Prokuroria ka rihapur një numër dosjesh hetimore me vrasje të rënda të mbetura pa autor prej vitesh. Që nga dosja hetimore për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, tek vrasja e një prej drejtuesve të SHISH dhe dy grave të reja të ekzekutuara barbarisht. Burime të rezervuara pohojnë se po shqyrtohet dhe fati juridik i ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Përfshirja e tij në hetimin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit u pushua nga Gjykata e lartë për shkak të imunitetit që rimorri mbas zgjedhjeve të vitit 2009. Që prej tetorit të vitit të kaluar, ai është pa imunitet dhe ligjërisht, mjafton vetëm një kërkesë e prokurorisë që gjykata të vihet sërish në lëvizje për të hetuar gjyqësisht ministrin. Edhe Mediu paralajmëron pakënaqësinë e tij për vendimin e dhënë për Gërdecin dhe bën edhe disa llogari të tjera. Politike dhe juridike
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Ngjan se e ka futur vetë shkopin në folenë e grenxave. Ose nuk mundej të bënte ndryshe dhe ishte i detyruar të bënte një paralajmërim për të nesërmen, nisur nga një histori e të shkuarës. Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, një nga të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, tha pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk gjykonte se çështja ishte e mbyllur. “Eshtë një çështje që nuk është hetuar drejt për mendimin tim dhe nuk është çështje e përfunduar”, tha ai, por pa sqaruar se ku qëndron hetimi i padrejtë i tragjedisë që përfundoi në Gjykatën e Apelit me dënimin e një numri të madh ish-vartësish të tij, ushtarakë të lartë dhe civilë. “Kërkesa për procedimin penal të ish-ministrit Mediu është një dosje që po shqyrtohet për të vendosur hapat e mëtejshëm ndaj saj, meqënëse pozita e tij juridike tashmë ka ndryshuar cilësisht”, pohon një burim i rezervuar i Prokurorisë së Përgjithshme. Burimi konfidencial i referohet faktit, sipas të cilit, që prej tetorit të vitit të kaluar, me ndryshimet kushtetuese, Mediu nuk ka më imunitet parlamentar. Imuniteti i tij, i hequr fillimisht në 16 qershor 2008 nga Kuvendi dhe i rifituar në shtator 2009, me rizgjedhje në legjislaturën e Kuvendit, ishte shkaku që gjykata e lartë vendosi po në shtator 2009, pushimin e procedimit penal ndaj tij. “Tashmë, çështja në ngarkim të tij, nuk ka më asnjë pengesë që të hetohet gjyqësisht”, pohon burimi nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilit, “Mjafton një kërkesë nga organi i akuzës që gjykata të vihet në lëvizje për të nisur hetimin gjyqësor ndaj tij”. Sepse Mediu deri më tani nuk është gjykuar asnjëherë për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit dhe në rastin e tij, aksioma juridike: Jo gjykim dy herë për të njëjtën gjë, nuk ka vlerë.
Për një lajm të tillë të rezervuar, me siguri edhe vetë Mediu është vënë në dijeni, çka shpjegon deri diku edhe deklarimin e tij të papritur për cilësinë e gjykimit të tragjedisë së Gërdecit në Apel. I pyetur nëse ai vetë ishte në dijeni të hapave të prokurorisë në ngarkim të tij, ai thotë: “Unë nuk jam as drejtues prokurorie, as drejtor gjykate. Kështu që do të ishte e tepërt që të pyetesha unë për një çështje që nuk është në dorën time apo në gjykimin tim. Gjykata, ligji ka vepruar sipas atyre standardeve dhe kushteve që ka pasur ligji. Ajo që unë besoj duhet të jetë e rëndësishme: që të jepet drejtësia, por të dalë e vërteta deri në fund”.
E parë në një plan tjetër, më shumë se merret me pozitën e tij juridike, deklarimi është trokitje në një prag për të dëgjuar një portë tjetër: porta e Sali Berishës. Mediu është një nga njerëzit që e di pothuaj më mirë se kushdo tjetër atë mekanizëm të padukshëm që vuri në lëvizje procesin dhe ndërtoi fabrikën e vdekjes në Gërdec. Ai, të paktën publikisht është kasaforta që mban të mbyllur provat e mundshme dhe detajet e përfshirjes së të birit të kryeministrit në atë tragjedi. Nëse ai vendos të flasë, për çfarëdo motivi, garanton kokëçarje të jashtëzakonshme për gjithë maxhorancën në përgjithësi dhe mund t’i japë një drejtim të paparashikuar vetë procesit. Ndaj, për momentin vetëm paralajmëron: “…të dalë e vërteta deri në fund”. Duke e kthyer kështu atë fatkeqësi të tijën penale, politike dhe morale, në një shans të dyfishtë për veten: e ka si një bazë të mundshme për negocim me kryeministrin për pozicionin e tij vetjak në zgjedhjet e ardhshme, por dhe mbron veten pikërisht nga një nisje e mundshme e hetimit gjyqësor në ngarkim të tij. Një llogari që ai vetë e ka testuar herë pas here. Së paku, sipas asaj që është raportuar herë pas here në media, në ambiente private, ai ka lëshuar si “pa dashur” të vërtetat e tij të hidhura për çfarë dihet ende pak për prapaskenat e tragjedisë së Gërdecit.
Pse nuk u gjykua çështja
Tre gjyqtarë të gjykatës së lartë, Besnik Imeraj, Ardian Nuni e Majlinda Andrea vendosën me shumicë votash përballë kolegëve të tyre, Evelina Qirjako dhe Evjeni Sinoimeri që mendonin ndryshe, pushimin e procedimit penal në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Përballë pesë prokurorëve të prokurorisë së përgjithshme, Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati e Arben Dollapaj, ata gjykuan se “…zgjedhja e të pandehurit Fatmir Mediu deputet i Kuvendit të Shqipërisë në datën 1 gusht 2009 dhe mungesa e një autorizimi për procedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet, është një prej rrethanave ligjore të parashikuara nga neni 290/1 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të të cilit, ndjekja penale e filluar në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu nuk mund të vazhdojë”. Sipas arsyetimit të tyre, autorizimi i dhënë një herë nga Kuvendi, heqja e imunitetit të Mediut në datën 16 qershor 2008, në legjislaturën e XVII-të, nuk ishte i vlefshëm edhe për një legjislaturë të mëpasshme. “Do të ishte antikushtetues vazhdimi i procedimit penal ndaj të pandehurit Fatmir Mediu me pretendimin se autorizimi i datës 16 qershor 2008 vlen edhe mbas datës 1 gusht 2009, pasi me këtë arsyetim do të pranonim faktin se mandatin e deputetit ky i pandehur e ka fituar pa imunitet parlamentar”, deklarojnë tre gjykatësit.
Në të kundërt të tyre, dy gjykatëset e pakicës kanë një mendim tjetër: “Në rastet ku organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet, siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtojë nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo sepse në të kundërt, do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. …Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko-kushtetuese përsa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti. …Jemi në kushtet e gjykimit të së njëjtës çështjeje për të cilën është marrë njëherë autorizimi nga organi procedues. Ne, mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës”.
Prej më shumë se tre vjetësh, që nga dita e marrjes së këtij vendimi, Prokuroria nuk bëri asnjë hap nga ai që pritej prej saj: të rikërkonte heqjen e imunitetit të deputetit Mediu që ndaj tij të riniste hetimi gjyqësor. Gjatë kësaj kohe, përfundoi gjykimi i të pandehurve të tjerë për tragjedinë e Gërdecit, deri sa u dha edhe vendimi i formës së prerë në gjykatën e apelit. Prokuroria nuk e bëri këtë kërkesë, kësaj rradhe, aktivizimin e dosjes penale në gjykatën e lartë as mbas tetorit të vitit të kaluar, kur me ndryshimet kushtetuese, Mediu mbeti pa imunitet. Sinjalet e para që po vijnë tani nga organi i akuzës, ndonëse të pakonfirmuara, flasin se një gjë e tillë tani, së paku po diskutohet. Do të shkojë deri në fund? Kjo pastaj është një histori tjetër që si shumë histori të tjera të kësaj natyre, duket se do të lidhen me klimën e nxehtë të zgjedhjeve të përgjithshme që janë në prag.
Dueli, prokurorë-ekspertë
Eshtë një tjetër patate e nxehtë që ka mbetur në oborrin e brendshëm të prokurorisë dhe që nuk ka marrë ende zgjidhje. Bëhet fjalë për përplasjen e fortë që shoqëroi vendimin tronditës për gardistët e akuzuar për vrasjet e demonstruesve opozitarë në 21 Janar. Në vendimin e saj gjykata i referohej ndër të tjera dhe ekspertimit të një eksperti vendas, i cili pretendonte se një nga viktimat, Ziver Veizi, ishte vrarë me plumb rikoshetë, çka rrëzonte akuzën e vrasjes me dashje të tij. Në apelimin e bërë nga prokuroria të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, ngrihet dhe një akuzë mjaft e rëndë. Sipas saj, eksperti i cituar nga gjykata, kishte manipuluar provat. Dhe për më shumë, një gjë e tillë ishte e dokumentuar edhe me video. Ky është dhe momenti që e ngatërron ligsht tërë historinë: prokuroria që në momentin e parë që pati dijeni për këtë vepër penale, duhej dhe ishte e detyruar të bënte denoncimin penal të ekspertit, veprimi i të cilit, sipas saj, “…nuk është një veprim aspak profesional, por është një veprim tejet i qëllimtë…”. Më qartë se kaq nuk mund të formulohet një akuzë, por që e mbetur vetëm në ankimimin e vendimit të gjykatës, nuk është akuzë. Në këtë rast, ose prokurorët për moskallëzim krimi, ose eksperti për kryerje krimi, ose të dy palët bashkë, duhet të zgjidhin një bast me drejtësinë. Dikush nga ta është patjetër fajtor.
Të tjerët
Dy vjet më parë, në emisionin Opinion, ish-ministri i brendshëm, sot President i republikës, Bujar Nishani, u shpreh se në dosjen hetimore për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi ishin grumbulluar prova të mjaftueshme për të zbuluar autorët e saj. Dy vjet më pas, nuk ka asnjë të dhënë, së paku publike që do të hidhte dritë mbi misterin e asaj çfarë ngjau katër vjet më parë me deputetin e opozitës. Prokuroria e Përgjithshme, megjithatë, ka rinisur hetimet mbi këtë dosje. Javën e fundit, të njëjtin fat e kanë pasur dhe dosje të tjera, kryesisht vrasje të bujshme, të cilat kanë tronditur opinionin në kohën që kanë ndodhur. Kështu, është rihapur çështja për vrasjen e një drejtuesi të lartë të SHISH, Isa Çoba, vrasja e një laboranteje dentare Eleni Basho dhe vrasja barbare e një të reje në Tiranë, Aurora Trashanit. Do të ketë sukses prokuroria më zbulimin dhje ndëshkimin e këtyre krimeve të hershëm? Kjo është një e panjohur që nuk varet vetëm prej saj.
Fatmir Mediu, nje “kasaforte ” e pahapur qe duhet hapur domosdosmerisht per te nxjerre prej tij te verteten e Gerdecit.
gjykatat jane lodra rte saliut ne kete vend dhe fatmiri eshte i saliut po u zhyt ai zhytet shkelzeni e me radh saliu etj etj keshtuqe cfare pritet tjeter,gerdeci dhe te gjitha te tjerat do te gjykohen pas 23 qershorit,kur kto monstraq qe kemi te gjykohen dhe mos te kene awsgje ne dor per te bere presion.
Fatmir Mediut po ja bejne varrin. Gjynah te iki para Berishes.
Atje ne burg, do jete dashnorja e krimineleve. Ai ben cdo lloj profesioni, dhe ate profesionin e Grekerve e ben shume mire.
Prokurori i Pergjithshem jo vetem nuk ka asnje pengese por eshte duke shperdoruar hapur detyren duke penguar drejtesine sepse ka nje akuze ngaj FMediut. Kushtetuta dhe ligji I jep dy alternativa: ose te coje akuzen ne gjyq ose te pushoje ceshtjen per te. Mbajtja e fashikullit te hetimit ne sirtar eshte shperdorim i paster detyre!ne Shqiperi ndjekja penale eshte e detyrueshme dhe jo ne diskrecionin e prokurorit. Eshte kaq e qarte dhe e thjeshte.
Rihapja e ketyre dosjeve eshte thjeshte trafikim.Trafikim politik,kur dihet se me dhjetra persona te perfshire ne keto dosje hetimore, jane persona politike, dhe me keto rihapje ato vihen serish nen “fre”(politikisht).
Trafikim elektoral,kur dihet se ka akoma mendje te lekundura e naive qe besojne e shpresojne akoma te drejtesia,qe ne te vertete nuk ekziston me.
Trafikim material,kur dihet qe ne keto procese hetimore jane te perfshire me dhjetra e qindra inndivide,qe per te ruajtur statuskuone e tanishme,jane ta detyruar te ripaguajne kryeprokuroret dhe prokuroret e rinje,dhe te riblejne proceset e reja.
Besojme qe drejtesise duhet ti kthehei forca e ligjit qe i eshte hequr.Ajo duhet te kthej tek qytetari shqiptar besimin ne drejtesi, Ngjarja e Gerdecit ka ven ne pikpyetje drejtesin shqiptare ashtu si dhe shume probleme te tjera qe preken me larte.
Une ende besoi qe do te ket drejtesi edhe per keto probleme kaqe te renda qe jane mbuluar me dhe ashtu sice jane mbuluar edhe kufomat e shkaktuera nga keta pirate qe per fitimet e tyre nuk kursyen ase jete njerzore pare pastaj per djersen e tre brezave qe e pervetsuan ne menyre te pa sjkrupullt.
A doni te mesoni te verteten per Gerdecin? Le ta gjykoj gjykata e Hages,se ploteson kushtet si ngjarje.Genocid,vrasje e 26 njerezve,plagosje e qindra te tjereve dhe deme kolosale ne banesa bageti,peme,ambient etj,etj.Pra ka shperthyer bombe automike me permasa
me te vogla se Hiroshima.
Lenin,je i sakte.Kete fatkeqesi cdo prokuror do te kishte kenaqesi ta hetonte.
mbrapa ketyre vrasjeve qendron klani i ZEMUNIT te sali ages
Edhe nji gure provet per prokororine e gjykatat,qe jan paguar me para keshe,ose poshtruar pa fundesishte nga plaku i vicidolit,per mose dhenjen e DREJTESISE.Nderkohe ktu shihet dhe serioziteti i Z LLadha,qe premtoje se drejtesia do funksionoje,ndaje atyre qe shkelin ligjin,e ne vecanti ndaje vrasesve,konkretisht sh medi i pa denuar,per vrasjet e Gerdecit se bashku me xenin e plakut.Pamvarsishte funksionit qe kane,ai pati premtuar se DREJTESIA do fitoj besimin e humbur para shqiptarve,mediu eshe zanafilla e ktije krimi,i shtyre nga xeni e plaku.