INTERVISTAT/ Flasin i afërmi i Lamajt dhe protagonistët e skandalit, Vocaj, Kuliçaj, Rrumbullaku, Bala e Burgaj

27 Shkurt 2013, 23:47Politika TEMA
INTERVISTAT/ Flasin i afërmi i Lamajt dhe protagonistët e skandalit,

Të gjithë protagonistët në tavolinë me Arben Frrokun shfajësohen duke thënë se aty ua solli pronari i lokalit për të bërë një foto. Disa pranojnë se e njohin, të tjerë jo. Një lëmsh u bëhet në kujtesë kupolës drejtuese të policisë. Të gjithë thonë se nuk kanë informacion se Lamaj është kërcënuar

 

INTERVISTA 1 – Alket Hyseni, kushëriri i komisar Dritan Lamajt: Ajo tavolinë gatoi largimin e tij

Ju jeni i afërm i zotit Dritan Lamaj?

Jam një i afërm i tij dhe një nga shokët e tij më të ngushtë.

Cili do të ishte reagimi juaj pas publikimit të fotos dhe reagimeve të njëpasnjëshme që erdhën, që besoj se i keni ndjekur?

Së pari do të më falni për shkak të ngarkesës së situatës. E dyta, më shqetëson fakti që disa nga drejtuesit e policisë, të cilët unë i njoh personalisht, mohojnë disa fakte të njohura botërisht tashmë.

Cilat fakte?

E kam fjalën për problemin e kërcënimit të Tanit nga ky zotëria në rreth (Arben Frroku) dhe njerëz të tjerë të tijtë.

Të ç’natyre ishin këto kërcënime, ju jeni në dijeni të tyre? Mund të na i thoni ato? Si ishin të formuluara?

Atëherë, janë kërcënime për jetën. Kanosje e mirëfilltë dhe kërcënime jete për të cilat Tani ka vënë në dijeni që të gjithë kolegët e tij, eprorët e tij më saktë. Për të cilat është në dijeni edhe Ministri i Brendshëm. Së dyti, dhe ka rëndësi kjo që do them, fotografia që është bërë aty nuk është bërë në 2010-ën, siç pretendohet. Duket qartë hematoma e Arben Frrokut, pas debatit që ka pasur në komisariatin nr.6 dhe përplasjet fizike. Kështu që kjo fotografi është minimalisht në 2012-ën, dhe shumë pak kohë pas transferimit të Tanit nga shef i komisariatit për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Unë dyshoj që vendimi është marrë pikërisht në atë tavolinë aty. Më lind e drejta të dyshoj duke ditur rrethanat, duke qenë një mik i ngushtë i Tanit, përveçse një i afërt i tij. Unë kam pasur të dhëna direkte nga ai. Kështu që dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejt për vendimmarrjen në këtë tavolinë. Për transferimin e Tanit dhe lënien e tij pa suportin që i jepte uniforma e shefit të komisariatit.

Z.Hyseni, ku bazoheni ju kur thoni se kjo foto është shkrepur pas vitit 2012, pas debateve që kish pasur më herët gjatë këtij viti mes Arben Frrokut dhe Dritan Lamajt?

Së pari, duket dëmtimi i z.Frroku në fotografi. Së dyti, më vjen dyshimi nga mohimi që sjellin për shumë rrethana disa nga drejtuesit e policisë për të cilët prisja më tepër dinjitet, pavarësisht rrethanave të ndodhura në atë takim. Së treti, nga ato çka Tani vetë më ka folur, jemi konsultuar, ai ka pasur goxha aksion edhe gjyqësor, betejë të cilën ai arriti ta fitonte prej një viti, edhe pse i lënë në harresë nga shteti dhe nga kolegët. Tashmë nuk mundi të përballonte betejën e fundit, atë të orës së errësirës dhe plumbave të errësirës.

Në dijeninë tuaj, a ka qenë Dritan Lamaj në dijeni të kësaj dreke?

Po, ka qenë në dijeni të disa takimeve jo të detajuara, por të disa takimeve të Frrokut me disa nga drejtuesit e policisë, kryesisht me dy prej personave me të cilët është në atë tavolinë, të cilët e mohojnë që e kanë pasur mik dhe ky është një turp për ata zotërinj.

Me cilët nga ata?

Në një moment të caktuar, do ta pohojnë vetë që e kanë pasur mik. Për të qenë të paktën në moralin e malësorit, që në fakt u mungon ai moral.

Në fakt, z.Kuliçaj dhe z.Vocaj e kanë pranuar që e njihnin z.Frroku, porse atë ditë në foto, ai (Frroku) ka ardhur rastësisht në tavolinë…

Nuk nënkuptoj z.Kuliçaj, nuk nënkuptoj z.Vocaj. Mendoj se z. Kuliçaj është çuar në atë tavolinë nga dy persona të tjerë. Nuk ka pasur njohje të ngushta z.Kuliçaj me të, në dijeninë time dhe të Tanit.

 

INTERVISTA 2 –Tonin Vocaj, drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda: Në atë kohë Frroku s’kishte konflikte

Kemi ndjekur një foto, ku ju, Kuliçaj dhe të tjerë zyrtarë të policisë shfaqeni në një foto, teksa darkoni me Arben Frrokun, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit dritan lamaj. Cili do të ishte reagimi juaj? E çfarë periudhe është kjo foto sipas jush?

Nuk mund t’ua them. Nuk e di.

A nuk mund ta thuash, apo nuk e dini?

Jo, nuk e di. Se përpara se ta publikoni këtë foto, ju duhet që të më kishit pyetur mua, meqë unë jam i shfaqur në këtë foto.

Jemi duke ju pyetur tani z.Vocaj…

Jo, jo, tani jeni duke e shfaqur foton se unë kam pasur shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm, që më thonë që një foto e juaja ka dalë tek A1 Reporti.

Si është historia e kësaj fotoje që keni nxjerrë ju? A keni ndonjë shpjegim? Se unë do jua them se si është e vërteta. Ju mund të na e thoni, jemi në komunikim të drejtpërdrejtë.

Jo, jo, mund të ma thoni se si e keni marrë ju këtë foto.

Ne po ju lëmë hapësirat e duhura që ju të na tregoni rreth kësaj fotoje, dhe se ku është bërë kjo foto.

Atëherë po ju them se kjo foto është marrë nga fotot e fb-së së adresës time dhe n.q.s nuk gabohem unë, është bërë ose në vitin 2010 ose në vitin 2011. Pra dy vjet ose më tepër nga ky moment që po flasim dhe aktualisht kjo foto është në faqen time të fb-së dhe faqja ime është e hapur dhe kam foto pafund dhe mund të kontaktohet nga kushdo. Është e vërtetë që kemi qenë me z.Frrok dhe me një grup oficerësh të tjerë që kemi qenë në një drekë, në një restorant në Dajt. Rastësisht në këtë restorant ka qenë edhe z.Frroku, me të cilin jemi përshëndetur dhe kemi dalë edhe në fotografi me të.

Rastësisht apo ka qenë i ftuar nga ju?

Rastësisht. Nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë. Në këtë drekë ka qenë një grup zyrtarësh i Policisë së Shtetit dhe në lokal ka qenë dhe Frroku. Ai është takuar me ne. Unë personalisht e kam njohur z.Frrok, dhe vëllain e tij, Mark Frroku. Kjo është e vërteta e kësaj fotografie. Tani, meqë po i hyjmë një analize se ky është bërë një problem mjaft sensitiv, unë po ju them që në atë kohë nuk ka pasur asnjë konflikt të vëllezërve Frroku me asnjë zyrtar të Policisë së Shtetit. Dhe ne kemi dalë rastësisht në fotografi me të. Fotografia, jo për të nxjerrë z.Frrok, por për të ekspozuar një drekë që ne kemi qenë. Përveç kësaj fotografie janë edhe disa fotografi të tjera ku është z.Frrok. Kjo është e vërteta e të gjithë kësaj historie që ju po na e nxirrni sikur ne jemi të lidhur me z.Frrok ose më të tjerë.

Jo, ne shohim një foto ku shihet Arben Frroku, i cili është i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Dritan Lamajt, së bashku me ju, me z. Agron Kuliçaj, me z. Muhamet Rrumbullaku dhe po kërkojmë thjesht një shpjegim.

Kjo fotografi është e vitit 2010 ose e vitit 2011. Pasi të hap kompjuterin mund t’ju them datën e saktë se kur është bërë fotografia. Ne nuk kemi qenë në drekë me z. Frroku. Ai ka qenë në të njëjtin lokal me ne dhe jemi përshëndetur, sepse e njohim. Dhe meqë ma dhatë mundësinë për tu sqaruar: unë po ju deklaroj se jemi duke u marrë seriozisht me këtë hetim. Hetimin e udhëheqin prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë në dispozicion një grup specialistësh të Policisë së Shtetit, duke përfshirë drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe po bëhet çdo përpjekje. Kanë qenë përpjekjet tona që kanë bërë të mundur arrestimin e z.Frroku në Greqi. Kanë qenë përpjekjet tona dhe të një grupi të gjerë hetimor, që po punon për ta dokumentuar me prova përfshirjen e z.Frroku në ngjarje.

Ju jeni pjesë e hetimit z.Vocaj?

Jam pjesë e hetimit. Jam pjesë e grupit hetimor. Pas daljes së fotografisë do t’u kërkoj prokurorëve që të mos jem më pjesë e këtij grupi. Do të kërkoj që nga ky moment dhe do t’i nënshkruaj prokurorit të Krimeve të Rënda që të mos bëj pjesë në hetime. Unë jam Drejtori kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Kam 30 vjet që punoj. Kam dalë në fotografi me shumë njerëz. Kam një fb që nga vitit 2006. Mund të kem pa frikë rreth 2500 friends, mund të kem me qindra fotografi aty. Kjo insinuatë që ju keni bërë është shumë e gabuar. Keni bërë një insinuatë për të implikuar punonjësit e policisë si bashkëpunëtorë në vrasjen e kolegut tonë. Kjo është një insinuatë që unë personalisht do të mbaj qëndrime ligjore lidhur me këtë çështje. Unë nuk dua t’i bëj presionit askujt, por i keni pasur të gjitha mundësitë që ju të pyesnit paraprakisht meqë e keni zotëruar këtë foto se si është e vërteta.

Po ju pyesim z.Vocaj.

Jo, nuk keni pyetur. Ju keni bërë këtë gjë, që e keni shfaqur njëherë, ia keni servirur opinionit publik dhe e shfaqni sikur ne jemi bashkëpunëtorë të Frrokut në vrasjen e kolegut tonë. Kjo është e paprinciptë dhe e turpshme.

Z.Vocaj, ju deklaruat se do të hiqni dorë nga hetimi i kësaj çështjeje. Po pse pikërisht tani që u publikua kjo foto? Përse nuk e bëtë më parë këtë gjë?

Unë as nuk e kam menduar që jam në një fotografi me z.Frroku, megjithëse e kam vënë vetë këtë fotografi në fb-në time, dhe po ju them që nga ky moment do t’i bëj një kërkesë me shkrim drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që t’i kërkoj dorëheqjen nga grupi hetimor.

Po pse pikërisht tani?

Po sepse tani kam një konflikt me opinionin publik lidhur me këtë hetim. Sepse opinionin publik, personalisht për mua, është shumë i rëndësishëm. Një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër përpara opinionin publik në punën që bën. Dhe meqenëse unë kam një komprometim moral, përpara opinionit publik, do t’i kërkoj prokurorit që të më lirojë nga çdo lloj detyre hetimore që lidhet me këtë çështje.

Duke risjellë në kujtesë shqetësimet që mbarte kryekomisari Lamaj, se e kërcënonin, se jeta e tij ishte në rrezik, përse nuk u mbrojt z.Lamaj?

Këto janë çështje që nuk mund të diskutohen në një bisedë telefonike. Së dyti, nuk jam unë personi kompetent që duhet t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje.

Por ju e keni njohur z.Lamaj?

E kam njohur z.Lamaj, e kam pasur koleg, e kam pasur mik. Kam punuar në policinë e Tiranës drejtpërdrejt me z.Lamaj dhe ruaj respektin dhe konsideratën më të lartë për këtë njeri.

A ua ka shfaqur ai këto kërcënime që i vinin?

Jo, asnjëherë nuk më ka shfaqur shqetësime të kësaj natyre. E kam ditur konfliktin që z.Lamaj ka pasur me vëllezërit Frroku se u bë dhe mediatike dhe nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e ka ditur këtë konflikt. Megjithatë, në lidhje me pyetjen tuaj, duhet të kontaktoni me autoritete përkatëse në Policinë e Shtetit, që të japin përgjigje para jush dhe para opinionit publik.

 

INTERVISTA 3- Agron Kuliçaj, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Është një foto mëse normale

E ndiqni foton që është publikuar?

Po, jam vënë në dijeni dhe po ndjek emisionin tuaj.

Cili është reagimi juaj? Ka qenë një takim i rastësishëm i drejtuesve të lartë të Policisë me Arben Frrokun, në një kohë kur ky i fundit s’ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë një biznesmen i suksesshëm?

Mesa mbaj mend, është një foto e fundvitit të 2012-ës, ose e vitit 2010. Një foto e rastësishme. Kemi qenë një grup kolegësh duke festuar në një drekë. Kemi qenë në një lokal në zonën e Dajtit, në atë ambient ka qenë dhe z.Frroku, i cili ka kërkuar të bëjë një foto me ne dhe unë gjykoj që është një foto mëse normale për periudhën që është bërë.

Një foto që tregon që ju keni drekuar apo darkuar së bashku, keni pirë, keni kënduar. Ju madje mbani në dorë edhe një çifteli dhe janë detaje që shihen nga foto z.Kuliçaj.

Kemi qenë në një lokal në zonën e Dajtit dhe kjo është një foto mëse normale. Ky shtetas ka qenë në një tavolinë tjetër. Ka kërkuar të bëjë një foto me ne dhe kjo është një foto që është bërë publike. Mesa mbaj mend, e kam parë këtë foto edhe në fb e kolegut tonë Vocaj, i cili më thanë se e ka sqaruar. Në atë periudhë z.Frroku ka qenë një qytetar, ka qenë një biznesmen. Unë nuk është se kam njohje të drejt për drejtë, madje aty e kam njohur drejtpërdrejt. Dhe më pas nuk ka pasur kontakte me të, por thjesht njohje.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe kjo z.Kuliçaj, edhe pse nuk duket foto e rastësishme. 

Kjo është foto e rastësishme. Unë, që nga momenti që ka ndodhur ngjarja, e vrasjes së kolegut tonë Lamaj, kam qenë një ndër pjesëtarët e grupit hetimor, që është ngritur nën drejtimin e prokurorisë së Krimeve të Rënda, bashkë me disa kolegë të tjerë. Kemi kryer një punë intensive dhe kemi bërë veprime të shpejta hetimore, deri në realizimin e provave që kanë ngritur dyshime të forta dhe të arsyeshme për shtetasin Arben Frroku, i cili është përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Duhet thënë që kemi bërë veprime që duhen përgëzuar dhe ne kemi arritur të mbledhim prova të arsyeshme që fajësojnë shtetasin Arben Frroku për veprën penale që ka kryer. Por duhet të bëj publike që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit hetimor për këtë çështje.

Edhe ju hiqni dorë?

Absolutisht. Sepse në radhë të parë është karakteri dhe morali im. Dhe i kërkoj grupit hetimor që të vërtetojë që qoftë një herë të vetme kam pasur kontakt telefonik me Arben Frrokun, ose marrëdhënie tjetër me këtë shtetas, unë mbaj përgjegjësi. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe në lidhje me foton, por mënyra juaj e interpretimit lë për të dëshiruar. Megjithatë unë jam i hapur t’i përgjigjem çdo lloj pyetje tuaj.

Pse e bëni pikërisht tani dorëheqjen, pasi u publikua kjo foto dhe jo më herët?

Sepse tani u bë publike. Ne jemi drejtues të lartë. Kemi hetuar intensifikisht. Kemi punuar tre ditë e tre net për të zbardhur vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Tani janë rrethanat e tilla dhe ne japim dorëheqjen.

A keni qenë në dijeni të konfliktit të bërë publik mes Lamajt dhe Frrokut?

Nuk ka shtetas në Shqipëri që i mbërrijnë valët televizive, që të mos jetë në dijeni të konfliktit që ka ndodhur mes tyre. Dhe policia ka mbështetur fort të gjitha veprimet e kryekomisar Lamajt në atë hetim.

A keni pasur mundësinë që të gjeni një rrugëzgjidhje për këtë konflikt, pasi pretendohet që edhe brenda veprimeve të kryera nga shefi i komisariatit, ka pasur tejkalim të kompetencave? Di që SHKB-ja ka një hetim në lidhje me të.

Po, ka. Ka një SHKB që heton mbi veprimet abuzive të punonjësit të policisë dhe kjo është pjesë e hetimeve të tyre dhe unë nuk mund të jap komentin tim. Unë di që gjykata ka vlerësuar të gjitha veprimet e punonjësve të policisë në raport me përplasjet që ka pasur me qytetarin Frroku.

Drejtoria e Përgjithshme ka dalë në një deklaratë publike në datën 25 shkurt, duke dhënë detaje rreth personit të dyshuar si autori iu vrasjes së Lamajt. A mendoni se ekzistojnë të gjitha provat e mundshme që do të qëndrojnë edhe para gjykatës për fajësinë e personit të dyshuar?

Ne kemi dyshime të forta dhe të arsyeshme që shtetasi Arben Frroku është i përfshirë drejtpërdrejt në atentatin ndaj Lamajt. Për këtë është një grup i posaçëm dhe i gjerë, nën drejtimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, nga drejtoria e Krimeve të Rënda në departamentin e Krimit të Organizuar, nga drejtoria e Policisë së Tiranës, me indicie dhe me përqasje të tjera për verifikimet që do të kërkohen dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku humbi jetën kolegu ynë, Dritan Lamaj. Ju garantoj që është punuar me përgjegjësinë më të madhe profesionale. Ka pasur një ekspertizë të shkëlqyer dhe unë mendoj që hetimet janë në rrugë të drejtë.

A keni pasur mundësi ta parandaloni atë që ndodhi?

Gjatë gjithë periudhës së punës time, unë asnjëherë nuk kam qenë epror i drejt për drejtë i z.Lamaj. Por për çdo rast kur policia ka indicie, jo vetëm për punonjës policie, por për prokuror dhe gjyqtarë, ka struktura që marrin masa të posaçme. Në asnjë moment në dijeninë time, ashtu siç thanë edhe z.Rrumbullaku dhe z.Vocaj, nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi që ky person ka ngritur për eprorët e tij, që ka qenë i kërcënuar.

Çfarë lidhje ka pasur Jak Jaku në vrasje?

Ky është objekt hetimi dhe unë nuk mund të prononcohem tani. Dhe çdo fjalë e imja mund të përdoret.

Në lidhje me mesazhin kërcënues që ka marrë oficeri tjetër i policisë, çfarë masash merren dhe sa e mbrojtur është policia e shtetit në raste të tilla?

Policia e Shtetit ka struktura të posaçme që merren jo vetëm me garantimin e jetës dhe sigurisë të punonjësve të policisë, por dhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Desha të siguroj që policia nuk ndihet në asnjë moment e frikësuar. Policia e Shtetit ka të gjitha instrumentet e nevojshme dhe kontrollon të gjithë territorin e vendit për t’u përballur me këto fenomene. Ne ndihemi shumë të shqetësuar për humbjen e kolegut tonë, sepse është një ngjarje shumë e rëndë.

Por nuk është zyrtari i parë i policisë që vritet, z Kuliçaj.

Të punosh çdo ditë për këto struktura, të përballesh me ligjin, të përballesh me kërcënimin, kjo është një kosto. Por punonjës policie nuk vriten në Shqipëri, por edhe në vende të tjera ku strukturat e ligjit përballen me krimin.

Po qytetarët a duhet të tremben kur dëgjojnë ngjarje të tilla, siç janë realisht të trembur?

Qytetarët kanë të gjithë mbrojtjen e nevojshme nga strukturat e Policisë së Shtetit.

 

INTERVISTA 4- Hysni Burgaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Fotoja nuk ndikon tek hetimi

Është publikuar një foto ku duket Arben Frroku, i arrestuar nga ju si autori i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, teksa drekon apo darkon me zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Si z.Kuliçaj, ashtu edhe z.Vocaj kanë hequr dorë nga hetimi i çështjes. Çfarë ndodh më pas?

Ju garantoj që nuk do të ndodhë asgjë. Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet e duhura hetimore lidhur me këtë akt terrorist të rëndë ndaj kryekomisarit. Ky është një veprim moral i tyre, i drejtuesve të lartë të policisë, të cilët kanë ndodhur ndoshta rastësisht në atë tavolinë dhe është mëse normale për një qytetar të lirë kur ja kërkojnë një gjë të tillë. Mendoj që kjo nuk do të ndikojë aspak lidhur me hetimet, procedurat, standardet e policisë së shtetit. Ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje.

U tha që fotoja është bërë në vitin 2010 ose 2011, kur Arben Frroku ishte thjesht një biznesmen i suksesshëm. Por tani, pas vrasjes së bujshme të Lamajt, a është etike?

Në këndvështrimin tim, në momentet para ngjarjes, nuk lë hije dyshime në ecurinë e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Aktin e drejtuesve të policisë për t’iu shmangur hetimeve për shkak të kësaj fotoje unë e quaj normale. Ne do të vazhdojmë hetimet deri në zbardhjen përfundimtare të plotë të kësaj ngjarjeje dhe të marrim atë qe meritojmë përpara drejtësisë shqiptare.

Po kush do t’i drejtojë hetimet tani që kanë dhënë dorëheqjen z. Kuliçaj dhe z. Vocaj?

Policia e Shtetit nuk dobësohet aspak as nga z.Kuliçaj, as nga Vocaj dhe as nga shumë të tjerë. Kemi me qindra dhe mijëra ekspertë dhe specialistë në policinë e shtetit, të cilët do ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje. Do të bëjmë të pamundurën për ta zbardhur përfundimisht këtë ngjarje të rëndë.

Keni emra për emrat që do të zëvendësojnë?

Z. Kuliçaj dhe z.Vocaj do të vazhdojnë ushtrimin e detyrës për çështje të tjera, ndërsa për këtë çështje do të caktohen persona të tjerë të cilët po vazhdojnë realisht hetimin në këtë ngjarje.

 

INTERVISTA 5- Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurisë: Nuk e njoh Frrokun

E di që nuk jeni pjesë e hetimeve, por ekziston një foto, ndoshta e vitit 2010, ku shfaqeni edhe ju nën shoqërinë e Arben Frrokut.

Po, jam duke ju ndjekur. Reagimi im është fare i prerë dhe i qartë. Nuk kemi asnjë lidhje me z.Frroku. Ka qenë fare rastësisht ne atë tavolinë. Ne kemi qenë në shoqërinë tonë si oficerë policie. Dhe s’ka asnjë lloj njohjeje apo komunikimi tjetër.

Ju nuk keni pasur njohje me Arben Frrokun?

Unë kam qenë në shoqërinë e kolegëve të mi. Kemi qenë që të gjithë bashkërisht dhe nuk kam asnjë lloj njohjeje me Frrokun personalisht.

Z.Vocaj pak më parë pranoi që njihej me të, por edhe ai tha që e kishit takuar rastësisht z.Frroku, por nga foto nuk duket ashtu. Duket që trokisni gotat e z.Kuliçaj po i bie çiftelisë. Duket atmosferë e gëzueshme.

Ajo është thjesht një foto e hedhur në facebook dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj tjetër procesi njohjeje me z.Frroku.

Z. Rrumbullaku, a njiheshit ju me Dritan Lamaj?

Po, patjetër që njihesha. Jemi kolegë të vjetër pune. Është pjesë e departamentit tim të policisë që unë drejtoj.

A ju kishte shfaqur shqetësime që kishte prej kohësh se i kërcënohej jeta, se diçka nuk po shkonte mirë, se ai trembej se mund të vritej?

z.Lamaj në lidhje me problemin, nuk ka shfaqur asnjë lloj ankimi me kërcënimin që mund t’i vinte nga persona që tashmë janë të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë, të vrasjes së kolegut tonë. Kjo është e vërteta.

Pra, nuk ka shfaqur shqetësime tek ju?

Policia e Shtetit është trembur shumë pas vrasjes së Dritan Lamajt. Madje pak minuta më pas, në celularin e një tjetër drejtuesi policie ka mbërritur një mesazh kërcënues. Si e komentoni ju këtë? Çfarë po ndodh me policinë e shtetit? Përse ajo nuk po mbron dot veten?

Policia e Shtetit nuk është e trembur fare në lidhje me rastin. Ajo është një ngjarje për të cilën po hetohet nga një grup i posaçëm hetimor. Absolutisht që do të zbardhen të gjitha motivet dhe i gjithë rrethi i personave të dyshuar që kanë organizuar këtë vrasje kriminale. Dhe të jeni të bindur se në lidhje me fotografinë që na nxirrni para medias dhe para opinionit, nuk ka asnjë lidhje mes drejtuesve të lartë të policisë dhe z.Frroku. Është një fotografi ku oficerët e policisë janë në një ambient absolutisht privat dhe ka ndodhur thjesht rastësisht. Ne jemi oficerë të lartë të policisë. Është viti i 25-të i punës në Policinë e Shtetit dhe më njeh gjithkush. Për të vërtetuar se ç’lidhje kemi ne me të, mund t’i drejtoheni organit të prokurorisë dhe i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të nxjerrë tabulatet e telefonit tim personalisht me z.Frroku dhe të gjithë kolegëve të mi, dhe nuk ka asnjë lidhje që nga ai moment me të e në gjithë jetën time. Edhe të kolegëve të mi.

Si e komentoni heqjen dorë të Tonin Vocajt nga çështja pas bisedës që pati me ne? 

Normalisht, ju po na akuzoni publikisht. Dhe ne kemi ndërgjegjen e lartë morale edhe si oficerë, edhe para gjakut të kolegut tonë, për të thënë që ne jemi të hapur dhe të çiltër për të na hetuar për cilindo. Por ju nuk mundeni në asnjë rast dhe në asnjë moment të cenoni publikisht figurën tonë si oficerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.

Po pas lajmit që një tjetër oficer policie ka marrë sms kërcënues, si mbrohet Policia e Shtetit?

Policia e Shtetit është në gjendje të mbrojë vetveten dhe t’i shërbejë komunitetit, për një rend dhe siguri më të mirë, pavarësisht mesazheve. Ato po hetohen dhe të jeni të bindur që ato do të sqarohen që të gjitha. Se kush i adreson ndaj oficerëve të lartë të policisë dhe drejtuesve të tjerë të saj.

 

INTERVISTA 6- Nikolin Bala, Drejtor i Njësive operacionale: Frrokun e solli në tavolinë pronari i lokalit

Ekziston një foto ku ju po drekoni me Arben Frrokun. Kemi pasur biseda me z.Vocaj dhe z. Kuliçajn, që kanë hequr dorë nga hetimi i çështjes. Cili është reagimi juaj?

Në këtë foto ne kemi qenë në një ambient tepër shoqëror duke darkuar. Aty në këmbë qëndron edhe pronari i lokalit. Unë e njoh edhe Arben Frrokun, nuk kam ndonjë njohje të madhe me të. Është marrë edhe me klubin sportiv të Tërbunit. Në Pukë ka qenë njohur.

Ka qenë një takim i rastësishëm mes jush dhe z.Frrokut?

Pronari i lokalit e ka sjellë në tavolinë me kërkesën e Benit, për të bërë një foto, meqë edhe i njëjti instrument popullor është i pronarit të lokalit, i cili e përdor dhe këndon me rite popullore. D.m.th është afruar nga pronari, ka bërë një foto dhe kaq.

Pra nuk është se ju kishit lënë një takim së bashku për të darkuar apo drekuar? Çfarë kohe ka qenë?

Mesa më kujtohet ka qenë pasdite, pas drekës.

Ju njihet personalisht me Arben Frrokun?

Unë jam me origjinë nga Puka dhe e njoh më së shumti si një drejtues i ekipit të futbollit që ka sponsorizuar ekipin e Pukës dhe kaq. Nuk është se kam ndonjë njohje të madhe me të. Edhe takimi ka qenë tepër i rastësishëm.

Thatë që Frrokun e solli në tavolinën tuaj pronari i lokalit. Po ai pse nuk qëndron në këmbë si pronari, por ulur? Karrigen e kujt zuri ai?

Po më duket si seancë hetimi.

Jo, që ta kuptojnë të gjithë.

Po ça të kuptojnë të gjithë? Duket edhe nga foto që pronari i ka hedhur dorën në qafë, dhe afrimitetin më të madh e ka me pronarin e lokalit. Po bëhet rreth dy vjet është bërë kjo foto. Dhe në atë kohë z.Frroku ka qenë thjesht një biznesmen i suksesshëm.

Nuk keni pse justifikoheni.

Nuk po justifikohem aspak. Unë po tregoj realitetin.

Si do ta komentoni dorëheqjen e Z. Kuliçajt dhe z. Vocajt?

Është një e drejtë morale e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Meqenëse kjo foto private e z.Vocajt është shfrytëzuar nga ana juaj, ka dhënë dorëheqjen e të hapë rrugë që të mos ketë ndonjë aludim të mëvonshëm.

Po komisar Dritan Lamajn e njihnit personalisht?

Po, brenda strukturave të Policisë së Shtetit, normale që ne oficerët dhe kolegët njihemi.

E kishit mik?

Nuk është e thënë që në 11 mijë forca policie t’i kesh të gjithë miq e shokë. Unë kam punuar me z.Lamaj, e kam pasur koleg policie dhe si drejtues komisariati.

A ju ka folur ndonjëherë z.Lamaj për shqetësimet që ai kishte?

Për specifikën e punës dhe drejtorinë që drejtoj unë nuk ka pasur shumë kontakte të afërta me Lamajn. Dhe nuk kam pasur ndonjë rast që të më shprehej për këto lloj problemesh.

*MARRE NGA A1 Report 

37 komente në “INTERVISTAT/ Flasin i afërmi i Lamajt dhe protagonistët e skandalit, Vocaj, Kuliçaj, Rrumbullaku, Bala e Burgaj”

  1. Ylli Pango - Psikolog (sociopat) says:

    Une u shkarkova per 4 minuta e nuk me mbeshtetet ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/u-mbars-cili-dheee.html

    1. flora says:

      ejjjj po si nuk del ky saliu mor zot te flasi po del vetem per te shar opoziten, per krimin thot: krim? jo ca krimi? ku krimi?? ska krim! me ardhe prap ky kiminel sa bij nenash do vdesin akoma ehhhh …

  2. Tani says:

    ja te analizojme njecike dhe pastaj gjykoni si te doni
    Alket Hyseni thote:

    1)”fotografia që është bërë aty nuk është bërë në 2010-ën, siç pretendohet. Duket qartë hematoma e Arben Frrokut, pas debatit që ka pasur në komisariatin nr.6 dhe përplasjet fizike”
    Pse nuk na thote Alketi si mik i ngushte i Tanit pse eshte me hematoma Frroku, e kane rrah ne komisariat dhe ç’eshte perplasje fizike ne komisariat? (nuk po mbroj frrokun)
    2) Televizioni A1 meqe ka marre foton nga facebooku i Tonin Vocaj nuk pati kohe te shikonte dhe kur eshte publikuar foto? Te na thone kur eshte publikuar nuk pretendojme te na thone kur eshte shkrepur

  3. Trimi says:

    Turp turp per c’ka lexojme. Shpresoj qe vajza e bashkeshortja e te ndjerit mos ta dije kete fakt. Atyre nuk i behet vone fare e na thone MORAL!!!!!!!! i mbulofte turpi faqen e zeze paci o palo burra qe ndryshe quheni FATKEQSI KOMBETARE

  4. frediel says:

    ikni mor shkerrdhata njerez,ikni mor pisa rrini maleve e shikoni natyren qe te edukoheni se aq kohe sa keni nejt maleve sju ka be njerez por kafshe ishit e kafshe ngele,edhe pse zbritet ne qyteterim. ju mblodhi maloku SALI per tu bere ushtare te betuar te tije…..shqiptare beni kujdes se keta llumra kane nje arsye me shume per te vjedhur votat me dt 23 qershor sepse do tu duhet mbrojtja e pushtetit te SALI ROBQ….MIT dhe keshtu keta vazhdojne te jene te mbrojtur dhe vete

    1. Epirioti says:

      Nena like o me perkuni mi kendoj 2..3 kenge gjumi, biri Im ma pac uraten ma la prane pushken dhe shpaten, Pri vrit korr cka te del para, e Mos ta ndi se kena dal beri shen eeeeeee me plot gomaraaaaa o hej

  5. AL-Boston says:

    Mos u lodhni kot se si gjithe krimenelet shtetror ne shqiperi dhe keta jane te pafajshem.Keta dera qe ne fytyre duken qe te vrasin naten dhe qajne diten.Mjere Shqiperia…..

  6. AL-Boston says:

    Keta mashtrusa duket qe genjejne,tavolina eshte e shtruar per shume vete dhe jo per 4 PERSONA.Por ne shqiperi nuk funksionon ligji por Maliqi.

  7. Firdus Luzaj says:

    Z. Gazetar QE KENI PRODHUAR KETE ARTIKULL , MBASI KENI MARRE NE PYETJE GJITH TE ULURIT NE ATE TAVOLINE TE FOTOGRAFISE A JU KA SHKUAR NE MENDJE TE PYESNI TE ZOTEIN E ATIJE LOKALIT SE SI U GJET NE TAVOLINE ME PUNOJESIT E POLICISE I AKUZUARI FRROKAJ? AI MUNDET TE KONFERMOJE ç’THONE TE INTERVISTUARIT APO TI TE KUNDERTEN! PUNA KUR NISET BEHET DERUI NE FUND DHE JO PERGJYSEM ,KETO NUK JAN LOJRA!

    1. keni says:

      pronari i lokalit esht zhdukur se po te hapi gojen jo vetem ai ha plum ballit po gjith familja e tij,ehhhh ku jetojm ne ku jetojm ne …ja kemi kalu dhe sicilis per mafie…

  8. pelivan says:

    Inervistuesi harron t’a vazhdoj pyetjen,( ngerc per z.Vocajt!), Ky i fundit pergjigjet, duke thene se erdhi ” rastesisht” Frroku ne tavolinen e tyre(!)Ok,vazhdimi i pergjigjes duhej te ishte:- A mund te ulet dikush ne tavoline pa e ftuar,aq me teper nje tavoline jo me njerz dosido… po me kater marshallet e krye marshallit Noka?!

    1. Vlonjati 12 says:

      Kur nuk e njihnin,pse e ulen ne tavoline ? Pergjigje idiote: pronari i lokalit na e solli se ai ( A.Frroku ) donte te bente fote me ne ( a thua se po dilte ne foto me vip-at e Hollivudit ). Ky Kulici, kapo mafia e Sali shpellarit, ka qene i pari qe mbriti ne vendngjarje ku u vra “aksidentalisht” Kosta Trebicka. Tani mashtrojne e bile bejne edhe presion si puna e Vocajt. TURP, TURP, TURP !

  9. avni rustemi says:

    Ne fshatrat tona thone: “Kur i vjen ngordhja qenit shkon dhe permjer ne dere te xhamise”

    Ju erdhi ngordhja ju erdhi fundi…

  10. barceloa says:

    po pse ngelet prap shpellar dhe pse beni 007 o maloqe koke l….e.po pse kush ishit ju Shakira me Piken e ju solli i zoti i lokalit nje fans per tti dhen autograf e per te ber nje foto dhe emer ti zoti kryepolic dhe e vendos ne FB.ngjarja eshte e qarte keta e kane shkarkuar policin nga shef komisariati(jo se dhe ky rametlliu ka qen pa gje)POLICAT E SHQIPERIS JANE XHEPISTA ORDINER ME NE KRYE MINISTRIN E TYRE MULI KERICIN.

  11. VERONIKA says:

    hahahaaahhha,kta jane gaztor tragjedie.
    Zt.Vocaj ka 2500 frendsa,poston cdo foto….mos punoni gje te YOU PORN,mor zt.kapter,mor zabit njorant…ke pare ndonje oficer te larte qe lufton krimin perdite,te kete kaq te dhena,kaq foto ne nje hapsire publike,ku cdokush vjen te nxjerr fotot…injorant,shpellar,zagar…po a e dini qe rrezikoni kedo qe ju qendron afer ..ka 30 vjet ne detyre…ti ke 30 vjet qe po paguhesh kot mor injorant!
    pasi te hap kompjuterin ,do na e thote kur eshte ber fotoja…do e kete cuar kompjuteri te ata ekspertet e 21 janarit,se nuk ka mundesi qe gjithe medjat po flasin vetem per kte,dhe ky pastaj do hap kompjuterin…ik mor shpellar,se nuk jemi idiot si ty.
    Kuliqi,per ty plumbi eshte pak,ti duheshe ekzekutuar qe me kabllogramet
    Rrumbullaku eshte nje zagar ,nje derr i dhjamur ,qe duket qartesisht qe ka lidhje me Frrokun,i vetmi budall duket Bala…kollonat e policise…darke me biznesmenin e suksesshem,do i kete bere bizneset duke shitur dhite ne bjeshket e nemura…a mjere ne thuaj,mjer ne per kta zabit…
    Doja ti shprehja “ngushellimet” dhe LUZHIANA ABAZIT,asaj perles se LSI… I IKU PER LESH BIZNESMENI,SI DO BEJ TANI…APO SKA GJE SE TE MERR ILIRI PERDORE NGA BIZNESET NE LLOGORE…JENI MESUAR JU!!!!

  12. Berti says:

    Nje kontroll i shpejte ne FaceBook per Tonin Vocaj del qe “Përmbajtja është momentalisht e padisponueshme”.
    I paska marre masat kadoshi, sic duket eshte duke fshehur gjurmet.
    Kur je kaq i nershem pse i blloku fotot, datat ne to, oh desh harrova komplimente per cifteline, i bini bukur si grup, besoj do te na ja mesoni edhe Jugit.
    Nuk jeni vec derra, por mos kujtoni se kombinacionet tuaja, si renia ne nje fjale te gjithe si grup popullor do te na hedhe hi syve.
    Ti Tonin Vocaj ke qene breke e bythe me kriminelin Frroku, ti Muhamet Rrumbullaku po ashtu, te dy keni sherbyer ne Kom. Nr.2 te Policise dhe Muhamet Rrumbullaku vecanerisht ne Kombinat….
    Banoret e Kombinatit ju njohin mire se kush jeni,Kurva jeni vecse kurva.

  13. trimat e xha beqos says:

    1-Duket qarte kompleti thike pirun perpara barkderrit me hematome
    2- Duket qarte celulari i barkderrit me hematome perpara tij
    3-duket qarte pjata me molle qe i perket barkderrit me hematome pasi ne ate krah jane ulur vetem 2 veta dhe jane 2 pjata me molle.
    Pyetje 1: Nqs dikush shkon rastesisht te beje nje foto te castit ne tavolinen e dikujt tjeter duhet patjeter te marri dhe kompletin e ngrenies me vete?
    Pyetje 2: Nqs dikush shkon rastesisht te beje nje foto te castit ne tavolinen e dikujt tjeter duhet patjeter te marri me vete celularin dhe celesat e makines.
    Konkluzioni: tjetri u kap me figure dhe me ze duke rrafshuar 700 mije euro dhe se gjeti gje, keta me siguri do kerkojne demshperblim per demtim te imazhit ne publik. te pakten deri tani nuk po thone qe e ka shtyre opozita per te bere vrasjen per te fituar kapital politik………..po ku i dihet saliut se c’sheh ne halucinacionet e tij neser.

  14. Plaku````SHBA```Florida says:

    Ne radhe te pare ngushelloj familjen e te ndjerit DRITAN I qofte dheri ileht ne ate dynja`I lezova te gjitha komentet dhe intervistat e drejtuseve me te larte te shtetit te cilet justi9fikonin daljen ne ate fotografi qe kishin shtruar tavolinen me gjithe te mirat Du te di se kush i paguan ate tavoline sepse ata thone se nuk u del rroga per te ngrene buke dhe jo te hane ne lokale luksoze `Perse ata kreminela nuk dalin ete thone qe ne nuk kemi dore ne kete krim shteteror dhe ne po japim doreheqjen nga cdo detyre fuksjonale policije apo shteterore deri sa te perfundoje hetimi GJithe ashtu dhe ai maloku Minister por qe te gjihte keta jane te perlyer ne kete krim si dhe shume krime te tjera shteterore qe komandohen nga krye mafjozi SALI RAM BERISHA

  15. ALBAN DARDANI says:

    — HANI …DERRA !!!!, PINI DERRA !!!!!
    — TE PA BREK U GJETI DREKA….MILIONER U ZURI DARKA(u beri nata)..!!

    Sa keq. Mjer kush ka hall. Kujt ti ankohet,ke te besoj,kush do ta mbroj..?????..!!!!

  16. camila andersson says:

    camila data-27-02-2013 Ajo foto nuk eshte rastesi se dihet qe ju jeni kriminel kjo vrasie ja vuri vulen nje polici pa vlera ikni plera sa me shpejt na jeni bere gangren nuk presim te na ruajne keta vrases dhe ju jeni te implikuar me keta kriminel qe se puplikoni

  17. camila andersson says:

    camila data-27-02-2013 Ajo foto nuk eshte rastesi se dihet qe ju jeni kriminel kjo vrasie ja vuri vulen nje polici pa vlera ikni plera sa me shpejt na jeni bere gangren nuk presim te na ruajne keta vrases dhe ju jeni te implikuar me keta kriminel qe se puplikoni puplikoeni apo keni frike se une e puplikoj ne canada se jam canadeze flas shqip se mesoj per kete gjuhe

  18. liri a vdekje says:

    Po cfar halesh jeni mor bakderra po kush i ha ato rrenat tujaja mor fekale te krimit ‘jepni doreheqjen mor plera e ikni nga keni ardh ke ciftelia atje lart.

  19. e verteta says:

    Nuk ka sgje rastesore.
    Mos u justifikoni kot, duket sheshit qe ju e njihni mire Frrokun, ju e ke ni transferuar Dritanin, ju kishit dijeni se ai kercenohej nga Frroku, ju nuk e mbrojtet ate nga krimineli.
    Mendoj qe vrasjet ne prite jane pabesi, mos ndoshta duhet ndjekur metoda franceze e dueleve, kush te jete i zoti te jetoje, dhe kjo para Noterit. Kerkoj mendimin e opinionit.

  20. ben tirona says:

    Klani tropojan+pukjan,kokat e politikes shqiptare+sigurise+krimit,

  21. ben tirona says:

    Kjo foto tregon mese qarte se ARMEN E MBUSH SHTETI,se kush qellon pak rendesi ka.

  22. luani londer says:

    E shikoni ideologjine e salihit ka mbledhur redh vetes vetem verior tropojane ,kuksian dhe vret jugun pra eshte e vertete qe e ka ndare popullin jug-veri,i shfrytezon e i hedh ne ruge ,pra i con me pushime si grupin e pare te grushtit te shtetit ca ne turqi ca ne Belgjike e ca ne Angli,rezojeni sa s,eshte vone ai ka pjelle klasen e hajduteve duke filluar qe me 1993 me doganat duke cvatur emigrantet qe punojne ne vendet e europes duke i takesuar dyfish fai bie mbi opoziten,rofte ciftelia e jasteku prej guri!

  23. brace says:

    Pa ndihmen e ktyre policve bandite,si do sillte drogen nga Turqia,ta kalonte tranzit per ne vendet e BE,si do behej pastrimi parave,perseri pa ndihmen e ktyre banditve police,ai qe kerkon te luftoje kriminelte,ja fundi i tje,e vrasin,dhe nderi me i madhe per te eshte varrimi te varrezat e deshmorve,dhe kaqe ,plaku eshte drejtuesi i ktyre banditve,pore fale Zotit,qe 23 Qershori po vjen,e shqiptaret jane zgjuar,e me voten e tyre do ta largojne nga pushteti,te cilin plaku e mbane pa drejtesishte me dhune,po me kta bandite policesh.

  24. cimi says:

    Me ka ardhure shume keqe per vrasjen e ketij komisari

    Po kjo nuk do te thote qe policia nuk punon , nuk mendoje qe kjo foto te kete ndonje rendesi te madhe mbasi te ndodhe te uleshe me shume njerez ne tavoline per ir te detyren edhe me vrases , Mendoje se si medja edhe prekurorija po i largohet pistes te vrasjes duke u mare me foto kure ne te njejten kohe i vjene nje kercenim tjeter nje oficerit te larte ,, si gjithmone frasi iku ne drejtime te pa diture …

  25. landi says:

    o mero,nuk e kupton qe ketu eshte vete si COSA NOSTRA italiane
    nuk te mjafton me kaq?

  26. nuk harroj says:

    Duke lexuar keto palo pergjigje nga funksionaret e larte te policise se sales(jo te shtetit)mu kujtua ajo barsaleta e vjeter ku njeri fshatar pyet tjetrin se a ka me gomere ne katundin e tij dhe mer si pergjigje ,jo,se i ka mledh qeveria ne tirane.
    Ndaj dhe ne nuk duhet te kerkojme vrases dhe kriminele se ata kane kapur kupolen me te larte te rendit.Thjesht mafie.

  27. ninin says:

    shiheni mafia shqiptare vjedh vret ke don cili qon koken,po çfare policie ke keto vrane 4 vete ne bulevart diten per diell dhe nuk denohen,nuk e kuptoj kete popull pse nuk qohet, pse flene gjume,pse tallen keto injorante keto derra te shpifur,nuk e lajne pushtetit pa gjak keto kerma,nuk ka zgjedhje te lira sa te jete kerma sali ne pushtet

  28. mergimtari fv says:

    Min.Brençme dhe policine e Shtetit e paskan ne dore aktapodet made in IZET HAXHIA si simbol i pabesise , kam punuar nja dy vjet ne polici pas vdekjes se diktatorit ,por ne polici duhen pare biografia si eksperience botrore dje dhe sot , jo me kot femijet e ushtarakeve ndjekin rrugen e te pareve , policia shqiptare eshte zaptuar nga te pa aftet dhe cubat .

  29. Luan Suka says:

    Ky MuhammetRrumbulaku eshte nje person i dyshimte ne radhet e policise se shtetit. Opozita te mbaje shenim per kete person.Jam nje banor i fshatit Mamez te rrethit te Kukesit.Ky Rrumbullaku ka firmosur per te derguar pa asnje shkak forca speciale ne kete fshat per te masakruar banoret, jo nje here, por disa here,vetem per t’u plotesuar oreksin disa segmenteve kriminale te mafias se mineraleve ne Kukes, apo Tirane. Ne si banore te fshatit e jemi drejtuar edhe SHKB-se per kete veprime te zotit Rrubullaku e rrumbullakeve te tjere, por si gjthnje lugeterit njohin vampiret. Muhamet Rrumbullaku te beje publike numrin e telefonit dhe une do ta telefonoj, t’i prezantohem dhe te ballafaqohet me mua se çfare burri eshte. Mos te shese moral. Te jeni te sigurte qe Arben Frroku ka qene pjese e tavolines, pasi bizneset kriminale qe jane me shumice ne Shqiperi emerojne dhe shkarkojne drejtues policie, jo vetem te ndjerin Lamaj. Bizneset e “suksesshme” ne Shqiperi jane nje problem per kete vend

  30. alban4eva says:

    te gjithe ata barkderra ne ate foto me lart, jane te lidhur me krimin.. kush nk e beson dicka te tille, duhet te jete me te meta mendore..

  31. bobi says:

    Tani nqs ky zoti Frroku ka hematoma ne ftyre dhe kjo ardhur nga dhuna fizike qe ka perdorur kryekomisari eshte shkelje e detyres nga kryekomisari. Por kjo sdo te thote qe per shkelje detyre ti ti marresh tjetrit jeten per me u hakmarr.
    Tani sa per foton aty nga pjatat qe ndodhen ne tavoline duket qe ky Frroku nuk eshte rastesisht. Une sboj foto me njerez qe si njof e aq me teper me dolli rakie dhe me cifteli. Kjo nuk shkon. Pse e mohojn ket gje??? Me mire ta pranojn qe e kan mik. Edhe une mund te jem ul me miq ne tevoline me ngrene me pi dhe me vone dikush te kete kryer veper apo kundravajtje penale. Se ne mendjen dhe xhepat e tjetrit nuk je por pse e mohojn???

    Nqs jan te implikuar dhe keta atere duhet patjeter nji termet qe ti shkund kta steriotipa nga Policia e shtetit ku duhet te perfaqesojne dhe te mbrojne shoqerine shqiptare.

  32. polici says:

    te gjithe cjane ne tavoline jane vrasesit e Dritanit.Kjo duket fare qarte .Nje dite do ta paguajne edhe keta ,me rradhe jane keto pune .Te pafytyre.TURP.Me keto monstra te sali kriminelit perfaqesohet shteti prej M..I

  33. Xhozi Plehra says:

    Shume te sigurte qenkan keta horra maloke per tabulatet telefonike ?!

    Po nej numer AMC What’s UP apo Vodafone Club a mos keni neper xhepa ? Te paregjistruar, nga ata qe shiten dorazi jo me shume se 100 m nga Ministria e Brendshme ?

    Ne nje kohe kur i detyroni qytetaret te identifikohen me soj e me sorrollop, e ju merrni gjurma gishtash si kriminele per nje dokument ID-je (rast unik ne Europe ky)

    Juve o derra maloke, juve jo thjesht do hani plumbin ballit, juve do luteni per ate plumb ballit dhe nuk do tju jepet.
    I keni pare ato pamjet e Gadafit ne TV ? Ashtu do perfundoni te gjithe te sheshi Skenderbej,

    DO TJU SHQYEJE TURMA ME DHEMBE PER SE GJALLI !!!!!

    do luteni per ate plumb ballit dhe s’do e keni…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje