Sheshi “Skënderbej”, prokuroria mbyll hetimet për Lulzim Bashën

22 Shkurt 2013, 21:20Politika TEMA

“Nuk ka kryer vepër penale në ndryshimin e destinacionit të sheshit, e vendosi Këshilli Bashkiak”

Vendimet kolegjiale shpëtojnë sërish nga hetimi kryebashkiakun e zgjedhur me procedurë, Lulzim Basha. Fakti që vendimi për ndryshimin e punimeve të sheshit “Skënderbej”, një vit më pare,  është marrë nga Këshilli Bashkiak, duket se ka bindur prokurorinë e Tiranës të mbyllë dosjen penale në ngarkim të tij. Pas tetë muajsh hetime, Taks-Forca e Prokurorisë së Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet, me argumentin se nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga kryebashkiaku për shkak se vendimi i marrë për ndryshimin e destinacionit të punimeve të sheshit “Skënderbej” është kolegjial dhe jo individual, çka përjashton nga përgjegjësia Lulzim Bashën. Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë së Tiranës, që duket se më mbylljen e hetimeve do të rikthejë dhe një herë debatin e ndryshimit të punimeve të sheshit “Skënderbej”, ku zyrtarisht dihet, që së paku i ka kushtuar 5 milion euro taksa-paguesve shqiptar.

Kallëzimi

Pas betejës së gjatë ligjore midis dy kandidatëve në zgjedhjet e 8 majit, Edi Rama dhe Lulzim Basha, ky i fundit sapo mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës nisi ndryshimin e projektit të sheshit të kryeqytetit, ndonëse në të po zbatohej një projekt. Kjo ndërhyrje, shkaktoi një debat të madh publik ndërkohë që  përfaqësuesit e opozitës në Bashkinë e Tiranës kërkuan nga prokuroria e kryeqytetit që të ndiqen penalisht abuzuesit pasi, sipas tyre, duke filluar nga faza e projektimit dhe në vijim zbatimit të punimeve të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milionë euro.

Rreth tetë muaj më parë, këshilltarët socialistë, të përfaqësuar nga Aldrin Dalipi, depozituan  kallëzimin penal ndaj shtetasit Lulzim Basha, me detyrë kryetar i Bashkisë, si dhe personave të tjerë përgjegjës, për kryerjen e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Kallëzuesit kërkuan nga prokuroria që të verifikonin dëmin financiar që u shkaktua për shkak të ndryshimit të punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Sipas akt-padisë së grupit të këshilltarëve socialistë, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e projektit për rindërtimin e sheshit “Skënderbej” në mars 2010, sipas një projekti të miratuar në bazë të ligjeve në fuqi.

Më 25 janar 2008 u nënshkrua me Këshillin e Ministrave marrëveshja e kontributit me vlerën e 5 milionë eurove nga qeveria kuvajtiane për financimin e projektit ‘Rinovimi i Sheshit Skënderbej’ dhe ‘Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë’, ku si agjenci zbatuese e këtij projekti është caktuar Bashkia e Tiranës.

Në aktpadi theksohet se duke filluar nga faza e projektimit dhe në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milionë euro. Aktualisht, sheshi Skënderbej ka krejtësisht një pamje tjetër, ndërkohë që për punimet që u zhvilluar, nën argumentin se do të zhbllokonin trafikun në kryeqytet, nuk u bë me dije asnjë projekt ndërsa kostoja e  punimeve, nisur nga volumi i punës së kryer është llogaritur mbi 1 milion euro. Por me gjithë debatin e shkaktuar dhe dokumentet e vëna në dispozicion nga këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak, prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet, duke argumentuar se nuk janë gjetur elementë të veprës penale të dëmit ekonomik si dhe vendimi për ndryshimin e destinacionit të punimeve të sheshit “Skënderbej” është marrë në mënyrë kolegjiale, çka e përjashton nga çdo përgjegjësi penale, kryebashkiakun e zgjedhur po me procedurë, Lulzim Bashën.

L.Çela

35 komente në “Sheshi “Skënderbej”, prokuroria mbyll hetimet për Lulzim Bashën”

  1. Ton says:

    Uh!Shyqyr se u trembem se mos e denonin Lulashin!

    1. ka mundesi says:

      Po normal qe do pushoheshin hetimet!
      Pse si u futkan ne burg njerezit,vetem e vetem sepse bene nje deme ekonomik 5 miljon €? Dhe aq me teper qe vendimi ishte kolegjal!!!!!
      Hajdeni shoke,ngrihuni dhe bejme nje grusht shteti kolegjal,sepse dalim te i pafajshem!

      KETU KA MARRE FUND CDO GJE.

      Vetem largimi i bandes se hajduteve mund te krijoje mundesi qe te behet ndryshimi i shume pritur!

      1. karonti says:

        mjekerr bytha su hetua per 21 janarin, te qeshim? s`me qeshet vellezer, kur do lirohemi nga idiotet injorante e salibabes me dyzet hajdut?

    2. babaxhani says:

      Ja hodhe ehde kete here o LULUSH por sa mendon se do te shkosh keshtu

  2. laraska says:

    Llalla eshte njesoj si Ina Rama. Asgje nuk ka per te bere. Do bej pak filma sikur ja po mundohet, por ne fund te mandatit do ket vetem skandale per tu mbajtur mend. PSe ende nuk eshte futur ne burg eksperti? Pse ende eshte i lire Mediu? Po per diplomen e cunit te fashishtet italian a mbajti pergjegjesi njeri? Pra Llalla do bej aq sa ka bere Ina Rama, dmth nje lemsh te madh por vetem drejtesi qe jo.

    1. Adrian Qivici says:

      Hahaha, ja lujti fene prokuroria, e bani mikun tem te pafajshem. Se ai asht ylli i Tiranes, e kena than me kohe tek klubi i intelektualeve agrare me ne krye MUA.

  3. rremi says:

    Lulushi do denohet nje here e mire per qindramilionat e vjedhur te rruges se kombit.

  4. kunati says:

    Ky Lulka eshte fytyra me e qelbur Tiranes! Aman o Mero te lutem mo na e nxirr kete shemtyre ketu sepse se na ben per te vjellur….!

  5. CIU-ciu-crrrrrrrrrrrrrr says:

    NE VEND CE TE DENOHET KOKEDERRI RAMA CE E KA BETONIZUAR TIRANEN DHE E KA BE NJE KASAPHANE KETA SHKOJNE TE LULI

    1. Qiu Qiu o Qooorrrr! says:

      O Qiu-Qiu Qooorrr! Rama hoqi kioskat dhe e beri Lanen Lume nga vije muti qe e kishte bere Saliu jot me Albert Brojken!

      1. hapni syte o idiote says:

        ate e beri meta mor qorr,,,,,,,,,,,,,,luli dhe rama jane si dita me naten,,,,,,,,,luli eshte 5000 here me i mire
        por qorrat nuk shohin

        1. Nentori says:

          Kush e beri Meta?Luli me i mire se Rama???Nuk ke faj ti e kane fajin prinderit e tu qe ne vend qe te conin ne shkolle te dergonin me mbledh kanoce.Jane ato kafshe si puna jote qe kan katandisur keshtu Tiranen,ik shporru ne male,andej nga ke zbritur ne vitet 90.

    2. Gjirokastriti says:

      Perpiqu qe ‘q’ ti shkruash sic jane ne gjuhen shqipe dhe jo me’c’
      Qe ti mbash mend ”qe” shkruhet me q e qenit dhe jo me c e celsit
      Mere edhe nje here abetaren.
      Sa per ate se cfare ka bere Edi per Tiranen duhet te dish qe ka bere shume por ka bere edhe nje gabim te madh qe nuk te coi ty me gjithe shoke andej nga erdhet ( shpellat )
      Me gjithe se u perpoq Enveri e ju solli mesuesa doktore etj nga jugu qe tju mesonin pervecse gjuhen shqipe edhe si duhet ngrene me pjata dhe te uleni ne karige prape ngelet ne ADN e shpellarit

  6. Domokrati fillimit says:

    Vizioni i Edi Rames eshte e veshtire te kuptohet nga pjesa jo qytetare e
    vendit dhe kjo eshte e kuptushme , por mendoje se gjithe ajo pune titanike per cminimin e kioskzimit qe futi mentaliteti fshatar ne drejti-
    min e vendit, duhet te vazhdoje dhe piksepari duhet filluar nga sheshi
    kryesor, i cili nuk ka aspak estetik qytetare, aqna urbanistike e sai ishte shume me mire se para 20 vjertesh.

  7. Kola i Mishit says:

    Ver vesh, o ti i Kshillit, me ty e kemi o Adriatik, se eshte dollap kjo bote, do te vije radha edhe ty. Apo pret te zbatosh direktiven e Precedent-Kapterr Nishanlliut “Qe te beheni vete te pavarur”, se nuk iu beka ai. Hajde, zbulim hajde! He, pra, jepi, beju i Pavarur! Cfare te pengon per ate Cardakun e kryeçardakut tone? Mehdiu ka kerkuar vete.Ja dhe IMUNITETIN ua kemi hequr, cfare pengese ke më?!

    “Llalla eshte njesoj si Ina Rama. Asgje nuk ka per te bere. Do bej pak filma sikur ja po mundohet, por ne fund te mandatit do ket vetem skandale per tu mbajtur mend. PSe ende nuk eshte futur ne burg eksperti? Pse ende eshte i lire Mediu? Po per diplomen e cunit te fashishtet italian a mbajti pergjegjesi njeri? Pra Llalla do bej aq sa ka bere Ina Rama, dmth nje lemsh te madh por vetem drejtesi qe jo.”

  8. Horri i Bulevardit says:

    E paskan gjet Lulin te paster, mire kan bere se o cun hollande dhe me e cu mren ke kriminelat se lejn me dal mo.

  9. saimir says:

    Po mire vendimi paska qene kolegjial dhe sipas kesaj llogjike nuk u denoka njeri ne grup, idiote komplet si llogjike, por e dine keta prokurore qe para se te shkoje vendimi epr miratim ne keshillin bashkiak duhet te hartohet nga daministrata, te shpjegohen shkaqet, pasajot, te arsyhetohet, te behet e ditur baza ligjore etj etj pra behet nje relacion percjelles bashke me projekt vendimin i cili me pas firmoset nga disa drejtues te bashkise perfshire ketu dhe kryetarin dhe me pas shkon per miratimi. Pra mire vendimi i keshillit qenka kolegjial dhe nuk denohet nejri, po ata qe e pergatiten vendimin ne kindershtim me ligjin dhe qe shkaktuan gjithe kete dem si i behet. Me mire te thone qe nuk duan te denojne njeri dhe kaq. Dhe sot tek fiksi doli qe ne spitael ska ilace per te semuret me semundje gjaku e nje baba pa pune dhe pa te ardhura qe qante ne kamera. Pika prokuroreve dhe vendit te leshit qe po ngrihet. Edhe ju te medias mos e lini me kaq duhet te germoni, ta ngacmoni se keto gjer akeshtu mbeten. U prish Zogu i Zi asnje pergjegjesi, u prish sheshi asnje pergjegjesi, u vodh mije leke ne autobuz u denua hajduti, fatorino dhe shoferi. SHTETI I SE DREJTES SE LESHIT. OSE SIC THA AI TEK FILMI BALLE PER BALLE KULLA E BABILONIT

  10. Kastriot Frasheri says:

    Pushimi i ceshtjes ne ngarkim te Lulezim Bashes, te akuzuar per ndryshimin e projektit per qendren e kryeqytetit eshte nje akt tjeter i paprecedent i akuzes shqiptare, me te cilen vuloset perfundimisht pavaresia e sistemit te drejtesise dhe kapitullim i shtetit ligjor.

  11. Pavarësia says:

    ,,Laraskë”! Shumë kush të përçmon e me emrin tënd, shanë të tjerë… Unë nuk e kam këtë ndjenjë antipatie për laraskën (prej vërteti). E vlerësoj si të të sjithë shpendët e tjerë, madje më duket e lezeçme dhe zgjuar… Më duket interesante që ti ke zgjedhur të anonimohesh me emrin Laraskë. Nejse. Kjo është zgjedhja jote që edhe mua më pëlqen. Por po kaq, më pëlqeu dhe objektiviteti yt në vlerësimin hipotetik që bën për k/prokurorin Llalla. Përgjithësisht,jam i një mendje me ty. Vërtetë, ai ka pak kohë në detyrë por koha e mirë duket qysh në mëngjes. Shenjat nuk janë premtuese se ai, vërtetë do të bëjë drejtësi. Madje, dyshoj se se do të bëjë më pak se Ina Rama. Ndoshta Ina Rama aq e kishte ,,takatin”, ndërsa z. Llalla do të jetë i vetëdijshëm për atë ç farë do të bëjë e çfar nuk do të bëjë. Një qëndrim i tillë i tij ndaj drejtësisë, do ta komprometojë rëndë por mjerë drejtësia shqiptare. Shumë shpejt koha vërtetoi se ai as detyrën paraardhëse nuk e paska kryer si duhet dhe as pak ashtu siç është propaganduar. Dhe ajo që ma lëkund besimin ndaj tij, është ajo që mësova për të kaluarën e tij. Drejtësi në vendin tonë nuk mund të bëjnë as ata që kanë humbur privilegjet e sistemit të kaluar por nuk mund të bëjnë drejtësi në pluralizëm as ata që kanë qenë të ndëshkuar nga ai sistem. Dëshiroj të jemë i gabuar në këto përfundime. Nga ana tjetër, uroj që z. Llalla të bëjë detyrën e tij pa as një kompleks anësishë duke vënë para ligjit cilindo që e shkel atë

    1. laraska says:

      Faleminderit! Kur vendosa te bej nje koment tek TemA, me erdhi ne mendje ky pseudonim, pa donje domethenie, por tani ka filluar te me pelqej ne fakt. Shoh qe ngall debate hahaha ne fakt jo, nuk ngjall asnje debat, por disa komentuesve nuk u pelqen ajo qe them, por duke qene e bazuar ne fakte, nuk kane ku te kapen dhe shajne “larasken”. Ne fakt shume komente te miat jane te rende, por jane te tilla thjesht sepse thone te verteten troc, pa zbukurime, pa takt. Dhe dihet njerezit kur nuk kane argumenta, kalojne ne banalitete. Sa per Ina Ramen, po ta matesh punen e saj me fjalet qe ka thene, duket sikur cfare ka bere. Por po te ndalosh nje moment dhe te mendosh cfare KA BERE realisht, pra ta matesh punene e saj me vepra, asgje nuk ka bere. Nje sherbim perfekt Berishes dhe klanit te tij. Dhe po permend vetem dosjet me buje si Gerdeci, video e Metes, 21 Janari dhe vjedhja e Bashes per rrugen e kombit. Eshte skandaloze!!! Rasti Gerdecit eshte nje ceshtje llokum per te futur ne burg edhe Mediun dhe Shkelzen Berishen, dhe ajo nuk e beri. Po keshtu dhe Llalla, ceshtjen Gerdeci dhe 21 janarin e ka llokum dhe fut ne burg Mediun, Berishen plak e te riun, dhe Bashen. Dhe asgje nuk po ben! Sa per sharjet e ofendimet publike, nuk me bejne me pershtypje, kemi pare dhe me keq mes Berishes, Nanos e Metes, dhe ne fund e treguan veten, pra bashkepunetor. Prandaj dhe tek Llalla (qofsha gabim) nuk kam pike besimi e shprese. Sepse ka mundesi te godas sistemin nga koka, dhe rrjedhimisht tremben ata qe jane poshte tyre, dhe nuk po ben asgje. Nderkohe qe gjykata merr vendime, dhe ato vendime nuk cbehen me.

  12. Vjosa VL. says:

    Po mire more prokuror te nderuar,a ka nje njeri qe duhet te pergjigjet per miliona leke te harxhara si per sheshin ‘Skenderbej ” dhe per mbikalimin te ZOGU I ZI. Cili eshte arsyetimi se punimet te sheshi duheshin anulluar? A ishin ndjekur rruget ligjore ,a kishte nje vendim KRT-Je te basahkise.e nje vendim keshilli bashkiak te me parshem .Si u hedhkerkan kaq lehte miliona euro apo dollare, qe dalin nga djersa e ketij populli? E cfare bene me kete ndryshim,vetem se e shemtuan ate shesh,ate monument te Skenderbeut ,i cili duket sikur po kullot kalin.Pa le forma e sheshit qe te hap barkun kur i shikon formen.
    Po ju mbyllet 36 milion euro te humbura ne rrugen e “kombit”e dava 5 milion euro. Po ne rastese do ishte marr deti nga GREQIA,do kishte pergjegjes apo ishte vendim qeverie. DO TE JENI ME TE NDERSHEM,E DO KINI ME SHUME RESPEKTIN NE POPULL NE RASTE SE THONI QE VENDIMET I MERR
    POLITIKA E NE JEMI FORMAL SE NUK NA PYET NJERI. PROKURORI + GJYKATE = NENSHTRIM POLITIK.

  13. Bardhi Tolabi says:

    Po Enver Hoxhen perse e denojne?
    Ai,vetem ka folur,vendimet qe jane marre,jane “kolegjiale”,jane te Byrose Politike,te KQ te PPSH-se,apo te Kongreseve.Po ashtu dhe vendimet e gjykatave te asaj kohe,jane “kolegjiale”.”Kolegjiale”,jane dhe vendimet e Keshillit te Ministrave,per sekuestrime e pronave,per Debim Internimet etj.
    Ore,po qenka fare kollaj me keto vendime “kolegjiale”,shpetoke pa lagur.
    Do mbledh disa shoke e shoqe dhe do marrim disa disa vendime “kolegjiale”:
    1– Te vrasim kriminelin Sali Berisha dhe te pjellet e tij.
    2– Te vjedhim Thesarin e Shtetit,Banken e Shqiperise dhe ato te nivelit te dyte.
    3– Te vjedhim cdo vote dhe t’a delegojme atje ku na do vera e by.hes.
    4– Te sekuestrojme,te gjithe pasurite e patundeshme te njerezve te ndershem,(se te pandershmit jane njerzit tane) dhe me nje vendim tjeter “kolegjial” t’i kalojme ne prona per vehten dhe te afermit tane.
    4– Keto vendime,jane te pa ankimueshme dhe te pa apelueshme.
    5– Keto vendime,hyjne menjehere ne fuqi edhe pa u botuar ne ndonje fletore zyrtare.
    Dhe ju prokurore dhe gjykates,mos na hani mu.in,qendroni larg nesh,se perndryshe,do marrim dhe kunder jush,ndonje vendim “kolegjial” e t’ju dergojme andej nga keni dale,se na plaset xhane me “drejtesine” tuaj.

    1. A . Z . Cajupi says:

      Une kam ditur se po vodhe vetem denohesh 3 vjet dhe ne se e ben po kete veprim me shoke e ha 13 vjet .Sa mbrapa kam mbetur .

  14. Ajet Delaj says:

    February 22, 2013

    NESE E NDERRUAM SISTEM KRIMINAL KOMUNIST , PERSE E NDERRUAM!

