Edhe pse prej kohësh është bërë fushatë që në fletën e votimit, në krah të subjektit të preferuar të vendoset shenja e kryqit ose e plusit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të quajë të vlefshme fletët e votimit edhe kur kanë shenja të tjera përkrah subjektit të preferuar.
Kështu, nëse vendosni një simbol buzëqeshje në kuti, fleta juaj do jetë e vlefshme. Po ashtu, edhe nëse e vendosni simbolin jashtë kutisë, fleta do jetë e vlefshme. Edhe në rastin kur qarkoni emrin e subjektit të preferuar, fleta do jetë e vlefshme. Madje edhe në rastin ekstrem, kur i vini vizën të gjithë subjekteve dhe lini vetëm një subjekt pa vizë, atëherë fleta do pranohet, pasi ju u keni “vënë vizën” të gjithë partive përveç të preferuarës suaj. Do pranohet edhe nëse në fund të subjektit ju hiqni një vizë, që do të thotë se ju e preferoni atë.
Ndërkohë, Partia Socialiste jep alarmin për dështimin e dy teknologjive të reja në zgjedhjet e 23 qershorit. Përfaqësuesi i PS-së pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, në një prononcim për mediat deklaron se janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore për lidhjen e kontratës me firmën që KQZ-ja ka shpallur fituese, firmën INDRA, kjo për dy projektet, si për numërimin elektronik të votave në qarkun e Fierit apo dhe identifikimin e zgjedhësve në Qarkun e Tiranës.
“Për ne koha është shumë e rëndësishme, por mbi të gjitha transparenca. Jam i frikësuar që komunikimi nuk është i plotë, pothuajse zero. Pra, ne nuk kemi informacione zyrtare se si do të realizohet ky testim, cilat janë dokumentet që kompania ka paraqitur, si është ecuria e marrëdhënies me kompaninë e përzgjedhur nga komisioni përkatës”, ka deklaruar Gjonçaj. Sipas tij, kontrata duhet të ishte nënshkruar më 31 janar, ndërsa më 23 mars do të realizohet testimi i parë për numërimin elektronik.
“Në rast se ai dështon, pa diskutim është përgjegjësi e KQZ-së dhe e qeverisë. Më lejoni të kujtoj se qeveria ka dalë garant gjatë shqyrtimit të Kodit Zgjedhor se do të zbatonte këtë teknologji,” ka theksuar Gjonçaj.
Ndërkohë, Lefterie Leshi, kryetarja e KQZ-së shprehet optimiste për realizimin e këtyre dy metodave.
“Për Fierin është shpallur firma fituese, ndërsa për Tiranën është përzgjedhur kompania me të cilën po negociohet kontrata. Në datë 23 mars do të bëhet testi për numërimin elektronik në Fier. Shpresojmë që do të funksionojë”, tha Lleshi.
Me 23 qershor duhet ta ruajme voten nga diktatori Sali Berisha!
me 23 qershor vota do jete masive per PS dhe sdo kete me sali e bir saliu te beje gje se do e mbrojme vete voten tone. Fundja, eshte vullneti yne qe cenohet. Te gjithe ne votime pa perjashtim miq.. te gjithe drejt kutise se votimit
TE MSO DRUHET PS SE ESHTE E FORTE E KA POPULLIN QE DO E VOTOJE NE MASE. TE GJITHE NE VOTIME PER TE SHEMBUR TE FUNDIT DIKTATOR QE PO NA VRET RRUGEVE PASI VJEDHJA ESHTE NORMALE KA KOHE.. TA RREZOJME, ME VOTE MASIVE, PASI VETEM ASHTU AI SKA CBEN
ka per te ber noi pisllik ky berisha ja majeni mend; esht mreti i vjelljes se votave duhet nje votim masiv me votu per kedo parti vetem per salen jo; se ky ehhhh ka per te ber ndonje pisllik; ja po themi do vjelli 10000 vota po tre milion si vjell dot…se sic ka perfundu as demokratet e vertet qe nuk bejn pjes ne oborrin e berishes i ka ardh shpirti ne maj te hundes me te!!!
hahahahahahahaa, po ju thashe njehere. Ju votoni, baba i jem me Nduet, Precajt, Gjinat numeron…..
Ska me sali jo.. ai e di qe ka humbur e po mundohet te vrasi rrugeve per te trembur popullin.. jo jo, kete radhe te gjithe i ka kunder, kryesisht opullin qe e ka gjymtuar e vrare pafund
SE CKA NDODHUR SE DI, POR QE TE GJTIHE FLASIN PER PROGRAMIN E PS PO FLASIN. mE TE ETUR SE KURRE PO I PRESIM KETO VOTIME QE TE MUND TE MARRIM FRYME SI QYTETARE TE LIRE E JO TE KEMI FRIKE TE DALIM NE RRUGE.. SA PER FRIKEN QE THONI JU ME LART, SKEMI FRIKE, TE GJITHE NE VOTIME DO VEMI E SKA ZOT QE NA NDAL
Ruhuni nga vota balerine.Kjo eshte burmi kryesor i vjedhjes se votimeve.Zgjidheni kete dhe fitoren e kini te sigurte.Mbrapa fletes votimit qe u ngjend ne nje qender tjeter votimi qendrojne me mijra.Kete e di shume mire Flamur Noka pasi ka pervoje qush ne provimet e fakultetit te veterinerise
Ka shume mundesi qe maloku te beje maksimunin e perpjekjeve per vjedhje votash. Ky plak skizofren e ka te qarte perfundimin. Shpeton vetem nese merr azyl tek miku i tij azerbajxhanas ose e pret 313 deri ne ngordhje te plote. Po qe se i shpeton burgut, nuk ju shpeton haklajve qe ju shua dera prej ketij mut maloku.
Si duken bathet e priftit nuk vine Pashket sivjet , bashkatdhetare te mi pregatituni per perbysje me foce te rregjimit despotik me 24 Qershor , monarkia formale e pa shpallur duhet te pesoje fatin e Qershorit te 24-es nga Demokracia e pare ne Ballkan ajo Fanoliste .
Akoma se keni mare vesh,ju te PS,se zgjedhjet kane deshtuar.Kujtoni ju se populli eshte aq budalla sa te dale te votoje dhe votat ti numuroje Saliu,qenki tuafe.Shqiptaret nuk do dalin te votojne me 23 Qershor me Saliun kryeminister.Votimet kane deshtuar.E kam thene para 3-4 muajsh dhe ne Qershor do thote dhe PS,qe nuk hyjme ne zgjedhje,se jane manipunuar,pa filluar.TUNG.Shenoje edhe kete Mero se do me kujtosh.
PS dhe partite e tjera opozitare nuk duhet te shkojne ne zgjedhje me Qeverine e Sali Berishes dhe KQZ-ne e tij. Mafia Shqiptare eshte jashtezakonisht e fuqishme per kapacitetet e nje vendi te vogel si Shqiperia. Ka dy rruge shprese per ruajtjen e zgjedhjeve: ose te vendoset sovraniteti i kufizuar i shtetit shqiptar nga forcat e NATO-s, ose te detyrohet Ilir Meta te dale nga koalicioni me Berishen dhe te kalohet ne Qeveri Teknike.
(perseritje e bastit ):
– PS + aleatet = 61 deputet.
– PD + aleatet = 58 deputet
– LSI ,PBDNJ, AKZ, FRD, PDIU, diferencen.
PS fiton zgjedhjet por nuk krijon maxhorancen qeverisese.
PD humbet dhe Kryetari jep doreheqje nga Partia por arrin te krijoje Maxhorancen qeverisese me kryeminister …………..
Basti ka filluar……
Kjo eshte cmenduria me e madhe qe kam degjuar nga KQZ-ja.