INTERVISTA/ Dule: Poli i tretë është i dobishëm. Censusi, manipulim i rrezikshëm

25 Shkurt 2013, 19:58Politika TEMA

Ende nuk është vendosur mënyra e kandidimit të PBDNJ-së në zgjedhje, por nuk përjashtohet krijimi i Polit të Tretë me LSI-në. Kreu i saj, Vangjel Dule shpjegon arsyet e shkëputjes nga PS-ja dhe jep një përgjigje për thirrjet nacionaliste dhe censusin

Nga Renato Kalemi, Revista KLAN

Ditë pas dite po flitet për një bashkëpunim të mundshëm të PBDNJ-së me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Të dyja këto forca politike mund të jenë katalizatorët e një Polit të Tretë, aq të përfolur sot. Por, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pasi pranon domosdoshmërinë e këtij poli në politikën shqiptare, thotë se ende nuk ka asgjë konkrete. “Jemi përgatitur për të gjitha variantet potenciale të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, duke filluar nga kandidimi më vete, e deri me koalicione me një apo më shumë parti”, shton ai. Bashkëpunimi me PS-në është shuar përfundimisht, gjithsesi. Nga ana tjetër, Dule jep një koment edhe për thirrjet nacionaliste të ditëve të fundit, si dhe jep qëndrimin e tij lidhur me heqjen e pensionit për minoritarët nga ana e qeverisë greke.

 

– Zoti Dule, cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e ardhshme? Pra, po shihni mundësinë e ndonjë koalicioni apo do të dilni të vetëm në garë?

PBDNJ-ja është duke punuar intensivisht mbi platformën e vet elektorale. Në 2 mars do të mblidhet aktivi i partisë, ku do të debatohet për çështje themelore të programit tonë elektoral dhe do të diskutohen strategjia dhe taktikat elektorale. Jemi përgatitur për të gjitha variantet potenciale të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, duke filluar nga kandidimi më vete, e deri më koalicione me një apo më shumë parti. Përvoja e duhur dhe ndjeshmëria e situatës aktuale politike në vend, na detyron të jemi këmbëngulës në aspektet programore të një bashkëpunimi të mundshëm. Nuk jemi shquar, por as do të lejojmë që në zgjedhjet e 2013 të hyjmë në koalicione të karakterit teknik. Qëndrimi përfundimtar që do të mbajmë në lidhje me formën e kandidimit është shumë i rëndësishëm për PBDNJ-në, por edhe për ekuilibrat më të gjera që do të krijohen në vend.

 

– Këto ditë është folur shumë për një bashkëpunim në zgjedhje midis PBDNJ-së dhe LSI-së, si dhe për krijimin e një Poli të Tretë. A do t’i merrni parasysh këto?

Variantet e bashkëpunimeve potenciale janë të shumta. PBDNJ-ja nuk ka pranuar dhe nuk ka arsye as sot, të pranojë bashkëpunime me forca politike të cilat nuk kanë një vizion të qartë europian dhe marrëdhënie korrekte me demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Këto janë dy vija të kuqe të cilat nuk mund të shkelen. Lidhur me një pol të mundshëm të tretë, teorikisht do të ishte shumë i dobishëm, jo vetëm për forcat politike që do ta përbënin atë, por edhe për jetën politike në vend. Do të thyente bipolaritetin politik që, për mëse dy dekada, e mban vendin në një stanjacion politik, ekonomik dhe shoqëror; do të thyente polarizimin e tij artificial dhe shterp, që ka frenuar civilizimin e jetës dhe klasës politike. Por, në politikë ekziston gjithmonë një boshllëk midis mundësisë teorike dhe zbatimit praktik. Pra, një nga variantet kryesore të bashkëpunimeve, jo vetëm për PBDNJ-në, por edhe për forca të tjera, do të jetë edhe ai i krijimit të një poli të tretë.

 

– A ekziston mundësia për një bashkëpunim mes PBDNJ-së dhe PDIU-së të z.Idrizi?

Është objektivisht e përjashtuar.

 

– Cilat ishin arsyet që, pas bashkëpunimit në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011, vendosët të largoheshit nga koalicioni opozitar me PS-në.

Ne nuk jemi larguar nga koalicioni sepse nuk kemi qenë në koalicion. Pas zgjedhjeve të 2009, ne kemi qenë në mënyrë të vazhdueshme një forcë parlamentare opozitare. Aty ku kemi ndarë të njëjtat qëndrime politike me PS-në, kemi bashkërenduar edhe veprimet. Aty ku jemi ndarë, kemi patur qëndrime të ndryshme. Në zgjedhjet e 2011-ës, për pushtetin vendor, ne patëm vetëm marrëveshje të pjesshme me PS-në. Kandidimi i PBDNJ në ato zgjedhje ishte i pavarur dhe pati ato rezultate, që nga çdo këndvështrim ishin pozitive për ne. Në bashkëpunimin me PS-në, i cili kurrsesi nuk ka qenë në një aleancë apo koalicion, sigurisht ne gjejmë edhe momente motivuese për të vijuar edhe në formën e një aleance, sikurse gjejmë edhe ato momente dekurajuese, ku PS-ja ka qenë zhgënjyese, në radhë të parë me qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve më të gjera në vend dhe në një aspekt të dytë, ndaj qëndrimit të drejtpërdrejtë për vlerat dhe kontributin e PBDNJ-së. Do të mund t’ju përmendja me dhjetëra raste ku PBDNJ-ja ka mbështetur fuqimisht qëndrimet parimore të PS-së dhe nga ana tjetër, do të ishin shumë të pakta, në mos asnjë, rastet kur PS-ja ka mbështetur PBDNJ-në në çështje parimore, që kanë të bëjnë jo vetëm me filozofinë tonë, por edhe me identitetin europian të vendit dhe të shoqërisë.

 

– Po ju vetë, e keni vendosur se ku do të kandidoni në këto zgjedhje?

Edhe këto detaje janë pjesë e strategjisë dhe taktikave. Në varësi të situatës përfundimtare, pas përcaktimit të mënyrës së kandidimit, do të vendoset se ku do ta bëjnë betejën e tyre individuale elektorale drejtuesit e partisë.

 

– Emra të njohur të politikës, si ministrat Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera, kanë një ndikim të madh në zonat minoritare, të cilat janë edhe vatra juaj elektorale. A ju tremb ky fakt, se PBDNJ-ja mund të humbasë vota në këto zona?

PBDNJ-ja, në bashkëpunimin e vet strategjik me Omonian, është forca e parë politike në të gjithë hapësirën ku jetojnë pjesëtarët e minoritetit etnik grek dhe elektorati ynë është i konsoliduar. Votat që mund të kenë marrë personat e sipërpërmendur, në momente dhe ballafaqime të veçanta kanë qenë konjukturale, momentale dhe nuk përbëjnë aspak një burim kërcënimi për PBDNJ-në. Pavarësisht se kanë pasur të gjitha mundësitë abuzive, që ua ka dhënë pushteti, për të përçarë dhe krijuar diversion në radhët e elektoratit minoritar, rezultatet e tyre kanë qenë shumë të varfra.

 

– Javët e muajt e fundit kemi pasur një rritje të retorikës nacionaliste në vend, çka ka bërë sjellë edhe reagimin e disa institucioneve ndërkombëtare. A ju kanë shqetësuar thirrjet nacionaliste?

Sigurisht, jemi shumë të shqetësuar. Jemi një parti e përkushtuar, jo vetëm si çështje filozofie politike, por edhe nevoje praktike, në integrimin europian të Shqipërisë. Është një “sine qua non”: nuk mund të kuptohet, të konceptohet zhvillimi i një demokracie funksionale, i një ekonomie konkurruese, i një shoqërie europiane me koherencë sociale, nëse këto shikohen veçmas nga integrimi europian. Si vend jemi vlerësuar vazhdimisht për rolin konstruktiv në shërbim të paqes, bashkëpunimit dhe prosperitetit në rajon dhe kjo ka qenë vlerësimi maksimal që kemi marrë nga partnerët tanë europianë dhe amerikanë. Për herë të parë, në dhjetor të 2012, u dëgjua një kambanë e panjohur në këto anë. Ra në Bruksel dhe u dëgjua në Tiranë. Na u tërhoq vërejtja për nacionalizëm. Është momenti të reflektojmë dhe të mënjanojmë të gjithë këto zëra, ndonëse ekzistenca e tyre nuk është e panatyrshme. Në jetën politike të çdo vendi, e panatyrshme është ajo që bëjnë PD dhe PS, të cilat në mënyrë të paskrupullt publike, demonstrative, flirtojnë me zëra të tillë individualë, por edhe të organizuar në forca politike, për të përfituar një grusht votash, që mund të marrin nga aleanca të tilla, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me vizionin strategjik për një Shqipëri europiane.

 

– Pas publikimit të të dhënave të censusit 2011, pati një reagim të menjëhershëm të Kishës Ortodokse, e cila nuk i pranoi ato si të vërteta. A keni një koment mbi këtë çështje?

Censusi 2011 ishte një dështim i paralajmëruar. Me plot gojën, sot mund t’ju them se organizatorët e censusit, në formën që e organizuan atë, janë manipulatorë të vetëdijshëm të realitetit në Shqipëri. Rrjedhimisht, për këtë fakt, janë edhe të rrezikshëm. E theksuam shumë kohë përpara zhvillimit të atij censusi, se Shqipëria kishte dhe ka nevojë për një census i cili do të kontribuojë me produktin e tij dhe mënyrën e zhvillimit sipas parametrave të KE, për zgjidhjen e problemeve ekzistuese dhe jo për krijimin e problemeve të reja. Fatkeqësisht deklaratat tona u provuan se ishin “profetike”. Në vend që të zgjidhte problematikën, që kërkohet sot nga KE dhe BE për zgjidhjen e të drejtave për pjesëtarët e minoriteteve etnike, për garantimin e harmonisë fetare e kulturore në vend, censusi shtoi një problematikë të re. Ndaj duhet të jemi të gjithë shumë të vëmendshëm.

Në qershor 2012, raporti i KE e konsideroi të dështuar censusin dhe i bëri thirrje qeverisë që të mos e konsiderojë atë si burimin e vetëm për hartimin e politikave, çka do të thotë: hidheni në koshin e plehrave! Por, në këtë vend, askush nuk guxoi të marrë përsipër përgjegjësinë politike: as ata që propozuan amendimin e kuadrit ligjor për censusin, as PD-ja që i mbështeti me votë në Parlament, por as PS si forcë e opozitës, që heshti duke bërë rolin e Ponc Pilatit. Këto janë çështje madhore për një vend dhe nuk i lejohet askujt të heshtë dhe të fshihet, sepse as njëra dhe as tjetra nuk mund të pranohen. Realitetet europiane janë realitete të bukura, të cilat frymëzojnë këdo për t’i krijuar edhe në ambientin ku jeton vetë si individ dhe shoqëri, por janë edhe realitete që nuk bëjnë në asnjë rast skonto në ato vlera që janë në themel të tyre: respektimi i dallueshmërisë së tjetrit, qoftë në aspektin etnik, qoftë fetar, kulturor apo të natyrave të tjera. Ky është strumbullari i shoqërisë së sotme europiane dhe ne nuk duhet të kemi iluzionin se mund të bëhemi europianë, duke e zhveshur europianizmin tonë pikërisht nga këto vlera. Në një rast të tillë do të ishte një kostum bosh.

 

– Kisha ndërmori një reagim të ashpër edhe ndaj dramës “Shën Mëria e Beratit” me autor Namik Doklen, e cila do të vihej në skenë në teatrin e Korçës. Si e gjykoni atë reagim?

Dramën e z. Dokle nuk e kam lexuar dhe nuk mund të kem një qëndrim individual. Por duke njohur udhëheqjen shpirtërore të Kishës Ortodokse dhe qëndrimin e saj, duke njohur seriozitetin dhe maturinë e tyre, solidarizohem maksimalisht me qëndrimin që ata mbajnë. Çështja e harmonisë fetare është një nga ato vlera që nderojnë vendin tonë dhe qytetarët e tij. E kemi kultivuar për breza të tërë. Askush nuk duhet të tentojë të luajë me këtë.

 

– Para disa ditësh ka pasur një reagim të minoritetit për ndërprerjen e pensionit nga ana e shtetit grek, çka ka bërë që ata të ngrihen në protesta. Si mendoni se duhet zgjidhur kjo çështje?

Greqia është në një periudhë reformash të gjithanshme, si për nga strukturimi i shtetit, ashtu edhe për nga funksionimi i jetës ekonomike. Mbështetja sociale, e cila u ishte dhënë edhe pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, të cilët jetojnë pjesërisht në Greqi dhe pjesërisht në Shqipëri, ishte një kontribut shumë i rëndësishëm, si për ata individualisht, ashtu edhe për ekonominë, qoftë në nivel lokal, qoftë më gjerë. Ne kemi qenë në mënyrë sistematike në mbrojtje të këtyre politikave. Ato janë politika sociale, të cilat duhet të vazhdojnë të ushtrohen si në përfitim individual, ashtu edhe komunitar. Kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke, në nivel ekzekutiv dhe parlamentar. Është një debat, i cili nuk është mbyllur ende dhe shpresojmë se do të gjendet mënyra e duhur në kuadër dhe kushtet e reja që po krijohen në Greqi, me qëllim që përfituesit e këtyre politikave të mos privohen nga këto të drejta, të cilat janë domethënëse për ta.

38 komente në “INTERVISTA/ Dule: Poli i tretë është i dobishëm. Censusi, manipulim i rrezikshëm”

  1. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

    Vota kunder Dules do te jete e vlefshme per shqiptaret, polet e Dules na bejne qe te votojme kundr ketij te pabesi burracak.

    1. tourkofagos says:

      I pabese burracak je ti mou korrake i ndyre

      1. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

        toukofagos ose ti qe shkruan me pseudon e tije, nuk mund ta mbeshtes Dulen kur bashkepunon me LSI-ne. Thank you for replying!

      2. Tarrasi says:

        Ti dhe Dule e doni ne Lule po tani per tani hajeni ne tule.

        1. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET says:

          Tarrasi qe prodhon mllef,me mire nje Dule ne tule e te shtohen njezete sesa nje Berishe dhe me lule ta kemi perjete.Know what I’m saying!

          1. Argita_B says:

            Do te shohim, mundet, ndoshta, ne parim, pse jo….si mund te votohet per dike qe pa filluar zgjedhjet ben vetem pirueta! Ky flet teknikisht, taktikisht dhe ne asnje moment nuk thote ne me noyer te qarte se çfare kerkon te beje!! Vendi eshte ne krize, bota eshte ne krizen me te thelle ekonomike qe ka njohur, kurse ky, 3 muaj para zgjedhjeve akoma ska programin po eshte aq i sigurt qe mund ta bej programin, sa qe per nje muaj do e gjen zgjidhjen per te nxjerr é vendin nga kriza!!
            Ky eshte nje kokerr mashtrusi qe perveçese fjale, sdi te prodhojne asgje tjeter.

  2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Shume e nderuar gazeta TEMA,ju falenderoj qe po jepni nje lajm te tille,sepse,kjo ka te beje me shqetesimet tona si komunitet homogjen dhe si vorioepirote!
    Megjithese do te doja qe te tilla lajme te percilleshin sa me shume nga gazeta juaj shume popullore dhe e nderuar.
    Sa i perket temes,ose me sakte,disa pyetje-pergjigjeve te intervistes,une,por besoj edhe greko-orthodokset e tjere,jemi dakord me mendimin e zotit Dule.
    Ka disa arsye,por me duhet te vecoj:
    -1)Shqetesimi i zotit Vangjel Dule per kishen tone,deshmon grekesine e saj,perkunder asaj qe duan allvanoset(autoqefaline).
    -2)Censusi 2011,ishte nje goditje e rende per greko-orthodokset,sepse,synohej te arrihej ne perfundimin se ne jemi aq sa thote Censusi,e pjesa tjeter ,sipas shqiptareve na qenkesh e tyre,meqe nuk kane pranuar te shprehen…!!
    -3)Cdo gje qe ka lidhje me kishen tone nuk mund te merret e shkeputur nga greko-orthodokset,gje e cila tregon se KOASH-i nuk eshte me i tille,sepse,ajo tashme i perket kishes greke,vete Greqise.
    -4) Kryepiskopi Janullatos,eshte figura me e shquar e helenizmit dhe greqizimit te orthodkseve,ne keto dy shekujt e fundit,sepse,edhe vete Mrekulliberesi Kozma qe ishte i pari qe inicioi helenizimin e Allvanise,nuk pati arritur kaq shume…
    Me nje fjale,shkurt,ato qe thote zoti Dule jane deshmia me e plote se kisha orthodokse ne Shqiperi,tashme, eshte greqizuar apo helenizuar perfundimisht.
    Kurse Autoqefalia ,ashtu sic e kishin konceptuar dhe krijuar rilindasit shqiptaro-orthodoks si Luarasi dhe Noli,eshte anuluar,eshte bere nul.
    Fanolizmi,nuku ka vend me ne kishen tone!
    Rrofte heroi i helenizmit,Kryepiskopi Janullatos!
    Rrofte kisha jone greko-orthdokse!
    Flm per mirekuptimin.

  3. Muhamet Mehmeti (akbar)(نشيد وطني ليبي) says:

    Natyrish qe udheheqesit tane shpirteror Spahiu dhe Idrizi nuk mposhten nga keto qe thote ky Dule.
    Ne jemi ne rruge te drejte ne ate te Allahut dhe me frymezimin e tij do ti fitojme keto zgjedhje dhe kryeminister do te kemi nje njeri tonin te Allahut Kreshnik Spahiun qe ka marre krizmen nga perfaqesuesit e Allahut ne toke.
    Xhamia jone do te beje te pamunduren te mbeshtese kete te derguar te Allahut,ne nuku na duhet se cfare Poli te Trete do krijoj ai ne kemi Polin tone drej Mekes me Kreshnikun e Idrizin ne krye dhe do marim dhe prona t e cameve te shume vuajtur e te diskriminuar qe arijne deri aty sa ti quajne dhe te pabese, turp po,po turp.
    Ai ju pret ne preherin e tij dhe e di qe shpejt a vone ju do rendni per aty,te rruga e drejte,Allahu Akbar,inshallah!

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Vellezer orthodokse,djalli eshte perpjekur shume keto kohe qe te me largoje nga udhe e shenjte e Shen Kozmait,duke marre loj loj formash,bile edhe duke komentuar ne emrin tim…
      Por,kur e kuptoi se nuk mund te me mposhte dot,vendosi te perdorte nje rreng te fundit: u be arabo-muzulman….!!!
      Po vellezer,po u be arabo-muzulman si ky gjytrymi qe ka komentuar me siper…
      Nuk e mendoja se edhe per djallin mund te me vinte keq ndonje dite!!
      Gjithsesi,mua nuk me vjen aspak keq,sepse edhe ketij djalli dhe te tjereve qe hiqen si greko-orthodokse,nuk ju vjen keq per mentorin tim,per te emblin te butin ,per hyjnorin ,Hiresine e Tij,kryepiskop Janullatos!
      Keta te paudhe,edhe duke e ditur(ndoshta se dine!) se Janullatosi yne vuan e lengon nga semundje e lige ,prapeseprape nuk i lene paudhesite e tyre,si ky gjysmebudallai i forumit qe ka komentuar me lart!!
      Megjithate,keto manovra qe i ben djalli i cili shfaqet si: Muhamet Mehmeti,tourkofagos,kryqezata,pretorium, guardium etj etj .por edhe me llagape te tjere,ne fakt me motivojne me shume dhe me energjizojne ne betejen e shenjte ne mbrojtje te kishes sone greko-orthodokse,te figures se shenjte te Shen Kozmait,dhe reputacionit te mentorit tim te dashur Janullatosit!
      Jam shume kurioz te di sesi do t’ia beje djalli pas deshtimit te radhes,ky kuriozitet,perpos te tjerash me jep nje kenaqesi ta paimagjinueshme…
      Flm per mirekuptimin.

      1. Albndoj says:

        Si feja muslimane ashtu edhe ajo ordodokse greke apo katolike romake nga djalli kane ardhur zoti Janaq Dhimitraqi. Feja muslimane u be nga Muhameti qe i dukej vetja si Jezu Krishti por harroj se Jezuesi dha jeten e tij per te tjeret e nuk mori jeten e te tjereve duke vrare si beri Muhamet pagani. Si kisha Ortodokse greke apo serbe ashtu edhe ajo katolike romake kane vrare dhe jane te lyera me gjak pra nuk kane asgje te perbashket me Krishtin. Krishterimi i vertete eshte dashuri per te gjithe pa dallim besimi, race, ideje apo gjuhe. Zoti shume shpejt do te shkaterroje te gjitha keto fe te djallit dhe atehere do kete dashuri te persosur midis shqiptarit ,grekut ,serbit arabit dhe gjithe njerzerimit.
        Respekte

    2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Vellezer orthodokse,djalli eshte perpjekur shume keto kohe qe te me largoje nga udhe e shenjte e Shen Kozmait,duke marre loj loj formash,bile edhe duke komentuar ne emrin tim…
      Por,kur e kuptoi se nuk mund te me mposhte dot,vendosi te perdorte nje rreng te fundit: u be arabo-muzulman….!!!
      Po vellezer,po u be arabo-muzulman si ky gjytrymi qe ka komentuar me siper…
      Nuk e mendoja se edhe per djallin mund te me vinte keq ndonje dite!!
      Gjithsesi,mua nuk me vjen aspak keq,sepse edhe ketij djalli dhe te tjereve qe hiqen si greko-orthodokse,nuk ju vjen keq per mentorin tim,per te emblin te butin ,per hyjnorin ,Hiresine e Tij,kryepiskop Janullatos!
      Keta te paudhe,edhe duke e ditur(ndoshta se dine!) se Janullatosi yne vuan e lengon nga semundje e lige ,prapeseprape nuk i lene paudhesite e tyre,si ky gjysmebudallai i forumit qe ka komentuar me lart!!
      Megjithate,keto manovra qe i ben djalli i cili shfaqet si: Muhamet Mehmeti,tourkofagos,kryqezata,pretorium, guardium etj etj .por edhe me llagape te tjere,ne fakt me motivojne me shume dhe me energjizojne ne betejen e shenjte ne mbrojtje te kishes sone greko-orthodokse,te figures se shenjte te Shen Kozmait,dhe reputacionit te mentorit tim te dashur Janullatosit!!
      Jam shume kurioz te di sesi do t’ia beje djalli pas deshtimit te radhes,ky kuriozitet,perpos te tjerash me jep nje kenaqesi ta paimagjinueshme…
      Flm per mirekuptimin.

      1. Papa Jani says:

        e dime Janaq, e dime, jane te paudhet e yshtur nga djalli e te pavetedijshen qe jane larg udhes se bekuar te mbrekulliberesit Shen Kozmait. Fali Janullatos sepse nuk e dine se c’bejne !
        Flm per mirekuptimin

    3. VERONIKA says:

      Ti homoqeni,dhe ti mahmuti jeni komplet idiot,pa lexuar asnje fjale nga kto carcafet e nxirosur,mjaftojne vetem emrat qe keni te kuptosh nivelin e injorances.Mjaft mor idiot,qerrohuni nga blogu,merruni andej me ata pederastet e mjekrave te palara dhe callmave te zgjyrosura.Rinia po shkollohet,nuk i hedh dot hi syve demagogjia juaj e shpelar.
      Ti mahamuti,Idrizi do marr opingat nga camet,sepse vetem per camet nuk ka punuar ndonjeher
      Ti Naqe,homoqeni,te kam then dhe me pare,lutju Kozma priftit homo qen si ty ,mbase te merr me vete

      Duleeeee,andej nga Meta ,se na thjeshtesoni punen,me nje fshese ju fshim te dyve.Plehraaaaa,jeni ne merak vetem per karriget tuaja.
      I thoni ktij gaze.arit te Klanit injorant,qe Ksera i blen votat,se e ka buxhetin 59 miliard,me shume se ministria e infrastruktures,jo se ka ndikim te madh,thjesht i blen.
      Vangjeli i taves,eshte qesharak,jo influence qe ska,por as njeri nuk konsiderohet.Plehraaaaa,te pariciklueshme,zhdukuni qe ktu,lereni censusin,sepse ktu ka Shqiptare,merreni dhe ate rrason e zeze,dhe zhdukuniiiiii!!!!!

      1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        @VERONIKA,
        moj e uruar po a nuk je nga te Kozmait ti??! Gjithmone ,kam patur pershtypjen si ti je nga te sojit tone,interesant!
        Zonjushe e nderuar ,po ju them ,qe une jam nje njeri besimtar(greko-othodoks natyrisht) i urte dhe paqesor,qe nuku grindem me askend,perkundrazi,te tjeret me bien kot se koti ne qafe,dhe te them te drejten akoma nuk arrij ta kuptoj se pse!!
        Nese gjen ndonje koment timin ,ne kete forum,qe fyen dhe ofendon dikend tjater apo grupim e komunitet tjater ,me thuaj ,dhe une nuk komentoje me ketu! Por,jam i bindur qe nuku kam fyer askend.Pike.
        E nderuar VERONIKA ,ky gjysmebudallai,mahmuti,qe thua ti,eshte nje kokgdhe , eshte gaztori i forumit ,qe nen llagape te ndryshme ,bile ka edhe me emrin tim, ka provuar te gjitha menyrat per te me bere te hesht: njhere me shan rrugacerisht,pastaj zbutet,me tej me lutet e me lutet;pastaj u ankohet moderatoreve te forumit qe te me perjashtojne nga komentet; i ka provuar te gjitha paudhesite e nuku ja ka dale!

        Dhe ja, sot ,tepke si i paudhe qe eshte, qenka veshur tebdil si muzulmano-arab…!!!
        Zonjushe e nderuar,te lutem shume mos ofendo mrekulliberesin Kozma,apo Hiresine e Tija,sepse,per ne greko-orthodokset kjo eshte e padurueshme…
        Me mire me fyej ,me shaj,me thuaj c’te duash mua,sesa te fyesh mrekulliberesin Kozma!Te lutem shume!
        Sa per ato qe thua per politikanet ,nuk kam se c’te them ,sepse,jam apolitik!
        Flm per mirekuptimin.

      2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        @VERONIKA,
        moj e uruar po a nuk je nga te Kozmait ti??! Gjithmone ,kam patur pershtypjen si ti je nga te sojit tone,interesant!
        Zonjushe e nderuar ,po ju them ,qe une jam nje njeri besimtar(greko-othodoks natyrisht) i urte dhe paqesor,qe nuku grindem me askend,perkundrazi,te tjeret me bien kot se koti ne qafe,dhe te them te drejten akoma nuk arrij ta kuptoj se pse!!
        Nese gjen ndonje koment timin ,ne kete forum,qe fyen dhe ofendon dikend tjater apo grupim e komunitet tjater ,me thuaj ,dhe une nuk komentoje me ketu! Por,jam i bindur qe nuku kam fyer askend.Pike.
        E nderuar VERONIKA ,ky gjysmebudallai,mahmuti,qe thua ti,eshte nje kokgdhe , eshte gaztori i forumit ,qe nen llagape te ndryshme ,bile ka shkrojtur edhe me emrin tim, ka provuar te gjitha menyrat per te me bere te hesht: njehere me shan rrugacerisht,pastaj zbutet,me tej me lutet e me lutet;pastaj u ankohet moderatoreve te forumit qe te me perjashtojne nga komentet; i ka provuar te gjitha paudhesite e nuku ja ka dale!

        Dhe ja, sot ,tepke si i paudhe qe eshte, qenka veshur tebdil si muzulmano-arab…!!!
        Zonjushe e nderuar,te lutem shume mos ofendo mrekulliberesin Kozma,apo Hiresine e Tija,sepse,per ne greko-orthodokset kjo eshte e padurueshme…
        Me mire me fyej ,me shaj,me thuaj c’te duash mua,sesa te fyesh mrekulliberesin Kozma!Te lutem shume!
        Sa per ato qe thua per politikanet ,nuk kam se c’te them ,sepse,jam apolitik!
        Flm per mirekuptimin.

      3. Papa Jani says:

        VERONIKA moj e bekuar e perendise, lexo me mire fjalet e urta te te perulurit te perendise, Janaq Dhimitraqit ( sigurisht homogjen )!
        Une si prift njeri them qe duhet te shkosh ne kishen tone Heleno-orthodokse ! Vetem duke degjuar fjalen e mbrekulliberesit Shen Kozma, qe percohet nga vete Kryepiskopi yne, I Ndrituri dhe Udhedricuesi Anastas Janullatos do te kthehesh ne rrugen e duhur. Rri larg udhes se qoftelargut se mbi ty do te bien mallkimet e 318’teve !
        Flm per mirekuptimin

      4. Andon says:

        VERONIKA, eshte I njejti person.
        Muhameti dhe Janaqi jane 1. Apo nuku eshte keshtu mo Janaq/Muhamet?

        1. Muhamet Mehmeti (akbar)(نشيد وطني ليبي) says:

          Mos lejoni te ligun te beje vend ne shpirterat tuaj,kthehi ne rruge te Allahut,nuku te them gje tjeter vetem kujdes,te mirat dhe begatite e botes kristiane jane vetem per tju joshur drejt djallit,po po,drejt djallit ,Ai Allahu eshte ketu per ju,ju do ne preherin e tij, mos degjoni gjuhet e keqija qe thone se ishte pedofil,Ai Aishen 9 vjecare gruan e nente te tij e kishte si vajzen e tij.
          Ne jo me kot ju lame pas para 100 vjetesh kur na ndoqen fuqite kristiane te ballkanit.

  4. SAKRIFICA says:

    janaq dhimitraqi
    gojet e liga thone per sakrificat e shen kozmait? JU lutem kush e perdhosi figuren e tij?
    po per skandalet e papuve ? cili eshte mendimi juaj ? Nuk keni frike ju qe flisni dhe shkruani gjuhen e shkisheruar nga hiresia e tij?
    kjo qe ju shkruani eshte gjuha e LUARASIT , nolit . ? kush e vrau NEGOVANIN ?

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      @SAKRIFICA,
      nese e ke vene re,djalli i lig,qe sic thoshte Shen Kozmai nuku fle kurre,sot qenka veshur tebdil si arabo-muzulman(Muhamet Mehmeti)!!
      Aq i forte eshte besimi im ne Shen Kozma,aq thelle ka hedhur rrenje ne shpirtin tim drita e besimit,sa edhe djalli vete po luan mendsh…
      Po,po vete djalli po luan mendsh,madje po luan aq shume sa i ka shkrepur te behet arab…
      Te them te drejten me vjen keq per kete djall,se po luan me te vertete nga fiqiri,se nuk di si t’ia beje me mua!!
      Nga ana tjater,une jam i vendosur ne rrugen time,dhe do te vazhdoj edhe me me shume energji,por edhe shume lajme te tjera qe do te befasojne forumin.
      -Sa per ate qe i ka ndodhur Shen Kozmait,une nuk mund te te konfirmoje asgje,sepse,kane qene pikerisht tipa te tille,te yshtur nga i paudhi,qe paten hapur fjale per nje “keqtrajtim” te mrekulliberesit,nga korrozinjte e nje beu myzeqar…
      -Sa per skandalet e papuve,mund te them me bindje te plote,qe jo te gjithe papute tane greko-orthodokse jane te dhene pas kenaqesive te mishit,sepse,ka edhe papu te ndershem!(Te ligjte i kemi degdisur ne Malin e Shenjte,ku po purifikohen shpirterisht!)
      -Sa per gjuhen e Luarasit ke te drejte,qe e flasem,por ,zotrote a nuk ke degjuar per takt,diplomaci?!-Dua te them qe ,nje sere rrethanash na detyrojne te perdorim edhe kete gjuhe te nemur e mallkuar dikur nga kisha jone greke dhe Patriarkana e Shenjte !!
      -Sa per Negovanin…nuku eshte vetem ky,por,edhe Veqilharxhi,Todhri,Luarasi etj etj, te cilet kisha jone greke,i dergoi ne ate bote,sepse,keta i shiten shpirtin djallit kombetarist shqiptar!
      Edhe i mallkuari Fan Noli ,do te kishte te njejtin fat,po te mos ishte per nje nderthurje fatlume(per te) rrethanash…
      Madje ,mentori im i perhershem papa Fotaqi ,me thosh shpesh ” Ah, si nuk doli nje trim grek qe,edhe imzot Nolin ta dergonte ne ate bote,bashke me Negovanin e Luarasin…”.
      Flm per mirekuptimin.

      1. Papa Jani says:

        i nderuar i peluluri i perendise Janaq Dhimitraq ( natyrisht Homagjen ), une si ish papua ne Korce mund te them se jam sheruar nga mekatet. Mesimet e Shen Kozmait me kthyen nga rruga e te paudhit ku me kishin cuar disa allvanos.
        FLM

    2. Muhamet Mehmeti (akbar)(نشيد وطني ليبي) says:

      Çështja e harmonisë fetare është një nga ato vlera që nderojnë vendin tonë dhe qytetarët e tij. E kemi kultivuar për breza të tërë. Askush nuk duhet të tentojë të luajë me këtë, shprehet Dule, vertet keta kristianet jane tolerant, te urte te zgjuar,punetore,te kulturuar e te shkolluar gje qe duket se kane ecur me teper se pjesa tjeter,pra keta jane rreziku yne i fese tone i Allahut te madh,por nje dite do te triumfojme mbi ta megjithese me zgjuarsi nuk ia arijme dot ne kemi menyrat tona qe kane dhene fryte neper shekuj per te dale mbi te pafete.
      Kudreti yne i dashur na meson shume gjera te vyera ne kete drejtim,pra afrohuni me ne se dita qe prisnim ketu e 100 vjet po afron atdheu meme nuk na haroi po punon per ne,jo me kot na dergoi te madhin Kreshnik te cilin po e mbeshtet totalisht,ekonomikisht dhe moralisht.
      Pas 23 Qershorit do hyjme ne udhen e Allahut dhe gjuha e Tij e bukur me germat e shkelqyera do hapet anembane arnautistanit,mjere kush eshte kunder Nesh.

  5. I Larguari says:

    Si Janaqi e si Muhameti kane zgjedhur tribunen e fese per te folur per nacionalizmin e shemtuar grek apo shqiptar . Te du keto nacinalizma nuk i kane mbrojtur popujt grek apo shqiptare qofte keto te perziera me doza fetare si nga myslimanet ashtu dhe nga te ashtuquajturit kristjane po ju i ngjani shume te shkuares se keqe te ballkanit qe fuqia juaj eshte aq e dobet sa nuk ndikon ne humorin e komentusve e jo me te keni nje role udheheqes ne ballkane

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      @I LARGUARI,
      Une,si orthodoks grek,si besimtar ne kishen e Hiresise se Tij,Kryepiskopit janullatos, nuku po flas per asnje lloj nacionalizmi!
      Pikerisht,per kete,edhe me bekimin ,natyrisht,te Hiresise se Tij ,ne vorioepirotet kemi qene te paret qe e denoncuam K.Spahiun dhe AK-ne e tij !!
      -Ka qene shtypi i kishes sone greko- orthodokse,e sidomos i palodhuri Pirro Prifti,qe inicioi diskretitimin e AK-se;
      -Ka qene shtypi i kishes sone greko-orthodokse qe,hodhi i pari idene qe AK-ja eshte e subvencionuar nga Turqia(ne rrethet diplomatike kjo quhet si nje manover e suksesshme e Kryepiskopit Janullatos);
      -Ka qene shtypi i kishes sone greko-orthodokse,qe disktretitoi (pas vdekjes) edhe Petro Nini Luarasin,edhe Fan Nolin…
      Por,mbi te gjitha,strategu i gjithe kesaj manevre ne stil te gjere,eshte heroi i helenizmit dhe grekesise,i madhi i te medhenjeve,Hiresia e Tij janullatosi,qe edhe pse ne gjendje te renduar shendetesore,po jep maksimumin e mundshem ne ceshtjen e helenizmit ,ne ceshtjen e grekesise te cdo gjeje qe ka lidhje me kishen tone…
      Keshtuqe ,o njeri i mire,ne si kishe greko-orthodokse,Janullatosi yne,nuku po mbrojme nacionalizmin,por helenizmin dhe grekesine!
      Flm per mirekuptimin.

  6. laraska says:

    Po mo Dule po, beje polin e trete me LSI e Metes hadutit e vrasesit qe vazhdon e mban Saliun ne qeveri, por si opozita qe eshte do bej fushate kunder qeverise se ciles ben pjese. Beje polin dhe me Idrizin qe perfaqeson camet se Shqepri eshte, vendi paradokseve. Beje polin edhe me FRD e Topes qe e ka thene vete qe kur ai ishte President e dinte qe Berisha (kryeministri) ishte spiun por nuk foli, se hapi gojen; ky ne fakt nuk e kuptoj pse eshte ende i lire, kur duhet te jete ne burg. Pastaj pasi keni bere polin, vidhni votat mire e mire. Dhe ne fund fare na beni nje HALEance me PS – “gjithemone per te miren e stabilitetit te Shqiperise” (justifikimet jau gjen Meta prostituta, keshtu qe mos e vrisni shume mendjen per kete pjese te skenarit) – dhe Sala mbetet i lire. Ky eshte plani apo jo??? Se ju qe i keni bere planet i keni bere, kjo dihet. Kot nuk eshte kaq i qete Sala qe na ben karshillik dite per dite. Koken ja keni falur dhe i keni dhene besen per kete. Dhe populli dihet tashme, do marr rruget e botes si gjithenje per te siguarua kafshaten e gojes, edhe pse keni nje vend kaq te pasur.

  7. putin says:

    po mor DULE te besh polin me kok PATATEN e qelbur mos haro te besh edhe me MONIKEN e LSI……DULE linde DULE do ngelesh

  8. JANAQ DHIMITRAQI .
    I NDERUAR janaq dhimitraqi, ju falenderojme si fshat per mbeshtetjen qe i bene kishes sone , shenjtit tone dhe hiresise se tij janullatos.
    por tani ne fshan tone djalli po na heq pensionin qe hiresia e tij na premtoje,
    ne lutemi si fshat per hiresine e tij qe lengon nga lufta e pa reshtur me djallin.
    por ne gjunje lutemi per hiresine e tij, dhe per pensionin tone te premtuar nga nena jone helene.por papu fotaqi nashti na kerkon edhe para per vajin e kishes.Nuk ku kemi para se pensionet na i prene.fl pres pergjigje.

    1. Filipi says:

      Mbasi”Nena”jone heladha n’ai nderprehu”pesionin,tani do te kerkojme nje nene tjeter,si p.sh: Turqine,Serbine,Rusine apo ndonje”nene”tjeter qe jep pensione me te medha.Edhe neve do t’i qendojme besnike atyre ndaj detyrave qe do n’ai ngarkojne,per te shkatrruar kombin Shqiptar,ashtu sic i qendruam besnike edhe ishte-nenes heladhe!
      Kurse qirje Dules,eshte me mire mos e permende Censusin:sepse neve dhe ish nena heladhe e kerkuam ate census dhe shpresomin se nena heladhe kishte harrxhuar qimet e kokes per te blere shqiptaret,por shqiptaret e pabese,ja hangren paret dhe u regjistruan ashtu sic ishin,pra shqiptare!Megjitheate,prap se prape neve muarrem nje numer te konsiderushem prej,0000000000.86%.Sepse edhe aqe nuk jemi.

  9. Din Kruja says:

    Kur nuk munden italianet te krijojne pol te trete ne Shqiperi, veshtire qe ta realizojne greket. Ndoshta turqit kane shance qe te krijojne pol te trete, por asnjehere nuk do tu shkoje ne mendje qe te fusin parti greke ne te. Pra PDNNJ i ngelet te hyje tek cadra e PS-se ose te e PD-se.

  10. jorgos stopidhis says:

    une flas ne emer te greko orthodokseve hellene per e drejta e fshatit ine
    zoti dule nuku e can koken fare per ne qe jemi rropatur tere jeten
    duke punua per alvanoset dhe shteti ine na jep ilace te prishura
    drita nuk kemi leter dhe uje per te fshire bithen nuku kemi
    se si do veje puna ine nuku di allvanoset nuku duan greket lan shendene
    ashtu si fshati i zotit STAMIDHIS vuan edhe fshati im i jorgo stopidhis
    papu donkaris na kerkon kakarlliet e deleve per ndricimin e kishes
    nashti behet kjo pune pa marre pensjonin unu them nuku behet
    prandaj i lutem zotit dule ta shohi punen e kakarllive se ndryshe votat
    do i japim per edi berishen.

  11. Andreas says:

    Bravo Vangjeli! I sakte, i ftohte e konçiz si gjithnje. Je politikani me i paster e me korrekt ne kete llum politike qe mbizoteron ne shqiperi. Ke treguar se je korrekt ne pozite dhe korrekt si opozitar.

    1. Te drejtat e njeriut says:

      Nuk eshte rastesi qe mer vota nga jugu ne veri partia e kryesuar prej tij.
      Per sa i perket qeneve rrugace nga ata ka patur dhe do kete gjithmone, dhe ata nje nate me hene del bashkia dhe i shfaros.

  12. Greku i kazaneve says:

    fevga re gamo dule na eladha, vromopotana

  13. COBANI says:

    Cjane keta emra ketu me lart (STAPIDHI , HOMO GJEN. STAMIDHIS , TAQI),o bobo ma prishet planin thash te milja dhent ,po do vete te vajis mitralozin,mu prish terezia,.

    1. Greku i kazaneve says:

      hahahahahahahahhahaa

    2. Andreas says:

      haji thepin mitralozit dhe mos harro te vajisesh dhe vrimen e bythes se nuk i dihet si kthehen gjerat dhe …..

  14. alban4eva says:

    bir o dule ku e ngule, drejt e mu ne tule (te bythes tende).. ceshtje grekesh, ceshtje jevgjish, ceshtje kurvash me pak fjale…

  15. lefter miho says:

    pjesmarrja ose bashkepunimi me nje force tjeter per te cilen pretendoni, nuk ploteson dy vijat e kuqe te pashkelura si per maredhenjet korrekte me demokracine ashtu dhe me shtetin e se drejtes mos harroni qe ajo eshte pjese e koalicionit qeverises dhe nuk mund te harrohen ngjarjet ne keto 4 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje