Një djalosh, që kishte postuar në faqen e tij në Instagram foto të krahëve të tij të prerë bashkë me një paralajmërim se do të vriste veten ditën kur festonte ditëlindjen e 13-të, është shpëtuar pasi drejt tij vërshuan mijëra letra nga njerëz në mbarë botën, që i dërgonin mesazhe frymëzuese, për të mos realizuar aktin ekstrem.
Amerikani Noah Brocklebank, thotë se shokët e klasës e tallnin për vite të tëra, duke i thënë trashaluq, i shëmtuar, i bezdisshëm dhe humbës.
“Ndjehesha i pavlerë. Jeta ime ishte e tmerrshme. Nuk kisha askënd,” thotë djaloshi.
Këto tallje, së bashku me depresionin që i kishte nisur, bënë që Noah më 26 janar të postonte një foto të tij me plagë që i kishte shkaktuar vetes në krahë. Bashkë me foton ishte një postim: “data e vetëvrasjes sime, 8 shkurt, 2013, dita e ditëlindjes sime”.
Mamaja e tijj, e tmerruar, e pa mesazhin dhe plagët dhe e dërgoi atë në spital për tetë ditë trajtim.
Për të ndihmuar të birin, ajo e ndau historinë e tij me botën.
Menjëherë në drejtim të Noas erdhën rreth dy mijë letra mbështetëse. Tani janë bërë me dhjetëra mijëra letra.
“Kjo e riktheu besimin tim tek njerëzimi,” thotë mamaja e vogëlushit.
Letrat e kanë ngushëlluar ndjeshëm vogëlushin, që thotë se kalon kohë duke lexuar mesazhet frymëzuese nga mbarë bota.
“Isha i fokusuar në anën e keqe të njerëzve, si talljet. Më pas kuptova që ka njerëz që kujdesen për të tjerët, dhe që mund të jenë shokët e mi,” thotë Noah.
RESPEKT per ndihmen e pamase shoqerise!
gjynaf ne nje moshe te tille te te iki deshira per te jetuar prej disa karagjozave bravo te gjithe atyre njerezve qe e kane perkrahur
LOLA..eshte koha e maskarenjve.resp per te gjithe ata qe e kane perkrahur ka dhe njerez te mire.