FRESSH, protestë para zyrave të Mulit: Të largohet kupola kriminale e policisë

1 Mars 2013, 18:49Politika TEMA

Forumi Rinor Eurosocialist i Tiranës ka zhvilluar paradite një tubim proteste përpara godinës së Ministrisë së Brendshme. Të rinjtë e FRESSH, me parulla dhe pankarta në duar kanë protestuar për situatën më të fundit kriminale në vend si dhe faktet dhe dëshmitë e qarta për lidhjet e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme me krimin dhe kriminelët. Ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtuesve më të lartë të Policisë për shkak të përfshirjes së tyre në marrëveshje kriminale me personin e akuzuar si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamaj, ndërsa janë shprehur se ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

“Në gjashtë muajt e fundit janë ekzekutuar nga dora e krimit tre kryekomisarë të Policisë së Shtetit. Sot krimi nuk ka frikë të godasë edhe drejtuesi e lartë të forcave të rendit. Në këto 8 vite të qeverisjes së Berishës, krimi nuk ka kursyer as deputetë, as kryetarë komunash, as gjyqtarë, as gra e as fëmijë, e sot nuk po kursen as individët të cilët kanë detyrën t’i bëjnë ballë kriminalitetit”, ka thënë kryetari i FRESSH-it të Tiranës, Artur Micko.

Ai ka theksuar se asnjë justifikim nuk mund të gjendet për këtë situatë të rënduar të pasigurisë në vend dhe aq më tepër për përgjegjësinë që ka kupola drejtuese e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshëm. “Ne jemi të sigurt që ministri Noka nuk ka asnjë shpjegim për t’i dhënë popullit për valën e kriminalitetit që ka përfshirë vendin. Ndaj i kërkojmë ministrit Noka që nëse i ka mbetur sadopak ndërgjegje civile e përgjegjësi njerëzore të shkarkojë të gjithë kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të japë menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të ruajë një fije dinjiteti në këto katër muaj që i kanë mbetur kësaj qeverie”, ka përfunduar Micko.

8 komente në “FRESSH, protestë para zyrave të Mulit: Të largohet kupola kriminale e policisë”

  1. [email protected] ; Vdekje e te paguarve te Beogradit ! says:

    KUSH KA DINJITET NE ATE BURDELLOSHTET ?

    1. Vlora says:

      ku e kan futur koken “intelektualet”

      perse nuk dalin me firma ne kete rast.

      akoma te fenda e berishes nuhatin.

    2. Astriti says:

      Po protestojne, po zeri i tyre shkon ne vesh te shurdhet pasi kjo qeveri sdo ndali se vrari njerez te pafajshem asnje dite

      http:// gazetatema.net/web/foto-zbulohet-harta-e-shqiperise-etnike-e-vitit-1867/

    3. Ben Chicago says:

      Sa turp,edhe te rinj edhe me PS.

  2. brace says:

    Kushe te jape dorheqje,kriminelte e plakut,qe jane bashkepuntoret,dhe zbatuesit vrases te kundershtarve tyre,qe duan te zbulojne krimin,kurren e kurres zdo ndolle nji gje e tille,Kjo munde te ndolle vetem po organizoje protesta opozita,te pa ndalshme,deri edhe te dhunshme,deri sa ti imponohet plakut kriminel,e banditve barbare te tije te lrgohen.

  3. I-lir says:

    O pika ne maje te kokes filluan karrabushat kinezerite.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Hej shyqyr qe e bote demonstraten e keni von Flamurin nsiklet tmodh, spo vendos kur ta japi dorheqjen, sot apo me prit deri neser.
    E keni turpru dhe ska ma ftyre me dal npublik, ka marr ciftelin dhe po ja kercet konges, per inat tvet.
    Dilni prap neser nodja dhe thojini Flamurit, zoti minister ju lutemi shume jepni dorheqje se na jena shum te turprum.

  5. beratasi says:

    po po po…..sa shume anetare paska FRESSH-i!! Edi e ka te sigurte fitoren ne 23 qershor. dolen si krimbat pas shiut prape keta karagjoze!! do te zgjohet dhe MJAFT-i me G99 dhe nuk do gjeje vend te fshihet doktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje