Konfirmohet shqetësimi i Kosovës: Qumështi në Shqipëri është i kontaminuar

26 Shkurt 2013, 12:50Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Ndërkohë që Kosova reagoi duke hequr nga tregu dy lloje qumështi, të prodhuar në Shqipëri me arsyetimin se është i kontaminuar, autoritetet shqiptare deklaruan se ata i bëjnë kontrollet rregullisht dhe u rezulton se qumështi ynë është në rregull.

Megjithatë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, urdhëroi një kontroll të dytë, që do realizohej nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve. Analizat janë kryer dhe është konfirmuar ajo që është zbuluar dhe në Kosovë: që qumështi përmban aflatoksinë mbi normat e lejuara, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

AKU ka kërkuar që produktet e kompanive Primalat dhe Fast të hiqen nga tregu, ndërkohë që do bëhet një analizë e dytë.

Kompanitë në fjalë nga ana e tyre thonë se ata po sulmohen qëllimisht për t’u dëmtuar biznesin.

“Rezultatet paraprake të dala nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare na bëjnë të dyshojmë, që norma e aflatoksinës në ato parti malli të dyshuara, pra që janë të deklaruara edhe nga institucioni homolog në Kosovë është mbi nivelin e Bashkimit Europian. Ne jemi duke punuar për të identifikuar se nga vjen një shkallë e tillë, sepse industrinë e kemi gjatë gjithë kohës nën kontroll,” thotë kreu i AKU-së, Artan Gjergji.

Në deklaratën zyrtare thuhet se vende të ndryshme kanë nivele të ndryshme të lejuara të aflatoksinës, duke marre si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë norma të lejuara edhe më të larta.

Burime të Top Channel thonë se në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare nuk ka pasur reagentë të mjaftueshëm për kryerjen e analizave të aflatoksinës. Nga ana tjetër drejtori i AKU-së deklaron se kjo analizë u krye vetëm pas sinjalit të ardhur nga Kosova dhe vetëm për këto marka qumështi, ndërkohë që nuk janë kontrolluar llojet e tjera që qarkullojnë në treg. Sipas Gjergjit, gjatë vitit 2012 janë kryer 17 analiza për aflatoksinën dhe kanë rezultuar negative.

“Aflatoksina nuk hyn tek analizat rutinore që i bëhen një subjekti, një operatori të biznesit ushqimor që operon në fushën e industrisë së qumështit. Megjithatë ligji për ushqimin lejon Autoritetin Kombëtar të Ushqimor, që në rastin e një denoncimi apo fenomeni të caktuar, ne të hyjmë në veprim dhe të marrin mostra përkatëse”, tha Gjergji.

Analiza per aflatoksine duhet bere qe ne ushqimin që u jepet kafshëve të qumështit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore. Më pas kjo analizë duhet të bëhet sërish në mënyrë të vazhdueshme kur qumështi ambalazhohet dhe hidhet ne treg nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Por për mungesë fondesh kjo analizë nuk është kryer as nga ISUV dhe as nga AKU.

Ndërkohë që për produktet qe importohen autoritet tona të kontrollit mjaftohen vetëm me letrën që i shoqëron ato. Kreu i AKU-së nuk i është përgjigjur deri në fund interesit të gazetareve lidhur me pyetjet e shumta që kishin për këtë çështje.

34 komente në “Konfirmohet shqetësimi i Kosovës: Qumështi në Shqipëri është i kontaminuar”

  1. Ardita says:

    Ne kosove ka njerez pergjegjes per kontrollin ne sistemin shendetsor, ndersa ketu kane vene disa koke trash skraparlinj qe vetem te shpreblehen per punen e kryer te LSI

    http:// gazetatema.net/web/shperthim-i-fuqishem-ne-veri-te-mitrovices/

    1. DREJTESI says:

      Oouuuuuuuu!
      -Si ka mundesi qe paska dale i kontaminuar?
      Dje ne sapo u informuam nga ministri i linjes qe ne Shqiperi kontrollet jane shume te rrepta dhe nuk futet as mikrobi me i vogel?!
      QEVERRI MUTI!

    2. Ne ne Kosove si popull jemi me te vetedieshem se ju ,ketu nuk ke shance te shitet mishi ne rrug siq kam pare afer Tiranes se nuk e blen askush,une jam tmerru kurr kam pare marketet tek ju ne mes qytetit qe nuk ngjajn me nje market ne fshatin me te thelle ne Kosove ,nuk ka shance ketu te ruhet sallama apo djathi larg ftohesve siq kam pare tek ju apo te vie era ujra te zeza ne mes te qytetit te Vlores….pa me keqkuptuar me shpresen se te dy vendet do te bejm shume me shume per vendet tona disa gjera qe i keni ju atje as qe mund te meren me mend kendej nga ne !

      1. Epiri says:

        Merita, eshte me e zeze situata higjenike ne Shqiperi se sa ajo qe ke konstatuar ti.
        Ne rast se ne Kososve eshte ashtu sic e thua ti, atehere une do te preferoja te jetoja me pare ne Kososve, se sa ne Shqiperi
        Respekte per ju kososvaret

  2. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Kompanitë në fjalë nga ana e tyre thonë se ata po sulmohen qëllimisht për t’u dëmtuar biznesin.

    Po. Keni te drejte. Tani financoni fushaten e Genc Rulit per deputet te PD-se.

    Po Bamiri i FRD-se si ekspert bujqesie, si patriot, si ish president, si udheheqes avangardist cfare mendon per kete ceshtje? Po presim ne qe e kemi akoma voten pezul, por e kemi kundra Berishes. ?

    Me vjen keq cuna! E kuptoj hallin qe keni e qe ja u cuan mundin e viteve per lesh keta qe drejtojne kete hale vend.

    Na mundi edhe ketu Serbia ( me njerezit qe ka ne qeverine e Tiranes ) duke na dhuruar 10 ton miser si ushqim per blegtorine.

    Ku i keni syte o njerez! Kush ja u ka thene qe e keni terenin miqesor e te paminuar atje ku hidhni kemben?

  3. tiku says:

    qumeshti duhet te kontrollohet i gjithe…Alfatoxina vjen nga fermat..nuk ka te bej me emrin e qumeshtit…duhet pare urgjent gjendja e fermave..ato e cojne qumeshtin ne fabrike.Lopa qe konsumon ushqim te kontaminuar e transferon tek qumeshti…Gjithe problemi ehste ferma….keto dy kompani kane investuar ne industrine e qumeshtit dhe jane viktima te papergjegjshmerise se fermave…Pyetja eshte Pse nuk kontrollohet gjithe qumeshti…ne ato ferma qumeshti qe marin qumesht keto kompany..e marin dhe fabrika te tjera…

    1. Landi says:

      Ky Artan Gjergji te kete lidhje valle me Sami Gjergjin e Primalatit. Apo nuk ndodhin keto gjera ketu te ne.

  4. Andreas says:

    “enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore” …..

    ky paska pershkruar fije e per pe karakterin e shqiptareve. u mor vesh si pefundim nga u vinte ?
    po nuk thone gje, ka ilaç me veprim te menjehershem apo duhet te kalojne disa breza? ?

    1. Berat says:

      o njeri i ulet dhe i trashe,nqs nuk ndihesh rehat me shqiptaret cke qe derdellis si koqe kandari ne forumet e tyre,apo te pelqen trangulli i tyre,idiot!

      1. Andreas says:

        o idiot, ne momentin qe une si minoritar dhe ti si dythundrak shqipfoles na duhet te bashkejetojme ne te njejtin shtet, ne çdo gje qe ti mendon se eshte e jotja(perveç injorances tende) kam pjesen time dhe une, do apo nuk do ti. dhe kete pjese do e mbroj sa te jem gjalle se eshte e imja, se me takon me te drejten domokratike dhe te zotit. natyrisht qe ti nuk njeh as demokracine dhe as perendine, ndaj edhe te duket çudi qe une shkruaj ne nje forum te tille. kjo nuk eshte nje zgjedhje qe e kam bere une. e kane bere te tjere per mua e per ty. ndaj ose lufto per pavaresine time ose kupto çeshte demokrazia. do te ishte e tepruar te te kerkoja te kuptoje se çeshte zoti, po e lus ate te hedhe nje dite nje reze drite, per te kuptuar se ne çfare erresire ti jeton.

        1. Berat says:

          E kupton cke shkruar o fyell.. ?
          Eshte nje shprehje,”liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”,kjo nuk vlen per ty,perderisa ne cdo koment qe ben,futesh e fyen jeten,jo te njerit,por te 3 milion shqiptareve!

          Qyqar,si fillim,mendimin tend thuaje pa ofenduar nje komb te tere,sic ben zakonisht me komentet e tua prej njeriu te semure!

          Se dyti,Shqiperia sado rrumpalle te jete,ta ka dhene te drejten per tu deklaruar dhe per tu njohur si minoritar bile dhe per te share!Ndryshe nga shteti neonazist Grek,ku orthodokset shqiptare jo vetem qe s’nihen,por dhe gjuhen e nenes vetem ne shtepi apo ne lokalet e fshatit e flasin(jemi ne 2013)!

          Se treti,shkollat me 2-3 nxenes,(vete jemi me 30-40 per klase),ja u kemi hapur qe te beheni njerez te edukuar,dhe jo per te kultivuar frustrime,ku forumet e komunitetit i perdorni vetem per te shfryre epshet tuaja kafsherore!!

          Keshtu qe,tregohu pak mirenjohes,beje nje sforco,te pakten per nje here ne jeten tende mos i vetvetja,mos ki ndrojtje ta besh,tregohu palikari.. ? !

          1. Andreas says:

            1 – ekziston edhe nje shprehje tjeter qe thote “e ema e zeqos ne maje te thanes”, po nese nuk lidhje me temen apo me idene qe po shpreh, nuk kam perse te ta ofroj.
            2 – une nuk fyej jeten e askujt por nuk e mohoj qe me injorancen nuk kam relata te mira
            3 – ti konsolido idene e kombit se kam pershtypjen se po flet ne emer te turtngrenesve te 100 vjetorit dhe pasi ti afrohesh idese qe kam une per kombin, atehere mund te mbrosh “kombin” nga ofendimet e mia.
            4 – shqiperia nuk me ka dhene asnjehere te drejten per tu deklaruar e njohur si minoritar, po ashtu si xhaxhi enver qe u zgjua nje mengjes e tha do e vendos une se kush eshte e kush nuk eshte i kesaj apo i asaj etnie, ashtu edhe xhaxhi sali vendosi edhe kesaj radhe.
            5 – me gjej nje orthodhoks shqiptar ne greqi qe e ndjen veten shqiptar ose qe ka ankesa per si eshte trajtuar nga shteti grek dhe pastaj flasim.
            6 – une femijet e mi i çoj ne shkolle greke private se ne shkollat qe pretendon se ka hapur shteti yt, pak se jane hapur vetem aty ku donte enveri, po vazhdohet te mesohet me librat e enverit. e sa per kulture e edukate, ajo dihet; kur te paret e mi benin filozofi e mjeksi, te tute kacavirreshin pemeve.
            7 – sa per mirenjohje, mirenjohja vjen pas nje akti te mire dhe jo pas nje jete nen thundren e nje diktature per te vetmin motiv sepse nuk te do ashtu siç je.
            8 – prandaj dythundrak shqipfoles, para se te shkruash duke ngjyer penen ne djarrene tende, mbylle kallamarin se e ben fletoren me njolla.

            1. mirel says:

              Kur flet dhe minorikari qe pastronte bajgat ne katua.

            2. Berat says:

              1-Eshte shpreheje shqiptare kjo,lere se s’ja ke haberin…

              2-Ne cdo koment shfaq nje urrejtje primitive,qe une nuk e shpjegoj dot,mbase nje psikiater mund ta beje!

              3-Une idene e kombit e kam shume te konsoliduar,te pakten timit!
              Kombi shqiptar lidhet nga gjuha,kultura dhe gjaku,dmth,3 mije vjet histori te perbashket,lidhje kurore midis njeri-tjetrit,per ne shqiptaret ka shume vlere!
              Ndryshe nga kombi yt grek,qe per baze ka fene,”rreth fese te perbashkuar” (motoja juaj),ne te bejne pjese; turq,vllehe,hebrenj,shqiptare,(pak)greke…etj etj.
              Ideja juaj qe kush eshte mysliman eshte turk dhe kush eshte orthodoks eshte grek nuk qendron,ne mesjete mbase,por jo tani!
              Ne fakt ketu tregohet dhe mentaliteti,doktrina dhe ideja juaj per “kombin”(fe)!

              -Per sa i takon fese,shqiptaret e paten me te veshtire per te mbajtur fene e tyre,se nga greket,kur ata benin marreveshje me sulltanin,shqiptaret e luftonin!Nuk ka lufte me fisnike krishterimi,se sa rezistenca arbnore per liri!
              Nuk mund te gjykohet nje popull per konvertim te fese kur i kishin vene tehun e shpates ne fyt!

              4-Xhaxhi Enver,ju ka dhene dhe poste ministrash,edhe ne ushtri keni pasur perfaqesues,nuk keni qene aq te diskriminuar sa hiqeni tani JO,ne fakt xhaxhi Enver ju ka trajtuar me mire nga c’trajtonte popullin shqiptar!
              Sa per Saliun,duhet ti jesh mirenjohes,ishte Saliu qe firmosi per Anastasin,per varrezat,per detin,per ekonomine qe eshte ne duart e Greqise,per 3 ministra ne qeveri,etj etj!
              Saliu ka qene sherbetor i devotshem i Greqise,duhet tja kini per nder,te isha Saliu do isha vertet i fyer nga komenti yt!

              5-Te kujtoj qe nga Cameria,u debua vetem pjesa myslimane,ajo orthodokse nuk u prek me dore,shkollat shqipe u mbyllen,u detyruan qe shqipen mos ta flisnin as rrugeve,nje pjese u asimilua,nje pjese i vjen turp ta pranoje prejardhjen(se ashtu i ushqeu demokracia jote greke)!
              Por gjithesesi, fshatra shqiptare ne Greqi ka trefish nga c’kini ju ne Shqiperi.
              Ne nje kohe kur Dropulli,nuk ka as 1/5 e popullsise qe ka pasur,ju kerkoni ta kompesoni me fshatra vllehe(Boboshtice),apo vende te tjera qe jane vetem ne mendjet tuaja!
              Me shume ka greke ne Tirane se sa ne 99 fshatrat tuaja me 10-20 banore!
              Shembulli i refuzimit te prejardhjes per shkak te frikes,eshte familja e Papa Kristo Negovanit,qe per turpin e tyre te perjetshem e refuzojne rracen e tyre shqiptare,ne nje kohe kur vellezerit Negovani i u pre fyti vetem se meshat i benin ne shqip!

              6-Nuk eshte faji i Enverit qe e late fshatin dhe zbritet ne Tirane,Fier etj!Gjithesesi ne Tirane ka shkolla greke,private apo publike nuk e di,por mos pretendoni gjera qe nuk i kemi te plota as vete!

              -Kur te paret e tu ishin filozofe,te paret e mi u bene perandore te Romes!
              -Kur te paret e tu besonin ne 100 perendi,te paret e mi nga Dardania perhapen krishterimin,te paret e tu e nderuan me Konstandinopojen!
              -Kur te paret e tu fshiheshin neper kisha kunder hordhive turke,te paret e mi ishin drita dhe mburoja e Europes!
              -Kur te paret e tu lanin kembet Ali Pashait,te paret e mi ishin Pashallare dhe kryeministra !
              -Kur te paret e tu nuk dinin cfare ishin,arvanitasit ju dhane pavarsine qe te kuptonin c’ishin!
              -Kur nga te paret e tu lindi neo-nazismi,nga te paret e mi lindi Nene Tereza!
              -Kur te pinjollet e te pareve te tu,therrisnin ne parlament per importimin te afrikaneve per shumicen e rraces tuaj(e vertete),pinolli i rraces time,Ferid Murad,shpiku vjagren qe tju shpetonte nga ky turp!
              Do me per Belulin…

              7-Sigurisht qe te tregosh mirenjohje duhet te kesh pakez fytyre,
              dhe nqs eshte puna per te share,ne mund të shajme në 100 breza,
              po s’e bejme se ju jini vetë,me e zeze se e zeza !

              8- e njejte si 7…

  5. nastradini says:

    LAJMI ME QUMESHTIN E HELMUAR SI HISTORIA HORROR ME VAJIN NGA GREQIA.

    Kohe me pare Autoritet greke te Kontrollit zbuluan se ne vajin e lulediellit qe firmat mafioze eksportonin dhe conin ne Shqiperi kishte permbajtje te madhe vaji te regjeneruar ose ne gjuhe popullore “vaj i perdorur” makinash. Me sy te zakonshem kjo perzierje nuk mund te dallohet, sepse vaji i makinave pas regjenerimit behet transparent si uji i bjeshkeve. Nga te dhenat mjekesore nese ky vaj futet ne organizmin e njeriut shkakton deme te pakthyeshme ne melcine e zeze dhe ne gjithe organet e tretjes dhe konsiderohet si nje krim makaber kunder njerezimit dhe denohet shume rrepte nga ligji kudo ne Bote. Nuk dihet sa tonelata kene konsumuar shqyptaret nga ku vaj HORROR, por dihet se ne Greqi u denuan sa per sy e faqe disa tregetare greke dhe minoritare albaneze, nderkohe qe ne Shqypni nuk u be i gjalle kush. As Qeveria, as Organet e Kontrollit dhe as Shoqeria Civile. Prandaj edhe nuk eshte cudi te perseritet historia HORROR e vajti grek te lulediellit me qumshin shqyptar te helmuar.

    KUSH E KA FAJIN dhe A E GJENI DOT O MILET DICITUREN?

  6. sociologu says:

    Konkluzion:Kontaminimi fillon qe nga truri i saliut,ky kontaminon me tej gjithe parlamentin.

  7. alban4eva says:

    ca dmth ” i kontaminuar”??????

    1. Doni ALBO says:

      Kanceroz, ose i rrezikshem per shendetin.

  8. e verteta says:

    Po fermeret perse nuk raportojne online sic ka thene Saliiiiiiii??????
    Me kete mut qeverie kemi, mut do hame. Te rroje naltmadhenia e tij Sali i 3-te.
    Kosova ka 5 vjet shtet dhe ndjehet era shtet. Ne kemi leverdi te bashkohemi me Kosoven e ja ata me ne.

  9. Greku i kazaneve says:

    jepuni qumeshtin grekeve dhe ju dha zorra per te ngrene

  10. uragan says:

    …kisha nja dy pyetje; 1-Edhe sa mandate do mbas te dytit Rruli me Berishen, qe te kuptojne se po vrasin shqiptaret nese nuk do ta kishin zbuluar kosovaret? 2-Mos eshte edhe kjo nje arsye me shume qe kosovaret te nxitojne te bashkohen me shtetin ame, fale dhe sherbimeve e produkteve cilesore qe ofrojme?

