Pasi është vendosur në Paris, ylli i futbollit, David Beckham, është fotografuar edhe me një makinë të re.
Futbollisti 37- vjeçar është kapur nga paparacët duke u larguar nga stërvitja me një makinë të zezë Audi S8.
Dhe makinat e Beckham nuk mund të jenë të lira. Një model i tillë nis nga të paktën 78 mijë sterlina, ka një motor të fuqishëm V8, që kap 100 km/h për 4.2 sekonda.
Më përpara Beckham ka ngarë edhe një Audi Q7 dhe një Audi RS 6.
Familja e tij po qëndron në Londër, ndërsa mediat pyesin jo pa ironi se si ka mundësi që ai mban një makinë të tillë, kur ka deklaruar se do e japë të gjithë rrogën tek PSG për bamirësi.
Ai e mban kete makine,me asistencen e shtetit Britanik,,hahahaahah
Po cfar populli jemi ne shqiptaret.Shqetesohemi qe Bekamp prish leket e vetan.Kesaj i thone i qan hallin kaloresit se i varen kembet.
Ore po c’e keni kete artikull. E di cdo me thene per Audin qe D.Beckham te ngase nje makine te tyren? Shume do te thote. Do te thote qe te gjitha shpenzimet e makines i heqin ata, qe nga blerja(e ka te dhuruar) e deri te mirembajtja…mos ja qani hallin kaloresit pse i varen kembet kalit!
O “Audi”, na bone lomsh ka trut: kujt i varen komet kalorsit apo kalit? Ma klarifiko (sqaro) i cik se per ner po me bojn trut maaaas!