Rama prezanton Muçmatën në Kukës: Ky qytet s’ka pasur përfaqësues në nivelin e duhur

26 Shkurt 2013, 20:10Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot Vexhi Muçmatën si kandidat për qarkun e Kukësit. Muçmata, ish- drejtues në Prokurorinë e Tiranës, tani i ka hyrë rrugës së politikës.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PS tha se Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivelin e duhur.

“Sot në Kukës 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike. Sot Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivel të duhur për tu përballur me sfidat e Kukësit. Sot jem krenar për PS që do ti japë Kukësit mundësinë si një forcë për rilindjen të votojë për një burrë të urtë dhe fisnik dhe djalë i i atij komuniteti. Jo një politikan llafesh për Kukësin po një kuksian i mirë për politikën. Juristi Vexhi Muçmata do të udhëheqë skuadrën tonë drejt fitores në Kukës. Jam mirënjohjes Vexhiut sepse bashkimi i tij në rrugën tonë flet qartë për nevojën qytetare për Rilindjen që duam të japim vendit”, theksoi Rama.

Kurse kandidati për deputet në Qarkun e Kukësit, Vexhi Muçmata, gjatë fjalës së tij theksoi se do i shërbeje banorëve të Kukësit pa dallime partiake.

“Kam pranuar ftesën për të kandiduar si deputet në qarkun e Kukësit me qëllimin që t’ju shërbej banorëve të qarkut pa dallime partiake, me hapësirën që më siguron mandati i deputetit, jo me fjalë, por me vepra. Unë do jem derë e hapur për çdo banor të qarkut të Kukësit”, theksoi Muçmata.

Por deputeti aktual i Kukësit, Asllan Dogjani, ka vazhduar rebelimin e tij.

“Në Kukës vijon e njëjta situatë, u janë bërë presione anëtarëve nga qendra, unë i kuptoj ata se kanë kontribuar dhe duan që një ditë kontributi i tyre të vlerësohet. Por do të doja që të bëheshin bashkë për të mbrojtur vlerat. Problemi që kam është se atje nuk po zbatohen rregullat dhe statuti, 250 anëtarë kanë firmosur për këtë dhe më pas këta njerëz janë marrë në telefon nga Rama dhe janë pyetur se pse kanë firmosur, duke u kërcënuar”, tha Dogjani.

65 komente në “Rama prezanton Muçmatën në Kukës: Ky qytet s’ka pasur përfaqësues në nivelin e duhur”

  1. flo says:

    Bravo. E meriton

    1. gertjan says:

      Posti i deputetit nuk eshte prone feudale qe ta le trashegim babai por nje post te cilin e marrin njerez me energjike me te zellshem per pune se sa pararendesi!E njejta gje edhe per Kukesin do ishte mire qe z.Dogjani te ndiqte shembullin e Peqinit!Ne fund te fundit dihet kontributi i tij!

      1. qe ta dini says:

        Ne 2009 nga 30 e ca % qe mori ps ne kukes

        11% i mori psd me kandidat nje minoritar grek

        pra kaq i fort ishte asllani sa u deshen votat e psd me e nxjerr.
        Ndaj asllan, me mire bashkepuno si peqinasit progresive

        1. klidi says:

          Per njerez te tille ka nevoje shqiperia dhe jo per legena qe rrine dhe bertasin vetem kur duan votat. Bravo PS, njerez te tille do ta bejne me te mire shqiperine. Se bashku qe ta shembim te vjeteren dhe mbi te te ngrejme dicka te re dhe te bukur.

          Demokracine

          1. antiregjimi says:

            Veprim i shkelqyer, heqja e Dogjanit. Njeri i kulisave, i interesave te veta,etj.
            Por ku vajte e ma gjete kete Muçmaten o z.Rama ?!!!!
            Po ky si prokuror aq vjet per Tiranen, dyshekun me korrupsionin e ka ndare.Opo na mbyten maskarenjte nga te kater anet. Ske ku ve dore, se prane dores qe zgjedh jane dyndur aq shume maskarenj, sa edhe po te doje te afrohet ndonje i mire, nuk ka rruge nga te kaloje.

        2. leo says:

          Me duket njeriu i duhur per Kuksin.Me kte program qe po na ofron Ps fitorja do te jete e sigurt dhe e bindshme ne mbare Shqiperin.Rilindje1!

        3. mendimi lire says:

          me se e vertete

      2. iluminati says:

        Shembulli i peqinit duhet te ndiqet ne cdo cep te shqiperise ne cdo moment qe paraqitet nje rast i tille. PS sjell nje fryme te re ne qeveriseje. Per te miren e te gjitheve duhet qe shembulli i peqinit te ndiqet. Bravo PS, Urime Mucmata

      3. Hektori says:

        Kjo fyme bashkepunimi duhet te vazhdoje edhe me vone sepse per te qeverisur ashtu sic duhet dhe per ta cuar para kete vend duhet qe te kemi ne perberje nje kabinet te pergatitur mbi te gjitha nga ana profesionale. Ky njeri eshte i pari qe i ploteson keto kushte.

        Bravo PS per njerezit qe po afron ne gjirin tend.

      4. Familja Berisha, Shpellë Krimesh! says:

        KY ESHTE MIK I NGUSHTE ME SOKOL OLLDASHIN DHE NJERI I AFERT ME KASTRATIN E KARBURANTEVE.
        Pra oligarkia ekonomiko-politike-juridike po i leshon metastazat dhe aleancat ne cdo parti.

    2. argita says:

      Mesa pashe nga prezantimi qe beri pak ore me pare z.Muçmata mu duk fjalepak dhe me vizion teper te qarte!Njeriu i duhur per Partine Socialiste!

    3. susta says:

      Z.Muçmata kandidon per deputet per te qeverisur ose me sakte mireqeverisur kukesin dhe kete e ben per interes te popullit kuksian e jo per interesa vetjake!Ai gjithashtu do ndjeke,me sa degjova edhe nga intervista,me perpikmeri pikat e programit te partise me te madhe ne vend asaj socialiste!Do vije nje dite qe edhe ky njeri ashtu sikurse Dogjani do largohen ne menyre qe te zevendesohen nga dikush tjeter e me ide te reja!

      1. salo says:

        Njeri i urte e pa fjale. i mirearsimuar dhe unetor. Cte keqe ka ketu. Asllani mendon se eshte ciflik ai? jo jo, bravo PS per vendimin e flm per programin qe na ofron.. eshte shpresa vete

    4. miki says:

      Ky njeri i duhet kukesit, nje njeri qe mendon per qytetaret e kukesit, nje njeri qe do ua beje jeten me te mire sepse eshte nje deputet qe do qaje hallet me ta.

      Bravo PS per figurat qe po vendos ne kandidature..

      1. dea says:

        Kam nje pyetje per z.Rama: ne emer te kujt i kandidon keta individe? sigurisht qe te PS do shkruani Ju. Po kjo PS ka ca rregulla dhe struktura te cilat nese nuk zbatohen, e shnderrojne PS ne nje force anarkike ku Kryetari ka monopolin e listes. Fakti qe sot vendi vuan vjen me se pari se kandidatet nuk zgjidhen nga votuesit te cilet jane ata qe delegojne vendimarrjen e tyre, por jane produkt monopolis i kryetarit te rradhes!!! Kjo nuk duhet te ndodhe dhe nuk duhet lejuar te ndodhe!!! Lista e kandidateve miratohet nga Kryesia e PS, e cila nuk rezulton te jete mbledhur per miratimin e Pezes, Mucmates apo Cares?!!! Nese partite nuk krijojne dhe respektojne sistemin e karrieres brenda vedit, nuk mund ta bejne kete ne qeverisje, eshte ceshtje koncepti. Ndaj ligjshmeria, shtetformimi, mireqeverisja dhe suksesi burojne me se pari nga respektimi i rregullave te vendosura dhe te shkruara! Kjo strategji anashkaluese do te krijonte premisa debatesh te cilat nuk i sherbejne klimes qe na duhet ne socialisteve, por nese mendoni se ky este debat per individe, eshte e gabuar, neser ky individ mund te jete secili prej nesh si partiak apo shtetas! Ndaj grupi parlamentar, kryesia e PS dhe Asambleja Kombetare duhet te funksionjne ne permbushje te detyrave te tyre. 100 mendje jane gjithmone me mire se nje, sado e “ndritur” te jete ajo!

    5. klodi says:

      perderisa e ka zgjedhur RAMA nuk duhet te kemi as me te voglin dyshim qe ee meriton plotesisht.Bravo EDI po ben zgjedhjet e duhura

      1. urimi says:

        Urime PS dhe Mucmates.. Me shume se kurre duhet punuar te bashkuar e Asllani dhe pse me nerva jam i bindur se sdo gaboje por do bashkepunoje sic i ka hije

    6. paolo says:

      Bravo EDI.urime Vexhi Muçmata.Fitore PS

    7. Liburnia says:

      Eshte e rendesishme per politiken shqiptare dhe per demokracine brenda PS keto perbadhje. Jane pjese e maturimit te nje partie. Shembulli eshte dhene me Peqinin ku palet paten kurajo te ulen dhe te gjejne pika te perbashketa duke lene menjane interesat e tyre personale dhe duke menduar per te miren e qeverisjes se neserme, per te miren e qytetareve dhe per te miren e Rilindjes.