  11. tironsirefugjat says:

    E drejt pyetja yte alban por niveli i gazetareve tan qe “i din te gjitha” injoron ate pjes te lexuseve qe nuk ju din shpesh kuptimin e shum fjaleve te reja e te pa ndegjuara ! Mundej shum thjesht ne kllapa pran kesaj fjale te behej edhe nje sqarim i kuptimit te saj ! Me aq sa mundem do perpiqem ta shuaj kureshtjen tende te drejt : Qumeshti qe vjen nga kafshet e ndryshme qe ato e prodhojn fillon perberjen e tij qe nga ambienti, ushqimi qe ata han ,nga gjendja shendetsore e vet kafshes e shum hallka te tjera qe perpara se te hidhet ne treg ai i nenshtrohet nje seri procedurave perpunimi e kontrollohet qe kur te bjer ne duar tona te jet i paster nga cdo permbajtje e rezikeshme si pasoj e atyre cka thash me lart ! Pra kur ky qumesht kalon i pa kontrolluar dhe i pa perpunuar me permbajtje te rezikeshme toksike per pasojat e shendetit ton ,kte e kan pagezuar “qumesht i kontaminuar”

  12. berati_ger_KS says:

    athere nuk po genjejkan aturitetet kosovare siq i akuzuan se nuk esht e vertet kjo qe qumshti shqipar esht me alfatoksin mbi dozen nese don me qen konkurent ne ni treg jasht vendit athere duhet analiza strikte.
    poplli i shqipersi keni kujdes nga poroduket qe i konsumoni…

  13. jani says:

    Qumeshi I kontaminuar , buka nuk dihet me ca mielli behet , domatja e kastranguli me hormone , djathi vetem qumesh nuk ka brenda ,uji me bakterje, ajri I ndotur nga nafta virxhin . Keta kane vendosur te na e marrin jeten me lezet. , duhen larguar sa jemi akoma gjalle . Perfundimi : mos harroni ti coni femijet ne shkollat greke se behen me te zgjuar .

  14. mirel says:

    Popull shqiptar, kjo nuk eshte papergjegjshmeri pa dashje, po me qellim.
    Ketu nuk behet fjala thjesht per neglizhence por per akte te renda kriminale ngaj popullsise.
    Mund te cilesohet dhe si genocid, kur lejohet me vetedije perdorimi ne mase i nje ushqimi qe shkakton deme fizike te renda, te pakthyeshme si ne rastin e vajit.
    Kam degjuar me kohe qe hyn vaj i perzier me vaj makinash, tani del dhe qumeshti me rrezik te madh per melcine, cfare prisni njerez, vetem sopaten nuk ka marre shteti tju presi kokat nje nga nje.
    Si ka mundesi qe ministri tani kujtohet per analizat, apo meqe ja nxori bojen Kosova.
    Si funksionon Instituti i Ushqimit qe eshte pergjegjes direkt per kontrollin cilesor te ushqimeve.
    Keta duhen ekzekutuar direkt para njerezve te sheshi Skenderbej.
    Ky eshte vertet krim makaber sic e tha dikush me siper.

  15. Dora says:

    Ky ministri te japi dorheqjen direkte tani dhe keto kompanite te demshperblejne te gjithe ata qe e kane konsumuar kete qumesht. Nuk di nga tia mbash ne kete vend. Sa vjen e me shume vertetohet qe ne mbijetojme thjesht nga rastesia.

    1. mirel says:

      Nuk behet fjale fare per doreheqje.
      Ai duhet te denohet penalisht.
      Kjo gje nk ka ndodhur papritur dhe me dy a tre raste qumeshti te helmuar, por eshte konsumuar nga masa e popullsise.
      Cfare behet ketu?
      As ne diktaturat me te egra nuk ka patur ndonjehere kaq neglizhence dhe papergjegjshmeri.
      Nuk eshte se ndodhi per mungese mjetesh, aparaturash, apo per mungesa financiare.
      Institucionet, ministria, te gjitha per kete pune paguhen.
      Por ata e kane mendjen vetem per te vjedhur, dhe me ndergjegje te plote lene njerezit te vdesin.
      Marin pagesa te majme nga kompanite qe tregetojne keto mallra, dhe njerezve ju bejne shurren ne koke.
      Nuk ka me keq,,por kur do ta kuptojne njerezit gravitetin e ketij problemi?
      Do jete teper vone.

  16. alban4eva says:

    o berat, po cfare merresh me kurvat greke, greket te kafshojne doren kur u zgjat buken, aq te ndyre jane.. lerini te vdesin ne injorancen e tyre.. ne shqiptaret e kemi te keqen brenda ne shtepi, e kam thene kaq here.. kur te rregullojme hallet tona, artehere do merremi edhe me kermat greke..

  17. mitro says:

    si ka mundesi qe ministria e bujqesise nuk bllokon qumeshtin e kontaminuar edhe pas rezultateve te analizave .Hajde shtet hajde.Apo pritet qe populli ta konsumoje ate plotesisht.Kam idene se dhe ministri i bujqesise e konsumin ate prandaj i eshte bere fytyra si by..e.Ai qen qe u bashkua me Berishen keto kohe e beri vetem per te vjedhur.

  18. Feti says:

    Mjafton te shohesh GENC RULIN te kuptosh se te kontaminuara e te helmuara jane shume ushqime.

    Minister qe e solli vendin ne gjendjen qe eshte sot. Thone se pseudonimi i Genc Rulit si Spiun ishte “stilolapsi”. Spiunet e Sigurimit ishin hajdute, kriminele, plehra te felliqura dhe te tille bastarde nuk mund te drejtojne ne qeveri, por duhen futur ne burgje sepse nga kjo lloj kategorie njerezish vetem vjedhje, krime dhe mashtrime ka.

    Kontrabanden e cigareve kush e bente ne Shqiperi? Nje fytyre bastardi qe duket sikur eshte imazhi i Djallit, por qe i pelqen ta quajne stilolapsi per spiunlliqet dhe krimet e tij, megjithese as nje germe nuk mund te shkruaje si duhet sepse ne mendjen e tij te felliqur si surrati i vet, ka vetem dy fjale: Vjedhje dhe Krime.

  19. e verteta says:

    Ej, ketu flitet per nje fakt shume serioz per shendetin tone dhe te femijeve tane, qe me kete problem duhet te merret gjithe shteti me instancat perkatese, por jo vetem kaq por me te gjitha produktet dhe tregetimin e tyre ne shqiperi qe jane dyshuese, dhe me qumeshtin e bidonave qe perdoren, merren dhe mbushen me qumesht si i do qejfi dhe si ja ka enda nje fshatari apo fermeri, ato kush i kontrollon dime gje se c`fare hame? joooo. e per kete flisni jo per turkun e grekun, saliun e edin. Flisni per jeten tuaj dhe te femijeve qe ketu dihet se si eshte, ngrijeni zerin per keto, mos u beni drite shkurter e njerez te vegjel me mendje dhe horizont as qe s`shkon as tek hunda.

  20. klodi says:

    Po ai hajduti Petrit Vasili, qe nuk le politike te madhe pa bere, pse nuk merret me kete shqetesim.
    Taksapaguesit e paguajne per nenkryetar bashkie qe merret me problemt e higjenes, ushqimeve, qenve rrugace, dhe jo per opinionist te zgjedhjeve ne Itali.

    Ne koken e tij e pesofte.

  21. tironci says:

    Sa bukur qe manovron qeveria, perse nuk ja nxjerin koken se vertees, apo se nuk ju pelqen.
    eshte pune politike, njerezit i lexojne keto dhe bien brenda, shifni pak me larg dhe e kuptoni e ku qendron hileja.

  22. Bekim says:

    O Njerize a e dini ju qe qumshti UHT nuk mund te behete nga fermate e vogle qumshti UHT duhet te jete i njejti nuk mund te prodhohet qumshti UHT as nga shqiperia as nga kosova se nuk kemi ne ferma te mdhaja qumshti uht perbehete nga pluheri e aji ka qen i mykur se ti me 50 krere lope nuk mund te prodhojshe qumsht UHT te gjitha kompani ne ballakne e perpunojn me qumshte pluher jo me qumshte te freskete se ka do rregulla edhe aty nuk i kan fajet lopt as makinerit por qumshti pluher .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje