INTERVISTA/ Prençi: Ja se si “Kupola e zezë” e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s’është vonë

4 Mars 2013, 20:38Politika TEMA

Shemsi Prençi: Po të na kishin qeverisur këta pushtetarë në kohën e diktaturës, do kishim vdekur të gjithë.

Bisedoi: Anisa Xhani

 

Shemsi Prençi, drejtues i lartë i policisë, flet hapur. Përplasjet me këtë pushtet i kanë dhënë të drejtë. Ai tregon në këtë intervistë për Temën takimet me kryekomisar Lamajn dhe shqetësimin e tij se po e shesin eprorët. Prençi komenton figurën e Agron Kuliçajt, një njeri që emri i del pas çdo krimi dhe skandali të rëndë në vend.

Duke komentuar figurën e Flamur Nokës, ai thotë: “Di të them se unë atë person e njoh që kur e përjashtuan nga Fakulteti i Mjekësisë dhe i është dashur plot 18 vjet për ta mbaruar Fakultetin, madje e ka mbaruar pasi është bërë zyrtar i lartë i PD-së. Ky person nuk ka punuar asnjë ditë në administratë të shtetit. Siç e kam dëgjuar dhe nga kolegë dhe miq te PD-së, është person pa integritet për të drejtuar një ministri si ajo e Brendshmja”.

Zoti Prençi, opinioni publik është tronditur këto ditë nga vrasja e një tjetër komisari, duke e çuar në tre numrin e oficerëve të vrarë në një kohë të shkurtër. Kush mendoni se janë arsyet që qëndrojnë pas këtyre krimeve të rënda?

Organizata e policisë e ka paguar më shtrenjtë tranzicionin e stërzgjatur në Shqipëri, pasi kanë humbur jetën më shumë se 300 punonjës policie të të gjitha niveleve e gradave, nga të cilët 252 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Arsyet e vrasjeve të punonjësve të policisë janë: Së pari, organizata e policisë është një organizatë e ekspozuar në luftën kundër krimit.

Së dyti, organizata e policisë nuk është depolitizuar, pasi përdoret dhe terrorizohet nga politika.

Së treti, organizata e policisë është e tradhtuar nga qeveritarët dhe politika, pasi këta të fundit mbështesin bizneset e pista, dhe në çdo rast që punonjësit e policisë marrin iniciativën për të zbatuar ligjin dhe hetuar informalitetin dhe bizneset kriminale, mjafton një telefonatë e pushtetarëve dhe viktimizohen punonjësit e policisë, përjashtuar “KUPOLA”, e cila merr pjesën nga korrupsioni e krimi ekonomik.

Së katërti, punonjësve të policisë nuk iu është siguruar asnjë kusht për të përmbushur detyrën dhe për të siguruar familjen.

Së pesti, karriera në polici nuk bëhet profesionalisht, por nëpërmjet nepotizmit dhe përkrahjeve politike.

Së gjashti, organizata e policisë është e tradhtuar dhe nga vetë “KUPOLA” që e drejton Policinë e Shtetit, kjo sepse ata nuk njohin strategji për policimin, por punojnë vetëm me urdhra politikë.

Së shtati, punonjësi i policisë në cilindo rol apo pozicion që të jetë, nëse zbaton ligjin, kërcënohet me vendin e punës nga deputetë, drejtorë, zyrtarë të lartë të shtetit dhe fëmijët e tyre duke kërcënuar në emër të baballarëve, që drekojnë me të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit.

 

Cili është vlerësimi juaj për këto foto?

Normalisht jam njohur me foton nëpërmjet medias vizive dhe asaj të shkruar. Të them të drejtën fillimisht e kam konsideruar shumë normale, pasi e kam ditur se biznesmeni ka pasur shumë lidhje shoqërore me drejtuesit e lartë, dhe duke vlerësuar këtë, kam menduar se nuk ka ndonjë të keqe. Dyshimet e mia kanë rrjedhur kur nëpërmjet “A1 REPORT” kam dëgjuar që të 4 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit u munduan ta paraqesin si një çast i rastësishem (punë sekondash) sa për një fotografi dhe nuk pranonin drekën e organizuar. Një reagim i tillë justifikues më ka hedhur dyshimet tek drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, pasi unë e dija mirë se kanë shoqëri me biznesmenin dhe me 2-3 prej tyre kishin drekuar me dhjetëra herë dhe jo njohje e çastit. Një gjë të tillë e vërtetoi vetë biznesmeni nëpërmjet linjës telefonike nga Selaniku (Greqi), i intervistuar nga “ORA NEWS”. Pas kësaj në një prononcim në panelin e emisionit “TOP STORY” të gazetarit Sokol Balla, në panel kam deklaruar se morali dhe dinjiteti i biznesmenit (pavarësisht lidhjeve apo jo me ngjarjen kriminale) është më i lartë se morali dhe karakteri i drejtuesve të lartë të policisë. Justifikimet ishin tepër banale dhe komprometuese, për të cilët unë i konsiderova “KUPOLA E ZEZË”, sepse ata nuk kishin marrë asnjë masë për të parandaluar vrasjen e kryekomisarit, madje nuk i kishin marrë në konsideratë kërkesat që kishte bërë, ndërsa drekonin me personin, që pak minuta pas vrasjes po këta drejtues policie e akuzuan për vrasje. Ky është një turp dhe unë do ta quaja një krim të bërë nga drejtuesit e policisë.

 

Në qendër të thuajse çdo akuze të rëndë mbi policinë qëndron Agron Kuliçaj. Me njohuritë tuaj, cila është e vërteta mbi këtë person? A është ai i implikuar në çdo aferë të rëndë të policisë? Cili është ndikimi i tij? A është dora e Berishës pas tij?

Në njohjet e mia zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është një person me akses të madh në të gjithë shtetin dhe shume i besuar për kryeministrin Berisha. Për hir të së vërtetës ky person në 8 vite pushtet të PD-së është personi që ka abuzuar me emrin e Sali Berishës edhe në periudha të shkurtra kur kanë pasur marrëdhënie jo shume të ngrohta, për shkak të veseve të këqija që kishte ky person. Normal se emri i ka dalë në të gjitha bizneset e pista që bëhen në Shqipëri dhe kjo nuk mundet të konsiderohet rastësi. Ky person ju jep suport aktiviteteve të paligjshme dhe kjo vërtetohet se ai e ka për detyrë t’i godasë e t’i ndëshkojë, por bën të kundërtën duke i mbrojtur e favorizuar. Një rast të tillë në minierën e Bulqizës e kam denoncuar në të gjitha instancat shtetërore, por dhe në prokurori, Agron Kuliçaj me kompetencat e funksionit merrte në mbrojtje, madje me urdhra me shkrim kompanitë që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme dhe vjedhin kromin në Bulqizë, Batërr, Terrnovë dhe Mat.

 

Ju keni deklaruar se keni biseduar me Dritan Lamajn dhe se ai druhej se ishte pikërisht Nikolin Balaj që po ia punonte pas shpine. Çfarë keni biseduar saktësisht me Lamajn? Cili është roli i Balës në këtë histori?

Po është më se e vërtetë se unë jam takuar me kryekomisar Dritan Lamajn edhe kur ishte shef komisariati në Kombinat, por edhe pasi e kanë larguar. Nuk kam punuar asnjëherë me të ndjerin Dritan Lamaj, duke e pasur si vartës, por gjatë viteve 2009- 2012 që unë kam qenë Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale (Forcave Speciale) e kam njohur në shërbimet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes që i jepnim Drejtorisë së Policisë, qarkut Tiranë. Ai ishte një oficer energjik, me përvojë, shumë aktiv, ekspresiv në punën për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Pasi jam larguar nga policia në prill 2012 e kam takuar dhe tre herë te tjera tek lokali “Diplomat 2” dhe kam pirë kafe si koleg. Në kafe e sipër më ka treguar dhe shqetësimet që kishte nga eprorët e “KUPOLËS”, të cilët nuk e donin dhe respektonin, dhe madje i punonin prapa shpine nën ndikimin e ndërhyrjeve të disa personave me të cilët kishte pasur konflikt. Pas largimit nga detyra, e kam parë shumë të revoltuar dhe më ka shprehur planin e kurdisur nga Nikolin Bala dhe Agron Kuliçaj vetëm se e kishin biznesmenin shumë mik. Kjo vërteton më së miri se “KUPOLA E ZEZE” nuk e kanë për gjë sakrificën e oficerëve të policisë, mjafton të mos iu prishet miqësia dhe interesat me biznesin.

 

A mendoni se kjo çështje do të zbardhet plotësisht dhe autorët do të përfundojnë pas hekurave?

Me të thënë të drejtën është shumë e kompromentuar situata! Gjithsesi, organi i Prokurorisë duhet të ngrihet në lartësitë profesionale dhe të tronditë njëherë “KUPOLËN” e Policisë dhe pastaj të hartojë një plan hetimi special për të treguar se shteti nuk ka rënë dhe kjo për faktin se vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, nuk është vrasje si vrasjet e tjera në organizatën e policisë, por është një vrasje e PARALAJMËRUAR, për të cilën “KUPOLA” e POLICISË ka heshtur dhe nuk ka kryer asnjë veprim për ta parandaluar. Po të marrim në konsideratë dhe njohjen që “KUPOLA” kishte me të dy palët në konflikt, mundet të kishin ndikuar që të paktën vrasja të mos vinte, pasi sido që të ishte oficeri, qoftë dhe me ndonjë rast gjaknxehtësie apo kapërcim kompetencash e kryerje të veprimeve arbitrare, nuk e meritonte vrasjen barbare me 27 plumba të zbrazur në drejtim të tij e që i morën jetën. Në fillim të pasngjarjeve jemi mësuar me deklarata politikanësh e pushtetarësh për ashpërsinë e veprimit të ligjit ndaj autoreve të krimit, por më vonë gjithçka zbehet dhe të gjitha strukturat e shtetit e të drejtësisë operojnë jo në ndihmë të viktimave. Përfundimisht oficeri i vrarë “fiton” dy pëllëmbë tokë në Varrezat e Dëshmorëve dhe një titull “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa autorët fitojnë lirinë. Populli me shekuj është shprehur se të ikurit nuk ke çfarë me i ba, se i gjalli e ka dermanin! Shteti nuk kapet ndryshe se nuk ka brirë, po kjo është kapja, kur nuk mbron atë që të shërben, por mbron vrasësit e shërbëtorëve të tu.

 

Zoti Prençi, a ka një problem policia shqiptare, pasi krimet, sidomos ato krime që prekin direkt qytetarët, janë shtuar ndjeshëm?

Policia është një organizatë që është gjithmonë e riskuar se profesioni është i tillë, por e keqja më e madhe është se drejtuesit e lartë të policisë vazhdojnë të bëjnë eksperimente me strukturën dhe strategjinë e luftës kundër krimit. Organizata e policisë është e tradhtuar, e keqpërdorur nga eprorët dhe politika dhe kjo është kthyer në një sëmundje kronike. Organizata e Policisë nuk ka drejtim dhe për rrjedhojë ka humbur kontrollin mbi territorin dhe grupet kriminale. Organizata e policisë nuk ka më iniciativën të luftojë dhe fitojë kundër grupeve kriminale pasi disa nga drejtuesit janë bërë palë me krimin dhe organizatat kriminale.

Zoti Prençi, si e vlerësoni punën e Ministrit të ri të Brendshëm? A është e vërtetë se ai ka shkuar aty vetëm për të prekur zgjedhjet?

Nuk mundet të them një gjë të tillë, por di të them se unë atë person e njoh që kur e përjashtuan nga Fakulteti i Mjekësisë dhe i është dashur plot 18 vjet për ta mbaruar Fakultetin, madje e ka mbaruar pasi është bërë zyrtar i lartë i PD-së. Ky person nuk ka punuar asnjë ditë në administratë të shtetit. Siç e kam dëgjuar dhe nga kolegë dhe miq te PD-së, është person pa integritet për të drejtuar një ministri si ajo e Brendshmja, që sot ka shumë punë, po të shikohet se ku është katandisur rendi dhe siguria. Këtu duhet të merret në konsideratë dhe periudha 2- vjeçare e Nishanit, ku kjo Ministri nuk ka pasur drejtim me kompetencë për shkak të pamundësisë fizike për ta kontrolluar e drejtuar. Pra, ka rreth tre vjet që kjo Ministri dhe Drejtoria e Përgjithshme janë KATASTROFË.

 

A ndikon policia në zgjedhje? Ju keni pasur një konflikt me ish- zëvendësministrin e Brendshëm, me sfond zgjedhjet. A mund të na e risillni atë konflikt dhe a gjykoni se këto zgjedhje janë në shënjestër të një policie politike, siç druhet opozita?

Normal që në pushtet ka gjithmonë që ju intereson përfitimi në zgjedhje. Mendoj se duhet të distancohen të gjithë nga këto praktika primitive, pasi nga mospërmbushja e standardeve të zgjedhjeve po vuajmë në garën e stërzgjatur drejt BE-së. Gjithsesi, ka njerëz që nuk zotërojnë asnjë profesion dhe e shikojnë veten si militantë e kamikazë politikë dhe gjithçka e planifikojnë për t’i shërbyer pushtetit për të siguruar vazhdimësinë. Edhe rasti i konfliktit tim si ish- Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me ish- Ministrin e Brendshëm të komanduar Avenir Peka në lidhje me këto principe ka ndodhur. Ai më urdhëronte në telefon për të futur  Forcat Speciale në proceset elektorale, gjë e cila është e ndaluar me ligj. Edhe pse ia sqaroja, ai këmbëngulte në arrogancën e funksionit për të më detyruar që unë të rrihja protestuesit e opozitës. Ne fakt ai nuk ia jepte urdhrin Drejtorit të Përgjithshëm, por direkt mua se kishte dhe qëllim, që nëse ndodhte një ngjarje e rëndë dhe kur t’i kërkohej llogari nga Kryeministri, nën trysninë e monitoruesve ndërkombëtarë, apo të organizmave ndërkombëtare, ky palo ministër do mohonte urdhrin e dhënë me telefon dhe do më bënte mua “kurban” për shkelje ligji. Këto janë forma primitive dhe të turpshme, që ju ka ikur koha.

 

A ka një frikë të bazuar se është një klan tropojanësh që drejton policinë?

Nuk do ta mendoja një frikë pasi shqiptarët e kanë vrarë frikën kundra regjimit diktatorial që në vitet ‘90, por janë tepruar së tepërmi me pozicionimet e shumë oficerëve nga Tropoja në detyra drejtuese. Shpreh vlerësimet e mia për një pjesë se janë oficerë profesionistë dhe me integritet, por një pjesë tjetër kanë prishur imazhin e tropojanit të ndershëm dhe të organizatës së policisë. Po të marrësh dhe të bësh një analizë strukturës drejtuese të policisë në të gjitha nivelet, del në përfundimin se mbi 70 pozicione drejtuese në 4 nivele drejtimi janë nga Qarku Kukës e 70 përqind e tyre nga Tropoja. Në këto kushte Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, nga Kukësi dhe Drejtori i Përgjithshëm (de facto) i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj nga Tropoja së bashku me drejtuesit e 4 niveleve nuk kanë se kujt t’ia shesin dështimin e drejtimit dhe të policimit të pasuksesshëm, që sot është katandisur në një turp në të gjitha drejtimet e luftës kundra krimit, parandalimit të aksidenteve etj.

 

A ka një frikë të bazuar se janë kryesisht njerëz nga bastionet e PD-së, që bëjnë ligjin në polici?

Jo nuk mundet të them kështu! Në fakt tani pas 8 vitesh pushtet dhe 23 vitesh tranzicion në këndvështrimin tim nuk ka më të privilegjuar për shkak të bindjeve dhe kontributeve politike. Tani funksionojnë lidhje klanore mafioze për të përfituar nga pushteti. Ky regjim duhet shembur se për ndryshe nesër do jetë vonë. Policia sot është më e dobët se kurrë, pasi edhe pse disponon teknologji dhe sisteme, është e destinuar të dështojë për shkak të kapjes.

 

Këto ditë po flitet se miniera e Bulqizës ka edhe një vit jetë nga shfrytëzimi barbar. Ju keni treguar se si funksionon ky shfrytëzim në këtë minierë. A mund të na risillni edhe njëherë detaje nga kjo masakër mbi një pasuri të madhe të shqiptarëve?

Për minierën e Bulqizës dhe fenomenin grabitës e kam dhënë alarmin para një viti në cilësinë e drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër. Në atë pozicion pashë se si shteti ishte në funksion dhe mbështetje të firmave dhe kompanive që vidhnin dhe grabisnin KROMIN në Bulqizë, këtë pasuri për të cilën baballarët tanë kanë dhënë jetën dhe nuk arritën të blejnë një palë pantallona të reja për t’i veshur kur të shkonin mik, ose kur të dilnin në qytet (sheher). Nuk ke se çfarë të flasësh se nuk të dëgjon kush! E kam provuar dhe kam denoncuar në nivelet më të larta të shtetit dhe për çudi prokuroria më dha të drejtë, por ende nuk ka mbaruar ndëshkimi i hajdutëve. Pushtetarët heshtën, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Drejtori e Zv/ drejtori i Përgjithshem, Zv/ Ministri dhe Drejtori i SH.K.B– së. Shteti nuk funksionon ose funksionon në favorin e të fortit. Në fakt shteti dhe strukturat e tij janë ngritur për të mbrojtur të dobëtin dhe veten.

Le të ndalemi pak tek 21 janari. Si e gjykoni vendimin e gjykatës për të liruar nga akuzat gardistët që dyshohen për vrasjet?

Gjithçka ndodh në një shtet rrumpallë. Të gjithë shikojmë se si dënohen në Spanjë, Kroaci, Egjipt, Greqi etj. Kjo tregon se funksionojnë organet e drejtësisë të pavarura, punonjësit e këtyre sistemeve ngrihen mbi interesat personale dhe ata klanore dhe mbrojnë shtetin se për ndryshe do të mbizotëronte KAOSI. Sa do të gëzoheshin qytetarët po të funksiononte të paktën drejtësia. Sot në 2013-ën pas këtyre vendimeve skandaloze, ku përligjen vrasjet në Bulevard, pa kaluar dhe rrethimin nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të them:  Ne shqiptarët paskemi qenë me shume fat, që këta pushtetarë nuk na kanë qeverisur në kohën e DIKTATURES, se do na kishin vrarë të gjithëve! Këta për mua janë diktatorët më të egër se ata të TOTALITARIZMIT, duke i vlerësuar edhe rrethanat në të cilën e ushtrojnë terrorin shtetëror ndaj popullit dhe institucioneve për t’i vënë në interes të qëllimit final të mbajtjes së përjetshme të pushtetit.

 

A mendoni se ka pasur një urdhër për të qëlluar atë ditë, apo është qëlluar kur është vlerësuar se është thyer perimetri i sigurisë?

Nuk dua të hamendësoj, por veprimet kanë qenë kriminale, pasi vrasjet janë bërë jashtë rrethimit dhe këtë e kupton secili. Kjo tregon se autorët janë pjesë e strukturave të Gardës së Republikës dhe janë të papërgatitura psikologjikisht dhe hapin zjarre kundra turmave ende pa hyrë në objekt apo rrethim. Veprime të dukshme dhe të vlerësueshme kriminale, të cilat implikojnë shtetin në çdo rrethanë.

 

Kush është fajtori kryesor për atë ngjarje të dhimbshme?

Përgjigja është individuale për ata që kanë qëlluar, pasi secili nga ushtarakët i dinë mirë rregullat e ruajtjes dhe sigurimit të Objekteve të Rëndësisë Shtetërore dhe Personaliteteve të Larta Shtetërore. Gjithsesi do të fajësoja drejtuesit që nuk kanë marrë drejtimin dhe kontrollin e veprimeve të strukturave të Gardës, që të mos precipitonte situata në hapje zjarri kundra një turme njerëzish me gra e fëmijë rreth 30.000 njerëz, që po hape zjarr doemos do të vrasësh njerëz dhe nuk mundet të thuash se mungon dashja si anë subjektive e veprës penale dhe këtu mendoj se gjykata ka gabuar shume rëndë, pavarësisht se do vriste një, dy, apo dhjetëra pjesëmarrës në tubim apo protestë.

 

A mendoni se në Shqipërinë shqiptare ka një tension që mund të shpërthejë në rast se zgjedhjet preken ose janë problematike?

Në fakt ka shumë faktorë që kanë rritur trysninë e situatës komplekse. 1 Kriza ekonomike. 2. Papunësia.    3. Situata kriminale në vend, përfshi dhe grabitjet në rrugë kohët e fundit që tregojnë se territori është jashtë kontrollit. 4. Bipolarizimi i politikës në ekstrem, pavarësisht patericave të njërit apo tjetrit krah të politikës. 5. Tendencat për të manipuluar votën  me format e bllokimit të kartave të identitetit dhe pasaportave përkundrejt parasë si forma më antidemokratike për të ushtuar të drejtën e votës së lirë etj. Të gjitha këto, nëse shteti nuk reagon të normalizojë dhe të ketë nën kontroll situatën, normal mundet të ketë reagime në formën e dëshpërimit dhe revoltave pasi populli shqiptar rri e rri dhe reagon egër. Tensionet në rritje kërkojnë medoemos kontroll, parandalim e menaxhim. Urojmë që krerët e shtetit të jenë të interesuar për të bërë më të mirën nëse vërtet janë të interesuar që Shqipëria një ditë të përmbushë kriteret dhe kushtet për në Bashkimin Evropian, aq shumë të dëshiruar nga shpirti demokratik i shqiptarëve. Shpresoj në afrimin e shkallës së civilizimit të politikës te shkalla e civilizimit të qytetarëve shqiptarë pro- amerikanë.

29 komente në “INTERVISTA/ Prençi: Ja se si “Kupola e zezë” e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s’është vonë”

  1. qerramudhi says:

    Nuk e lexova intervisten edhe skam per ta lexuar , se smund te japin mende edhe morale , po ata qe i kan sherbyer kesaj qeverrie . Po per vrajsen e FATMIR XHINDIT ,do na thuash ndo nje fjale , meqe ishe edhe drejtore policis se Fierit ne ate kohe

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      OPOZITA duhet te reagoje me forcen e Demokracise, me PROTESTA

      A eshte vrasja e komisarit te policise Dritan Lamaj perplasja e pare mes forcave policore te korruptuara pro Berishjane dhe forcave policore reformatore??Forcave policor me KOLESTEROL qe financohen nga mafia dhe forcave policore qe i perkushtohen detyres dhe zbatimit te ligjit.Perse u vra dhe ke rrezikonte Dritan Lamaj??Ata krenohen paturpsisht ne Face Book me fotografi drekash e darkash,te cilat tregojne qarte se kush i ushqen komisaret BARK-MDHENJ dhe se ne sherbim te kujt eshte sot policia shqiptare.Pjestar te policise shqiptare dhe krimit te organizuar,jane te lidhuar me njera tjetren pothuajse ne te gjitha strukturat,nga doganat tek policia rrugore,nga ruajtesi i thjesht i rendit tek ata qe qelluan me plumba mbi protestuesit para Kryeministrise.Ne nje vend ku kemi vrasje te policve,te cilet ligjerisht jane te paisur me arme,tregohet qarte se jo shteti e kontrrollon krimin por krimi komandon shtetin.Keto vrasje behen per te mbrojtur pozitat e klanit kriminel qe po vjedh dhe shkaterron Shqiperine.Keto vrasje behen per tju mbyllur gojen deshmitarve qe dine shume rreth aktiviteteve mafioze ne polici.Keto vrasje hapin siparin e nje fushate te pergjakshme parazgjedhore ne interes te Sali Berishes.Zgjedhje qe dihet se me kete Kryeminister aktual do te jene me te ndyra se kurre ndonjeher.Eshte nje fotografi e vetme ne Face Book qe shpjegon pse nuk denohen ata qe vrane ne Gerdec.Nje fotografi e nje tavoline te shtruar me mish e raki,qe tregon se kush i mbron ata qe vrane njerez te pafashem me 21 Janar ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”.Kjo FOTOGRAFI qe u tregon shqiptarve se krimi dhe ata qe i sherbejne atij kane dal hapur,dhe nuk kane me frike me nga asgje.Kjo FOTOGRAFI u tregon shqiptarve se opozita akoma se ka kuptuar se perballe Sali Berishes duhet reaguar me forcen e Demokracise,te drejten per te protestuar kundra kapjes se shtetit nga krimi i organizuar:
      A.V.Gjermani

  2. ZAmira says:

    Nji interviste e persosur,e paster dhe e qarte si drita e diellit. Cdo shqiptar i ndershem e di kete. Po ja qe ka dhe drejtues kurajoze. A mbahet me bisha ne pushtet? Drejtori i bukqizes e dini se ku e ka familjen dhe se sa qira paguan?!!!!!! Ne europe. Parate i ka paguar kesh ne dore per te mbrojtur femiljen e tij. Turp .
    A TE DUHEN SHARLATANE
    QE LEPIHEN NE CDO ANE
    QE TE PERCAJNE VATANE
    KETA QUHEN TROPOJANE, , ,,,,,,,,,,,,,,

    1. martin says:

      Zamira po e vazhdoj tenden:

      NJEREZ TE ZGJUAR ME LEZET
      QE I GJEN NE CDO ANE
      QE TE JAPIN MUHABET
      KETA JANE MJESHTRIT DIBRANE
      (Vetem se na e prishen cdo here votojne per PD nuke kuptoj se varferia etyre cdo dite e me shume shtohet)

      1. ela says:

        vazhdimi

        A do urte njerezine te rine
        Nen komande te kesh ushtrine
        ne tabjate te kesh njerezine
        Merre te gjithe Laberine

  3. gimi says:

    Iku dhe ky me shoket, prit kur ta dergojne per gjah.
    i paharuar kujtimi i tij.

    1. kuq e zi says:

      o gimi
      teoria jote qenka gjarperi qe sme kafshon mua te rroje 100 vjet heret a vone mund ti vije radha kujdo nqs mendohet si ti

    2. Belaja says:

      Ky ska nevoj te ike per lesh fizikisht se ka ik per lesht nga trute e kokes.
      Eshte ky hipokrit qe ne zgjedhjet e 2009 ne Diber, shkonte si servil tu thene drejtuesve te fushates bera kete pune e ate pune. Madje kesaj monstre do ja publikoj se shpejti te gjitha mesazhet e telefonit qe bente ne funksiopn te fushates dhe PD, ne kohen kur ishte edhe polic.

  4. valter says:

    Ky eshte nje profesionist ne fushen e tij dhe kur ta marri pushtetin opozita ku duhet te jet minister i brendshem. Bravo i nderuar Prençi, njerez si ty i duhen policise se shtetit shqiptar.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Premci nuk kisha durim ta lexoj intervisten, as nuk e di ke punuar kur ishe ne funksion te larte ne polici, por vetem se te dhashe te drejte, kur te degjova tek Sokol Balla, fole hapur, pa doreza, nuk i re rrotull, se mos lendohet ndonje mik dhe the ate qe shumica e shqiptareve mendojne.
    Me pelqeu edhe falja qe kerkove publikisht, per Kulicin, qe kishe qene ti ai qe nga nje druvar e kishe futur ne polici dhe i kishe dhene mundesi qe te bente kursin e analfabetizmit tek plepat.
    Kerkove falje publikisht, se kishe bere nje gabim te madh, qe besoj se do te vleje me vone ne punen tende, duke futur ne rradhet e policise, jo mikun shokun apo katundarin fqinje, por duke angazhuar eksperte te denje per policine shqiptare.

  6. arra gungse says:

    Intervista eshte e qarte si drita e diellit. Dhe sado qe po perjeton disfavoret e qendrimit te tij te moralshem dhe te sinqert ka Kurajon dhe flet hapur, ne nje kohe kur eshte i rrethuar nga bisha gjakatare qe se kane per gje te te shuajn dhe familjen. Mjere Populli qe esht i pambrojtur nga te gjitha anet. Kurse ajo ideja qe Opozita te hedhi Popullin ne Proteste, ajo eshte thike me dy presa, se ne fund te fundit populli do pergjaket.

  7. sokol beqir (Mamaqi) Balluku says:

    Qeramudin,Premci eshte polic profesionit,i nivelit te larte.Eshte trim dhe ka hapur zjarr ne mish para dhe pas 1990.E njoh personalisht dhe vlen minimumi sa 10 cope Kulicaj e sa nja 5 cope Niko Brahimaj te majte. Sa per vrasjen e Xhindit ishte pikerisht ky Premc qe zbuloi se vrasesi ishte vellai i drejtorit te gjimnazit,nje trafikant droge,femrash dhe klandestinesh i mirenjohur per xhandarmerine franceze dhe Syretene belge.Premci duke qene mjaft i zgjuar u terhoq nga arrestimi i vrasesve te Xhindit,kur Nishani atehere vetem handikapat mendor jo fizik,e ndaloi dukei shpjeguar ndikimin e Ministrit Olldashit ne kete histori.per ti vene kapak gjerave vete socialistet e Ed Rams te bindur per fitore te thelle ne zgjedhjet e vitit 2009 e lane pas dore kete histori te pergjakshme.Gramoz Ruci kishte mendje si te menaxhonte parate e fushates jo si te krijonte precedentin Xhindi per ndeshkim vrasesish dhe fitore ne zgjedhje.i mjeri Anduel u kenaq me nje cerek mandati deputeti. Shkurt puna,kur i biri harron gjakun e babes,mos prit krykomisar Prencin te rrezikoje koken per te arrestuar vrasesit materiale dhe politikanin qe e urdheroi,organizoi dhe e planifikoi vrasjen.
    Kryekomisar Premci ruaj koken sidomos pas infove qe morre per flirtimet e njerezve te Sales me iranianet si puna e Z. Fahima.Pallat e shikut qe survejonin iranianet per te ruajtur vendin e punes e kane zbrazur barkun te Vish Ajazi. Premco ti di shume dhe je trim, prandaj RUAJU!

  8. Juoi says:

    Zot na ruj.
    Ka ran policies ne dor te karaducve.
    Tropoje kuks…
    Qe der dje flinin me lopen ne dysheme,tash drejtojn policin
    Malokare.
    Qen te kqinj.

    1. Belaja says:

      Me mire malok prej Mali se sa larva prej kanali.
      Maloket me ne krye Sali Berishen (5vjet President dhe 8 vjet Kryeminister) ju kan degjeneru deri ne familje ju larvave te kanalit.

  9. Treviso says:

    Zoti Prençi, Ky eshte realiteti i qeverise mafjoze.

  10. Gjithe derrat nje turi kane says:

    Zoti Premci na flet sot si shtetar pasi ka ber 1 mije te zeza per llogari te Berishes. Tipike kjo per te gjithe sherbetoret e Berishes qe nisin e shajne pasi ai i heq nga puna ose u prish bizneset. Zoti Premci ndihet sot jo vetem i papune por edhe i rrezikuar fizikishte, prandaj dhe flet si duhet. Rasti i Lamajt flet qarte dhe paster. Vrasja e Lamajt eshte tipike e vrasjeve brenda llojit ndaj dhe nuk i duhet dhene jehone si vrasje per shkak te detyres. Sherbetoret hidhen ne kosh te plehrave pas perdorimit.

    1. Bob says:

      “per gjithe derrat nje turi” edhe ty comentues nuk je tjeter vetem nje derr dhe turirin shikoje ne pasqyre. Zoti Prenci zoti te bekoft. Je trim se je nga vendi i Skenderbeut. Je i zgjuar se je nga vendi i te Dom Nikoll Kacorrit. Te paqenet tekane zili dhe zmire.N.Q.S mbi ty do te qohet gisht per te vrare,Sali Berisha do te terhiqet zvarr.

  11. Rronja says:

    Nuk dua te fyej Prencin por genjeshtar dhe jo profesionist nuk mund ti them.
    E para punes ne intervistat e meparshme na tha se ne fotografi duken hematomat e perplasjes fizike ne komisariat dhe sot thote ju duk foto normale.
    Prenci e di shume shume mire qe reparti RES (per mbrojtjen e personave) vihet ne levizje dhe me urdher gjykate ose prokurorie.
    Pas 21 janarit gazetari Mahmutaj iku po ate nate dhe kerkoi azil politik se u ndje i kercenuar. Keshtu qe dal ne perfundimin qe as i ndjeri nuk e priste rrezikun dhe sidomos nga nje person qe nuk donte kesisoj andrrallash sepse po pregatitej te kandidonte. Qofsha i gabuar po faktet flasin me shume se emocionet e Prencit. Dikush tjeter ka perfituar nga ajo vrasje

  12. Edi says:

    Mire e ke zoti Prenci. Je skile dhe e kupton situaten. Duhet kethyer faqja..sepse erdhen zgjedhjet dhe duhet te fusesh koken ne grazhdin e PS. Ti nuk je Dibran por lafarak. Je buke shkele dhe nje ish-spiun i hershem. A keni burreri te na tregoni se ku i more gjithe ato leke per te blere apo ndertuar gjithe ato shtepia. Ti je nje hajdut. Berisha gaboj rende qe te dha karriere. Ti je nje mut i vertete. Pa tregoj popullit se ku i more ato para que e bere ate vile prej druri ne rrushkull e shume investime te tjera si karburantin ne Kamez dhe shtepine me gur te gedhendur atje ne fashatin e lindjes. Ik ore debil buke shkale..

  13. Kico says:

    Shemsi ke harruar ti lepish bythen Agim Shehut qe te mori nga qen kufiri dhe te beri Drejtor.Je nje limon i shtrydhur dhe sa me shume te llapesh aq me keq e diskretiton veten…mos harro te kalosh nga varri i Gazidedes dhe vendos nji tufe me lule o dylberi Rames.

  14. A DO TA FALIN BERISHEN QYTETARET SHQIPTAR PER KETO AVENTURA QE BERI NE KURRIZ TE TYRE.?

    Berisha gjate kohes se tranzicioni ne shqiperi , me politiken de vet dhe mbeshtetjen e qarqeve antishqiptar dhe te monopoleve ka arritur qe kete tranzicion ta sabotoje dhe t dhe te fuse ne vllavrasje shqiptaret. Keshtu mjafte probleme te mprehta ken ber qe shqiptaret te ndeshen me njeri tijetrin si per ceshtje prone, per ceshtje te trafiqeve te pa ligjeshme.
    Ne keto perleshje edhe policia e shteti eshte ajo me e tradhetuera dhe me e sakrifikuera ku nje numer i konsiderueshem policesh jan vrare gjate operacioneve te ndryshme. Ashtu si policet qe jan bijt e popullit pore edhe populli i nxitur per hakmarrje dhe vetgjyjqesi ka bere te mundur qe vrasjet te marrin permasa mjafte te medhe .Keto dhe probleme te tjera qe une po i renditi me siguri kurre populli shqiptar nuk do t`ja fale Sali Berishes.
    Konkretishte shtrojme edhe pyetjen.!
    1. A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere: Tash, 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.Pore shifni tani se c`do te ndodhe me
    2 A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje.Mos harroni luften kunder drejtuesve te UCK-se dhe thirrjet kunder Rambujese.
    3. A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
    4 A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili Pasi, para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keqe se ne vitet 1939.
    5 A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
    6. A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri o Berishe, te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te, ndjerit Azem, per karrigen e tije..?
    7 A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere.?
    i cili me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997.
    8. A te fal populli shqiptar o Berishe, per keto qe ke bere i cili Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
    9 A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake .
    10 A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
    11. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
    – Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare.
    – Dhenjen e 355 milje det Greqise.
    – Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
    – Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
    -Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
    -Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.
    12 A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. \
    13. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq.
    14 A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
    15. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?i cili nuk ka te ndalur.Per te mbajtur pushtetin tashme me pushtim ai vjedh dhe pushton organet e pavarura si gjykat e KQZ per te mbajtur pushtetin me force. vjedhjen e votave nga qeveria dhe mosberjen e transparences. Berisha dhe Meta nuk ben transparencen duke e lene pa legjitimitet qeverin e tyre.Vjedhja e votave eshte kthyer ne sistem nga keto qe thashe me larte. Kjo histori po e ben shqiperin te rrezikoje republiken. Shqiperia ne rrezik nga keta njerz qe historikisht qe 20 vjet vazhdojne ta pushtojn demokracin shqiptare dhe asnjeher ta fitojne.
    16 A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere i cili Kur berisha e mori popullin shqiptar 95 % ishin te arsimuar tani shqiparve u hoqi diturine.Nuk ka mekat me te dhembshme sa te lejsh nje pjese te femijeve shqiptar pa arsim ku nuk dine te shkruiajne ase emrin e tyre dhe ne vende te firmes do te vendosin gishtin. Aktualishte sot kemi 13 % e te rijve pa arsim fare.
    17 . A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?. rehabiletoj tradhetari Mbretin Zog.koloboracionistin dhe tradhetarin e kombit shqiptar, mikun e ngushte Nikolla Pashicit.Lexoni konventen Nikolla Pashic –Ahmet Zog dhe do te bindeni. Ahmet Zohu vrasesi i patrioteve dhe herojve shqiptar, Hasan Prishines ,Bajram Currit, Riza Ceroves, Avdi Rustemit Deputeti i Kosoves, Elez Isufuin, Patriotin dhe firmatarin e Pavarsise se Shqiperise Luigj Gurakuqin e plote te tjere. Ahmet Zogu njelli si Berisha qe shiti Detin dhe ai kishte shitur Shenaumin, Vermoshin dhe si tradhetar ai nadloi cetat luftarake te Kosoves te ankaroheshin ne prapavijen e tyre teke Nena Shqiperi. Imagjinoni vllejze shqiptar c`do te ndodhte me Kosoven ne se Qeveria Socialiste do tu mbyllte kufirin, por jo vetem qe nuk ua mbylli pore dhe i ndihmi deri ne pavarsin e tyre. E ja Pra se c`beri Berish Ja se c`u solli shqiptarve si ndryshim.

    18. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?. cili. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar.
    19. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?. i cili la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
    20 A te fal populli shqiptar per o Berishe keto qe ke bere.?. i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.?
    21. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?. i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare
    22. A te fal populli shqiptar o Berishe per keto qe ke bere.?. cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit
    Ky ballafaqim eshte i perhershem dhe Berisha sa her hjedh ne treg politik teza te rej ai duhet te ballafaqohet ne radhe te pare m,e keto avantura relaksuese ne kurriz dhe me jeten e shpirtrat e shqiptarve te cilet vuajtjet dhe makrabiteti kunder ketij populli nuk ka te sosur.
    Edi Rama eshte i fituar gjithnje. Erdhi Evropa dhe Amerika me te paralajmeruar se mjafte te kan mbajtur ne kurriz per hire te atije rrotacioni te qelbur qe ne kete rrotacion te zi per kombin ton i kushtto shqiperis dhe shqiptarve jo vetem te zezat e ullirit pore edhe te zezat e Saliut.

  15. arsen says:

    Ok, je ne disa gjera por nuk mund te dalesh partizan kur fashistat po kapitullojne, ti je nje nga ata qe ke stimuluar ate bishe dhe ke plote gjynahe.

  16. amir says:

    Ky Shemsi nga Muhurri, qe shqipen letrare nuk mund ta flas shume mire,
    ka qene nga oficeret me te dobet. Nje oficer kufiri i rendomte(duhet pyetur a ka vrare njerez ne ’90), qe sic e thote nje komentues me lart e mori Agim Shehu(po nje oficer kufiri) dhe e beri drejtor policie. Ketij fare burri filloi t’i rritej mendja, dhe i dukej se vetem ky mund te qe drejtor, shikoni si flet ne interviste: nuk e kam pat vartes dritanin por e njoh.
    Ketij palloshit te dibres i kujtoj se s’ka fytyre te flase per depolitizim te policise pasi vete ai eshte anetar i PD prej njezet vjetesh, duke qene polic. Mund ta konstatoni dhe nga intervista kur thote se me kane thene kolege te PD kur flet per ate goranin Mule Noka.
    Nuk e kuptoj pse e lodh veten ky me keto intervistat. Kujt i drejtohet e ke sqaron, Edin, popullin apo policet. Keto te fundit qe mund te kishin nevoje me shume per mendimet e tij, e dine se kush eshte.
    Mjere ky vend e mjere keto TV qe kane hapesire dhe per shemsat!!!

    1. Rronja says:

      Fyeni inteigjencen e popullit ju te Temas me kto lloj skorrjesh qe kerkojne vemendje. Njerez qe i rrespekton gjithe policia nuk mund ti shaje ky. Ky asnje biciklete te vjedhur nuk mund te denoncoje me ne polici kushdo qofte ne pushtet. Do tallet gjithmone si njeri emocionesh edhe per hematomat ne foto qe as gaetaret nuk u treguan aq budallenj ti punonin me fotoshop. Arben Frroku do kandidonte per deputet nuk i lypsej nje vrasje dhe te komentohej nga ky idiot.

  17. ijs says:

    Jane mbledhur ketu gjithe kafshet forumit dhe i sulen Prencit per denoncimin dhe nxjerrjen e te palarave te mafias te veshur me rrobat e policise. O kafshe ne cdo vend te botes kur nje mafioz del kunder mafias ku ai ka kontribuar dhe punuar, kur jep informacione te brendeshme per krimet e mafias, mbrohet nga shteti dhe nje popull i tere se eshte ne interes te gjitheve kur dalin ne publik krimet e nates qe ben mafia, qe vetem ata i dine pasi i bejne naten ne fshehtesi dhe jo ju o popull druvar dhe kafshe qe as interesin tuaj sdini te mbroni.
    Ne vend qe ta motivoni kete njeri qe te nxjerre sa me sh krime ne publik se di shume gjera ju vazhdoni kengen e barbareve se dhe ti je si ata!!! Oh cfare mjerimi eshte ky popull kafshe!

    1. Rronja says:

      Ky punen e vet mire e ka bere dhe nuk mund ta quash mafioz. Por jo te quaje dhe te tjeret mafioze. Konfliktet ne polici ky i pati me Avenir Peken te cilin me urdher te ambasades amerikane e hoqen nga ministria e rendit. dhe ketij pasketaj i hipen shume pordhet kjo eshte e vertata
      I QAN ZEMRA TE KTHEHET NE POLICI

  18. Rronja says:

    o Arsen hahahahaha

    “allahile me bej dy gisht karte qe ne nentor te 1944 kam kaluar me partizanet”

  19. baba krraba says:

    Ik o Shemsi se e dime se je hajdut ordiner ,,,,kpa na thuaj pak si u bere milioner ose si arrite gradat ne polici??????????jo te gjitha leket i ke deklaruor mor butak….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje