Arrestohet për korrupsion gruaja më e fuqishme në Meksikë

27 Shkurt 2013, 11:57Lifestyle TEMA

Drejtuesja e sindikatave, Elba Esther Gordillo, e njohur si gruaja më e fuqishme në Meksikë, është arrestuar me akuzën e korrupsionit.

Sipas BBC, Gordillo, që drejton sindikatën e mësuesve me 1.5 milion anëtarë, dyshohet se ka shpërdoruar më shumë se 156 milion dollarë nga fondet e sindikatës.

Në të shkuarën ajo ka mohuar akuzat.

Arrestimi i saj vjen në ditën kur qeveria po ndërmerr disa reforma të mëdha në sistemin arsimor.

Presidenti Enrique Pena Nieto ka nënshkruar dekretin për reformat, që synojnë ndryshimin e sistemit, të dominuar nga sindikata e zonjës Gordillo, që vendos se vendet e punës mund të shiten ose trashëgohen.

Prokuroria e akuzon Gordillon, 68 vjeç, se i ka përdorur paratë e sindikatës për prona, përfshi pasuri në SHBA, për avionë privatë dhe për operacione plastike.

Gordillo njihet ndryshe dhe si “La maestro” (mësuesja).

2 komente në “Arrestohet për korrupsion gruaja më e fuqishme në Meksikë”

  1. ubomalo says:

    E ku e di kjo se c’eshte korrupsioni ore aman.
    Le te vije ne Shqiperi dhe tia tregoje Sala jone.
    Se ai ka Boden dhe Meten me vete, kjo ke ka?
    Jo or jo, korrupsion si ky joni nuk ben dot asnje qe nuk e ka mbiemrin Berisha.

  2. manuela says:

    Jo nuk e dine,,,,,,,,, akuzohet per shperdorim 156 mil usd,
    gjej nje moment tjeter per te shfryer mmlefin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje