Arrestohet autori që vodhi makinën e përdorur për vrasjen e Dritan Lamajt

26 Shkurt 2013, 14:37Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e vjedhjes së automjetit të përdorur në ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 32-vjeçari Gentian Bejtja nga Fushë Kruja, i cili dyshohet se ka vjedhur në Durrës mjetin BMW me targa DR 1944 S në pronësi të shtetasit me inicialet F. Lila.

Dëshmitë për një automjet tip BMW me targa të Durrësit që ishte larguar me shpejtësi nga vendi ku u ekzekutua kryekomisari Lamaj çuan në një verifikim të shpejtë të regjistrit të automjeteve të Durrësit.

Pas verifikimeve u mësua se mjeti ishte vjedhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës dhe pronari kishte denoncuar në polici vjedhjen e automjetit të tij.

Ndërkohë, policia arriti të gjejë të braktisur në Domje të Tiranës edhe makinën e përdorur në ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Komisar Dritan Lamaj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës pranë banesës së tij në zonën e Vasil Shantos ndërsa dje u bë edhe ndalimi i autorëve të dyshuar të krimit të cilët janë shtetasit Arben Frroku dhe Jak Jaku.

17 komente në “Arrestohet autori që vodhi makinën e përdorur për vrasjen e Dritan Lamajt”

  1. scorpionsi says:

    frroku, jak jaku….ikni anej ka keni ardhe mer rrace e poshter!

    1. Ben Chicago says:

      Bravo Policia shqiptare.Denim maximal krimineleve qe qelluan mbi oficerin e policise .

      1. Genci says:

        Bravo ne vakt te shurres!

      2. Patenta Ime says:

        Patenta ime qe prej nje muaji nuk gjendet ne zyrat e Komisariatit te Durresit.
        A mund te njoftosh ndonje polic te ma gjeje?

      3. fl says:

        Bravo thuhej dhe ne kohen e Xhaxhit. Psiqik i pashprese

      4. altin says:

        Sa here thote ndonjeri “bravo policia”, aq here vriten police. Policia nuk ruan dot veten dhe jo te ruaje jeten e qytetarit.
        Mos harro ti Ben, se ishte ky kryekomisar-hajdut qe solli konfliktin me Universitetin “Vitrina” dhe sherrin me ish-shokun e tij te ngushte Arben Frrokun.
        Tan Lamaj dhe Arben Frroku ishin shoke te ngushte kur ndanin fitimet bashke. Kur filloi konflikti per lek, atehere u bene armiq. Ja cfare zyrtaresh ka ky shtet, te perlyer deri ne gryke. Njesoj si ai komisari i Shijakut, qe per gjoba u vra. Pik. Do me shume qe te te kthjelloj pak ore Cikago?

  2. titi says:

    ngushellime familjes se komisarit Lamaj. dikur kur ne shqiperi kishte shtet, nuk kishe mundesi te vrisje nje mize, jo me nje oficer policie. Nuk jam dakort me diktaturen enveriste, por eshte e vertete qe shteti funksiononte.

  3. keti says:

    ne diktaturen enveriste nuk mund te vrisje njeri, kurse ne diktaturen berishiane vret ke te duash, deputete, gjyqtare, police, burra, gra dhe femije.

    1. ramy says:

      kur qeveria vret 4 njerez ne bulevard me duar ne xhepa edhe kriminelet marin guxim
      3 kryekomisare te vrare ne shijak,burrel,dhe tirane

  4. Teta says:

    E kush i ha keto.E para – ata te dy qe u kapen ne Selanik na kishin lene neper shtepi nje arsenal aq te madh armesh sa per nje toge.E dyta- Makina e vjedhur na qenkesh me targa durresi, se smund te ishte me te rejat qe se merr vesh njeri nga cqytet eshte dhe u gjend e djegur.E treta- ata te dy qe bene krimin patjeter duhej te kalonin neper kufij qe te merrej vesh se nga kishin kaluar me sistemin kompjuterik te pasaportave. Kaq kisha te tjerat i kuptoni vete.

    1. elona says:

      4.kaq te pasur dhe kaq debila te jene sa te bejne nje vrasje kaq idiote me gjurme kaq te trasha ata qe jane te dyshuarit e pare???S’paguanin dot nje serb nga ata qe paguan sala per te kry punet e veta?
      per mua,ky eshte nje bllof i policise te mulit,qe te beje gjasme sikur e gjeti fajtorin.
      Dikush po qesh me lote tani.Pasi dihet se kush jane te dyshuarit,ka perfituar nga rasti ndonje plehre tjeter.
      Ose jane shume te trashe jaku,frroku etj…ose ai” tjetri ” eshte shume i zgjuar.

      1. Eri says:

        Elona s’eshte kaq e thjeshte te akuzosh 2 te dyshuarit pa patur prova te mjaftueshme. Per me teper qe keta kane gjetur dhe kush ka vjedhur BMW-ne cka do te thote qe ai do kendoje per te treguar se kush e urdheroi apo kujt ia shiti.

        Ky shtet kurve kur do gjen dhe gjilperen ne kashte, nderkohe qe kane ngelur te pazbardhura shume vrasje te tjera ku ajo e Xhindit dhe gjyqtarit Konomi jane me te bujshmet.

    2. Xhaxhi says:

      Mire e ke moj Teta, kjo te kujton historine e arestimeve, provave, akuzave dhe gjyqeve kunder djemve te “Hakmarrja per Drejtesi”, te cileve ju gjet nje arsenal me arme te futura nga vete policia.

      Me siguri, policia jone profesionale qe, per autoret e krimit jep gjithmone adresen “drejtim i paditur” dhe qe, zakonishjt, “po punon per zbardhjen e ngjarjes” kesaj rradhe eshte e terrorizuar nga ndonje ultimatum i Doktorit per gjetjen dhe arrestimin e menjehershem te vrasesve dhe ka vepruar me shpejtesi rrufeje.

      Uroj sinqerisht, megjithate, qe kesaj rradhe policia ti kete rene kokes.

      Shpresoj, gjithashtu, se ky zinxhir kriminal i vrasjeve te efektivave te policise dhe sidomos te titullareve te tyre, nga krimi ordiner dhe dhe per motive ordinere, ti beje te reflektojne institucionet perkatese te policise dhe te shtetit, qe nga Akademija e Policise qe eshte pergjegjese per formimin profesional dhe etik te oficereve te policise dhe deri tek hallkat qe bejne emerimet, levizjet apo ngritjen ne detyre te kuadrove te policise.

      Cubat e krimit, ordiner apo mafioz e i organizuar qofte, nuk luftohen me komisare cuba, gjoja te forte dhe kapadainj, qe e personalizojne postin dhe qe, zakonisht, kane formim shume te ceket profesional dhe mungese te integritetit personal.

      Kur konflikti behet personal, do te thote se ai komisar policie apo qofte edhe polic i thjeshte, nuk eshte ne lartesine e detyres apo te postit dhe duhet cuar per rikualifikim ose, ne rast perseritje, duhet larguar nga strukturat.

      Kur konflikti behet personal, cubi kriminel nuk mendon më se po ndeshet me ligjin dhe me shtetin, por e konsideron kete si ceshtje personale dhe e kerkon motivin dhe menyren e zgjidhjes, si hakmarrje personale.

      Vertet, kjo ngjarje, si edhe te tjera te ngjashme me te, nuk duhen politizuar. Politika duhet ti mbaje duart large nga policia dhe nga te gjitha strukturat qe luftojne krimin dhe ruajne rendin shteteror dhe ate shoqeror.

      Perzjerja e politikes me strukturat e ruajtjes se rendit, ashtu sikurse perdorja nga ana e politikes e posteve ne adminisraten publike dhe shteterore per blerje infuencash politike dhe elektorale apo si shperblim per dhenje te ketyre influencave, eshte krimi me i madh qe politika shqiptare ka bere kunder perparimit te vendit dhe integrimit europian te Shqiperise.

      Njeherazi, ky krim eshte faktori kryesor i sterzgjatjes se tranzicionit shqiptar dhe i pasojeve te tij te mjerueshme ne mireqenjen materiale dhe shpirterore te shqiptareve.

      Pa dyshim, Berisha eshte bartesi klasik i ketij mekati dhe krimineli me i spikatur politik i tranzicionit tone.

      Por, edhe e majta, per simetri apo kunderpeshe ndaj Berishes, nuk eshte duarjashte ne kete krim, sado qe ne krahasim me Berishen, mbetet nje amatore.

      Dhe, se fundi, opozita por edhe shoqeria civile shqiptare, duhet te kuptoje se Berisha nuk mund te mposhtet ne fushen e tij,atje ku ai eshte mjeshter, ne ate te akaparimit te shtetit dhe stukturave te tij, perfshire policine dhe administraten publike.

      Berisha mposhtet duke ja prere atij kete burim te pashtershem votash, influence, militantesh dhe mercenaresh, te cilet ai i blen duke perdorur pikerisht parane publikem, buxhetin e shtetit dhe te gjitha favoret qe te jep pozita.

      Lufta ne parlament dhe ne rruge duhet bere per te vendosur perfundimisht ne Shqiperi, nje administrate publike e shteterore te pavarur nga politika dhe ndrrimi i qeverisjeve.

      Ashtu sikurse duhet lene policia jashte politikes.

      Atyre qe do te me thone por kjo eshte bere sepse kemi nje ligj te depolitizimit te policise dhe nje Status te Nepunesit Civil, une do tu kujtoja se akoma sot, nuk kemi nje titullar qe ka neperkembur kete ligj duke pushuar nga puna nje “kundershtar” politik që te kete paguar para nga xhepi i tij per rrogat qe gjykata ka detyruar shtetin ti paguaje te pushuarit nga puna per mosperputhje politike.

      1. Edlira says:

        xhaxhi,
        jeni i adhurueshem deri ne detaj.

  5. tironci says:

    Pytni pak ne Kombinot se care thone per kte tipat! Jone bo me socialistat qysh vjet!

  6. sokol says:

    ngushllime familjes se viktimes.kriminelet me pages kan qen dhe do te jene gjithmon,me siguri qe shteti me ba nje puplicitet te mire mund te arrestoi dhe njerez qe nuk kan lidhje me ngjarjen,pse nuk tregon shteti se ky njeri u be i pa deshirushem per nje qeveritar te fuqishem, per nje biznezmen te fuqishem ,dhe u detyruat dhe e hiqet,

  7. ben tirona says:

    SALI BERISHA eshte bere shembull TIPIK per kete kategori vrasesish seriale. SHQIPPERIA RREZIK VDEKJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje