Albert Brojka, ish- kryebashkiaku i Tiranës, shprehet se plani urbanistik për Tiranën është i vonuar.
“Një nga premtimet e Lulëzim Bashës ka qenë edhe plani urbanistik. Një të tillë ka pasur edhe Edi Rama. Plani urbanistik ka qenë tek unë dhe te Kelmendi para meje. Që të jem i sinqertë, Rama e premtoi për 100 ditë dhe nuk e bëri as për 11 vjet. Basha e premtoi për një vit, por po e nxjerr me vonesë,” tregon Brojka për Shekullin.
Sipas tij, për sa i përket tramvajit dhe metrosë, ato janë projekte ambicioze dhe është skeptik për realizimin e tyre.
“Do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar në praktikë. Edhe një metro do të jetë gjithashtu e vështirë për t’u realizuar, por tramvaji mendoj se është edhe më i vështirë. Për sa i përket Unazës së Madhe mendoj se ajo është plotësisht e realizueshme”, shprehet Brojka.
Ai shprehet se bashkia ka mjaft problematika dhe se qyteti duhet të zgjerohet drejt periferisë. Brojka përkrah idenë e zhvendosjes së lojërave të fatit në periferi dhe i bën apel qeverisë që: “Këto lojëra të hiqen ose të zbatohet vendimi për t’i transferuar dhe grumbulluar në periferi. Këto lojëra janë të dëmshme për shoqërinë. Ato mbushin xhepat e pronarëve të tyre e shpesh edhe të pushtetarëve”.
Përsa i përket zgjedhjeve, Brojka pohon se: “Këtë vit PS-ja ka më shumë shanse për të fituar. Kjo sepse PD-ja ka 8 vjet në pushtet dhe çdo qeveri konsumohet. Çdo qeveri ka të metat e saj dhe nuk mund të jetë perfekte sa të mos lërë pas probleme. Përsa i përket kritikave të vazhdueshme të PD-së ndaj PS, dhe pse kjo e fundit është në opozitë, unë mendoj se është thjesht luftë politike, e ndikuar akoma më shumë nga afrimi i zgjedhjeve. Rama tashmë duhet të ketë nxjerrë disa mësime. Unë personalisht nuk kam ndonjë simpati të madhe për të. Unë besoj se PS-ja ka burra shumë më të zotë për të qenë kryetarë të kësaj partie. Për mua drejtuesit më të mirë të PS-së do të kishin qenë Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Kjo sigurisht para se LSI-ja të krijohej forcë më vete”.
Sipas tij, Rama do ta gëzojë vetë hyrjen në BE. Ai është i bindur se ngado të vërtitesh në Shqipëri ekzistojnë dy forca, PD dhe PS, dhe nëse PS nuk fiton këtë herë, nuk ka për të fituar më kurrë, ose duhet të ndryshohet lideri.
ne nje Itali qe eshte 1000 here me DEMOKRATE se Albanistani , me nje politikat karikature si Berlusconi dhe prap se prap PS italiane nuk arriti te fitoje , imagjino sa shume shpresa ka EDI RAMA per me fitu kunder ” DEMOKRATIT ” Sali Berishovic . E KA THENE QARTE EDHE NE TV
DO TI VJEDH KTO VOTIME PERSERI OSE ” UN I NUMEROJ VOTAT TUAJA ”
Un jam me AKZ dhe shpresoj ta heqim qafe para 23 qershorit bishen serbe
Po jo saliu po fisi berisha nuk cfare i ben me votave,ky eshte fundi i kesaj qeverie shkaterruese
Te gjithe po e kuptojne qe saliut po i vjen fundi kete e kane kuptuar edhe ish aleatet e tij. Te gjithe jane te bindur qe ai nuk ka se cfare ti jape me kesaj shqiperie dhe se nuk ka nje program se cafe duhet te beje ne te ardhmen. Ai vetem di te vjedh te vrase dhe te manipuloje zgjedhjet. Kjo situate duhet te marre fund me 23 qershor…
Dhe mqs permende dhe shembullin e italis JA PSE ESHTE KAQ E RENDESISHME QE TE GJITHA VOTAT JO-PD TE SHKOJN PER PARTINE SOCIALISTE DHE PER EDI RAMEN DHE JO PER PSEUDOKANDIDAT ME PSEUDOPARTIT E TYRE,SI AK FRD LSI QE SJAN ASGJE VEC LODRA TE SALIUT.NGA AI KAN DAL TEK AI DO MARRIN FUND.
LSI dhe ilir meta marshuan ne kembe per gerdecin duke share saliun e duke i bere thirrje te largohet,e cberi pastaj,e mbajti per 4 vjet ne pushtet, e u be pjes e cdo aferre te tij, nuk jeni fare me ndryshe ju tre ak e frd
Edhe vete demokratet e kane kuptuar tashme qe Rilindja po afron. Me Berishen ska demokraci.
hahahaaa, ju votoni, baba jem numeron ! hahahahahahaaa
Me planin e paraqitur nga PS nga kandidatet qe po shohim nga fryma qe po perchell ps eshte e sigurt fitorja,saliu sdo te vjedh me dhe kete e ka kuptuar kushdo,te huajit dhe i gjith populli shqipetar.
Brojka,projektuesi i “Tirana WC”.