TemA TV/ Riker: Vazhdoni rolin konstruktiv në rajon (VIDEO)

22 Shkurt 2013, 17:27Politika TEMA

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, i ka nisur takimet e tij në Tiranë me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Vizita e tij vjen në kohën kur SHBA i ka tërhequr vërejtje qeverisë shqiptare në lidhje me tonet nacionaliste. Riker në takimin ne Panaritin ka kërkuar që Shqipëria të vazhdojë të luajë rolin e një vendi stabilizues në rajon.

Sipas njoftimit të shkurtër të Ministrisë së Jashtme shqiptare, në takimin e zyrtarit të lartë amerikan dhe shefit të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, “u theksua rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Njoftimi thotë se “të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes tyre si anëtare të NATO-s”.

18 komente në “TemA TV/ Riker: Vazhdoni rolin konstruktiv në rajon (VIDEO)”

  1. besnik says:

    Kjo eshte ajo qe duhet te beje shqiperia sepse nga kjo retotike nacionaliste qe i sherben vetem fushates se berishes eshte ne dem te shqiperise dhe te gjithe shqipetareve. Kjo menyre se si po perdoret kjo retorike thjesht sa do ti acaroje mardheniet midis fqinjeve. Paqja ne ballkan do te thote zhvillim per te gjithe.

    1. raimondi says:

      Vazhdo rolin konstruktiv……Po si perkethehet kjo ??

      Dmth shqiptaret ne rajon te mos kene asnje te drejte, te trajtohen si qytetare te dores se dyte dhe ne te mos ankohemi fare, se duhet te kemi rol konstruktiv..???

      Ndersa fqinjet tane vazhdojne politken e tyre antishqiptare pa u bere merak fare per rol konstruktiv

      1. miki says:

        Rol konstruktiv do te thote qe ti si shtet te mbrosh njerezit e shtetit tend dhe jo te ngrihesh dhe te thuash qe do te bejme shqiperine e madhe. Pastaj raimond tani po kujtohet sali berisha per kete nacionalizem, rol konstruktiv do te thote qe kur te vijne ato qelbesirat e agimit arte ne shqiperi te mos levizin si boba. Rol konstruktiv do te thote qe ti si shtet nuk duhet te lejosh qe eshtrat e shqipetareve te nxirren dhe tu jepen grekeve si eshtra grekesh. Ky eshte roli konstruktiv dhe jo te dalesh dhe te thuash perralla nacionaliste

    2. Smail says:

      Te gjithe po ja vene ne dukje sali berishes kete retoriken nacionaliste qe po e perdor ne zgjedhje. Ballkani ka nevoje per paqe dhe jo te fillohet perseri nga konfliktet e mepareshme qe vetem fatekeqesi sjellin. Ka forma te tjera per ta mbajtur gjalle kete fryme nacionaliste

    3. Roni says:

      Rol konstruktiv eshte ai qe duhet qe te kete ne fokus shqiperia sepse vetem kjo do te siguroje paqen afatgjate ne ballan. Te gjithe shqipetaret duhet qe ti mbeshtesim kudo qe ndodhen duke lidhur marveshje bashkepunimi me shtetet ku ka shqipetare. Veprimataria e ambasadave duhet te rritet.

      Keto jane disa masa per te luajtur ne rol konstruktiv

    4. pilo lala says:

      I bukur lajmi dy rrjeshta per takimin me Edi Ramen: Dikutuan per 1 ore, dhe asgje me teper.
      Berisha po vdes te dije cfare po kurdiset nga Amerika kundra Berishes.

  2. aurora says:

    roli konstructiv ne rajon esht vetem mbas zgjedhjeve jo 3 muaj para zgjedhjeve berisha per nje cop karrige esht gati te shesi gjith shqiperin e ne te njejten koh te bej dhe nacionalistin e devotur!! kur bien koha per te mbrojtur te drejtot e shqiptarve berisha s’degjohet por tani ka filluar te na bej nacionalistin. pse atehet agimi i art paguhet nga berisha? pse eshtrat grek lejonen nga qeverisja berisha! ka shum gjera qe beisha duket qe s’esht nacionalist po e ben ket vetem per zgjedhje por esht ne dem te kosoves per ket qe po ben; po si duhet shqiptaret, atij i duhet vetem pushteti!!!!!

    1. Semi says:

      ke shume te drejte aurora ne ate qe thua. Sali Berisha nuk e do shqiperine e bashkuar dhe as qe e ka dashur naj here. Por kete here e ka kuptuar qe po i vjen fundi dhe ska se si ta shmange dhe po perdor lloj e soj marifetesh te ndyra. Roli konstruktiv qe thote riker do te filloje qe te jete ashtu sic duhet pas 23 qershorit.

  3. Berti says:

    Nuk duhet qe nga konceptimi i gabuar qe ka sali berisha per nacionalizmin te ndershkohemi te gjithe shqipetaret. Ne kerkojme qe te ecim perpara dhe te zhvillohemi dhe jo te degjojme perrallat e salit per nacionalizimin utopik te tij. Kerkojme qe ndryshohet ky sistem i shpifur

  4. laraska says:

    “Sipas njoftimit te shkurter te Ministrise se Jashtme…” hahaha normal i shkruter se nuk kane pasur c’te thone. Reeker ka folur vetem dhe ka dhene direktivat, bej kte, kte dhe kte. Do i kete bere ndonje kercemin, por nuk e di Reeker qe keta nuk pyesin per asgje, dhe nuk kane me frike se askujt nuk i ka hyre ferr ne kembe keto 23 vjet. Jane mesuar te vrasin, presin e djegin e mos mbajne pergjegjesi, prandaj vazhdojne bejne lojra me popullin dhe Ameriken. Po nuk u be ndonjeri shembull ketu, kjo gjendje do vazhdoj sic po vazhdon qe ne 1990.

  5. Me rol konstruktiv ky surrat bole i peshtir nenkupton shkaterrimin e shqiperise .Nuk e shifni si tallet ky pler ky mashtrues amerikan me jeten e shqiptarve ptuuu shkerdhata te ndyra ,gjarprinjt e njerezimit

  6. tirona says:

    Rol konstruktiv ha ha ha ha ha ha Amerika e palles beni rolin konstruktiv cfare roli konstruktiv kur Greqia del hapur e kerkon “vorio epirin” me politikan sharlatan si konsulli i Korces cfare roli konstruktiv kur Serbia mban ne menyre me demostrative struktura paralele ne veri te Kosoves ne dem te shqiptareve cfare roli konstruktiv kur shqiptareve ne Mal te Zi dhe Maqedoni ju mohohet flamuri kombetare dhe shume te drejta te tjera apo duhet te presim me “rolin konstruktiv” derisa Amerika te kete realizuar te gjitha planet e saj ne Ballkan ku ndoshta ne shqiptaret e Shqiperise do te dalim te humbur duke na u shkeputur jugu i vendit per tju dhene Greqise se ndryshe nuk mund te shpjegohet ky qendrim Amerikan ne lidhje me shume incidente te koheve te fundit midis Shqiperise e Greqise ku ne na kerkon “rol konstruktiv” dhe jevgjit e Egjeut i le te bejn e te thone cfare te duan rreth nje teme po aq nacionaliste si “vorio epiri” kjo eshte me te vertete e pakuptueshme dhe aq me teper kur ne duhet te heshtim dhe te tjeret jo

  7. lori says:

    I derguari nga “Podesta grup”kerkon te na tregoje perallat e radhes.I derguar per ti dhene nje shtyse ushtarit te tyre satrapit Sali deri ne zgjedhjet e qershorit.Ironia shkon deri aty sa sikur keta na qenkerkan shqetesuar per siç thuhet frymen nacionaliste qe ka dale ne pah kohet e fundit!dua ti beje nje pyetje Reekes(renes)po qe se ishit kaq te shqetesuar per nacionalizma perse nuk e kritikuat pasardhesin e Sales e sherbetorin tuaj z.Spahiu,por perkundrazi i dhate edhe titull “qytetar nderi te New York-ut”?Apo shikoni qe dheu po u rreshqet neper kembe.Lerini broçkullat se boll na genjyet prej mese 22 vjete.Shqiperia perfundimisht doni apo s’doni Ju e ka vendin ne familjen Europiane e qe rruga per ne Europe nuk kalon as nga Ambasadori juaj e as pertej atlantikut ,por natyreshem drejt vendit qe na takon.Boll na jeni bere pengese deri me sot.Keni me se te merreni tani duke hapur varta te reja !Saliu mund tu kete shitur resurset e shqiperise por kur nuk mund t’ju shesi Shqipetaret e Shqierine or te mjere qe ju morrem per djath e na dolet hirre.

  8. kelmendasi says:

    Nuk na e ka share Berishen dhe keshtu na ja ka dhjere shpresen Meros dhe Rames qe shpresonin te goditete Berishen.Shume vaket sot keta gazetaret e majte te Rames.Duroni se tash po ben ndonje artikull ai Hlabaku i Permetit ose ai tullaci i Londres.Edhe Westermalle foli kalimthi per nacionalitetin biles tha se Gjermanet edhe ata ne te kaluaren kane vuajtur.Keshtu i bije te jete pro nacionalizmit ky Gjermani

  9. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Riker, mos bej si peedh i bukur.

    Kur do behej privatizimi i Alb-Petrolit erdhe dhe ndenje 5 dite ne Shqiperi. Nuk ma do mendja qe do kesh dhe ti ndonje histori si Zana Cela. Po gjithsesi puna jote.
    Erdhe prap dje, mbasi u deklaruar deshtimi zyrtar i privatizimit.

    Ajo banka amerikane duhet te paguaje 10 % te garancise se ofertes. Nese Taci paguan CASH te themi 40 milion a ka ndonje marifet qe ta zhbejme ate punen e e garancise? ?

    Zgerdhiheni kur mileti flet per therimet gjasme qe merr Podesta eee? Po mediat? Ca i kemi tonat, cave qe bejne opozite ? u japim intervista eksluzive dhe puna mbaron ketu.

    Ca thoshte burri i shtetit?
    Po ate Ministrin e Drejtesise , Halimin, qe na kujtoi qe dhe ju keni vra tek muret e ambasades, pavaresisht se sulmuesi ishte terrorist i aramatosur, e takove?
    Do e mbajme mend ne ketej, po ju?

    Ej po ky nuk eshte as poker per fillestare mer. ?

  10. Claus says:

    Shume vend ka marre ky tip ne mediat shqiptare. Nje zyrtar i nivelit te mesem citohet dhe interpretohet nga i gjithe shtypi shqiptar. Dhe per c`fare?

    “Shqiperia duhet te vazhdoje te luaje rol konstruktive ne rajon”!!!!

    Shprehje e degjuar ketu e 23 vjet. Dihet qe eshte nje zyrtar qe per ndonje intelegjence te vecante nuk mbahet. Kujtoni kenget me fryme nacionaliste ne pallatin e sportit ne Shkup kur vete ishte ambasador.
    Nuk te ben pamja qerose inteligjent, por formimi dhe mosshitja e vetes para firmave lobiiste.

    Nga ana tjeter pak vend i eshte dhene ministrit te jashtem gjerman Westerwelle, qe ne krahasim me gjuhen e perdorur ne Tirane ishte disa milje larg me Filipin aq te mirepritur.

    Hyra ne faqen e Ministrise se Puneve te Jashtme te Gjermanise per te lexuar nje informacion te qarte dhe te sakte, larg interpretimeve te gazetarise shqiptare dhe pasazhi i dhene ishte nje sinjal i qarte ndaj qeverise saliste.

    “Zum albanischen Wunsch, der EU beizutreten, sagte Westerwelle, die Kriterien hierfür müssten erfüllt werden. “Unsere europäische Friedens- und Wohlstandsordnung gründet auf klaren Prinzipien – Demokratie, Rechtsstaatlichkeit, Unabhängigkeit von Justiz, aber vor allen Dingen gutnachbarschaftliche Beziehungen, das heißt der Beilegung von Meinungsverschiedenheiten durch Kooperation und nicht durch scharfe Rhetorik.” Alle müssten “verantwortlich mit nationalen Gefühlen umgehen”. Wichtig sei für den Weg nach Europa auch, dass die im Juni anstehenden Wahlen nach europäischen Prinzipien durchgeführt würden.”

    “Me gjithe deshiren per tu bere anetare ne BE Shqiperia duhet te plotesoje disa kritere.
    Rendi i paqes dhe i mireqenies sone europiane mbeshtetet mbi principe te qarta- demokracine, shtetin e se drejtes, pavaresine e gjykatave, por para se gjithave ne maredheniet e nje fqinjesie te mire, qe do te thote, gjetja e rrugeve per zgjidhjen e qendrimeve me kahe te ndryshme nepermjet kooperimit dhe jo nepermjet retorikes se ashper.”
    Te gjithe duhet te dine si te sillen me pergjegjshmeri me ndjenjat nacionaliste. E rendesishme eshte, qe ne rrugen drejt Europes zgjedhjet e Qershorit duhet te kryhen sipas principeve europiane.”

    A nuk ky nje mesazh i qarte per Berishen?
    Krahasoje pastaj kete me shprehjet e Filipit qe po rrufiste kafe turke me Panaritin tone.

  11. Qazimi says:

    Berisha eshte me i vendosur nga Nderkombetaret ne objektivin e tij: ose “zgjedhje” siç do ai vete, ose trazira. Gjersa te njejtet Nderkombetare e pranuan riciklimin e Berishes ne politike pas ngjarjeve te vitit 1997, nuk kane pse te mos t’i mbyllin syte para manovrave te Berishes per “fitoren me çdo mjet” te zgjedhjeve. Eshte fakt i lexueshem qe asnje politikan tjeter shqiptar nuk mund te krahasohet kurre me aftesite politike te Berishes ne arenen banale te politikes shqiptare.

  12. Landi- Sverige says:

    Qe te jesh nje shtet dhe popull i respektueshem nuk eshte patjeter e nevojshme qe te kesh popullsi, siperfaqe tokesore e ushtri te madhe dhe sigurisht nuk eshte aspak e nevojshme qe popullaten ta ushqesh me doza nacionaliste. Qe te jesh nje shtet dhe popull i respektueshem kerkohet vetem qe ne ate shtet te funksionoj demokracia, pra shteti te respektoj qytetaret dhe qytetaret te respektojne shtetin. Egziston ky respekt ndermjet shtetit dhe qytetarit dhe anasjelltas ne Shqiperi? Aspak, as njera dhe as tjetra. Patriot nuk mund te jete dikush qe leshon britma shtazore dhe nxjerr dhembet kercenues ndaj botes, kur nga ana tjeter me ato dhembe ka shqyher cdo elememte demokratik te shtetit te vet, ka shkaterruar cdo pasuri kombetare te vendit, ka eleminuar cdo te drejte te qytetareve te vet dhe thjeshte per disa vota per mbajtjen apo marrjen e pushtetit i narkosin ata qytetare me urrejtje partiake, krahinash, kombesish e besimesh fetare. Qytetarit, sigurisht i intereson qe shteti ku ka lindur, ku eshte shkolluar, punesuar, pensionuar dhe ku eshte origjina e tij, te jete i barabarte dhe pse jo me larte se vendet e tjera. Por qytetarit ne radhe te pare i intereson qe ai vet dhe familja e tij ashtu dhe bashkeqytetaret e tij te jene te barabarte dhe pse jo me larte se bota. Fatkeqesisht kete mundesi nuk ja ka lejuar ky pushtet mafioz, i koruptuar dhe diktatorial, por nuk mund tua japi as propaganda nacionaliste, propaganda e nje epoke te erret mesjetare kaq large qyteterimit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje