TemA TV/ Rama prezanton Lindita Nikollën si kandidate e PS-së (VIDEO)

8 Mars 2013, 13:53Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zgjodhi 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas për të prezantuar Lindita Nikollën si kandidate e PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Lindita Nikolla nuk është e panjohur për publikun, edhe pse mirë e njohin vetëm qytetarët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në Tiranë, ku ka drejtuar me sukses dhe me mbështetje të konfirmuar nga komuniteti qysh prej vitit 2007. Kush e njeh historinë personale të Lindita Nikollës ka vetëm respekt të thellë për këtë grua fisnike, mësuese, drejtore gjimnazi, aktiviste shoqërore, së fundmi kryetare e një njësie vendore, që gjithnjë le pas mbresën e mirë të njohjes, takimit, punës, bashkëpunimit me të. Kush di sadopak për historinë e këtyre viteve në administrimin e atij komunitetit, mund të tregojë raste të panumërta përkushtimi, përkujdesjeje, përpjekjesh të kryetares së minibashkisë për të zgjidhur halle njerëzore nga më të ndryshmet, shpesh përtej çdo kompetence e mundësie institucionale.

Trokasin tek Lindita për faturën e ujit. Lindita shkon me ta në Drejtorinë e Ujësjellësit. Trokasin tek Lindita për faturën e dritave. Lindita shkon me ta në Drejtorinë e Shpërndarjes. Trokasin tek Lindita për konfliktin e pronësisë. Lindita shkon me ta në zyrën e avokatit. Askush që troket tek Lindita nuk merr thjesht përgjigjen ligjore: “Kjo që kërkoni nuk i takon njësisë bashkiake, por i takon qeverisë”. Çdokush gjen një krah për ta kërkuar të drejtën e vet në derën ku mund ta gjejë,” tha Rama.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se ky 8 Mars e gjen gruan shqiptare me një bilanc të rëndë dhe një mundësi të madhe.

Sipas kryesocialistit, Rama bilancit të rëndë të vrasjeve të grave i shtohet sot edhe keqqeverisja që është bërë duke rritur papunësinë e grave.

Ndërsa në fjalën e saj Lindita Nikolla krahas falenderimit për besimin që i jepet ka garantuar angazhimin e saj dhe përkushtimin e madh pranë Partisë Socialiste.

“Më është i shtrenjtë kryetar, prezantimi im sot në këtë ditë simbol. Po përtej kësaj unë dua sot, t’ju premtoj të gjithëve që do të vijoj të angazhohem krah Edi Ramës, krah Partisë Socialiste, duke qenë pjesë e modelit të vlerave, te dashurisë, të përkushtimit, seriozitetit, punës së palodhur, modestisë, dashurisë pakufi për njerëzit e thjeshtë, ashtu sikurse janë ndjenjat e çdo vajze, e çdo bashkëshorteje, e çdo nëne, e çdo gruaje shqiptare. Ndaj që nesër do të vijoj të trokas fort në zemrën e çdo qytetari që kërkon Shqipërinë e Rilindur, për të vijuar më pas, pas 23 qershorit me të njëjtin pasion, por edhe me pasionin e ëndrrës së fëmijëve tanë për të bërë të mundur Rilindjen Shqiptare,” tha Nikolli.

33 komente në “TemA TV/ Rama prezanton Lindita Nikollën si kandidate e PS-së (VIDEO)”

  1. jon says:

    mire o king mire…sheqeren nuk e kemi pare ndonjehere ne foto sa e bukur eshte, apo kot, shiko te birin dhe …se ai e meriton vertet.

    1. gerta says:

      TE PAKTEN DEPUTET E PS KE QEF TI DEGJOSH NDERSA ATO TE PD JAN SI KUQEDRA ME 7 KOKA ME KREYTAREN JOZI ? AMAN SI NUK U LODHET TU U MARR ME PS; JEN BER ME KEQ SE SALIU AI DHE SOT PER DITEN E FEMRAVE SE MOS BENTE NJE DIT PUSHIMMM JOOO: VURI KUQEDREN TE BENTE SHPIFJE NDAJ EDI RAMES; POR SA ME SHUM TRILLIME KA NDAJ PD AQ UN, NJE QYTETARE E THJESHT JO PARTIAKE, BINDEM TE VOTOJ PER EDI RAMEN; TE PAKTEN NUK DO DEGJOJM NE TV SALIUN DHE KUQEDRAT E TIJ; TE PAKTEN PO SHPIFEN GJYKAT DO I GJYKOJ SIQ BEHET NE CDO VEND TE BOTES!! NESE SHAN OSE SHPIF SHKON DIREKT NE GJYKAT NE SHQIPERI NUK SHKON SE E KA SALIU GJAKATEN SI PARADHOMA E TIJ ?

    2. tironcia says:

      ooooo sale nuk dim gjo per deputet e tuj ?? ke do vesh prap 90 % meshkuj dhe dhe 10 % femra :)) shikohet se sa i do grat ti :)) ne 97 kur te gjith ishin kunder teje ja ke nxi syt grus tate se sdije ku te shpertheje ? me duket se kesaj rralle do ja nxish te gjith trupin si perher dmth :)))

    3. Kristian says:

      PO LINDITA ESHTE NJE NJERI ME VLERA TE LARTA, ESHTE NJE SHEMBULL PER TE GJITHE KANDIDATET E TJERE. PO TE KISHTE SHQIPERIA EDHE DISA DEPUTETE TE TJERE SI LINDITA SHUME SHPEJT DO TE ARRINTE SHUME LART.

    4. Lezhjani says:

      PARTIA SOCIALISTE KRENOHET ME NJERZ SI LINDITA NIKOLLA, ME NJERZ SI LINDITA CDO GJE ESHTE ME THJESHTE, LINDITA ESHTE KANDIDATJA PERFEKTE PER PARTINE SOCIALISTE.

    5. Treni says:

      Ben Ci-cago pse nuk kthehesh me kandidue per Sali efendine tand, ha ha ha

  2. Ben Chicago says:

    Tashti po,qe e siguruam fitoren!

    1. Kinezi says:

      FITORJA SIGUROHET ME NJERZ SI LINDITA E JO DEPUTET TE KORRUPTUAR SI ATO TE SALIUT!

    2. Kadri Kadiu says:

      O Ben idioti, o cmirëzi; LINDITA NIKOLLËN e kemi Kryetare të Lagjes tonë ( Lagja Ali Demi).
      Është njeri i përkryer, është shpirt njeriu, është e pastër si kristali.

  3. rilindje says:

    Zonje e respektuar. Nuk ka asgje te perbashket me Mesila Doden, Albana Vokshin, Rajmonda Bulkun etj te sojit te tyre.

  4. genti says:

    me te vertete nje zonje e respektuar me nje familje te shkelqyer do jete nje vlere per parlamentin e ardhshem.

  5. Andreas says:

    zgjedhje e mire! nje zonje minoritare qe i nevojitet shoqerise.

    1. Ben Chicago says:

      Haha,edhe kjo Greke qenka????.Po kjo duket si bjonde apo ka lyer floket ???.Rama ka mbledhur gjithe minoritaret,e paska kthyer PS ne PDNJ nr 2!!!Hajt se do ta marresh pergjigjen ti dhe grekrit e tu me 23 Qershor.

      1. ardian says:

        ben chicagopisemes i zhytur ne obsesion,po ku krahasohen zuskat e pdhalese me qytetarine e ketyre zonjave si puna e znj LINDITA o ben chicagopisemes thirri edhe atyre 2 gram tru qe te kan ngelur po cpaske qene more ben nga cshpelle e ke prejardjen o shtoza keqe se nga njerezimi je shume larg ti …

      2. argjentina says:

        hahhahahah o ben trungu po pse je kaq trung mor zot eee??? po saliu vetem per pushtet shiti DETIN MORE TRUNG DHE TI MERRESH ME NJE COP DEPUTETE. Apo ste intereson shitja e shqiperis tyyyy jo ty te intereson se kush esht x e y person dhe saliu te ngopet me shitjen e shqiperis ? po mos harro qe shqiperia esht dhe shpia jote !!apo je gati me shit gru e katandi vetem per i cik sali :)) rroft komunsmi rroft diktatura e saliut se keshtu ka then ben chikago nga chikago ? shyqyr zoti qe shqiptaret jan nacionalista e sdun me dit per sali se sot oooo te ishte per ben chikagon e saliun sdo kishim AS SHQIEPRI ?

      3. Fatjona says:

        Jo o injorant nuk eshte greke por shqiptare 100%.

        1. Andreas says:

          100% …. kaq shume?!! ?

          1. DINO says:

            Nuk eshte 100% por 1000 % shqiptare

    2. Alban says:

      O idiot, ku e di ti qe eshte greke? Informohu pastaj komento. E meta jone e madhe si popull, jemi te bindur se dime gjithshka & cdo gje….. Palle!

    3. Doni ALBO says:

      PS eshte strehe e grekofileve qe prej fiilimeve te saj, mjafton te shikosh elektoratin e tyre si bythofagosi ti e plot anti-shqiptare ketu.

      1. aurela says:

        po keti bazhdari qe esht streh e te persekutuarve dhe te njejten koh esht deputete e PS dhe kjo grekofolse duhet te quhet ??? po ata bijt e komunistave grekofoles si genc pollo etj nuk jan grek keta? jan deputet te PD dhe servilat e grekut ne te njejten koh ? a keta nuk duhet ti shohim jo se keta jan hajdutat e PD NUK DUHET TE FLASIM PER KETA SE NA RREF XHAXHI SALIU PASTAJ!!!

      2. WEB says:

        Nuk te duket habi o doni albo qe sa here qe vine ne pushtet salehet, ahmetat ,esatat, fillojne pazaret ? apo eshte thjesht rastesi

  6. teti says:

    O ben chikago qenke komplet tuhaf. ku e gjete greke linditen? apo kan fillu dhe mirditoret me tu duk minoritet grek? lindita eshte zonje grua, sa edhe po te kishte qene greke do ia vlente.

  7. Shkodrani says:

    O Ben, je i madh!

    1. @ shkodrani says:

      per ca esht i madh se merret me thashatheme? ok, ben chikago esht sekseri i PD dhe i ka hije te merret me llafe si grave te keqija gjthsh dhe saliut ? po ty ore shkodran nuk ta ka hije se shkodrant sjan marr ndonje her me llafe apo e ke ven emrin shkodran te tema sa per sy e faqe ? psss

      besoj qe ben chikago per ti bo qefin vetes ka te bej monolog me veten e tij:)) oooo pasyr ooo payqyr kush esht me ushtari i berishes un ben chikago apo populli qe se duron dot ? dhe pasqyra si pergjigjet e beni per te ngushull veten ve emrin shkodran (qe esht emri i bekum i gjith shqiptarve) dhe i thot vetes jam i madh jam i madh aq i madh jam saqe ne syrin e halleve te shqiptarve jam nje milingon…..

    2. Tsukiyama says:

      Per cfare eshte i madh Beni!?

      Eshte i madh se shkruan idjotesira, jeni bere edhe ju si diktatori, flitni vetem idjotesira, po kush ju beson more idjot!

      MIRE TE PAKTEN SE I BESONI NJERI TJETRIT

  8. DINO says:

    PARTIA SOCIALISTE KA NEVOJE PER NJERZE SI LINDITA PER TA BERE RILINDJEN ME TE SIGURT.

    EDI RAMA BEN ZGJEDHJET E DUHURA PER TE ARRITUR NJE FITORE TE MERITUAR ME 23 QERSHOR, UNE QE TE VENDOSE KANDIDATE TE TJERE SI LINDITA. DERI TANI DUA TE THEM SE TE GJITHE KANDIDATET JANE TE ZGJEDHUR MIRE NGA KRYETARI I PARTISE SOCIALISTE.

    SUKSESE LINDITA

  9. Horri i Bulevardit says:

    O ben bathorje sumtepelek
    iher del si rany iher si kelmend
    iher si mentar e si debatik
    na merzitet K.et o debil

    Kujto ti o koqe
    se jan gjith mesila
    apo si rajmonda edhe argita
    apo si paloqe edhe si jolldash
    po na rruni K..et ore mendjeCar

    Po jeni ca koqe
    era larg ju vje
    era si bathore
    era si nje qen

    Shko futi nji tlame
    atje nshatrivan ne lan
    se atje mor cop bole
    ne pshurrim cdo nate

  10. Din Kruja says:

    O Edi ti ja fut kot.I paskan mbaruar femrat PS-se qe shkon e propozon per deputete kryetaren e minibashkise Nr.1 te Tiranes? Ne kete qytet ne nivelin e saj ke me mijra gra qe te mund te kandidohen per deputete.

    1. DINO says:

      PER NJERZE SI LINDITA KA NEVOJE PARTIA QE TE FITOJE. LINDITA ESHTE NJE NJERI SHUME I MIRE DHE SHUME E ZGJUAR.

  11. kampaçurreta says:

    NE RADHE TA PARE E MBI TE GJITHA ESHTE GRUA ZONJE,DHE NUK ESHTE GREKE,EDHE PO TE JETE SKA ASGJE TE KEQE,AJO ESHTE PURO MIRDITORE NGA FSHATI SHESHAJ NGA BABAJ DHE NENA,ESHTE LINDUR NE TIRANE,SHKRIMET TE PA SAKTA DEMTOJE IMAZHIN E KOMENTUESIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje