Avokati i Popullit, Igli Totozani i shkruan Berishës: Plotësoni kërkesat e të burgosurve. Keni 30 ditë kohë
Në burgjet shqiptare, të burgosurit kryejnë punë më mëditje e trajtimi i tyre është thuajse është çnjerëzor. Në këtë konkluzion ka dalë Avokati i Popullit pas hetimeve të kryera në burgjet shqiptare. Sipas një shkrese zyrtare, thuhet se në kundërshtim të plotë me ligjin, asnjë prej të burgosurve nuk është paguar për punën e kryer gjatë vuajtjes së dënimet. Po ashtu, dhe shuma e vendosur për shpërblimin e tyre, 90 lekë në muaj, është diskriminuese e çnjerëzore, thuhet në shkresën zyrtare. Janë 550 të burgosur, të cilët i janë drejtuar Avokatit të Popullit për të përfituar pagesën e orëve të punës, që parashikohet edhe në ligjin për “Të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”. Megjithëse ligji është miratuar 14 vjet më parë, sipas ankesave të të dënuarve, rezulton se deri më tani asnjë prej tyre nuk kanë marrë asnjë kacidhe për orët e punës. Situata duket se është skandaloze pasi deri më tani askush nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përmirësimin e situatës. Ankesat e shpeshta të bëra në Avokatin e Popullit duket se kanë nxitur këtë institucion të kryeje hetimet dhe të përcaktojë përgjegjësitë për shkeljen e konstatuar ndaj të drejtave të të burgosurve. Në përfundim të hetimeve, Avokati i Popullit i dërguar shkresa zyrtare kryeministrit Sali Berisha si dhe ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, për të marrë masa të menjëhershme në ndryshimin e situatës.
Hetimi
Ankesat e 550 të burgosurve për mospagimin e punës së tyre, kanë nxjerrë në dritë abuzimet e kryera në burgjet shqiptare. “Megjithëse kanë kaluar rreth 14 vjet nga dita kur ka hyrë në fuqi ligji, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, një vendim i tillë ende nuk ka dalë. Drejtori i IEVP kur është punëdhënës vetëpërcakton në kontratat e punës sanksione për të burgosurin punëmarrës, në rastet e keqdashjes, mungesës së vullnetit apo cilësisë se dobët të kryerjes së punës dhe detyra të ngarkuara. Që këtu ka filluar të shkelen të drejtat e te burgosurve. Por pavarësisht prej kësaj, në asnjë rast nuk na rezulton që për punët në burg të burgosurit të kenë lidhur kontrata me drejtorët e burgjeve, që në fakt përbën një shkelje të rëndë të drejtave të burgosurve që punojnë në burgje”, thuhet në letrën e Totozanit.
Aktualisht, në bazë të ligjit, gjithë të burgosurit që punojnë në burgje, duhet të shpërblehen 90 lekë në muaj dhe për çdo një muaj pune përfitojnë 3.9 ditë burgim. Por megjithëse shpërblimi i vendosur është kaq qesharak askush nuk ka përfituar asnjë kacidhe, ndërsa sipas Totozanit, kjo situatë është e papranueshme. Sipas Avokatit të Popullit, trajtimi që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ka ardhur si rezultat i mosnxjerrjes së vendimeve të Këshillit të Ministrave, për të caktuar kriteret e shpërblimit të punës së të dënuarve. “Mosplotësimi i legjislacionit me aktet zbatuese gjithashtu ka lënë shteg për të abuzuar në drejtim të kërkesave ligjore për të drejtat e liritë e të dënuarve dhe krijon premisa për shkelje të të drejtave të tyre”, thuhet në letrën e Totozanit, i cili pasi vë në dukje të gjitha shkeljet ligjore të konstatuar gjatë hetimit ka kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të situatës. Brenda 30-të ditëve, Avokati i Popullit, ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të paraqesë për miratim në Këshillin e Ministrave draftin e vendimit ky të përcaktohen qartësisht kriteret e shpërblimit të punës së të dënuarve.
Me te njejten monedhe
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
HE ska munsi ne kete bum ekonomik ne kete qeverri qe i dha lirine asaj shtrese qe u shkaterrua ne rregjimin e sadistit Enver dhe SALI, HE.
Ore ju te njesiteve guerile, mos keni marre pushtetin dhe spo na tregoni neve fare?
Ne jemi jashte burgut e po punojme pa para…E kane te qarte keta se me shume se 50 % e bizneseve, inst. mediatike etj… po i mbajne njerezit ne pune pa pagese sot…???
Çy çy, edhe pare doni,
a mos doni edhe verime në Malediwe.
Trusne bythën aty ku jeni edhe mos boni shumë zhurmë.
..90 LEK te reja = ora..,dhe jo =muaji..???!!!!..(ne kohen e ENVERIT po..,po tani kena SALIUN :-)-..Po FATOS LUBONJA ku eshte.,pse nuk “ptoteston” ke “KLANI”.,me FEVZON bashke?!
BURGJET E RREGJIMIT BERISHIAN JANE BERE SI BURGJET E RREGJIMIT TE ENVER HOXHES
Mos u ndjeni fare se Saliu ua ben edhe e keq.
Ne doni te shpetoni i thoni gardianit se jeni kthyer te gjithe me PD, dhe pastaj shikoni cfare trajtimi ju bejne. Tani fillojne dhe zgjedhjet dhe mbase ju perzgjedhin per te ruajtur kutiat e votimit apo per te eleminiuar ndonji qe nuk i bindet administrates Berishjane……..
sa te keqija qito lajme