Vret veten në qelinë e burgut “monstra i Indisë” (FOTO)

11 Mars 2013, 11:22Lifestyle TEMA
Vret veten në qelinë e burgut “monstra i Indisë”

Një burrë, që do dilte në gjyq i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një femre në Nju Delhi të Indisë, ka kryer vetëvrasje në burg.

Familja dhe avokati i tij pretendojnë se atë e kanë vrarë.

Ram Singh ishte mes pesë burrave dhe një minoreni, që po presin gjyqin për vrasjen e një studenteje 23- vjeçare.

Sulmi ndaj saj provokoi protesta të dhunshme në mbarë vendin dhe nxiti një debat për dënime më të rënda ndaj atyre që bëjnë krime ndaj femrave në Indi.

Mediat bëjnë me dije se ai është gjetur i vetëvarur me rrobat e tij në qeli.

Një hetim ka nisur në lidhje me vetëvrasjen e tij.

Avokati i tij tha se nuk ka pasur asnjë rrethanë që ta çonte atë në vetëvrasje. “Nuk kishte stres dhe ishte shumë i lumtur,” tha avokati.

Avokati thotë se ai është rrahur brutalisht nga policia.

Kurse babai i Ram Singh thotë se biri i tij është përdhunuar në burg nga të burgosurit e tjerë.

Studentja indiane u përdhunua në një autobus më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Pasi e përdhunuan barbarisht, atë e hodhën në rrugë gjysmë të vdekur.

Vajza u dërgua në Singapor, por nuk u mbijetoi plagëve.

Mediat kanë raportuar se të akuzuarit mund të marrin dënim me vdekje.

3 komente në “Vret veten në qelinë e burgut “monstra i Indisë” (FOTO)”

  1. Martin says:

    Kurse babai i Ram Singh thotë se biri i tij është përdhunuar në burg nga të burgosurit e tjerë.

    le te shpresojme qe te jete e vertete!!!

  2. anticensurë says:

    kushdo që ta ket heq qafe mir ka bo!
    sa për përdhunimin që i kanë bërë në burg duhet të jetë e vërtetë!vetë”Avokati i tij tha se nuk ka pasur asnjë rrethanë që ta çonte atë në vetëvrasje. “Nuk kishte stres dhe ishte shumë i lumtur,” tha avokati.”duket që paska gjetur lumturinë me të burgosurit!

  3. Tiku says:

    Nuk duhet te shkonte deri ne vetvrasje,ligji duhet te bente gjyq te shkurtuar e te varej brenda 24 oreve ne publik,nje monster e till………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje