Arabia Saudite po merr në konsideratë ndalimin e prerjeve të kokës në publik.
Arsyeja nuk është se kjo metodë është barbare, por për faktin e thjeshtë se në mbretërinë e pasur me naftë nuk ka më shpatarë që të bëjnë ekzekutimet.
Një ekip i përbashkët nga tre ministri, ajo e rendit, e drejtësisë dhe ajo e shëndetit, ka propozuar që në vend të shpatarëve, të përdoren skuadrat e pushkatimit.
Komiteti ka argumentuar se një masë e tillë nuk dhunon ligjin islamik.
Arabia Saudite ka ekzekutuar me prerje koke 76 njerëz në vitin 2012.
Përdhunimet, vrasjet, grabitjet e armatosura, trafiku i drogës, etj, dënohen me vdekje në këtë vend.
Sivjet janë ekzekutuar tre njerëz.
Ekzekutimet me prerje koke kanë qenë gjithmonë burim tensioni mes Arabisë Saudite dhe komunitetit ndërkombëtar.
Këta të fundit kërkojnë që të ndalohet një masë e tillë, si dhe shtojnë se duhen garantuar procese të rregullta gjyqësore.
keta tipa i kemi edhe ne Shqiperi, te veshur me carcafe te palare, me mjekrra, me morra dhe me ulerima per allah.. nga keta njerez vetem keto gjera mund te vijne..
Ne shqiperi vritesh per i gervishtje makine. Ai hajduti bankave vrau rob kot me kot. Ai plaku ne Shijak i preu koken tjeteres. Ne Shqiperi eshte super i domosdoshem ky ligj. Po te kishim ligjin e ekzekhtimeve ne Shqiperi sic e ka arabia dhe AMERIKANET atehere vrasjet do uleshin 90%
Shkon e hiqet denimi me vdekje ne nje vend si shqiperia ku cdo dit vrasin per nje varese ne rug ,vrasin ne autobuz e mikrobuze per nje llaf goje pa permendur ketu plagen e madhe te hakmarjes qe po shton viktima te pafajshme me nje progresion gjeometrik !Nuk kuptoj perse hezitohet akoma ! Krimineli qe vret vetem vdekjen ka frik se burgun e kthen ne hotel e pershtatet mjafton te jetoj !Natyrisht qe behen vrasje te paqellimshme ,per vetmrojtje apo aksidentale por keto i zgjidh drejtesia sepse jo te gjith jan kriminel e kanibal qe tmerojn shoqerin ! Edhe un mendoj qe nje vendim i till do frenoj shum kte fenomen aq problematik ne shqiperi
Prandaj nuk i japin vendin kandidat Arabise Saudite se akoma ska votuar ligjin per denimin me vdekje, te shkretet si jetojne te izoluar.
Sikur te ishte akoma denimi me vdekje ne Shqiperi,Saliu do kishte mbaruar pune kollaj me opoziten.
nuk besoj se do ta botoni ,megjithate mos ja qani hallim kaloresit se i varen kembet