    Sot ishte vendimi i radhes i “Institucioneve shqiptare” kesaj ralle i Prokurorise se Tiranes per pushimin e ceshtjes per nderrimin e destinacionit te investimit ne sheshin “Skenderbej”edhe pse humbja e taksapaguesve shqiptare eshte 5 miljon euro.
    Nese i shtojme kesaj maskarade 97ten, mbikalimin e zogut te zi , rruges se kombit, gerdecit, 21 Janarit e shume raste te tjera panorama kriminale e pushtetit (post)komunist behet mjaft e qarte per ata qe kane nje minimum inteligjence e sy e veshe normal.
    Motivi si edhe here te tjera vendime “kolegjale” e “amnisti” nga parlamenti e qeveria dhe pamundesi ndeshkimi.
    Pyetja me e natyrshme e cdo shqiptari eshte : A ka ndonje ndryshim ndermjet vendimeve “kolegjale” te Byrose Politike ,Presidiumit te Kuvendit Popullor , Qeverise Komuniste e Komiteteve Ekzekutive dhe VKM te Qeverise se vazhdimsise te pas 90tes , keshillillave te komunave e bashkive e aminstite per vjelljet, krimet nga parlementaret e te dy kraheve?
    Ti marrim gjerat me rragje. Partia shtet me te tera rrypat e saje te shebimit merrte vendime “kolegjale” per jeten ,pronen dhe financat e shqiptareve duke marre jetet e pafajshme te qytetareve shqiptare grabitur pronat e shkaterruar ekonomine e masakruar jete njerzish duke i derguar shqiptaret ne pragun e varferise kolektive.
    Po politika e vazhdimsise se trashigimise komuniste te pas 90tes a ka ndonje ndryshim persa i perket veprimtarise kriminale ne dem te jetes, prones e financave te shtetit shqiptar.
    Veprime qartas ne dem te jetes se qytetareve shqiptare me rastin e amnistive te gjara te 97tes e 2012 per te mbuluar e kaluar pa ndeshkim kooperimi criminal i politikes me krimin ordiner duke marre me se pakti dhjete mije jete njerzish te pafajshem me synimin e qellimin e paster te vazhdimsise kriminale mbi jeten e popullit shqiptar.
    Amnisti per gjoba , fatura ,e prona te grabitura duke e shnderruar shqiperine nga diktatura e unit ne diktatin e krimit te rruges me support te drejteperdrejte te politikes (post )komuniste.
    Lirimi me procedure e deme ne qindra miljon euro ne mos me shume te shkaktuara nga veprimtari te mirefillta kriminale ne dem te interest public e financave te shtetit por qe jane te pandeshkueshme se jane marre me vendim “kolegjial” te qeverise, keshillave te te tera niveleve e lloj lloj bordesh e bordellosh.
    E tere kjo veprimtari kriminale 23 vjecare (post) komunizem e strukturave ilegjitime te te tera niveleve te qeverisjes , pushtetit e shtetit shoqeria shqiptare ndollet jo ne prag te gremines por ne fund te gremines atje ku ishim ne 90ten.
    Sistem politik te pambeshtetur nga vota e popullit, ekonomi kriminale e insuficente ne kontradite te plote e te hapur me lirite e te drejtat themelore te njeriut e miljarda dollare borxhe te brendshme e te jashtme qe askush se thotesa eshte borxhi real . Natyrshen nuk ka si te ndolle ndryshe pasi kurre hajdutet nuk tregojne me deshire se sa kane vjellur.
    Thuhet si neper dhembe se vetem interesa vjetore shteti shqiptar detyrohet te paguaje $500 miljon nese eshte e vertete pasi me siguri qe jane me shume.
    Shqiptare ne nje te ardhme jot e larget sundimtaret grabites qe i keni mbi koke dhe i kane leshuar vendin njeri tjetrit keto 23 vjet do ju marrin edhe to pak kursime qe keni ne banka nga djersa e kalamajve tuaj qe rropaten ne perendim duke deklaruar falimentimin e shtetit e duke mos ju afruar anje sherbim megjithse keni punuar e kontribuar nje jete te tere.
    Per vete do marrin avjionet e do ikin pas akaunteve te tyre me shume zero ne te tera anet e botes qe nga Venezuel, Zaireja e ndoshta edhe ne perendim ashtu sic bene baballaret e tyre shpirteror e gjenetik pas 90tes.
    Nese para 90tes na kishin shtypur e mashtruar pasi ishim te izoluar e pa informacion por tani ne kushtet e internetit e levizjes se lire nuk besoj se nuk i dime dhe nuk shohim cfare behet me jetet , pasurine e financat e shtetit shqiptar.
    Nese i dime dhe jemi te ndergjegjshem per veprimtarine kriminale te vazhdimsise (post)komuniste e nuk reagojme por merremi tere diten rrofte Sala e poshte Palla, rrofte Palla e poshte Sala ne vertete nuk meritojme me shume.

    Ajet Delaj
    New York

  15. edi says:

    Eh me lulezime tik tak tik tak ehh si kena me ta shqy at birr sume o transi Bashkis ,,ti qe dhe urdhrat te vriteshin shqiptaret ah motren e e cte permban kemi me te qi ate gruan kena me ta nxjerr partizone o kurve surrat side

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    MBANI KOPJET E DOSJEVE SE DO DUHEN PAS 23 QERSHORIT,EDHE SIKUR LULJA TE HIKE NE HOLLANDE.

  17. e verteta says:

    O Lul hollandezi, ti hoqi fondet Qeveria e Kuvajtit, kur pa se c`mostra ishit dhe se sa do punonit per rregullimin e sheshit. Biles i keni mbajtur 1.5 milion euro paradhenie. Bashki Plehre. Bajga.

  18. qytetar says:

    Ku ça kok luli per pes miljon qe ben sheshi, ai ka ne xhep 200iljon nga rruga patriotiko-kombetare-partiako e te djathtes me origjin fshatare.

  19. baca kavaje says:

    Ne vitin 2003 ne gjykaten e Kavajes me eshte rrezuar ankimi kunder prokuoris Kavaje me perfaqesues ishe prokurorin Adriatik LLalla,me arsyetimin se ankimi ishte ber tej afati ligjor.GJYKATA E APELIT DURRES E RREZOJ VENDIMIN E GJYKATES KAVAJE PER KETE CESHTJE DHE URRDHEROJ PROKURORIN E KAVAJES TE VAZHDOJ HETIMET DUKE GJETUR TE DREJT ANKIMIN TIM.E KJO NDODHI VETEM SE A.LLALLA NUK DESHI TE NUMRONTE DERI NE DHJETE,HAPTAZI NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN,MIDIS DATES MARRJES DIENI PER VENDIMIN E PROKURORIS DHE DATES DEPOZITIMIT ANKIMIT TIM NE GJYKATE.A MUNDE TI BESOHET ADRIATIK LLALES SE VERTET DO TE MUNDE TE JETE MROJTES I LIGJIT.

  20. futja kot says:

    po lufta e dyte boterore nuk u zhvillua pas nje vendim kolegjial?????? dhe pas perfundimit u be gjyqi i Nurembergut, ketu sipas prokurorise tone bota paska gabuar. Po grupi i organizuar kriminal nuk mer vendime koolektive si per vrasje, vjedhje,trafik droge etj Po organizatat teroriste nuk marin vendime kolektive, po ne Itali keshillat komunale nuk kan mar vendime kolektive dhe jane shkarkuar si te lidhur me Mafien, Cfart po ndodh ne shqiperi…… kjo eshte pa aftesi, veprime te qellimshme apo veprime koruptive te pastra ?????? kam degjuar se kur meren vendime kolektive quhet grup i strukturuar kriminal, tek ne shpetoin nga pergjegjesia penale.

  21. sllobodanka ose liri says:

    o MAFIOZ O SMERLAP

  22. Beso says:

    Jalla re se po flinim me enderra. Po sikur ta denonin lulen? ku do futeshim ne pastaj?

  23. dada says:

    Po mire more te gjitha vendimet koligjale merren ketu fshihen krimet.///??????????????

    Na i shpjego pak Z. Mero.

  24. TONI PALAS says:

    Luli vogel rri ca koh i qet shiko ca endra qoft dhe te mira,se vjen nje dit dhe do vjellesh te gjitha,se ta kemi par fytyren kur te hoqen mandatin si u zverdhe se nuk kishe besim ke kapua i jot kujtoje se do ta fuste, se ti e di shum mir qe ne fund fare ai s do mbroj dot veten e vet dhe keshtu ju do i shkoni nga pas qe te gjith,ti nuk do kesh koh si puna atij Rulit qe thoshte ‘un nuk e ve koken ne sini te Berishes’kete pytje ta bejm ty dhe si’domos thenesit te kesaj.ke shum dallavere ti per te treguar sidomos 21 janarin ,dhe rrugen e kombit e shum e shum e shum .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje