Mashtroi për gjobën, tetë muaj burg ish- ministrit anglez

11 Mars 2013, 18:42Lifestyle TEMA

Kjo është drejtësi!

Ish- ministri i Britanisë së Madhe, Chris Huhne dhe ish- gruaja e tij, Vicky Pryce janë dënuar me nga tetë muaj burg pasi kanë devijuar rrjedhën e drejtësisë.

Sipas BBC, çifti është dënuar pasi në vitin 2003 Chris u kap nga kamerat duke ecur me shpejtësi, por gjobën e mori përsipër e shoqja, që atij të mos i hiqeshin pikët në patentë.

Huhne ka marrë 10 përqind ulje të dënimit për shkak se është deklaruar fajtor.

Gjykatësi Sweeney tha se çifti vendosi së bashku për të mos treguar të vërtetën.

E vërteta doli në shesh kur Pryce si hakmarrje ndaj të shoqit, që kishte një aferë me asistenten, vendosi të nxjerrë lajmin në media.

4 komente në “Mashtroi për gjobën, tetë muaj burg ish- ministrit anglez”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Keta anglezet sjane ne terezi, bej mutin Anglise, hajde ne salistan dhe po deshe vrit ndonjerin per qejf dhe te bejm minister.

    1. ina says:

      nuk bohesh minister po vrave vetem njonin, le pastaj KM qe duhet me e marr mire parasysh sesa vrasje do urdherosh… ka hierarki kjo pune: sa me shume, aq me lart…

  2. Alf says:

    Ëëëë, si thoni, ka lezet kështu, njësoj si te ne, pa asnjë dallim. Rroftë Saliu…. Edhe Jozefina, Likja dhe gjithë sorollopi I push. tetarëve tanë që e kanë bërë Shqipërinë tonë kopësht të lulëzuar ku sh.drejësia bën ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje