TemA TV/ Kapen të dyshuarit për vrasjen e Lamajt, Arben Frroku kishte përplasje me kryekomisarin (VIDEO)

25 Shkurt 2013, 21:55Sociale TEMA
TemA TV/ Kapen të dyshuarit për vrasjen e Lamajt, Arben Frroku kishte

Arben Frroku

(E PERDITESUAR)- Policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ata u arrestuan në Selanik, pasi ishin larguar nga vendi ynë.

Siç raportohet, një prej të arrestuarve është edhe biznesmeni Arben Frroku, që ka qenë në qendër të konfliktit të Lamajt me drejtuesit e një universiteti privat në Tiranë.

Arben Frroku me Vlash Gjonin u arrestuan për kundërshtim të forcave të policisë, pasi blutë kishin ndërhyrë në një rast në universitet, kur truprojat kishin goditur një student.

I arrestuari tjetër është Jakë Jaku.

Frroku dhe drejtuesit e universitetit kanë nisur një seri protestash kundër Lamajt, duke e akuzuar se kishte ushtruar dhunë ndaj tyre.

Frroku dhe i biri i tij, i shoqëruar nga policia, patën akuzuar vjet në shtator Lamajn se kishte ushtruar presion e dhunë ndaj tyre.

Frroku njihet si biznesmen në zonën e Kombinatit.

Konflikti mes tij dhe Lamajt ka përshkallëzuar me akuza të përcjella në median në pronësi të pronarit të universitetit privat.

Makina me të cilën u krye krimi, një BMW me targa Durrësi, është vjedhur dy ditë përpara se të bëhej vrasja. Kjo gjë konfirmohet edhe nga vetë pronari i makinës, që ka bërë denoncimin e humbjes së saj. Makina u gjet në Domje të Tiranës, e braktisur dhe e djegur.

Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh në Policinë e Shtetit.

Ai ka punuar më parë si oficer dhe shef krimesh në komisariatet e kryeqytetit, në komisariatin e Gjirokastrës, si shef i Postës Kufitare të Kakavijës, si edhe nga viti 2010 deri në nëntor të 2012 në funksionin e shefit të komisariatit numër gjashtë në Tiranë.

Pasi la këtë detyrë, në nëntor të vitit të shkuar, Lamaj kishte denoncuar në prokurori se kërcënohej sistematikisht me jetë nga disa persona.

 

Konfliktet mes Frrokajt dhe Lamajt

Konflikti me komisarit Dritan Lamajt dhe Arben Frrokut thuajse ka nisur këtu e një vit më parë, kohë në të cilën komisari ishte shef i komisariatit nr 6. Biznesmeni i kompanive private “Xhoi Loto”,“Inkas Kafe” si dhe aksioneri i klubit sportiv “Tërbuni”, ka bërë publike se gjithçka ka nisur më 14 mars të vitit 2012. Frroku ngriti pretendimet për shantazh të bërë nga shefi i komisariatit nr 6, Dritan Lamaj. “Në datën 14.03.2012, unë po vija bashkë me familjen rreth orës 12 tek dera e biznesit tim në Kombinat, por pashë se ishte bllokuar hyrja nga një makinë policie. Në këtë moment u them policëve “pse është bllokuar rruga?”. Punonjësit e policisë më thonë menjëherë: “dokumentet e makinës, kontroll”. Pasi dorëzova dokumentet e rregullta të makinës, tre punonjësit e policisë më thanë se duhet që të më shoqëronin në polici. Në birucën e komisariatit qëndrova 5-6 orë”, ka deklaruar asokohe biznesmeni.

Por duket se ky fakt nuk është kapërdirë lehtë nga biznesmeni. Fill pas kësaj ngjarje ndaj shefit të komisariat nr. 6 ka pasur një sërë akuzash publike, ndërkohë që gjendja acarohet në shtator të vitit të kaluar. Më 28 shtator të vitit 2012, Arben Frroku ka pretenduar se është rrahuar nga forcat e policisë e për këtë ngjarje ai akuzoi komisar Dritan Lamajn. Zyrtarisht prokuroria e Tiranës nisi hetimet, ndërkohë që tre muaj pas kësaj ngjarje komisar Lamaj është transferuar nga Komisariati nr. 6 në një detyrë thuajse të rëndomtë për të.

 

Policia konfirmon arrestimin

Arrestimin e Arben Frrokut e ka konfirmuar edhe policia. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit tha se është bërë i mundur identifikimi i autorëve, të cilët janë arrestuar më pas në Greqi.

Më poshtë deklarata.

“Në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, nga grupi i posaçëm hetimor, në përbërje të të cilit janë ekspertë të strukturave kundër Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe Prokurorë të Krimeve të Rënda, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë janë shtetasit:

-Arben Preng Frroku, vjeç 44, banues në Tiranë.

-dhe Jakë Mark Jaku, vjeç 31, banues në Tiranë.

Në sajë të masave të marra dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me autoritetet policore Greke, është bërë i mundur ndalimi i këtyre dy shtetasve në qytetin e Selanikut, në Greqi.

Nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara nga grupi hetimor është arritur në konkluzionin se vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, është kryer nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës si punonjës policie.

Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në banesat e autorëve të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Jakë Jaku dhe Ndue Jaku është gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, përkatësisht:

-1 armë zjarri, snajper

-2 armë zjarri automatike, tip kallashnikov

-1 armë zjarri pistoletë, tip Bereta

-2 armë gjahu,

-një sasi e konsiderueshme fishekësh e municione të llojeve të ndryshme etj.

Po ashtu u gjetën e sekuestruan rreth

-529 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë,

-396 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë,

-si dhe rreth 35 gram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Nga strukturat e policisë u kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërkohë që ndaj shtetasit Ndue Mark Jaku vjeç 21, banues në Tiranë, është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Po në vijim të hetimeve të kryera është gjetur dhe automjeti, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar të krimit.

Nga grupi hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje, ndërkohë që për dy autorët e dyshuar të vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, me qëllim vënien e tyre para organeve të drejtësisë shqiptare”.

73 komente në “TemA TV/ Kapen të dyshuarit për vrasjen e Lamajt, Arben Frroku kishte përplasje me kryekomisarin (VIDEO)”

  1. genti says:

    o te hengert mortja o pler qe le nje familje pa baba,dhe tani do lesh dhe familjen tende pa baba e ndofta dhe pa djale,se do vesh ne burg.ja kush jane ata qe kane universitete private ne shqiperi..dhe kush hodhi balt mbi tanin te iki te shofi kush eshte arben frroku dhe pse ka nis perplasja….ptu ….

    1. ALBAN KORABI says:

      Nuk jane keta vrasesit! Idioti ka ngaterruar person
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/muli-qimen-e-nderron.html

      1. fl says:

        Nuk denohen ata qe kane prova dhe gjurme per krime dhe ju mendoni se Gjykatat tona do denojne keta? Vetem ne rast se e pranojne paraprakisht

        1. raimondi says:

          Edhe sikur te kete arsye ky qe ka bere krimin ,prape ky nuk duhet lejuar te kete universitet privat

          Ky jep nje shembull kriminal per te rinjte qe studjojne atje….

          Ky duhet jepte shembullin e njeriut qe perdor ligjin per te gjetur te drejten e tij, dhe jo te beje vet-gjyqesi…

          1. Dritani Shkabajve says:

            Dashke te na shkaterrosh gjithe sistemin arsimor privat ne Shqiperi! -Po pse, njeh ndonje qe ka universitet privat e nuk eshte horr ?!!!

          2. Bledi says:

            Po ligji nuk funksionon ne nje vend si Shqiperia……..ti a i pe videot. Keta kane hapur ceshtje ne gjyeq e prokurori por nuk do tja dije askush…..mos u bej naiv sikur nuk rron ne Shqip.

    2. veti says:

      genti mos u nxitoni se kur ngaterohesh te maresh ti parasysh femijet e tu, kur nuk te dhimsen ty cpret nga te tjeret. shife kush eshte ky.
      http://youtu.be/KgUlw0syYYo

      1. genti says:

        pikerishte,se marr parasysh femijte e mi te tute ,te tanit dhe te zoterise ne fjale,shprehem ashtu…kurre me vrasje.dhe ju lutem me tregoni pak per sherrine e vitrines mqs me keni nxjerr dhe fushaten sensibilizuse..mjere ne ke kemi qe meret me arsimin..po e ka kush e ka fajin..nqs ti me arsyeton dhunen me vrasje(kam shume pikpyetje per dhunen,se kur jane te gjithe gangsterr nuk e di si duhet te sillet polici) zoteri i dashur e lem kete muhabet e gjej derman kur te te ndodh ty..popull i lesht dheinjorant dhe arrogant

      2. mjafte me stro....... says:

        Mjaft! na vjen keq per vrasjen,por AI i pa fati ate rruge pate zgjedhur. po kush nga ju komentus po te sillej nje k.polizie, po te kishte nder vena gjak njeriu, nuk do e bente.Une i pari,prandaj ata qe akoma nuk e kane marre vesh, te shohin linkun e z. VETI.hajt….

        1. genti says:

          na vjen keq per vrasjen..po un i pari do e vrisja..NDER DHE GJAK..ke te drejte zoteri se robi per nje nder e per nje gjak rron..hapu dhe te futem se shtazet kane dal rrugeve.e pam ate linkun e vetvedit.ishin studentat e vitrines dhe profesoret e vitrines qe protestonin..po nuk pash midis tyre studentin e dhunuar nga bodigardet..apo ajo nuk eshte dhune..dhe ai ne fakt nuk ka pas nder e gjak se vajti ne polici,po te kishte duhet te kishte vene nje c4 dhe per te mira dhe gezime…yyyy o bageti e shef ku te con llogjika.,

        2. nentori says:

          Per ”mjaft me stro”Cfar popull injorant dhe i trashe qe jemi!!O trim dhe ato si puna jote qe kan ”gjak ne vena”,pse nuk ndodhte ne kohen e enverit nje gje e tille??Sespse te varte prej bolesh dhe ta bente gjakun uji.Ta q.. babin mamin dhe motren.Kishim SHTET!!Ne keto 22 vite jeni bere te gjithe trima sepse ne shqiperi nuk kemi drejtesi,nuk ka moral nuk ka shtet.Ti del e mbron nje trafikant droge qe mbante arme luftarake thjesht sepse komisari Dritan Lamaj(HERO I BRAKTISUR NGA SHTETI) u paska sjell ne menyre arrogante,e paska ”prek ne seder” katunarin dhe kriminelin frroku.Te hetohet kush ka dhene urdher te trasferohet komisari dhe te vihet para drejtesise.Mentaliteti pervers i joti eshte shume i perhapur,me kete mentalitet skemi per ta pare kurre bashkimin europian.22 vjet Sali kafsha ka degjeneruar komplet moralin e njerezve,jemi vertet nje popull katunar i qeverisur nga katunar.

      3. qarte says:

        he se edhe policet sillen si te forte,
        eshte mire te luftosh krimin, por kur thyen rregullat vete i pari atehere ske ci ben krimit,
        nuk dua te paragjykoj, se nuk e njoh, por mbase ka kaluar caqet ky polici pa qe u vra pastaj

    3. SHOHU I RADHES, CNE ME AUTOMATIK NE GREQI, APO ME MIRE TE JETE NE BURG NE GREQI, SE SA TE JETE NE SHQIPERI, PO KUSH I HA KETO, BRAVO SHOKET E PROKURORISE ME DREJTUESIT E LARTE TE HETIMIT, QE JU KON SI HIHENA QE JENI BEN FRROKU ME LEKET E DROGES, SHUME BUKUR E PASKI MENDUAR.
      PO SKENI MENDUAR TE ZEZEN TUAJ, QE KA ME U NDJEK TERE JETEN, E KENI MARRE LEHTE, POR PASOJAT DO JENE SHUME TE RENDA, VONON POR NUK HARRON.

    4. Mini says:

      Ore bastard i ndyre , ne burg perjete ,ketyre qelbanikeve , ngushellime familjes

    5. Gjoni says:

      edhe i gjith sherri ka nis tek VITRINA
      sepse rojet rrafen nje student qe ishte ulur ne mens tek tavolina e pedagogeve
      Studenti rrifet keq nga bodigardet
      Studenti therret policine
      I pergjigjen dy polic, qe pasi vijne rrifen edhe ata nga bodigardet
      Njeri nga policet lajmeron: hajdeni se po rrafin tanet
      Dhe vijne 2 furgona te RENEA qe kryejne nje proces te formatimit te bofigardeve aty verdall

      vazhdimin e historise pastaj . . . dhe pas gjithe ketyre ngjarjeve ka akoma studenteve dhe Prof qe vene gjithe qef per tju lepire atyre atje pasi jo me pak se dy muaj me pare u more dhe akredimi per pjesen e lendeve te paakredituara. Ku edeh stafi mbi te gjitha ka filluar te paguaj edhe pse ne te shumten e rasteve pa deshire doktoraturen aty.
      Se shpejti te gjithe me nje doktorature te Cilit apo te Vitrina . . . karton qe svlen as per ne banjo nuk sherben

      Bye Bye

      1. kjo eshte e verteta, te tjerat jane trillime !

        1. N Shabani says:

          Mjere ne cfare shteti kemi dhe cfare qeverie na drejton. Hajde ta gjesh fajin tani kush e ka. Po si ore paska universitet ky dhe qenka kriminel? Po pse paskan pasur kaq shume konflikte? Keq me vjen per kryekomisarin e vrare por eshte vrare per pune parash si tek ai filmi lugina e ujqerve. Te gjithe duan para nga bisneset, se dihen qe bisneset jane te pista prandaj mbajne armatime ne shtepi. Te jete e vertete qe i gjeten arme dhe droge ne shtepi apo vajten dhe ja vune ne shtepi? Me thene te drejten keshtu si jane katandisur gjerat ne Shqiperi, kush ka 5 leke nga emigrantet dhe kerkon te filloje nje jete te re ne Shqiperi, rrini atje ku jeni se edhe leket do ti humbisni por mund te humbisni edhe koken tuaj. Jemi pa shtet, jemi pa mbrojtje, jemi pa polici, policet vriten si zogjte e harabelit me llastiqe neper rruget e Shqiperise. Gjykatesit vriten me bomba, depuetet vriten me kallashnikov, kryekomunari me pistolete e ku di une, punonjesi i shikut digjet ne makine,kriminelet nuk gjenden,demostruesit i vret garda e republikes kriminelet nuk denohen, hajde shtet qe kemi hajde. “E rrofsh re Sali Berisha me Jozefina Topallin qe po e drejtoni kete vend per bukuri duke e bere Shqiperine kasaphane policesh”!!!!! U pa kjo pune qe kur ministrine e brendeshme e drejton nje cope kalama, e rrofsh o Muli jo se e shpetove kete vend nga krimi!!!!

      2. Erla says:

        Bravo Gjon, kjo eshte e verteta e thjeshte!

    6. jimmy says:

      ore njerez ky komisari i rajonit 6 ,duhej te ishte ne burg per shperdorim detyre.Meqe nuk e futi njeri ne burg atere viktimat e tij u detyruan te bejne vetgjygjesi.
      http://www.youtube.com/watch?v=0tzbNvdg0jc

    7. eri says:

      shqetesues eshte fakti qe ketij zoteris i kane enjtur syte ne kete gjendje
      qofte ky vrasesi ose jo kete do e vendos drejtesia dhe te mari denimin qe meriton,prokuroria duhet te hetoj kete rast per ushtrimin e dhunes kundrejt nje te arestuari me faj ose pa faj qofte ai..shtet palaco

    8. Tahapi says:

      Maloqerit edhe kesaj here vrane ne prite. Mentalitetin e tyre te semure mundi ta kuronte vetem Shoku Enver qe ua priste loqet. Gjynah shefi i policise se ne pergjithesi ishte polic i mire.

    9. shqiptari says:

      Ne kete video duket qarte urrejtja e papermbajtshme, e personave te dyshuar ndaj Komisarit te vrare, urrejtje:
      per shkak te detyres;
      personale;
      krahinore;
      e mbase politike.
      http://www.youtube.com/watch?v=0tzbNvdg0jc

    10. Evis says:

      Disa limite nuk duhen tejkaluar kurre,sic eshte marrja e jetes se nje njeriu!Sado njeri i mire te kesh qene kur vret dike kthehesh ne nje kriminel,pra ne njeri te keq e per kete duhet te shkosh te pakten ne burg per te mos thene qe ekzistojne edhe shtete ku krimi i vrasjes denohet me vdekje!Mund te kete qene nje moment cmendurie,ku zemerimi apo arroganca e pasurise e pushtetit te verbon por kjo eshte dicka e rende qe ka ndodhur dhe duhet te denohet nga te gjitha palet e konfliktit!Sido qe te kete qene zanafilla e konfliktit,i ndjeri nuk e vrau vrasesin e vet prandaj u them mbrojtesve te vrasesit qe krimi i atij qe e ben eshte dicka e urryer! Me vjen keq per kete ngjarje,po flasim per dike qe nuk jeton me prandaj i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes e te gjithe te afermve,shoqerise..RESPECT!

    11. ubomalo says:

      Me falni po policia ku ishte para kesaj vrasjeje??????????
      Keta te dyja palet kishin denoncime te ndersjellta per kercenime me vdekje. Eshte organizuar edhe nje proteste per kete komisarin, ne bulevard. Pse nuk pyt njeri mond vlashajn e vitrines?
      Ai ishte organizatori i protestes kunder ketij tipit.
      E organizoi me studenteet e vet, duke marr shembull nga qeveria.
      E pastaj krimi si gjtihmone doli ne rruge, pa kurrfare frike nga republika e bananeve te qeverise te Sali Berishes

  2. Lupeni says:

    Uroj kapjen e autoreve te krimit, per me shume brenda rradheve te policise. Kjo ngjarje tregon deshtimin e qeverise, te mendosh se eshte i treti brenda pak muajsh si drejtues i uniformave blu. Sidoqofte mes ngjarjes se hidhur, u cudita kur degjova ne edicionet e lajmeve qe kryekomisari i ndjeri, paska rende ne krye te detyres?! Te themi te verteten i ndjeri nuk ishte ne aksion policie por,para shtepise se tij madje dhe, ne makinen private. Kjo eshte me alarmante qe, krimi godet policine brenda shtepise se vet dhe, shteti nuk ben asgje. Punonjesi policise vritet ne prag te shtepise dhe shteti nuk parandalon krimet. Cfare duhet te mendojme ne populli i pambrojtur???

  3. KINGUFRANCEZ says:

    PO HAJT ME NJE PLER ME PAK SE KETA POLICAT KAN UNIFORMEN DHE E SHFRYTEZOJNE PER NEVOJA PERSONALE DUKE MALLTRETUAR NJEREZ VETEM SE MBULOHEN NGA UNIFORMA SOT NUK TE VRET KUSH PA MOS BERE GJE AS NUK TE THOT GJE PA MOS NGACMUAR NDONJI PO AI KA BERE SHUM GJERA TE KEQIJA NJERZVE TE CILET E DENUAN NE KETE MENYR

    1. genti says:

      jo zoteri sot te vrasin per nje llaf goje dhe pse me pe shtrember e pse me fike cigaren..po mqs nje pler me pak duhet pastruar dhe nga ty se je substance toksike pa kurr fare vlere dhe ajo dija jote si hyn ne pune kujt se thjesht sa na shton injorancen..kur te te bjer ne der ty do kem deshire te te shoh.se ne shqipet kujtohemi vetem kur prekemi vet

  4. saliheqenefi says:

    kto jane te dyshuar, por jo se ka prova per to, na e shesin perrallen per te vertete

  5. Elvis says:

    Do thoja qe ngutemi po te bejme deklarime te tilla per dike qe u vra ne menyre mafioze, sepse keto lloj ngjarjesh duan edhe kohen e vet qe te zbulohen, por fakti qe kryekomandanti policis se shtetit zoti H. Burgaj e ka shkarkuar nga detyra te ndjerin D. Lamaj pak muaj me pare si pasoj e shum incidenteve dhe denoncimeve qe jane bere kundrejt ketij te fundit , do thoja qe ja shum domethenie per kete ngjarje…….

  6. Nafiz says:

    Nese eshte ky autori vrasjes, eshte konflikt i dononcuar nga Dritani dhe nuk ka lidhje me Vitrinen. Per fat te keq, flitet se ai kishte disa konflikte, prej te cilave mund te vinte hakmarrje. Por Dritani ishte pasionant dhe i dhunshem ne ushtrimin e detyres.
    Gazetari Neews e ka ngateruar keq informacionin e dhene. Froku dhe Vitrina jane dy konflikte pa lidhje mes tyre pervecse ishin me te njejtin person-me te ndjerin.

    1. universiteti vitrina universiteti mafia says:

      sa te paguan VITRINA zoteri , kampusi jote eshte skandaloz isha ne kete universitet qe detyrojne edhe Profesoret te marin teserat e partis se mafiozit Vlashaj (shqiperia e re ) prandaj qepe gojen , ky qe e vrau Komisarin ishe truproje ne ate kampus . Vitrina eshte nje kampus fantazem ku shiten diploma edhe blihen notat , ndryshohen datat e provimeve kastile pa dienin e studendave per te paguarr gjobe me pas .

  7. laraska says:

    Qe biznesment shqiptar jane bere injorantet dihet, por edhe ne polici dihet kush punon. Titulli kryekomisar eshte me i larti ne policine e shtetit pas drejtorit te pergjithshem. Eshte njolloj si gjeneral per ushtrine. Edhe ai lloj ekzekutimi ishte ne te njejten kohe edhe demostrim, keshtu qe nuk ma merr mendja ta kete bere ky biznesmeni. Nuk besoj se ky Frroku do vinte ne rrezik bizneset e tij per nje vrasje qe do ishte i pari i akuzuar per shkak te konfliktit te meparshem, dhe ta bente nje gje te tille aq hapur. Edhe mund te jete, por nuk ma merr mendja, edhe sepse do te cuditesha qe prokuriria dhe policia jone qesharake do ishin te afte per te qene kaq te shpejt te zbardhjen e ceshtjes. Pas atij lloj ekzekutimi qendron ndonje dore e forte, dhe ekzekutuesit i kane krahet e ngrohte qe kane marr ate guxim ne mes te Tiranes, ne oren 6 te pasdites. Per mendimin tim eshte ose larje hesapesh mes mafiozesh ose ekzekutim sepse ka mesuar ose ditur me shume se c’duhej gjate ketyre viteve detyre.

    1. N Shabani says:

      Laraska jam plotesisht dakord me komentin tend. Mos ka dore mafia e shtetit ne vrasjen e kryekomisarit? Cdo gje eshte e mundur dhe per te shpetuar kane inskenuar skenen e vrasjes? Une nuk besoj me asgje ne drejtesine e organeve hetuese shqiptare. Qysh kur hodhen poshte hetimet e FBI-se per 21 Janarin dhe fshine pamjet filmike, une nuk I besoj me asnje lloj hetimi te organeve te minstrise brendshme te Flamurit, cdo gje eshte e dyshimte. A u denua Dritan Dajti qe vrau 4 police? Jo akoma zvarritet neper gjyqe duke u tallur me gjyqtaret se ka perkrahjen nga Agron Kulici i Sali Berishes.Edhe dora qe ka vrare kryekomisarin mund te jete dore e zeze e mafies se shtetit dhe ja veshin krimin nje tjetri. Drejtesia shqiptare ka marre fund, eshte e pishte si parate e pista te Argites dhe Shkelzen Berishes.Kjo qeveri duhet permbysur perpara se te vjedhin zgjedhjet ne 2013-tes se dite me te keqia na presin, skenari eshte pregatitur dhe zgjedhjet do te vidhen perseri. E dini pse? Verini veshin kur thote Sali Berisha dite per dite qe “Edi Rama po pregatit skenarin per te mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve”. Tani lind pyetja ku e di ai se do te fitoje perseri? Po po ai e di mire qe nuk fiton as 25% te votave por e ka pregatitur skenarin e korruptimit te komisionereve me buxhetin e madhe te parave qe u ke vene ne dispozicion dhe sigurisht duke korruptuar edhe kolegjin zgjedhor duke u premtuar shuma te medha parash ne shkembim te vendimeve qe do te nderrmarrin kunder ankimimeve te opozites.Ka shume mundesi te vihet dore ne hapjen e kutive naten ne bashkepunim me ata qe do te blihen nga Berisha prandaj ai duhet te rrezohet para zgjedhjeve.

    1. veti says:

      Keshtu eshte fryhesh fryhesh dhe vjen dita qe ha nje gjilpere ose disa gjilpera dhe pufffffffffff,,,,

      1. tani says:

        si ka mundesi qe te gjith denoncusit ishin verior te konferenca e shtypit,si ka mundesi qe u gjenden me njeri tjetrin ne te njetin vend,si ka mundesi qe te njejtit person kundershtojne dhunen dhe pranojne lehtesisht vrasjen,duke thene qe nuk e pranojne ate po komisari e kerkoi vet,si ka mundesi qe po ta kerkosh vete vdekja ne kete vend qenka kaq e lire,dhe per me teper gratis.,si ka mundesi qe polici qenka kriminel po nuk vrau njeri ndersa keta buzevitrinasit qe te drejten civile e studiojne ne havard ndersa ate penale e studiojne ne vitrine,si ka mundesi qe nje polic i korruptuar,kriminel,mafioz nuk i heq qafe pa menduar ligjin po vete ben denoncim ne prokurori,dhe per fat te keq prokuroria e hap dosjen te nesermen e vdekjes se tij.si ka mundesi qe shume komentus ketu shprehen se u vjen keq po ai e kerkoi vet vdekjen,me kujton pd dhe salen qe thane nuk e kemi fajin ne qe i vram po ata qe i sollen te ne qe ti vrisnim…

  8. geri says:

    ngushellime familjes . urime per kapjen e autoreve shyqyre qe sdegjuam me drejtimin e paditur ,,,,e sa per perralla qe po lexoj komentet sbesoj qe ka dyshime qe sjan megjithate te shikojme cdo thon kto mjeran kur ta degjojne duke e pohuar nga goja e autoreve krimin

  9. fieraku4u says:

    100% I SIGURT QE NUK JAN KETA QE E KAN VRARE…

  10. ariana says:

    Ky polic i ka rrah ne komisariat si kafshet, pas konfliktit tek Vitrinat. U be edhe nje proteste dhe Kryekomisari( qe rrah njerez te lidhur neper komisariate) vetem sa u ngrit ne detyre. Me pas Jaku e Frroku e nisen ne ate bote.

    1. tani says:

      jaku dhe beni nisen ate,nisen dhe veten ne mos atje ne nje bote tjeter ku do behen dashnore te te tjerve dhe ai nderi nuk do u vlej shume po ska gale se jane gjera qe do i mesojne po un habitem se si persona qe na japin linke proteste te personave te lites se ardhme te shqiperise(universiteti vitrina),ku demostrohet kunder dhunes fizike,e pranokan kaq kollaj heqjen e jetes..pak koherent me me idet tuaja apo koherenca do jete si puna e nderit…

  11. shqiptari says:

    Ja paska bere gropen vetes ky.
    Nese ngushellime Familjes.Do zoti i ka lone ndonje leke te pakten.
    http://youtu.be/KgUlw0syYYo

    1. jimmy says:

      Do jete ndonje kok emadhe ,qe me nje gure vrau dy zogj.

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ngushllime familjes se Komisarit te Policise.
    Universitetet e krim Berishes. Enver Hoxha pat shkru parullen
    ” Njeriu yni i ri vepra me e ndritur e Partise ”
    Ne universitetet e tuja krim Berisha po krijon nje model njeriu qe nuk e njeh njeri.
    Bravo BE me kete brez njerezish keni per te ndertuar nje te ardhme te mrekullueshme si per Shqiptaret ashtu edhe per veten tuaj, pasi keto do jene koleget e femijve te Juaj.

  13. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkk……..

  14. universiteti vitrina universiteti mafia says:

    me ben pershtypje qe prap ne epiqender ndodhet ky universitet skandaloz VITRINA , duhet te hetohet edhe Edmond Vlashaj se eshte edhe ky nje mafioze i qelbur , keta persona jane shume te rzikshem edhe mjere studendat qe jane futur ne kete universitet , apel kush QEVERI do vije ne vijime te mbyllet urgjentisht ky kampus mafioz skandaloz .

  15. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Kanuni eshte mrekulli juridike.
    Ndue Mark Jaku

    Makina u gjend ne Domje, tek patriotet e Flamur Nokes.
    He Muli, kur do dale emri i atij Lamajt ne kete histori?

  16. fatmiri says:

    Sic duket hun leshat i kan henger koken njeri tjetrit po ajo qe meshqetson me shum vrases me universitet privat mjere femit tane ku studiojn pale i grumbullon shefi me bodigardat studentet i binden patjeter qe te dalin te protestojn , kush i ha kto more gjithmon kam jetuar me endren qe nje dite do te kthehem ne shqiperi po me sa duket aha ne mos thensha kurre po them qenka larg z jua fshifte faren

  17. tuco says:

    me vjen keq per tan lamen se ka qene djale trim .mos degjoni disa komentues nga universiteti vitrina qe dalin e komentojne .ishte i vetmi qe ithevi hundet edmond vlashajt te vitrines dhe ketij bixhozxhiut arben frrokut.

  18. Tepelenas says:

    99% Nuk e ka vrare ky edhe as e ka urdheruar ky vrasjen; ky kish arme e droge ne shtepi , po te kishte gisht ne vrasje ky e dinte qe shtepia do kontrollohej dhe vetem armet e droga e cojne ne burg per nja 5 vjet , 1% mundesi ka qe mund ta kete vrare ky dhe perdor si alibi armet dhe drogen duke thene qe “po ta kisha vrare sdo ti lija armet e drogen ne shtepi kur une e dija qe do te isha i dyshuar”!
    Mjere familje ketij dhe çuni 21 vjec çdo heq nqs vertetohet qe e ka bere ky!
    Fatkeqsi te krijuara nga kafsheria e te “forteve” ndaç me uniforme e ndaç me “bisnese”!

  19. Drejtesi says:

    Nuk komentoj kurre neper blogje gazetash, por sot nuk mundem te mos komentoj kur lexoj keto pacavure ketu nga komentues mercenare te Universitetit Vitrina dhe te ketij palobiznesmeni batakci Edmond Vlashaj. Si eshte e mundur qe keta hedhin papushim nje link idiot qe nuk ka lidhje fare dhe justifikojne vrasjen? Policia ne fakt duhet te hetoje edhe keta anonime qe inkurajojne dhe justifikojne vrasjen ketu online. Ka nje ligj te posacem edhe per krimin kibernetik. Keta qelbesira komentues duhet te hetohen sepse meritojne burgun njelloj si ky Frroku dhe ai Edmond Vlashaj. Si nuk ju vjen turp more qe justifikoni vrasjen? Jeni njerez a cfare jeni? Keni shitur shpirtin per nje rroge qe merni aty tek Vitrina. Turp tju vij. Edhe sikur namin te kete bere ky polici Dritan Lamaj, vrasja eshte e papranueshme. Kush inkurajon vrasjen, kush justifikon vrasjen eshte qelbesire e po aq i denueshem sa vrasesi qe ka shkrepur kembezen e kallashit. A e kuptoni qe ky Edmond Vlashaj eshte nje biznesmen mashtrues qe ka ngritur nje piramide te cilen e mbulon me badigarde duke terrorizuar studente, pedagoge e studente? Ky duhet hetuar nga krimi ekonomik. I duhet hequr licensa e Universitetit dhe cdo aktiviteti e duhet futur ne burg, sepse detyron studente, pedagoge e punonjes qe te anetaresohen ne partine e tij Levizja Shqiperia e Re. Si mundet nje bandit biznesmen te lejohet te shkele te gjitha ligjet dhe krijon parti me dhune ne Universitet? Si lejohet nje batakci mashtrues te perdore Universitetin per te ngritur nje parti politike te cilen e mban me terrorin e badigardeve njelloj si fashot e dikurshme te fashisteve te Duces? Ja tani edhe vrasin keta horra. Turp i madh. Ky eshte mashtrues dhe qesharak se vete eshte katolik nga Zadrima, por shkon e mer pare arabesh dhe turqish… Cfare s’ben ky horr mashtrues biznesmen Edmond Vlashaj… Prokuroria dhe Policia duhet ta hetojne thellesisht dhe gjeresisht sepse ky nuk ka lene ligj pa shkelur deri tek vrasja e mbremshme e Dritan Lamaj.

    1. A says:

      koment i goditur. bravo

    2. vanina says:

      Ja bene aq mire se vete e kerkoj!
      Drejtesia-mos ofendo njeri se shfaq mendimin e vet.
      Krimet kibernetike jane te tjera,nuk jane keto qe etiketon ti se me kete mendesi edhe Dritan Lamaj ka ecur duke u sjelle me njerezit si bandit dhe mos harro se krimet qe behen nga punonjesit me uniforme ja kalojne disa here atyre te personave civil.
      U Vitrina eshte nje subjekt privat,po te pelqeu,mua edhe kur me japin ato flet palosjet vend e pa vend nuk me pelqen aspak,shteti duhet te nderhyje e jo si ne rastin e U Kristal.
      Kryekomisari paguhej nga taksat tona qe te zbatonte ligjin dhe jo ta shkelte ate.,
      Prokuroria duhet te kaloj ne filter te gjithe ankesat e qytetareve karshi uniformave blu,neglizhoj me kryekomisarin dhe e mori ne qafe.
      Kryekomisari kishte poshtreruar biznesmenin Frroku,ky kishte bere kallzim ne prokurori dhe kjo e mori ne qafe.
      Drejtesia mos ofendo komentuesit dhe mos i etiketo si te vi permbare se shumica e kane humbur besimin ke shteti dhe bejne mire qe e vendosin drejtesine vete.
      Nje nate para vrane ne autobuz te linjes nje te ri 22 vjec se nderhyri me qytetari te mbronte rendin ne autobuz,u vra ne menyre te tmerreshme se u tregua i gatshem per mbajtjen e qetsise,pune qe hezitojne ta bejne policet.
      Per kapjen e autorevet qe vrane djalin nuk premtoj shteti as nje $ ndersa per kryepolicin 100 mije$.
      100 mije here turp.

    3. Ekonomisti says:

      Shkurt e sakte. Injoranca Berishiste ne maksimum, ne Vitrine

  20. Alberto says:

    Nese e ka bere ky biznesmeni ,do ta marre ai ate qe i takon ,ngushellime familjes ,me vjen keq per policin i cili po’ bezdiste molioneret dhe hajdutet Biznesmenen ,nuk po’ i linte te benin cfar te donin .per kete arsye e vrane ,polici ishte nga te paktet qe bezdiste kta molioneret mafioze hajdutet ,me universitete pronat e tyre te vena me vjedhje e droge ,vetem ne shqiperi behen Milionere per pak kohe .duke vjedhur ,e duke bere si te fort ,per ti futur friken njerezve te ndershem ,dhe per te fituar sa me shum ,un mendoj se edhe tepelenanit nuk do ta lene me kaq mjere familja e frrokut ,he he

  21. Lili says:

    Nuk i heq as nje presje komentit me emrin drejtesi.E falenderoj shume.

  22. Horri i Bulevardit says:

    Universitete qe kane per pronar tipa si Kapo i Portokallise, profesore qe perulen para kapove, qe perulen para parave te krimit dhe nje polici qe mbjell terror, shkurt hesapi Krimineli vret kriminelin.
    Bushtra vret pjellen e vet

    1. studenti says:

      Ju lutem lexojeni deri ne fund keto fjale te sinqerta dhe fakte reale:
      nqs jeni student i u.vitrina cfare mund te ndodhi: , pasi uleni ne lokalin e shkolles dhe porosisni nje kafe do ju vij dhe nje shishe uje me detyrim, nqs porosisni dicka per te ngrene do ju vij nje shishe uje +nje farzolete me detyrim dhe kuptohet kto duhet ti paguani mos kujtoni se ju vine falas. kto ishin zere gjera te parendesishme krahasuar me kto te tjerat ne vijim. Nqs nje roje te degjon qe flet fjale kundra shkolles si psh …ca shkolle leshi esht kjo do hash nje dru te mire por dhe nje gjobe te majme nqs do te vazhdosh shkollen , provimet paguhen nga 20 euro , eset 20, kolegiumet 5euro,nqs do te marresh vesh se cfare ke marre ne provime duhet te pagush 5euro dhe imagjinoni keto te gjitha kur ju shkoni per ti paguar dhe ju thot sekretaria qe te gjitha kto jane dyfishuar se ashtu i donte kari drejtorit dhe ti tenton te revoltohesh per kete padrejtesi por smund te besh gje se vijne fisqirat dhe te thon si e ke mendjen mor djal do paguash me te mire apo do te qim ropt ne …. ka dhe me gjera te tjera nqs ju duken te pabesueshme te gjitha kto ka vetem nje menyre per ta vertetuar futuni te univesiteti vitrina

      1. nnn says:

        deri ketu arrin kafsheria e ketyre mostrave ???????????!!!!!!!!!!

      2. N Shabani says:

        O student po pse nuk i beni m……… ketij universiteti more djale ky nuk eshte universitet por fashizem.

  23. Mentari says:

    Nuk eshte shum arrestimi dhe denimi me burg te perjetshem por duhet patjeter qe te kosfiskohet pasuria e tundshme dhe e patundshme e ketyre krimineleve dhi ti jepet familjes se viktimes si e vetmja metode per te kufizuar numrin e vrasjeve ne shqiperi.Ata qe kane vrare me shum se nje indivit duhet te mos arrestohet por te vritet ne kohen e arrestimit kurse te tjeret duhet te denohen me burg te perjetshem dhe konfiskim te gjith pasurise qe ato posesojne si shtepi,leke bankare,pasuri te tjera etj.beji shembull duke ja marre shtepite dhe nxjerrjen e familjeve ne rruge si te vetmin deterent (parandalim) se ndryshe kriminelet nuk njohin ligje dhe respekt per jeten e te tjereve.

  24. joni says:

    ngushellime familjes,, sa per temen ne fjale ai zoti frroku shiko cfare emri ka ,, atje ku eshte rrite ai tirana per te ishte parajsa,,me pak fjale dru me pre,, po keta loket jo ne tr te vijne por edhe ne noy work prape nuk ndryshojne i kulturuar dhe njeri me llogjike linde ,,, po nuk linde nuk munde te behesh kurre,,po duhet te ngrihet ai xhaxhi ca dite nga varri per keta tipa ,,, dhe te shohim sa trima jane,,,por eshe ministri … shume i prekur ,, pse nuk dha doreheqien apo kush ta japi ai mezi kapi karriken… ku e leshon me ai…nuk ka siguri per shtetin imagjino per popullin e thjesht.. sepse eshte dikush ai qe i ka bere leket duke shitur drog ne europ apo duke u marre me prostitucion,, dhe me ato leke mund te bej cfare te doje,,, historikisht shqiperia nuk ka pasur shtet asnjeher dhe nuk mund kete tani…..

  25. Meni says:

    Do ta mari edhe biznezmeni edmond vlashaj ate qe e meriton ,edhe frroku edhe Jaku edhe loku ate qe meritojne ,sic duket Artani nuk i linte te benin cte donin keta biznezmen ( te fortet ) qe duan te zaptojne tiranen dhe te vjedhin e te bejne si te fortet ,per te trembur njerezit e ndershem , jo or qelbanike. Se Tirana eshte dhe e jona dhe e gjith shqiptareve ,mos Bini pre e ketyre qelbanikeve qe rrahin e vrasin policet sepse mendojne se munt te bejne gjithcka me para e mafiozllek ,io or qelbanik nuk munt te blesh vrasjen me para ptu te degjeneruar,do ta merni ate qe meritoni ,ptu ptu .ngushellime familjes .

  26. kush se ka provuar ta qepe gojen says:

    Komente te turpshme ,nuk e bej engjell Dritanin po kush nuk e ka provuar te perplaset me keta injorantet qe jane bere bere bisnesmene te mos haje mut kot ,cdo njeri qe ka pak gjak ju kthehet ketyre kurvave qe pasi mbarojne presionet me emra politikanesh dhe shokesh te lepijne bythen.Nejse ky Arbeni ,djali dhe gjithe keta shkerdhatat e tjere do lepijne per ca kohe ca sende ne burg ,them do lepijne se dhemb si zor tu lene me ne goje kur tu bien ne dore ca hetuesve qe njoh une dhe qe per fat te keq te tyre e kishin shok viktimen .

    1. Berlin says:

      Sipas planeve ata do pergjgjen njehere ne Greqi per drogen dhe se zor kthehen shpejt ne Tirane, tek hetuesit qe njeh ti …sic duken bathet ne kete mesele jane bere mire planet ?

  27. joni says:

    shiko cfare fytyre ka biznesmen ky maloku nga ,,, malet e mirdites ,,, hahahaaa biznes me te vjedhur,,, me tu marre pronat te tjereve ,,, ordiner dhe dujet te varet ne litare ,,, po kush ta bej cili shtet ,,

    1. fRROKU says:

      nga je ti o fshatar moçalesh?

  28. Qytetari says:

    “Perplasje midis Bandash te Armatosura” dhe jo “Vrasje per Shkak te Detyres”
    Debati nuk ka lidhje me universitetin Vitrina por me Joy Loton. Dritan Lamaj i ka vene gjobe Joy kur ka qene ne Kombinat dhe ska lidhje me komisariatin e Kamzes ku eshte universiteti.
    Vitrina eshte nje nder konfliktet e tjere qe ka pas ky tipi qe u vra dje dhe qe per mendimin tim nuk ka pas faj ne ate konflikt.
    Vjen rradha e Joy ku Beni eshte aksioner mbase per te mbuluar pjesen e te forteve ne biznes. Tani i forte i veshur si Kryekomisar shkon dhe vendos gjobe si i forte mbase per te disaten here. Del Beni qe edhe ai eshte i forte dhe perplasen bandat.
    Pra nese e ka bere Beni qe nuk ma merr mendja ta kete bere ai me doren e vet por Flamur Nokes i duhej se sben nje emer dhe presioni i madh i politikes qe ka pasur policia thjesht ka ndihmuar avokatet e tij neser ne proces ose dikush tjeter ka shfrytezuar situaten dhe Beni ja ka fut vrapit megjithemend nga frika duke e ditur qe do e bejne koke turku sa kane harruar dhe armet e drogen ta heqin nga shpia nga paniku qe i ka kapur.
    Mendoj se kjo eshte historia gjithsesi le te presim.

  29. alban says:

    Mjere shqipeia nga kushe komandohet,nga mafjoz, vrases, hajdut,kondrabandist, e quajn veten “BIZNESMEN” kurse ne biznesin e tyre lulezojne armet, droga,prostitucioni.E ka fajen OLLIVUDI me filmat. O mjeran mos shikoni shume filma me aksion se nuk ju bejne mire.

  30. Berti says:

    Po Hysni Burgaj, ky Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit sa para ka marre per te liruar nga detyra Dritan Lamajn? Ia kane mbush xhepin ketij dudumi qe per te shit se paska problem….
    Ky dashamir qe eshte ene Drejtor, eshte njelloj bashkepunetor me vrasesit, njelloj sikur e ka nxjerre ne prite.Nuk ka faj Hysnija, Froku, Jaku dhe Edmond Vlashaj kane argumente te forta sa i dhjesin ene mustaqet tona. Merren me biznes te fuqishem….
    O pika qe ste bie o merhum Hysni Burgaj, per keta plehra drogmene e hoqe Dritan Lamajn, e nuk ke faj ti a tu mbyllte e mendjes fajin e kane te tjere qe ste lane te hapje dhe mbyllje porten e postes se Qytetit Studenti. Mos u bej merak se kur te ndryshojne gjerat atje do te te lidhim prape qe te te mos te shkoje ne mendje te shesesh koleget.

  31. saviano says:

    Universiteti VITRINA e pronaret qenkan kriminele. Po ne bacen e kujt po e ndertojne kete piramide? Kush bekon piramidat? Kushhhhh?
    Per te mos ndertuar piramida duhet te kesh hequr per zhelesh Berishen , arkitektin dhe bekuesin 20 vjecar te piramidave.
    Ka berishe pa ndertohen piramida. Ka berishe pa Kriminelet i ke pronare universitetesh. Ka berishe pa ka police qe sillen jo si shtetare por si baballare te kombit. Ka berishe prandaj nuk ka te ndalur krimi.
    Prandaj kush kerkon drejtesi se pari duhet te pastroje plehrat nga pushteti.

  32. sec fytyre kan ca polica ……….te tmerojne ja si viktima ,gjyhna mos qofte ……….zoti u jep shpirtin si surati ,,,,,,,,,qe te jesh polic nuk do te thote te fryesh si kaposh kur je ne detyre e kur nje dite del shikon si mi rugeve ,se diku e kan te qarte hde vete qe nuk sillen kundrejt normave

  33. Arben frroku says:

    Me vjek keq njerez qe me paragjykoni por un jam I pafajshem si dhe kam mbi 3 muaj ne selanik tek bizmeset e Mia qe zoteroj ketu por gjithsesi un shpreh ngushellimet e Mia per Z-Lamaj si dhe families te tij . Gjdo gje do vendose gjykata si dhe prokuroria Faleminderit .

  34. Ore ti biznesmen “i famshem” Arben Frroku po na trego ore “burr i ndershem” nga e more gjithe kete pasuri ? Un e njoh fare mire aktivitetin tend qe nga fillimet e para … Eshte turp ne radhe te pare per shtetin qe lejon kriminel si puna e jote te gllaberojn prona e pasuri te ndertuara duke shitur dhe dhunuar vajza te mjera , duke trafikuar droge , duke bere vrasje te fshehta , dhe duke ber 1001 poshtersira deri tek vrasja e Komisarit qe po zbulonte rrenjet e qelbura te tuat… Ti Arben Frroku me bemat e tua meriton LITARIN … Shpresoj qe drejtesia e robit dhe e Zotit , si dhe mallkimi i nenave qe ju shite femijet e tyre ,do te bjere pa meshire ne koken tende , dhe te bashkepuntorve te tu … Poshte kriminelet si ARBEN FRROKU …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje