Ajo ka shijuar dekada të tëra suksesi, që kur në vitet ’60 u bë e famshme me një seri hitesh pop.
Por tani Tina Turner ka dalë për herë të parë në kopertinën e revistës Vogue në moshën 73- vjeçare.
Pavarësisht se është gjysmë shekulli më e vjetër se modelet që dalin zakonisht në kopertinë, ajo dukej në një formë të shkëlqyer për moshën e saj.
Mendohet se këngëtarja- emri i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock- është femra më e vjetër që del në kopertinën e revistës Vogue. Më përpara ka qenë Meryl Streep që ka pozuar për revistën në moshën 62- vjeçare.
Turner ka shitur 200 milion albume në mbarë botën dhe ka fituar katër çmime Grammy.
Ajo është tërhequr nga jeta publike në vitin 2009 pas një turi lamtumire dhe tani jeton në Zvicër me partnerin e saj, Erwin Bach.
Ajo ka hequr dorë nga nënshtetësia amerikane për tu bërë zvicerane.
“Jam shumë e lumtur në Zvicër dhe më duket vetja si në shtëpi këtu. Nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për të jetuar,” tha ajo për një media lokale.
Me ja heq koken dhe me ja nderru me koken e Laures, me siguri PD-ja me keto shale ka per tfitu titullin ene per kater vjet.
Gjigande, por u clirua kur u nda nga Ike Turner qe e shkepte ne hu e ne dru per 20 vjet rresht.
Italioni thoshte “kofshet me te bukura ne bote”
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/celebrity-plastic-surgery-disasters.html
fantastike kengetare e madhe kjo dhe whitney huston jane te pa arritshme ikonat e muzikes
Para dy muajsh mori nenshtesine zvicerane Tina.Ne fakt ka kohe qe jeton ne Zyrih ne nje vile te bukur prane iqenit te ketij qyteti.Ze i pa arritshem.
200 milion albume ???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
edhe google translate mund te bej me mire….