Gjykatësja më e famshme femër në Britaninë e Madhe është arrestuar pasi kishte mashtruar policinë me deklarimet e saj, raporton Daily Mail.
Gjykatësja Constance Briscoe, 55 vjeç, kishte mashtruar në lidhje me gjyqin ndaj Chris Huhne, ish- ministër i Energjetikës, që u detyrua të jepte dorëheqjen.
Por si është historia?
Chris Huhne kishte mashtruar për një gjobë shpejtësie me makinë. Ai i kishte kërkuar gruas së tij në atë kohë, Vicky Price, që të merrte ajo përgjegjësinë për gjobën, sikur ishte ajo në timon. Në këtë mënyrë ministrit nuk do i hiqeshin pikët nga patenta.
Por Huhne u nda me Vicky Price, duke e lënë atë për këshilltaren e tij në vitin 2010.
Vicky nuk e pranoi këtë poshtërim dhe vendosi që të nxirrte në shesh skandalin e pikëve në patentë.
Vicky, shoqe e ngushtë me gjykatësen Constance Briscoe, bashkëpunuan që lajmi të dilte në gazetë. Gjykatësja gjeti një gazetar freelance dhe i dha lajmin. Ai e shpërndau dhe më pas Huhne u detyrua që të jepte dorëheqjen.
Në një e-mail, gazetari dhe editori i gazetës, e ftonin gjykatësen për të pirë diçka nga gëzimi i largimit të Huhne.
Por e pyetur nga policia, gjykatësja mohoi që të kishte dijeni për rrjedhjen e informacionit për pikët në patentën e ish- ministrit.
Tani është zbuluar se ajo ka mashtruar dhe policia i ka vënë prangat.
te gjitha lajmet e britanise po i nzirni.shikoni se ka dhe shtete te tjera bota
Po kjo ngjarje na ben te kuptojme se si jemi 150 vjet mbrapa si shtet dhe keto 20 vjetet e fundit kemi bere edhe hapa prapa ne kete drejtim.
Bleona eshte me barre
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/bleona-what-about-this.html
tek ne i heqin qafe fare kush merret me heqje pune ketu tek ne direkt ne hale te gomarit shkojne
Tema jam i kenaqur t ju njoftoj se edhe ketu tek ne e kan arrestuar nje gjykates kohet e fundit. ai gjykatsi qe leroi Dajtin qe vrau policet ne durres. ai eshte i arrestuar e po del ne gjyq tani.
Pse na i jepni keto lajme.
Apo doni me na kujtu se jena akoma majmuna ???
Ne UK arrestohen gjyqtare dhe hiqen nga postet ministra per disa pike patente, ketu tek ne Baba Likja bonte hapur pazar per 700 mije euro dhe fiton 5:0 ne gjykate.
O zot cfar race e qelbur jena.