Aktivistët në Kinë thonë se kanë shpëtuar rreth 900 qen, që po transportoheshin me një kamion.
Aktivistët thanë se policia e kishte ndalur kamionin në një autostradë në qytetin Chongqing pas marrjes së një thirrje për një automjet të dyshimtë.
Aktivistët thanë se të shtunën pasdite vullnetarë nga një qendër e afërt e kafshëve dhe dashamirësit e kafshëve të tjera, që kishin parë komentet në mediat sociale kishin mbërritur te kamioni, në mënyrë që të ndihmonin qentë.
Raportet thanë se tre persona u plagosën në përleshjet me shitësit e dyshuar të qenve.
Aktivistët thonë se kamioni ishte në rrugë për në provincën Guangdong të Kinës jugore, ku mishi i qenit shërbehet shpesh në restorante.
bravoooooo!
po përse nuk shpëtojnë dhe ato miliarda pula,miliona tonë peshk,milionë ton viça e qinjgja,milionë tonë deshë derra lopë e turrli kafshe që shkon në kasapana???
përse mbajnë me hatër vetëm qëntë???