistike, ka dallime ekonomike. Njerëzit jetojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të Shqipërisë krahasuar me njerëzit në Kosovë apo Maqedoni. Ka dallime sociale, pasi jetojnë në rajone të ndryshme. Dhe jetojnë në shtete të ndryshme, pra dallojnë edhe për sa i përket jetës politike. Si rezultat ka dallime në mesin e shqiptarëve dhe dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Pra nuk është një univers i njëtrajtshëm shqiptar që mund të bashkohet automatikisht. Do të ketë probleme konkurrence me vendet e tjera. Sa shtete do të ketë, si do të hartohen kufijtë. Nëse ndryshohen kufijtë, si do të ndryshohen – me marrëveshje apo me konflikt?” pyet zoti Kanin.
Zoti Kanin pohon se nuk është absurde që të ngrihen për diskutim tema të tilla, por ai shton se politikanët që i hapin këto tema duhet të jenë të përgatitur për reagimet dhe kritikat që vijnë pas. Dhe reagimet nuk kanë munguar. Është plotësisht e pritshme që Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrim ndaj këtyre deklaratave, thotë ish-ambasadori amerikan në Nato, Kurt Volker:
“Kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara luajtën një rol aq të rëndësishëm për të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan, për të ndalur konfliktin në Kosovë, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; të gjitha këto përfitime nuk duhen vënë në rrezik me retorika të tilla,” thotë ish-ambasadori amerikan në NATO.
Zoti Volker e pranon se integrimi evropian nuk ka ecur me ritmin e duhur, duke shkaktuar një padurim dhe shpesh edhe irritim të natyrshëm në vendet ballkanike që aspirojnë anëtarësimin. Duke u ndalur tek komentet e Kryeministrit Thaçi, pas ngecjes së liberalizimit të vizave me BE-në, ai paralajmëron që probleme të tilla të mos përdoren si shkas për t’i kthyer shpinën Perëndimit.
Kosova, shprehet ai, nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kurt Volker u bëri thirrje shqiptarëve në Ballkan t’u përmbahen përparësive imediate që i shërbejnë të ardhmes afat-gjatë:
“Marrëdhëniet më të ngushta, hapja e kufijve, udhëtimi i lirë, heqja e pengesave për punësim, të gjitha këto janë të mirëpritura. Ajo që është shqetësuese është kur diskutohet ideja që, në mungesë të integrimit në BE, të ndryshohen kufijtë për të krijuar një Shqipëri të madhe”.
“Në Ballkan kemi shtete shumë delikate dhe loja me kufijtë e këtyre vendeve në një moment të tillë, kur nuk ka institucione të forta politike, nuk ka një kulturë të mirëfilltë respekti të ndërsjellë dhe pajtimi ndëretnik, situata mund të acarohet nga retorika të tilla,” shprehet zoti Volker.
Deklaratat dhe reagimet pritet të fashiten pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të analistëve, por kjo temë nuk duket se do të zhduket nga debati publik në një të ardhme të afërt. Zoti Kanin thotë se asgjë nuk është zgjidhur në territoret që shtrihen në jug të lumit Sava. Ndalja e konflikteve të viteve ’90 mund të ketë mbyllur një kapitull të përgjakshëm, por nuk ka eliminuar pikëpyetjet dhe pretendimet e popujve ballkanikë mbi hartën politike të gadishullit./VOA
Per kete diktator eshte e thjesht sepse i ka qendisur te gjitha gjerat me aprovimin qe mori nga Rama vite me pare, dhe tani qe e ka punen pisk, filloj me kete pseudo nacionalizmin, ku brenda ne qeverine e tij ka njerez militante te “agimit te arte”
http:// gazetatema.net/web/foto-ja-zyrtari-i-berishes-qe-punon-hapur-per-agimin-e-arte/
Kosova kerkon te bashkohet me Shqiperine, sepse nuk ka det, ka vetem male dhe asnje pasuri natyrore.
Bashkimi do beje qe do shtyje gjithe Tiranen , Durresin drejt Jugut, dhe Kosova do zoteroje Bregdetin nga Durresi ne Shkoder. Ne Kosove do pergjysmohet popullsia, ndersa ne Shqiperi do haje njeriu-njeriun.
“analize” krahiniste pa vlere.
” Kosova kerkon te bashkohet me Shqiperine, sepse nuk ka det, ka vetem male dhe asnje pasuri natyrore” .
HAHAHAHAHAHAHAHAAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAAHHAHAHAHAHAHA
Injoranca s’njeh kufij me vertet ,poor you .
Qe s’ke qene asnjeher ne Kosove kte se luan as topi
por dyshimi im eshte nese ti ke hapur ndonjeher ndonje liber gjeografie apo jo ……
Nuk dua te bej replike me njeri, por pellasgjian une i kam hapur te gjithe librat e gjeografise dhe nuk kam pare ne asnje liber qe kosova te ket bregdet???? kosova te qeroj nje ore e me pare Thacin qe eshte si saliu, te pastrohet nga ekstremistat islamik qe po e mbysin dhe pastaj te mendoj per bashkim me shqiperine.
As Sllobodanken nuk ka per te ruajtur dot kafsha e Vicidolit.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html
Pershendetje,
Berisha nuk ka nevoje me te mbaje pushtetin, se me aq sa miliona eur qe ka bere i dalin dhe i teprojne per 10 breza me rradhe.
Problemi i Berishes eshte qe per te ruajtur milionat dhe per mos ti hyre gjemb ne kembe(se ai duhet te ishte ne burg normalisht), po pergatit terrenin qe pasuesit (ata qe do vijne ne pushtet), te mos i vihen per ta denuar.
Shikoni me vemendje levizjet e zgjuara:
1.Njerez me dosje , qe ti kete ne dore, ti perdore dhe mos e hudhin poshte
2.Presidenti,
3.Kreyprokurori,
4.Gjykata,
5.Shiku
6.Ka njerez dhe paguan dhe ndan harace me individe ne Opozite qe nuk do lejojne denimin e tij, si LSI dhe bashkepunetore te Edi Rames.
Do te jete mrekullia vete nqs denohet me burg dhe futet brenda, se do marre dhe shume te tjere me vete. Po jetojme nje enderr me goje hapur do thoni Ju? Shpresa vdes e fundit…
Analize perfekte!
Hasan ta heqesh nga mendja sadopak iluzion se mund te denohet berisha. Po te kishte rrezik denimi, jo denim po e po, berisha nuk do te kishte guxuar te bente ato qe beri dhe ato qe do te beje ne te ardhmen.
Per 10 breza ka para por keto nuk i mjaftojne. I duhen me shume, shume me shume. Sistemi nuk e denon dhe bukur e ke pershkruar situaten e “institucioneve demokratike”. Oligarkia e kapitalit amerikan-europian por edhe ruso-kineze kane interesa strategjike. Ketu nuk behet fjale per berishen por ky i fundit kerkon te behet i fuqishem sepse eshte bere ‘deti kos’.
Jo vetem qe nuk denohet, por as karriera e tij politike nuk do te cenohet. C’fare e gjeti Nanon qe vodhi sa u lodh? Do vije prape Nano ne Shqiperi sepse nuk ka dale nga politika. Jane te gjithe ne tave.
Mjere populli.
Shikojeni kush eshte CIA dhe perpjekjet e saj per rreximin e Komunizmint ne shqiperi. http://prishtinapress.info/odiseja-e-nje-detektivi-nga-agim-hamiti/
Meqense Westermalle dhe Reeker nuk ju turren Berishes pothuajse fare per nacinalizmi Mero me tellallet e Rames do kerkojne ta kompensojne deshtimin e tyre me intervista analistesh.Imagjinoni sikur ne SHBA te botojne nje analize te Meros,Stefanit apo Zaloshnjes per Ameriken apo politiken e saje se sa vete do ta lexonin.Medet se ne zhgenjeu edhe Reeker qe nuk foli per Memon kur shkoji tek Berisha fare me sa duket u tremb.Mirpo si nuk e takoji ky Reeker dhe Westermadhe ate patriotin e math qytetarin e nderit (turpit)te New Yorkut pra Kreshnikun e Spahijve se ai do thyej kufinjet si ne Morine?
Tani me sa duket keta i thane Berishes vazhdo axhenden tende e mos pyet cfare leh Rama e co
MORE JENI BUDALLEJN JU TE GJITHE A BENI VET POPULLI ME FALNI SE DHE UNE FUTEM NE TE POPOLA NGELET TE GJITHE I VENDOSIN TE TJERET MIQTE TANE AMERIKAN DHE TI PILO LALUCI MOS KI FRIK SE MYZEQEN NUK TA MER NJERI SE NE KETE MENYR SI FLET TI FERKON BARKUN SERBI DHE GREKU APO ANON NGA GREKU TI O SHEJTAN SE PSEUDONIMIN E KE ZGJEDHUR ORTODOKS
Berishes ia ruan pushtetin pikerisht CIA, ashtu siç ia ka ruajtur edhe Enver Hoxhes gjysme shekulli, duke eliminuar gjithe antikomunistet e vertete brenda e jashte Shqiperise. Po CIA e orienton Berishen per te shpronesuar pronaret e ligjshem dhe per te lene rrugeve ish-te burgosurit politike. Vete CIA e ricikloi Berishen ne politiken shqiptare, pas ngjarjeve dramatike te vitit 1997 dhe po ata do ia sigurojne vjedhjen e zgjedhjeve ne qershor, si gjithmone. Keto gjoja akuza per “nacionalizem” jane bomba tymese, per t’iu mbushur mendjen shqiptareve se “kete here CIA do e heqe nga pushteti Berishen”, nderkohe qe do ndodhe e kunderta. Greket mbajne ligjin e luftes ne fuqi ndaj Shqiperise dhe deklarojne publikisht çdo jave se “Shqiperia e Jugut eshte Vorioepir”, Korça, Gjirokastra e Himara jane greke, dhe qeveria amerikane dhe CIA nuk u thone asnje fjale atyre, ndersa disa slogane idjote te Berishes po behen qellimisht legjende: nje politike e hapur antishqiptare e Washingtonit dhe CIA-s. Dhe ne presim prej tyre “demokracine”; nje popull sylesh qe nuk nxjerr mesim nga pesimet.
Analisti ka te drejte.
Ka ndryshime shume te medha nga pikpamja sociale, kulturore, ekonomike dhe politike midis shqiptareve ne treva te ndryshme. Kush nuk e shikon ose eshte qorr ose eshte i manget nga trute.
Bashkimi do te prese edhe per shume vite. E vetmja mundesi eshte aplikimi i nje standarti te njejte dhe me e lehta eshte te adoptojme standartin Europian.
E para te ndajme mendjen se kjo eshte rruga e duhur se deri atehere ka shume rruge per te bere. Por nuk ka asnje sinjal pozitiv nga sjellja e politikaneve shqiptare ne te gjitha trevat lidhur me kete fryme. Pra te paret qe nuk e duan bashkimin jane ata.
Muhabetet e tjera jane “endrra ne diell”.
kelmendasit…
Kelmendas pse je kaq keqdashes karshi Berishes.
Ti kujton se do ti turreshin Berishes per nacionalizmin,ata po e mbrojne dhe po i ferkojne koken.
Bile Reeker i kujtoje nje thenie Shqiptare dhe i tha : “qente le te lehin karvani te shkoje perpara ” ti be ato qe ke ne mendje.
Westervelle i premtoje se ne do bejme nje sy qorr e nje vesh shurdhe kur ti te vjedhesh votat.
Reeker ,o kelmendas i hoqi veshin Ambasadorit Amerikan qe u mor me gjykatat,per 21 Janarin, ato jane te pavarura dhe nuk kemi ne te drejte te nderhyjme.
kelmendas edhe nje interviste qe dha M.Baze ne nje gazete Amerikane, filloi te ankohet se qeveria Amerikane nuk po nderhynte ne Shqiperi,po gazetari amerikan e ndrpreu menjehere dhe i tha se nuk ka te drejte Amerika te nderhyje ne punet e brendeshme te Shqiperise.
Prandaj kelmendas nuk do beje punen tende se nuk nuk paguhem une per kete po paguhesh ti.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=z16fZmPax7w#! Kjo vlen te ndegjohet.