    8. Altini says:

      Verioret shquhen per emocionalitet ne veprimet e tyre por kam besim se pas kesaj Dogjani do te vere te miren e qytetareve te kukesit si perparesi te punes se tij.

    9. Komshiu says:

      Dogjani duhet respektuar per kontributin qe ka dhene per PS keto vite ne nje qytet me shume veshtiresi si Kukesi. Ai ka patur perkrahjen e gjithe PS keto vite dhe mendoj se edhe Z.Mucmata do te kete te gjithe mbeshtetjen e strukturave per te Rilindur Kukesin.

  2. gerti says:

    Ne 2009 nga 30 e ca % qe mori ps ne kukes

    11% i mori psd me kandidat nje minoritar grek

    pra kaq i fort ishte asllani sa u deshen votat e psd me e nxjerr.
    Ndaj asllan, me mire bashkepuno si peqinasit progresive

    1. tigri says:

      Sdi pse ben keshtu ky Asllani. E ka shume gabim. Te ndjeki shembullin e Peqinit se eshte turp.

  3. Besnik says:

    Nje person qe do ti qendroje shume prane qytetareve te kukesit dhe do tu gjendet prane per cdo hall dhe problem. Nje njeri qe do te mendoje se si te permiresoje jeten e qytetareve te kukesit. Cilesia e perfaqesimit mbi te gjitha. PS ka prgramin me te mire qe paraqitet nga njerez me pergatitje profesionale te larte.

  4. arsen says:

    Ndac Dogjani, ndac Mucpata po me i venD do dali muhabeti.
    Nuk zgjidhen perfaqesuesit sepse jane fis i madh. Ne Kukes, Lac, Puke e Malsi te Madhe punet zgjidhen me bajraktare.
    Populli injorant ka nevoje te SHKUNDET!
    Populli injorant duhet te mesohet te VETEQEVERISET!
    Populli injorant duhet TE PRANOJE LIGJET E SHTETIT!
    Populli injorant nuk duhet te prese nga qeveria, DUHET TI KERKOJE QEVERISE!
    Populli injorant DUHET TE ZHVILLOJE DHE TE PASUROHET ME PRONEN E VET!
    Populli injorant duhet te gdhihet e te ngryset me fjalen RESPEKT!

  5. gjyshja.g says:

    Urime dhe turp atyre qe mundohen ti fusin shkopinj nen rrota partise socialiste!Qe gjoja e heqin veten si socialiste…

  6. Deda says:

    Bravo edi rama. Ndryshimi fillon nga vetja. deputetlleku seshet me tapi qe te beje cte doje.. JO jo, kukesi ka nevoje per frymemarrje e Asllani eshte pjese e PS. Pa nerva

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Brravo Rama..Keshtu te duhen te urte dhe punetor per qytetaret..Urime Mucmata..

  8. Lodi says:

    Sigurisht qe eshte nje figure qe do ta nderoje kuksin dhe qytetaret kuksiane. PS mendon per qytetaret e saj duke filluar me njereait qe ajo mendon se e miritojne dhe bejne ashtu sic duhet punen e tyre.

  9. nena says:

    LLano, na zhgenjeve vlla. Ne sjemi socialist si ty mik, ne sfleme me ata qe shkaterrojne vendin e sjemi hipokrite. Asnje problem ska ne kukes, e fitorja e PS eshte me prane se kurre

  10. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Po mire mer Ed, me lepurat e Theodhori Sollakut do besh stan ti?

    Me duket se ma moren voten ata te FRD-se. ?

    Lizandraaa!

  11. lulja says:

    Njeri i urte e serioz. Do punoje jemi te bindur. Rama po vepron me mend e po merr njerez te mire. Jemi me te ne cdo vendime asllani duhet te shohi skender hasen ne Peqin. Per inat te vjerres te mos fleje me mullixhiun

  12. hysni dajaku says:

    me e rrezikeshme eshte kur rrebelohen ata qe nuk e meritojne ate qe kan marr pa e merituar! !kur e pyeta shokun tim Yllin :si e koncepron PS-ne”!!!
    me tha!
    Une e shikoj si nje femer!!
    o po ti, a derezi,i thash!edhe per shtyllen e korentit te pyes!me femer do ma japesh shpjegimin!!
    degjoje shpjegimin me tha se ti e di qe une jam seksolog!!
    he o he!ma sqaro!!
    degjo Hysni!
    PS-ja eshte si femer,e lindi dhe e rriti Enver Hoxha
    e zbukuroi Ramiz Alia
    e dehu e beri tap Fatos Nano
    dhe e shkerdheu Ilir Meta
    Edi Rama po mundohet ta zbukuroi perseri,por nuk e le Fatosi me Ilirin

  13. fine opure ultimo says:

    Asllani e dha cpati per te dhene dhe e mori mandatin ne 2009 dhe pse me sforco. Ndaj partia do rigjeneruar e shume mire po ben PS me bijte e Kukesit qe i ve per kandidate/ Urime

  14. Ne 2009 PS mori vetem 8000 vota ne qarkun e kukesit kundrejt 29000 votave te pd.pra PS pa ndihmen e skender gjinushit rrezikohej te dilte me 0 deputete ne kukes.me ardhjen e ketij mucmates 4 me 0 per pd eshte krejtesisht e sigurt sepse ps e kukesit eshte e percare ne menyre totale.pra ne qarkun e kukesit gjendja e ps eshte kaotike dhe shume e rende mjafton te permendim rezultatin e 2009 ne rrethin e tropojes ku ps mori 900 vota kurse pd mori 7600 vota.diferenca eshte shume e thelle.percarja e ps do ti kushtoje shume ne qarkun e kukesit.

  15. VL.HAS says:

    Komentin me urimin per fitore te zotit Muqmata e bera tek gazeta MAPO .zoti ASLLAN DOXHANI NUK DUHET TE MERRET me me respektim ose mos respektim te normave statutore qe rregullojne veprimtarine e partise . Partia nuk eshte prone vetem e disave si dikure , ku te njetat figura ishin te destinuara te na dilnin gjithemone si me te besuarat e Prtise . Ndaj zoti Doxhani duhet te pranoj faktin , qe Muqmataj te shikohet si prurje e re ne PS per ta bere PS me te efekteshme ne punen e saj . Une mendoj qe ka ardhur koha qe ne PS te behet reforme e thelle por gjithenje edhe ne unison me bazen . Kjo reforme duhet te perfshije edhe disa persona te vjeter qe edhe pse kane dhene sa do pak , por qe koha , si dhe mosha kane bere qe te ngelen mbrapa dhe se eshte ne te mire te partise qe te behet zevendesimi me te rinje ..

  16. ilir says:

    Edi fashisti…me Mucmaten e ke te garantuar humbjen ne Kukes. Po ky paska qene prokuror krejt “i pavarur”, dhe si kandidat i Partise se Punes,doli si pule e lagur pas shefit te ri..Ku po shkon o PS?

  17. tironci says:

    SE ke kandido Ed Roma ne Kuks nuk ka noj rondesi te modhe por nji gjo duhet te kujtu. Kush osht Vexhi Mucmota?!
    Kuksjon qe boni Prokuror i Tiorons me Dhor Sollakun.
    Bomiri i kqandidoj per gjykats ne gjykoten e nolte si te pamvorun.
    Ky Munmota hapi fjale neper tirone se jom ene komshi ene mik i doktorit (sal berishs)!!!!!!
    mosanejky osht kunoti i Cet Kastratit qi ka tone bisnesin e karburontit ne kete kohe!!!!
    Nuk e morr vesh kte pune! Ed Roma do me bo kualicion me Sal Berishen mduket!!!!!!!!

    1. mendimi lire says:

      nuk eshte kunati i Shefqet Kastratit o katundar Tirane, por eshte krushku,i ka dhene gocen per te birin e Cetit,,,e pastaj ,Sala nuk ishte me nje varke duke lundruar me bijte e Enverit, por ama erdhi ne pushtet duke share ata,dhe tani thote bijte hoxhiste…kaq sa jemi ne si popullsi tere fis dalim….

  18. q says:

    Kaq kohe tek rubrika e TemA, nuk ka bere vaki te mos cenohet edhe kot nje kandidature, per Vegjon asnje fjale e keqe.Nje pyetje nga “salla” e mesoj kompjuterin Vegjo?Apo e fik akoma me gisht!Eshte fjalepaket se nuk di shume? shoku!

  19. Shoku shpati says:

    Ore ju qe shkruani, e njihni apo jo Vehxhiun ju ?!. Nese ka ndonje idiot, i paafte, i korruptuar, i mefshte, i partise demokratike, tesisht anadollak nga rradhet e prokurorise dhe juristeve, eshte pikerisht ky. Tmam i duhuri. Ish student i sigurimit te shtetit, hetues krimesh ndaj shtetit, i perkedheluri i Berishes deri kohet e fundit, tani po e blen PS per te na e shitur si rilindas. Jeni ne vehte ju apo thjesht se e perkrah Edi, duhet te jete ok. Pa pyeteni nje here, nese do merrni pergjigje, sa para i pagoi Bamirit per te kandiduar ne Gjykaten e Larte dhe sa Edit per per kandidimin ne Kukes ?! Mjere ne cfare na ofrohen per te votuar. M duhet te behem Bepe Grillo, ska rruge tjeter. Votoni mjerane, votoni Vehxhiun e simotrat e tij. Ne lluce do ngeleni, ne mocal do ushqeheni, me obskurrantizem do iluminoheni.

    1. Kush voton Berishën është bajgë says:

      Bamiri e ka pas pazarin per kryetar gjykate ne Tirane tek 300 mije. Monedhen e ngatarroj usd apo euro. ?

      Ky Mucmata e cer mutin e ka edhe i stanit me lepra te Theodhori Sollakut.

      Ketu do jemi mbas 23 Qershorit cfare do kerkojne keta te “prokurorise” plus Ceribashin e Fatmir Mediut ose Gerdecit.

      Ju duken krejt rastesisht keta keshtu ne hije e pa fjale? Do i shikojme fjalet e ketyre, do i shohim.

      1. mendimi lire says:

        o injorant akoma nuk e ke mesuar qe e ka mbiemrin Celibashi, kur nuk ia dike emrin a mbiemrin si mund te dish me shume per te???

        1. Kush voton Berishën është bajgë says:

          Lizandra, ti je moj? ?

  20. L.Itali says:

    Rama po vepron per deputetet si Obama,Hollande,Berluskoni,Grillo…Eshte metode e re kjo qe i ngjan drejtimit te skuadres se futbollit.Rama eshte zgjedhur si “trajner”i PS dhe ka pergjegjesine e tij per te nxjerrë ne fushë nje skuader qe te fitojë!Ai do mbaje pergjegjesi personale si cdo trajner!Skuadra e tij ka gjithe PS tifozë ultras,qe duan fitoren e skuadres…Ndaj askush nuk ka te drejte te thote se “ne jemi tifoze te PS,e bejme ne skuadren…Trajneri Rama qe do luaj edhe vet eshte ne prag te fitores dhe ultras te tij,skuadres PS,nuk duhet ta pengojne!Pas “ndeshjes”trajneri Rama do gjykohet si cdo trajner kur mbaron kampionati!Kjo nuk ka me vend per diskutime,si gabimisht ben Asllan Dogjani qe lozi ne skuader dhe i takon trajnerit ta mbaj ne stol,ta fus ne loje,apo ta dergoje ne tribune!Kohet moderne kerkojne veprime moderne edhe ne politikë!…Fundja PS eshte nje skuader e mire me trajner te persosur!

    1. anticensurë says:

      pa dashur të them atë që e kam thënë shpesh,që sali berisha nuk rrëzohet me votë ose se opozita nuk mund të fitojë me votë,të paktën përsa kohë sali berisha është në pushtet,dua të them një mendim që ka lidhje me idenë e “trainerit dhe skuadrës që ai drejton”!
      është e vërtetë që në një situatë të tillë duhet një kokë që të drejtojë!gjithashtu dhe në shumë rraste të tilla duhet një kokë të drejtojë!nqs kjo kokë bashkpunon me një grup të zgjeruar këshilltarësh është dhe më mirë!po ashtu nqs kjo kokë bashkpunon dhe me bazën,aq më mirë!
      kurse në rastin tonë konkret kemi një ndryshim të madh!këtu kemi partinë më të madhe opozitare dhe një opozitë rreth saj!është e vërtetë që kjo parti dhe opozitë duhet të fitojnë dhe i kanë vënë vetes detyrë fitoren,por mënyra se si duan të fitojnë është e gbuar!
      gabimi fillon që nga themeli!
      fillon nga arsyeja për të cilën kërkohet të hyet në politikë,arsyen për të cilën kandidohet për deputet,arsyet që kërkohet për tu bërë ministër dhe kryetar i tyre!
      politika është një zanat që ushtrohet për tre arsye!
      -zanat,thjeshtë se atë di të bësh!
      -zanat që të sjell fitime të mëdhaja në një kohë të shkurtër!
      -zanat,për të ndihmuar në përparimin e shoqërisë shtetit dhe kombit!
      të treja këto mnud të kombinohen në forma të ndrysheme!
      sot për sot po shohim se politika po përdoret për përfitim personal!po përdoret si prursi më i shpejtë i pasurive marramëndëse dhe e pushtetit të pakufizuar,abuziv!jashtëzakonisht të rrallë janë politikanët që kanë qëndruar të pastër,deri në një farë mase!(nqs nuk kanë përfituar vetë,nuk kanë denoncuar përfituesit)
      sot atë që po shohim tek PSja është një katapultim personazhesh me reputacion si deputetë!personazhe që përveç dënimeve që kenë pësuar nga berisha dhe që janë kritikues të tij,nuk kanë asnjë lidhje me PSnë dhe jetën e saj!shumë njerëz,ndoshta të “panjohur”nga publiku kanë bërë me ndershëri punën e “hamallit”për vite e vite dhe asnjëherë nuk janë vlersuar!këto katapultime vetetëm për të fituar ndeshjen janë të njëjta si një skuadër me lojtarë të blerë,që ndoshta vitin tjetër se ke më!lojtarët të shiten dhe ti mbetesh me gisht,në gojë!!edi rama e ka shkëputur PSnë komplet nga baza e saj sociale!nga mendimi i majtë!për mendimin tim ai po e këthen në të njëjtën parti si PD.
      parti private,parti të zgjedhurish prej tij,jo prej masës socialiste!
      pasoja që do të vijë është e thejshtë të kuptohet!
      _në rast fitoreje:
      do të këthehet shpejt në një PD të korruptuar(ndoshta jo kaq vrastare)
      _në rast humbje(vjedhje,grabitje quajeni si të doni)
      do të kemi një zvetnim deri në shkatërrim të saj!do të kemi shkëputjen e kokës të nuk ka asnjë lidhje me trupin!
      tërë këto veprime të ramës më duken si “heqja e dadove të shtatores së enverit një 21 shkurt ’91”!se çmund të ndodhë,mund të kujtojmë 22 shkurtin ’92!!!!!!

  21. tironci says:

    O “shoku Shpati”! Ene une kshtu menoj merlal por nuk du me bo si ektremist!!! Ky robi ka bo lek te modh si prokuror. Bomiri ko dasht me e bo ene Prokuror te Pergjithshem ne 2007 por nuk ja pranun se kishte bo shkollen e sigurimit ene kishte morre ne qafe njert si hetus i asaj kohet.
    Mjafto me kujto pushkatimin e cunit te Beut te Saukut!!!!!!

  22. tironci says:

    Care trajneri mer lal! Kur hume sprano rezultatin. Mire qe slu bilardo se do ish rrafe me shokt!!!!!

  23. Ermal Hasani says:

    Ky Vexhi Muçmata nuk ka asnje lidhje me Kukesin. Sa per dijeni ai nuk ka ardhe as me varrosë xhaxhain e vet Ismail Muçmata I cili e ka derguar ne shkollë Vexhiun, madje nuk ka ardhe as per ngushellim. Kete e di I gjithe fshati Shtiqen.Ai njihet si njeri mendjemadh dhe pa asnjë lidhje me Kukesin.Eshte bere mik me Shefqet Kastratin, biznesmenin e naftes me kater klase shkolle vetem per hir të pasurisë.Madje dyshohet se Vexhiu ka pasur lidhje të ngushta me personin që mbeti viktimë pasi u vra nga një durrsak që I kishte zaptuar pronen në Malin e Robit. Kukesi ja ka pire lengun nje here nje bosi te naftes me emrin Shyqyri Duraku dhe nuk ka ndermend te votoje perseri nje mekembes tjeter te naftes, pikerisht mekemebesin e Shefqet Kastratit.

  24. Mangalem says:

    O tironc!…Asnjehere nuk ka humbur!Ku jeton ne Tirone ti,prapa Dajtit ku edhe shkollat jane rrenuar,sipas gazetarit M.Mema dhe qe nuk e pranon Saliu?E degjove europianin e BE,Ajalen,qe thane hapur:”Rama asnjehere nuk ka humbur!”Je i humbur,dukesh humbes ne humbetiren e humbur te Sali vicidolit!…Zgjohu te kuptosh vertet Rilindjen!

  25. Ja keni ba naften says:

    Vexhi Muçmata…?Kukesit ende nuk I ka ike era e naftes qe e ndoti Shyqyri Duraku. Kjo PS-ja po ben nafte gjithandej. Megjithate tek Kastrati, aq sa paguan, aq merr.Nuk besoj se kuksianet do genjehen per here te dyte duke u ndotur me nafte, ose me mire t’ja bejne naften.

  26. Beni says:

    Vexhi Mucmata eshte nje burre i nderuar dhe ne qytetin e Librazhdit kur ka punuar si hetues dhe ka qene njeri i respektuar eshte nje vlere e shtuar per Kuksin,edhe Asllan Dogjani ky djale Kuksian duhet te bashkepunoje per te miren e Ps sepse rendesi ka te largohet Berisha,sepse Ps dhe Ed Rama do tja shperblejne Asllanit mundin dhe vlerat.Vexh je nje njeri i nderuar dhe ne Librazhd ke lene nje emer te mire.Beni Librazhd.

  27. hamdi shurrani says:

    o asllan o injorant, nga polic tek komisariati 3, e nise dhe duhet te jesh i kenaqur qe arrite te behesh deputet ti qe kurr nuk bere asgje ne polici vetem grabite e vodhe cdo gje.Je personi me kot qe kam pare dhe kete fund politik meritove, eshte per tu habitur se si ti qe nuk ke lexuar kurr nje liber arrite biles edhe deputet, por nuk ke faj ti se me gomere si puna jote Rama nuk fiton kurre, pranda shporru mor butak se nuk ta kemi ngene.Po kur ben dhe si politikan i zgjuar me vjen ta thyej turirin tend prej shtaze.

  28. tironci says:

    O Mangalemo mer plak. Mos u bo me nerva se nuk jom nga Moli i Dajtit por edhe me jetu ne Mol te Dajtit nuk osht turp. Mosanejmos boj gabim politik se ene Ed Roma do u bo katunar Dajti. Hrrove se po bo shpine ne Mol te Dajtit.
    Sdu me u bo si ti por dukesh mer lal se je bir pushtusi partizon! Rri me lal e bo qef ne Tirone se no jena rrace e bute ene mikritsa. Boni care te doni por vote tonen nuk keni per te morre asihere!!!!!

  29. Aliu prej Linzes says:

    O tironc…Mangalemi t’ka tha a mos jen nga mbrapa Dajtit,si ka komentu Sal Vicidoli tuj u zemru me gazetarin qi ka shkrujt per njato shkollat tuja me kater nxanes!Kush t’kerko voten ty mor katunar prapa Dajtit.Ne Dajt jetoj une e shoh Tiranen e po t’du me dylbie shjikoj ene Durrsin.Ene n’Berxull nuk e don njeri Salen e votat do ja japne Rames!Ku ka humb kajher Rama o prapa Dajtit tironc?Ik mre burr se njajo vota tate asht zeher per na te PS ne Dajt!Nuk po ta dum se kena boll ene ne Dajt burra qe din me votu Ramen e jo katunarin e shpelles Salen tat!Maje,maje,mos voto Ramen,po karaduz ke me u ba ene ti,tironc prapa Dajtit!

  30. urime z mucmata fitore per socialistet e kukesit

  31. Skrapari 2 says:

    DY shoke, pasi perfunduan studimet e larta,u ndane me perzemersi dhe sejcili u largua ne rrethin e tij.Njeri nga shoket pas disa vitesh emrohet ne pune shefseksioni. Kur u takuan dhe po pyenin njeri tejerin se ku punonin i thote se jam emruar shef seksioni.
    — Hajde qafir qe paske qene! Po cili ishte ai mik qe te coji ne ate vend?
    – C’mik ,a derbardh,-i thote shoku.Partia ,partia me coi e jo miku.PAS DISA KOHESH TAKOHEN PRAP.
    – He,c’thote seksioni!Ecen ndo pak puna?
    -c’seksion a debardh,me shkarkuan!
    – Si more te shkarkuan ?!
    -Me shkarkuan, po nuk e di se cili ishte ai i poshter qe me shkarkoi
    -Po partia more, partia ,ajo qe te emroi,- tha shoku.
    Kur u emrua nuk kishte njeri te poshter,kurse kur u shkarkua doli nje njeri i poshter. Keshtu po vepron edhe deputeti i kuksit, Ndregjoni. RAMAishte i mire kur e beri deputet dhe i poshter tani qe nuk po e ve me deputet.Deputet lleku nuk eshte trashgimni.Mer shembull nga kolegu i peqinit.

