“Vëllai im nuk është i përfshirë në vrasjen e shefit të policisë”. Ky ka qenë reagimi i vëllait të biznesmenit Arben Frroku, autorit të arrestuar në Greqi si personi i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj.
“Unë e hedh poshtë versionin e policisë me neveri të madhe, sepse unë e di ku ka qenë vëllai im atë ditë, me kë ka qenë dhe është çdo gjë e regjistruar, është çdo gjë me pamje filmike e regjistruar atë ditë,” pohon Marku.
Ai tregon se policia ka qenë në zyrat e tyre dhe ka sekuestruar të gjitha pamjet dhe e ka marrë kompjuterin në laborator.
“Vëllai im ka qenë duke parë ndeshje në Laç, mes Kamzës dhe Tërbunit, dhe më pas ka qenë në kompleksin tonë, – është çdo gjë e regjistruar, – dhe më pas është nisur në Selanik. Nga zyra ka dalë në orën 5:30. Më saktësisht, vëllai im është futur në zyrë në 16:56 minuta dhe është i filmuar duke dalë nga kompleksi në orën 17:27 minuta,” rrëfen ai.
Sipas policisë, vrasja e komisarit të policisë është bërë në orën 18:18 minuta.
“Nuk lë aspak vend për dyshime, sepse pasi vëllai im ka dalë nga zyra, ka ndjekur itinerarin për të vazhduar rrugën drejt Selanikut. Nuk e di se kur e ka kaluar doganën, por aty është sistemi TIMS. Ai ka kaluar me të gjitha rregullat, me makinë, me pasaportë. Nëse bën llogaritë, që nga momenti i daljes së vëllait tim nga zyra deri sa ka mbërritur në doganë, del qartë që vëllai im ka ndjekur vetëm itinerarin drejt rrugës së Selanikut”.
Marku pohon se i vëllai ka pasur konflikte me ish –kryekomisarin sii gjithë të tjerët pasi sipas tij:”Ai ka pasur konflikte me 120 qytetarë dhe nuk është vetëm vëllai im. “.
Ai e mohon kategorikisht se i vëllai i ka dërguar kërënime familjes Lamaj.
“Absolutisht nuk është e vërtetë kjo. Nuk i ka dërguar asnjë kërcënim. Është lehtësisht e verifikueshme; e verifikon kompania celulare me tabulate dhe as vëllai im dhe as familja ime nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e zotërisë.”
Marku thotë se 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, policia ka mbërritur në shtëpinë e tij. Ai thotë se ka folur me vëllain në telefon në prani të policisë dhe ai u ka thënë se ishte në Korçë, duke shkuar në Selanik, tek një i afërm që ishte në burg, por që kishte marrë leje për disa ditë për të dalë nga burgu.
Ai thotë se valixhet i kishte bërë gati që në mëngjes.
Sipas Markut, problemet me Frrokun nisën kur Dritan Lamaj ngriti një postbllok dhe i kërkoi Arbenit të ndalojë. Marku thotë se më pas policia tha se ai kishte kundërshtuar, por kjo nuk është e vërtetë.
Ore vellezer. Me vjen keq per komisarin se ishte djale i ri dhe la pas familjen! Sinqerisht!
Por…nuk rrihet burri 50 vjec sikur eshte kafshe! Eshte shume e dhimbshme per nje baba te shkoje ne shtepi me sy te nxire dhe ta shikoje femija ne at gjendje!
Per Komisarin e vrare ( per hir te se vertetes, ish-komisarin) me shume do te thoja qe eshte trajtuar si i pavlere me shume nga policia, pas gjithe atyre denoncimeve per kercenimet qe kishte marre!
Tani, paradoksi shqiptar, hero pas vdekjes!
I tradhtuar nga pushteti! Vazhdon krimi i Partise! Eshte zinxhiri i jetimeve!
Te vjen vertet keq per moshen e re por ti mero merre me ngadale me komentet qe ben per mbrojtjen e figurave te tilla… ne nje vend ku nuk funksionon drejtesia domosdo qe ligjin e mer ne dore vetgjyqesia
http://kosovalbaner.com/2012/08/kerkoi-ndihme-nga-policiaata-e-dhunuan-edhe-vet/
“Marku thotë se 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, policia ka mbërritur në shtëpinë e tij. Ai thotë se ka folur me vëllain në telefon në prani të policisë dhe ai u ka thënë se ishte në Korçë,”
nqs kjo është e vërtetë atëherë mund të vërtetohet shumë thjeshtë në bazë të vëndodhjes së celularit në atë moment!qeliza e trasmetimit tregon me saktësi se ku ka qënë ndodhur celulari me të cilin është komunikuar!po të jetë e vërtetë se ai ka qënë në korçë është shumë e shkurtër koha për të qënë atje!kjo mnud të vërtetojë se froku nuk është egzekutori i lamajt!por kjo nuk e nxjerr nga rrethi i të të dyshuarve!!!
Po ate arsenalin e armeve qe e kishin ne shtepi me snajpera, mitraloza, granata, shotgun apo pi…e nenes se vet per cfare e deshen??? Apo benin gjueti rosash dhe patash te egra.
nuk është e ligjshme të mbash armë pa leje në shqipëri!këtu ke të drejtë,por më thuaj sa përqind e shqipove është pa to sot????
unë mendoj se jo të gjithë kanë vrarë!!!
në këtë situat që ndodhet vëndi është gabim të mos kesh!të paktën për të mbrojtur kokën!
jemi bërë më keq se në afganistan e irak,pothuajse si në zonat e nxehta të meksikës!
Ky, Frroku ka mundesi te kete alibi,por kjo nuk do te thote qe nuk ka gisht ne vrasje. Ky,ka paguar per te kryer kete vrasje. Duke qene se,ka leke,ka edhe mbrojtjen e malokeve te tjere ne P.D. dhe ne qeveri,ka per t´ja hedhur lehte e do te lirohet.Fundja , per qeverine e malokeve ,komisari Lamaj ka qene “dru i shtremt” perderisa pinte kafe me M.Bazen e F. Cakulin. Kaq mjafton qe Berisha me klanin e tij te te heqe qafet.
Mbajeni mend! Nga kjo histori nuk do denohen maloket Frrok e kompani!
Pyes vellazerit e mi shqiptare nga Franca:Perse vrani shqiptare per çdo dite kur,antishqiptaret po e rrezikojne Shqiperine dhe Kosoven pa i perjashtuar edhe viset tjera shqiptare ne Kosoven Lindore,Maqedoni,Mal te Zi dhe Greqi?! Sigurisht te paret tane keto pushke i quanin,Pushke qe te korisin,pra nuk mbrojne nderin.Une vazhdimisht i percjell lajmet nga Shqiperia dhe viset tjera shqiptare.Per çdo dite marre lajet e hidhura per vrasje,incidente ne komunikacion me disa te vdekur etj.Ne qytetin ku jetoj,per pese vjet keme nje te vdekur ne komunikacion edhe ate e ka shkaktur nje shqiptar,ndersa vrasje asnje as per 20 vjet.Vellazer,si eshte e mundur,kur sot i keni ato rruge aq te mira,te keni kaq shume te vdekur.(une ne vitin 1979 kam qene per here te pare dhe nuk kam pare as edhe nje meter rruge te mire qe nga Butrinti e deri ne Han te Hotit pa diskutuar per otorruge qe s’kishte fare).Vellazer,uroj qe Zoti t’iu vetedisoj ne kete vetevrasje!
Nje pyetje naive, nese ky frroku ka dale nga kompleksi i tyre ne 17.27 minuta, si ka mundesi qe ne oren 18.38 (apo dhe 19.00 xhanem pra 20 min pas vrasjes qe policia i paska shkuar ne shtepi ketij vellait) ai ishte ne korce?? ta kete bere valle tirane-korce per 1.30 minuta??? nese po, ai qenka per burg per tejkalim te cmendur shpejtesie se as schumaker nuk e ben nen 2.30 minuta krraben, q.thanen, rrugen e prishur te pojskes deri ne q.plloce.
Rrokopuja e nje hetimi…
Para ca ditesh krimi i radhes ne Shqiperi,ekzekutim mafioz o ta quajm si te duam…
Po kesaj radhe nje viktim ekselente .. nje kryekomisar policie shume i diskutuar per metodat Far West gjate karrieres se tij… me shume denoncime per shkelje e tejkalime kompetencash sesa operacione o objektiva te arritur ne luften ndaj krimit… ka pasur sinjalizime ne ShKB,denoncime ne prokurori,pezullime,e biles edhe manifestime publike kunder metodes se punes te “rambos” ne fjale… ne fund vendoset qe “kryekomisari” te trasferohet ne DP te Policise se Shtetit.E ironik esht fakti qe emerohet ne strukturen e Policizimit Shoqeror.. Ne lidhje me emerimin ne nje sektor qe duhet te afroje publikun me policine te nje efektivi kaq problematik , tashme nuk ja vlen me te diskutohet!
Kthehemi te ngjarja .. komunikata flet per ngjarje te ndodhur ne oren 18.20…
prokuroria 18.40 .. spitali rregjistron oren 19.05…
deshmitar okular deshmojne per fytyra te para,per atentat te bere me qitje nga te 2krahet nga nje motorr e nje makine…
kemi deshmitarin qe shprehet i sigurte mbi personin e dyshuar pasi e ka pare ne fytyre…. del nje video e nje objekti tregtar e atentatori esht i maskuar…
per muaj te tere ka mbajtur banko historia e nje grupi sipermarresish te cilet pas shume episodesh represioni ndaj bizneseve e dhunimeve fizike ndaj tyre nga ana e policise e pikerisht nga “kryekomisari”gjejne kurajon ta denoncojne si ne rruge ligjore e si publikisht.. E nje akt i shemtuar publik pikerisht diten e manifestacionit kunder dhunes se ushtruar nga komisari Lamaj , pikerisht ky i fundit sulmon e con ne spital , atentatorin e prezumuar.. e vijme ne ditet e sotme… komisari Lamaj bie viktime e nje atentati te frikshem si per modalitetin e si per mjetet e armatimin e perdorur… e ketu komplikohet situata… kush ishin atentatoret e mundshem..
normal ju ra per shkurt… Te Dhunuarit nga Kom Lamaj!
bastisje,arrestime,ndalime.. hipoteza , deklarata e me ne fund : komunikate e policise se shtetit …
U KAPEN ATENTATORET…
U GJETEN ARMET
U GJET MAKINA E NGJARJES
U GJET LENDE NARKOTIKE
HEROINE ,KOKAINE , KANABIS… e deri ketu jemi OK… problemi qendron te detajet…
nqs atentati ka ndodhur ne oren 18.20 e sipas policise atentatoret(e ketu nje problem tjeter .. nuk thuhet : te dyshuarit.. por atentatoret’, kane kaluar kufirin ne oren 21..
e duke pare se kontrollet ne shtepite e te dyshuarve kane qene te menjehershme.. e mosgjetja e te dyshuarve i ka bere keta te fundit te shpalle persona ne kerkim… duke ditur qe per Oren e perafert te ngjarjes trafiku eshte shume i renduar,distancen Tirane -Kapshtice e pastaj Kapshtice – Selanik.. duke pare situaten atmosferike te dites ne fjale..shiun,rrugen e lagur e te demtuar…. tirane selanik duhen 5.30-6 ore! si tja bejme qe te akuzuarit kane bere Check In ne hotelin ku u kapen para ores 23h…
si tja bejm qe deshmitari okular qe tregoi me gisht te denuarin sepse e sipas tij e kishte pare ne fytyre , ne te vertete ska pare gje sepse sipas videos atentatoret ishin te maskuar..
pse nuk pat nje StunGun(ose prove parafine) ma cfare provash i vishet petku i vrasesit dikuj qe deri dje esht perpjekur ta gjeje drejtesine me ane te sinjalizimeve , denoncimeve edhe publike…
E vertet qe ngjarja eshte shume e rende .. por akoma me i rende eshte fakti qe me cdo kusht duhet nje emer, nje fajtor , nje vrases… gjith ky tempestivitet i policise ku ishte ne rastet e tjera te bujshme, viktima nuk kishte probleme vetem me te dyshuarit… por kishte nje sere problemesh…
me cfar provash do gjykohen ose ndalohen te akuzuarit…?
Cfare dinamike ngjarjeje ose aksioni kan zgjedhur policia e prokuroria… sepse deri tani edhe nje avokat me ceshtjen e tij te pare ja u kthen permbys dosjen…
Ku Esht Prezumimi i Pafajsise Deri Ne Prove Konkrete Te Kundert?
Ku Jan Armet E Krimit?
Ku Esht Testi i Parafines ?
Ku Jan Analizat Toksikologjike Te Te Dyshuarve…
Ku Esht Dinamika e Kalimit Te Kufirit
Ku Jan Provat Qe Makina e Gjetur Esht Ajo E Perdorur Ne Krim..
Arritja ne Nje Kohe Aq Te shkurter ne Selanik..
këto të dhëna janë si ato të çështjes “aishja”!
që filloi me prerje me thikë,me kosër e përfundoi me sëpatë!
çatija e këtyre të dhënave jo vetëm pikon por dhe rrjedh tërë atë që bije sipër!
pastaj kur u shpall kërkimi i tyre,përse nuk u bllokuan në pikën doganore!ndoshta policia ka shpallur kërkimin me tellall,kush ka dëgjuar ka dëgjuar!
kur në krye ke mulin ç’pret nga policët!të gjithë mula janë!
Me makine ndoshta eshte e pamundur te realizohet distanca Tirane -Kapshtice per 2 ore e 30 minuta.Por organi i hetimit per kete vrasje makabre ndoshta duhet te marre parasysh edhe versionin e largimit te atentatoreve me helikopter.