Një i çmendur në Kinë mbajti peng një shitëse në një dyqan në Kinë për katër orë rresht.
Gruaja më në fund u lirua pa ndonjë lëndim, pasi të afërmit e pengmarrësit e bindën atë që ta linte të ikte.
Policia dështoi që ta bindte atë, ndërkohë që ndërhynë të afërmit.
Drama nisi kur grabitësi hyri në dyqanin e enëve shtëpiake dhe rrëmbeu dy thika.
Më pas ai ia vendosi thikat në fyt shitëses.
Policia ka arrestuar pengmarrësin, kurse gruaja po trajtohet në spital.