  32. Landi says:

    O tironco sa gallate dhe sa debil je mer daj!!
    Ti je i cope katunar tirone sepse asnji tironc-tironc nuk i thote Bamirit Bomir siç e shkru ti mer idiot

  33. Mentari says:

    Mire e ken zoti rama fut ne parlamentin shqiptar te gjith mafiozet e bizneseve dhe te gjith prokuroret qe ishin bashkepunetor me krimet se ne kete menyre ke per te “forcuar” demokracine shqiptare dhe ke per te ruajtur nga vjedhjet taksat e popullit shqiptar.Oh… zot.. ku je pse hesht?????????????? pse nuk i denon mafiozet politikane shqiptare??????????????

  34. socialisti says:

    njeri fjalepak i mire per deputet??? Cfare idiotesie nga komentuesit e porositur qe helbete kane komentet e para, po ne parlament shkohet per te folur e jo per nuseruar!
    Se si Vexhiu e Shefqeti super te djatht e shoke te Koliqit do i sherbejn PS kete vetem z zoti e do , me siguri jo edi rrama

  35. Albert says:

    Historia e ketij Muc-mates ka plot hije. Disa prej ketyre hijeve mund t’i ndricoje Alush Dragoshi p.sh, i cili,kur ishte krye prokuror i Republikes,ka qene ne dileme te madhe me nje liste ish-hetuasish te hetuesise famekeqe te kohes se diktatures,qe e ka patur mbi tavoline.Ky Muc-mata se bashku me Gezim Lulin kane qene mes disa te tjereve ne ate liste.Dhe zoti Dragoshi,pasi eshte menduar dhe pertypur gjate,i ka dhene viston ketij ish-spiuni te sigurimit famekeq,duke e vene doren ne zemer edhe per faktin se ishte nga Kukesi…
    …Kur kohet nderruan,zotit Dragoshi i eshte dashur te ‘kryqezohet’ rruges me kete kermillin Muc-mata dhe ka shijuar….mosmirenjohjen ne menyre spektakulare!
    Pastaj,me vone ky kermill, ne kohen kur Dash Sula mbushte torben per Dhori Sollakun,u ‘ngjit’ ne krye te prokurorise se Tiranes. Per te forcuar pozitat,beri dhe krushqi me Shefqet Kastratin,te cilit i ka krijuar hapesira per kontrata furnizimi institucionesh dhe mbrojtje per pislleqe kontrabande dhe abuzimi me cilesine e karburanteve…
    …Sot tabloja eshte edhe me interesante! Sepse kompania ‘Kastrati’ ka si tutor kryesor Agron Koliqin, i cili perfiton nje shume te majme per ‘zhbllokimet’ qe merr persiper! Pra,edhe Familja ne pushtet ka dhene viston per kete kandidature! Jane te gjithe ne nje tenxhere! Rama llogarit qe permes Vexhiut te mbylle faturen e shpenzimeve elektorale per qarkun e Kukesit dhe me gjere,fature te cilen do e shlyeje sponzori ‘Kastrati’. Vexhiu eshte ne liste i pari sepse ka bere ndere duke mos ‘ngacmuar’ gjate kohes kur kishte mandatin si kreu i prokurorise se Tiranes banden kriminale te Sali Berishes,pergjegjese per nje numer vrasjesh e krimesh te tjera gjate asaj kohe!….
    Film i vjeter me postera te rinj!!!….(hahahaaaa)….

  36. Albert says:

    …Ah,se per pak harrova edhe sajdisjet qe Vexhiu i ka bere drejtperdrejt Rames,kur ky i fundit e ka pare disa here deren e prokurorise per te deshmuar. Sa here zotit Rama i eshte dashur te deshmoje ne prokurori per ceshtje kunder tij(te natyre korruptive) aq here “rastiste” qe ndonje grua apo njeri shume i afert i prokurorit te ceshtjes ne shqyrtim punesohej per “koincidence”(!) ne administraten e Bashkise!!!….

  37. KASOLLE says:

    Eshte turp per ps te ket deputet te tipit dogjani.

  38. e verteta says:

    Shoh disa komentues qe e vleresojne kanidatin pasi eshte fjale pake.Zakonisht pas kesaj performance fshihet mungtesa e inteligjences ,mungesa e vogobolarit dhe oratorise.Megjitheate Vexhiu eshte djale me mend,i rrahur me vaj e uthull

  39. Ramon says:

    SHqiperis i duhen njeres si VEXNIU ,profesjonal ne zanatin e tij dhe jo nga ata shakllabanet qe blejne universitetet dhe fillojne pune pa ditur nje ligj.VEXHI TE UROJ TE ZGIDHESH DHE TI SHERBESH POPULLIT DASHI HANKOS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje