Është promovuar në Tiranë botimi i UET-press “Vitet me Tony Blair”, ku në formën e ditarit Alastair Campbell, ish-drejtor i komunikimit në qeverinë e Tony Blair, sjell me detaje momente të rëndësishme gjatë punës me kryeministrin britanik. Një kapitull i gjatë i kushtohet luftës në Kosovë. Pak përpara kësaj ceremonie, ku merrnin pjesë ambasadorë, akademikë, studentë dhe kreu i opozitës, Edi Rama, zoti Campbell, i njohur si strateg i komunikimit, në një intervistë për Top Channel komenton situatën politike në vend, përfshi marrëdhëniet me kryesocialistin shqiptar.
“Është gjithmonë e vështirë për dikë që nuk jeton këtu, të vijë e të thotë se çfarë duhet të bëni. Ju jeni në një vit elektoral dhe unë mendoj se ekziston një dëshirë e vlefshme në BE për Shqipërinë, që të avancojë në drejtim të Europës. Unë e kam takuar njëherë kryeministrin tuaj, ndërsa Edi Ramën e njoh tashmë mirë, për të cilin mund t’ju them se ka një program të vërtetë për ndryshim, përfshi energjinë për të ardhmen. Unë dua të them se, ai është një person, që i kupton ato që ne bëmë, që nga krijimi laburistëve të rinj, që në fakt ishte një akt i madh strategjik. Kur shikon programin që ai ka ndërtuar, ka ngjashmëri. Nëse e lexoni këtë libër është qartësisht e dallueshme se Edi Rama ka studiuar çfarë bëri Tony Blair, duke marrë vlerat e politikës së tij. Unë jam i majtë, por jeni ju ata, të cilët duhet të vendosni për fatet e vendit tuaj, se kush duhet të jetë kryeministër. Nuk është sekret t’ju them se e pëlqej shumë Edi Ramën”, tha Campbell.
Campbell mendon se Shqipëria duhet t’u qëndrojë larg retorikave nacionaliste, pasi Kosova, thotë ai, është një shembull i dështimit të këtyre ideve.
“Një tjetër leksion, që na vjen nga Kosova, është nacionalizmi, tezat e të cilit u shkrumbuan për ata, të cilët ndiqnin linjën nacionaliste. Nëse një vend si Shqipëria, që ka si qëllim strategjik ecjen përpara drejt BE-së, është me rëndësi të bëni gjërat që ju kërkohen, në mënyrë për ta avancuar këtë qëllim. Retorikat nacionaliste nuk e ndihmojnë këtë gjë. Është qartësisht e dallueshme, nga qëndrimet që vijnë nga SHBA, Brukseli dhe qeveritë e vendeve të tjera të BE-së. E gjej të vështirë ta kuptoj retorikën, që përdoret në vendin tuaj, ku opozita fajësohet për gjërat që nuk i ka realizuar qeveria. Duhet të ndodhë e kundërta. Shumë njerëz në Europë nuk e kuptojnë një situatë të tillë me Shqipërinë. Prandaj jam i mendimit se është me shumë rëndësi, që në kohën e ekonomisë globale dhe zhvillimet e shpejta që pëson bota, Shqipëria të kuptojë se ardhmja është në familjen e madhe europiane, duke hedhur hapat e duhur drejt saj”, përfundoi ai.
Tek shqiptarja.com raportohet qe Alastair Campbell ka filluar te punoje si keshilltar per marredheniet me publikun prane PS / Rames.
po i lumt nqs ka filluar per PS,imagjino se cbejn per tre larguar saliu,jo vetem me deklarata kundra tij por tashme dhe me pun konkrete.
Europa po ben gjithcka per fitoren e PS i thojn kesaj,sjyqyr se dhe shqipetaret t4e njejten gje po bejn.
po cke o genti ti??po si me kete si pa kete rama fitues eshte,se eshte kryetari i nje partie me plot figura e me nje program te plot e te mrekullueshem,nuk ka nje grup bujqish qe i komandon si te doj..
Campbell eshte nje nga njerezit me me ndikim ne politiken britanike ne 25 vitet e fundit. Pervec qe eshte nje prej ikonave te komunikimit. Me sa duket edhe ai ka zgjedhur te jete pjese e ekipit fitues ne zgjedhjet e 23 qershorit. Besoj se ka shume per ti dhene fushates se Rames dhe politikes shqiptare, nje shembull qytetarie
E papare kjo. Me sa duket kete here po besokan te gjithe nderkombetaret tek Rama se nuk ka ndryshe, kur gati cdo dite del nje nderkombtar qe shan Salen dhe nganje qe ngre lart Ramen. Varja Rama duket se do jete kryeministeri i ardhshem, vetem na hiqni ket Saliun se na rropi mer jahu
TOny Blair ka qene nje prej politikaneve me ne ze te se majtes boterore, nej prej njerezve qe e kane ndryshuar perhere politiken e majte. Campbell ka qene gjithmone krahu i tij i djathte.
Eshte shenje shume e mire per Ramen nese e mbeshtet nje njeri i till, nje vizionar per komunikimin politik dhe nje personazh qe do te jete shume me i dashur per shqiptaret kur te zbulojne se cka ber per luften ne Kosove
Nje deshmi e pashoqe krah Rames. Bravo i qofte qe ka terhequr nje nejri te tille si keshilltari i Blerit. Po tregon se eshte nje lider i vertet edhe me standarte Europiane. Besoj se i ka bindur te gjithe se eshte Kryeministri qe Shqiperia meriton
Po Jozefina shka me than vall pas njiksaj pabesie;
Baca ka me u nrys e me u idhnu
pasha Jozin dkuet se ka me fitue vertet Edivini zi
Fatmiresisht po,i duhet patjeter ketij vendi nje njeri si ky!Dhe dita qe Rama do qeverise nuk eshte e larget,ja qershori pothuajse erdhi!
Aftesia dhe domosdoshmeria per te qeverisur kete vend te mjeruar u deshmua mjaft qarte ne programin RILINDJE,i cili qe me i realizuari ne keto 23 vite demokraci!Na mbetet thjeshte te votojme e keshtu te veme ne jete kete program!
Kur ikonat vlersojne individe qe perkushtohen me zell per vendin e tyre,nuk na mbetet gje tjeter vecse te heshtim!Te gjithe ne votime te rrezojme maskarain Sali qe thjeshte ka marre natyren e nje plaku matuf!
Qe PS do te fitoje do te fitoje. Qe qytetarizmi do te fitoje mbi pakicen fshatareske do te fitoje.
Uroj qe qytetarizmi do fitoje mbi pakicen fshatareske berishiane edhe ne shkoder se ka 22 vjet qe shkodra eshte uzurpuar nga vagabondet e fshataret e zhelefines qe i vjedhin votat diten per diell.
Eshte e qarte fitorja e Edi Rames ne Qershor. E kane firmosur te gjithe, Amerika, BE. Sido qe te ndodhe Edi Rama do gdhihet Kryeminister.
Saliu e di dhe po mbledh parate i depozitoj ne Beograd.
Normale qe duhet te jet Energjik , un mendoj edhe me shum se Tony Blair .
Dhe Vizjone ka pa fund pa fund . Nje Rilindje e papritur erdhi dhe e beri te jet Kaq i fort dhe kaq pozitiv per tgjith ato qe kan shkur , shkojn edhe do shkojn mbas tij . Pra ju bej thirrje edhe atyre qe nuk jan akoma te vendosu se me ke do jen . i them qe te bashkohen me Rilindjen sepse me te vertet eshte nje gje e pa zakont dhe shum e vecant me njerzit qe ka brenda saj . Jepi EDO mos ndalo as edhe gjysm hapi , por hidhe hapin e plot dhe me shum siguri . Fitoren nuk na e merr njeri eshte vetem e jona ……………………………………………………………
R..I..L..D..J..E ….. SH..Q..I..P..E..T..A..R..E
Ju Mirpresim te gjithve te bashkoheni me te ardhmen qe na pret
po esht vizionar jo campbelli po te gjith e din, po wikileaks qe thot vizionar per ramen dhe ajo punon per ramen?? sepse esht me kemb ne tok nuk esht ne ajer dhe kamuflon si sala e te tjeret. keto politka qe do marri Edi Rama (nese fiton) quhen politka zingjir,afatgjat dhe jo afatshkurter,ne te cilen nderrmarrja e seciles ushqejn njera tjetren per te te rritur mireqenien e vendasve dhe zhvillimin ekonomik. politka fiskale, zbatimi i ligjit, edukim profesional etj keto jan te gjitha te nderlidhura me njera tjetren per ti dhen mirqenie ty gent e te gjith shqiptarve, rrini beni shpikje e parabola ai esht keshtu ai esht ashtu, se asi gje sdo nxirrni ne drit, veten tuaj do e fundosni me shum ?
Une di te them vetem kete se shqiptaret duhet ti japin nje shanc Edi Rames per te qeverisur Shqiperine dhe brenda dy vjeteve do te shohin ndryshimin me te madh qe ka patur Shqiperia ne keto 23-vjet, do te shohin nje ndryshim te qendrueshem, qe do te binde edhe europianet, qe Shqiperia ka politikane qe kane frymemarrje europiane.
Po me dhandrin e shkies cka te bajme?
CKA PO THONI.BACA E KA MENDJEN TE MACA.AI DIKUR KA PAS KESHILLTAR SEKRETARIN E HITLERIT DHE NDIHMES SEKRETARIN E PINOCETIT,JU NA THONI PERATE TE TOM BLERIT.AJTMO SE NE SHKODER UNE KAM GJET SEKRETAR PASHUKUN QE KUR SALA MORI SEKRETAR PASHIQIN.
O robo leni budallaliqet me na tregu se si osht Ed Roma por mushja menjen mos me bo gomardhiqet! Ishollah te nep lekt perpara se po nuk fitoj do ta laje fajin ty per humjen!!!!!!
Edi Rama ka thene vete me modesti “nuk jam politikan”, ky hipokriti e krahason me Tony Blair qe ishte nje nga politikanet me cilesore evropiane te 20 vjeteve te fundit. Eh, kush nuk e talli…..me Shqiptaret !!!
Personalisht besoj tek Rama si individ,por PS eshte si ajo rrjeta e merimanges ku mund te jetojne vetem merimangat e vogla por jo te tjera krijesa te cilat ajo i asfikson,ajo qe dua te them eshte se PS,nga ngecur ne transformimin e vet ne nje te majte liberale, por ka mbetur ne vendnumero si nje parti mediokre e stilit fshataro konservator,nuk esht interesuar assesi te pastroje rradhet e saj mga mediokrit dhe te korruptuarit e saj ne pushtetin lokal,madje disa prej tyre,te panginur e mekatare historike Edhe po promovohen neper lista deputetesh ,nen friken e qarte te shantazhit me votat e klaneve,Keto ndodhi fshehin me vehte nje te vertete edhe me te madhe,ate se cilido qofte shantazhi qe keta te korruptuar bejne, me argumenta te tipit …:Iki dhe shkoj ne LSI dhe te marr edhe ka vota…KETA INDIVIDE PER FATIN TONE TE KEQ,kane akses tek ajo pjese teknike e procesit qe quhet MBROJTJA VOTES,mbasi nje pjese jane aparatcike te vjeter qe i dine truket e allishverishet e shitblerjeve dhe jane ustallare per te shitur dhe blere.Prandaj nuk mendoj se do te kete votim te drejte, sepse ne votim do te kandidohen edhe elemente te korruptuar, qe jane vete te tille por do te korruptojne ata vete edhe procesin e votimit
Kur lexon komentet e disa njerezve ketu mendon se nuk jane thjeshte komentues por ne grupin e punes se RAMES!Sigurisht qe Shqiperia ka nevoje per udheheqes te zote por krahasimet me Toni Blair jane bajate kur dihen se sa te ndryshme jane GB dhe Shqiperia si nga mentaliteti ashtu edhe nga kultura politike!Cilat jane ata njerez qe i vene vulen kesaj qe vetem RAMA mund ta drejtoje kete vend sikur te ishte zoti?A nuk ekziston asnjeri tjeter pervec RAMES?Po sikur te mos ishte RAMA do shembej bota?U shua inteligjenca shqiptare dhe nuk ka asnje te afte qofte edhe pa parti ta drejtoje kete vend?a eshte drejtuesi i shtetit shqiptar monopol vetem i partive politike?
Ahaaaaahaaaaa EDI RAMA si TOMI BLERE??!!
Si guxoni te fyeni inteligjencen e TOMI BLER duke e krahasu ate me nje lakuriq dite.
Apo si atehere kur krahasonit KARL MARKS ME ENVERIN.
Ore mos i rurte ne koke dicka budallenjve se he-he su del deri sa te ngordhin.
Alastair Campbell, sa eshte 15% e 200 pallateve ?