Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar pas dy proceseve gjyqësore për dy nga ngjarjet më të rënda vitet e fundit në Shqipëri, shpërthimit të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit.
Sipas këtyre organizatave, janë bërë shkelje sistematike të të drejtave të familjarëve të viktimave për një proces të rregullt gjyqësor.
“Është fakt se në shpërthimin e 15 marsit 2008 dhe në demonstratën e 21 janarit 2011 kanë humbur jetën 30 viktima dhe janë plagosur qindra të tjerë. Pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ngjarjeve ishin dhe humbjet e jetëve të tre personave të tjerë më vonë, familjarë të viktimave të këtyre ngjarjeve tragjike, të cilët dukshëm nuk e përballuan dot hapin e ngadalshëm e të pasigurt të drejtësisë. Pse procesi ligjor ishte i parregullt në iterin e tij?
1. Autoritetet shtetërore kanë dështuar në marrjen e masave për mbrojtjen e jetës.
2. Procesi hetimor për zbardhjen e ngjarjeve ka lënë shumë për të dëshiruar.
3. Në të dyja rastet padia civile brenda procesit penal e ngritur nga familjarët e viktimave, nuk është pranuar nga gjykata, duke i lënë pa asnjë shteg ligjor për t’u ankimuar. Kjo u ka mohuar atyre të drejtën që të jenë pjesë aktive e procesit, për të pyetur dëshmitarët dhe ekspertët, për të kërkuar prova, etj.
4. Gjykimi në të dy rastet nuk ishte në standardet e kërkuara nga ligji
5. Vendimet e gjykatave nuk përmbushën funksionet kryesore të tyre, atë të drejtësivënies dhe të dekurajimit të përgjegjësve për krime kaq të rënda. Vendimet e gjykatës hapën rrugë për përsëritje të ngjarjeve kaq tragjike edhe në të ardhmen, duke u dhënë garanci funksionarëve shtetërorë për pandëshkueshmëri edhe në rastet e humbjes së jetëve njerëzore. Vendimet gjyqësore të dhëna nuk iu përgjigjën shkallës së tragjedisë së Gërdecit dhe ngjarjes së 21 janarit dhe përgjegjësive përkatëse për to, duke lënë pa autorë, ose duke dënuar relativisht lehtë shkaktarët e vdekjes së 30 viktimave të pafajshme.
6. Familjarët e viktimave kanë hasur pengesa të pakapërcyeshme dhe në kërkimin e dëmshpërblimit për humbjen e jetës të afërmve të tyre.
7. Për 4 vjet rresht, familjarët e viktimave kërkuan vazhdimisht kopje të provave shkresore nga gjykatat dhe institucione të tjera,” thuhet në deklaratën e tyre.
Shoqëria civile i ka bërë thirrje aktorëve që të marrin masa të shpejta për të rregulluar këto probleme, në mënyrë që familjarët e viktimave të këtyre ngjarjeve të rënda të marrin drejtësi.
Nënshkruesit e thirrjes
Lëvizja Mjaft!
Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut
Gjergji Vurmo
Blendi Kajsiu
Lavdosh Feruni
Pink lGBT Armando Felcanji
Pro LGBT Kristi Pinderi
CRCA, Altin Hazizaj
Pëllumb Karameta ACAE – Albania Center of Assistance in Education
Irena Dono, Shoqata “Shpresë për të Ardhmen”
Axhenda, Arbër Mazniku
Partners, Juli Hoxha
ALTRI (Instituti shqiptar për studime ligjore dhe territoriale), Eda Nocka
Komiteti i Helsinkit, Vjollca Meçe
QENDRA PER NISMA LIGJORE QYTETARE, Aurela Anastasi
Civil Rights Defenders, Vasilika Laci
Shoqata Gruaja Rome e se Nesërmes, Meleqe Rrenja
Instituti për Ruajtjen e Natyrës, Zamir Dedej
Ilir Yzeiri
Andrea Stefani
Shoqata e familjarëve të viktimave Gërdec, Feruzan Durdaj
Fondacioni OSFA
Qendra Res Publica
National Center for Community NÇS, Liliana Dango
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
Blendi Salaj
Nuk pjerdh Saliu nga firmat tuaja.
Ai do dinamit posht bythes se fishkur qew te hidhet perpjete megjithe iPadin e iPhone e tij.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
kur nuk ndeshkohen ministrat, berisha dhe oborri i tij per cdo krim, korrupsion, mafie dhe padrejtesi qe po bejn ne shqiperi, pse duhen te ndershkohen te tjeret? ne shqiperi cdo dit vritet dikush: ky esht rezultati i qeverisjes berisha, dhe nderkoh na kerkon referendum kur nje nga pikat kryesori por marrjen e statusit esht ulja e krimit…
Ne krye te listes, per hir te shoqates te cilen drejton, duhej te ishte patjeter edhe nje grua e cila llogjikisht (cmendurisht) mungon.
E gjeni dot per ke behet fjale?
Nje ndihme po ju jap per t’a sjelle ne mend: ESHTE LLUFÉ.
Per Gerdecin e tha hapur fare zoti Geri Kokalari, qe shteti amerikan eshte ne Gerdec,cfar ka ka ketu qe nuk kuptohet.Lexojeni Edhe njëherë për “Gërdecin”. A ka grupe interesash në SHBA që nuk e lejojnë një hetim si duhet të këtij rasti, kur në Amerikë ai është shtjelluar më së miri?
“Duke pasur parasysh AEY, përfundimisht po. Në fakt, kam arsye të besoj se nuk kishte grupe të veçanta që e lehtësonin këtë krim. Bazuar në informacionin siguruar nga Kosta Trebicka dhe njohuritë e mia mbi skandalin, e kam të pamundur të besoj se qeveria e SHBA nuk ishte krejtësisht në dijeni për atë se çfarë ndodhi. Unë dua që sigurisht të vendos Marci Ries para makinës së të vërtetës, për të provuar atë që ajo di. Por ka arsye, përse nuk pati kurrë një hetim në Shqipëri për gjërat që lehtësonin mashtrimin e AEY. E para, do mund të kishte qenë një shqetësim për qeverinë e SHBA. E dyta qeveria e SHBA është shumë e vëmendshme sa i përket dëmtimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, kështu që do të ishte problematike të shkohej pas Berishës. Edhe pse është përcaktuar qartë në bisedën e regjistruar midis Kosta Trebicka dhe presidentit të AEY, Efraim Diveroli se “është ngjitur sipër deri te kryeministri dhe i biri i tij.” Më tej akoma kuptoj se Departamenti i Drejtësisë së SHBA informonte Departamentin e Shtetit se asnjë nga zyrtarët e qeverisë amerikane nuk do të ndiqej për rolet e tyre në AEY. Pse?”
Ku jane ata te pjerdhur qe bene ate flete rufe,per tre ligjet? Nuk po shoh anje emer intelektuali,frofesori,doktore,artiste qe te kete vene emerin ne kete thirje,per drejtesine Shqiptare.A mundet qe te votohet ligji i drejtesise per keto poshtersi qe ben drejtesia.Ku jeni ju qe kerkoni tre ligjet qe theret plaku Mere?O zvaranike,qe nuk lini asnje shenje edhe kur zvariteni,firmosni ketu,e jo kur don padrejtesia.Ja si u injoruar,haram ata tituj qe mbani,e qe nuk i meritoni.Ju jeni URJA HIPA.