(Rreth një libri të sapolexuar për Dominique Strauss – Kahn-in, shkruar nga Marcela Iacub)
MARCELA IACUB ka lindur në Argjentinë më 1964. Më 1989 ajo vjen në Francë ku studjon filozofinë e së drejtës në EHEES (Shkolla e studimeve të larta të shkencave sociale) te Yan Thomas, nga ku më 1994 atë e shohim drejtoreshë në kërkime te CNRS (Le Centre national de la recherche scientifique). Ajo mban një rubrikë javore në të përditshmen “Libération”.
Kjo juriste tashmë ka botuar dymbëdhjetë libra. I fundit është libri “Belle et Bête”, kushtuar raporteve shtatëmujore (janar-gusht 2012) të autores me Dominique Strauss-Kahn, njeriun që sot, sipas anketave shumë të favorshme të kohës, do të mund të ishte në fronin e presidentit francez! Por me kushtin, pra, që të mos i kish ndodhë afera seksuale me Nafissatou Diallo-në, pastruesen e dhomave në Hotelin Sofitel në New York.
Ajo aferë menjëherë pat sjellë dorëheqjen e Dominique Strauss-Kahn-it (DSK) nga posti i presidentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pastaj pat ndodhur edhe një proces i mundimshëm gjyqësor, skajshmërisht i mediatizuar që lidhej me supozimin për dhunim seksual. Këto për një kohë të gjatë mbushnin faqet e para të shypit. Ngjarja ishte tepër e pranishme dhe tejet ushqyese për median, shtypin, blogjet dhe internetin gjerësisht.
Pasi, thonë, për ndryshim nga të mirat që vijnë ngadalë e me doza të vogla, të këqijat, përkundrazi, vijnë grumbull e përnjëherë, në fund erdhi edhe një adio e dhimbshme pretendimit dhe ambicieve të DSK-së për t’u matur me Nicolas Sarkozy-në në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar për postin e shefit të shtetit francez.
Morëm vesh nga këto pak fjalë se cila është Marcela Iacub. Ndërsa libri i saj do të na tregojë se ajo kishte shkuar vullnetarisht e qëllimshëm në Fermë, jo në çfarëdo ferme, po në fermën e derrave, edhe më saktësisht kishte pranuar të rrinte dhe përmes ndejës me të ta njihte një derr. Ai derr nuk ishte çfarëdo derri. Ishte presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pretendenti për president të Republikës franceze. Vetë i lartpërmenduri Dominique Strauss-Kahn, shkurt DSK!
Marcela Iacub vendos lidhjen me Derrin në një kohë shumë kritike për këtë të fundit.
Problemi i një autori me një lëndë të tillë në duar nuk është i lehtë, pasi duhet pasur parasysh ashpërsinë e rigorozitetin e ligjit bashkë me rrezikun nga mosaprovimi dhe refuzimi nga vetë lexuesit e opinioni.
Në raste të tilla të koklavitura, autorët thërrasin në ndihmë rishpikjen, metaforizimin dhe universalizimin e materies librore. Marcela Iacub nuk bëri asgjë nga këto, ajo nuk pranoi asnjë këshillë as nga ndonjë mik-lexues i dorëshkrimit të saj, as nga botuesi (Stock) që të ndërronte, stërhollonte, zbuste e që çfarëdoqoftë të relativizonte ato që ajo që kishte vendosur t’i hidhte në publik.
Ajo kishte vendosur të dilte me të vërtetën e saj për Derrin. Edhe nën mundësinë e rrezikut të linçimit.
Marcela Iacub shpjegon në libër dhe në paraqitjet e saj të rralla në shtyp se ajo fillimisht kishte dashur ta mbronte një njeri që po nëpërkëmbej nga opinioni dhe veçanërisht nga hipokrizia feminise. Ajo e kishte njohur DSK-në pas botimit të librit të saj “Një shoqëri dhunuesish”, ku ajo kritikonte sjelljen e feministeve në momentet e arrestimit të tij.
Lidhja e tyre nis në fundjanar 2012 dhe përfundon në muajin gusht. Duke sqaruar shtytjet e saj intime drejt një lidhjeje të tillë, ajo flet për dëshirën që kishte të shkruante një libër, të shkruante për një qenie aq të veçantë.
Ajo, hipoteza e saj e parë, njëherë kishte menduar të shkruante një reportazh, të bënte një anketë terreni dhe të provonte sentimente sa më të fuqishme ndaj tij, pasiqë, sipas saj, duhej dashur dhe po ashtu duhet urrejtur dikë që të mund ta njohësh më pastaj.
Hipoteza e dytë që e çoi Marcela Iacubin në krevatin e Dominique Strauss-Kahn-it, kështu thotë autorja, është besimi i saj se ajo është një shenjtore që dëshironte ta mbronte e shpëtonte. Shenjtërinë e saj ajo e gjen në prirjen që të ndihmojë, të përkrah e të mbrojë ata që poshtërohen e keqkuptohen. DSK ishte një person ideal për t’iu dëshmua shenjtëria. Ajo donte ta shpëtonte nga ferri në të cilin ai kishte ra.
Shumë e çuditshme duket hipoteza e tretë. Marcela Iacub e kujton se para se ta takonte DSK, ishte nën depresion të madh. Kishte menduar se një njeri si ai, aq egoist e aq nëpërkëmbës që u ka bërë aq shumë të këqija të gjithëve, ai do të mund të shndërrohej në një instrument edhe për shkatërrimin e saj. Ai posedonte të gjithat për ta shtyrë drejt drejt vdekjes një grua siç ishte ajo vetë.
Tri hipoteza për vendosjen e një lidhjeje kaq të panatyrshme. Secila mund të qëndrojë, të trijat mund të kenë bashkëfunksionuar, autorja nuk përjashton se mund të ketë pasur edhe të tjera hipoteza dhe një e vërtetë ndoshta krejt tjetër që ka të bëjë me lidhjen dhe vendosjen e saj…
Kryepersonazhi i librit është një gjysmë njeri-gjysmë derr. Një dyjëzim ekstrem. Kreativja e artistikja e Dominique Strauss-Kahn-it nuk gjenden në copën njerëzore të tij. Ato janë te gjysma e tij prej derri.
Gjysmëderrësia e qenies së tij atë e bën artist të gërdisë dhe poet të ndytësirës, të pazotin për asnjëlloj forme morali, as fjale, as shoqërimi. Atij nuk i shkon asgjë ndoresh, pos gënjetrave e abuzimeve. “Ti ishe plak, ti ishe trashaluç, ti ishe i vogël e ti ishe i shëmtuar. Ti ish maçist, ti ishe vulgar, ti ishe i pashpirt e ti ishe meskin. Ti ishe egoist, ti ishe brutal dhe ti nuk kishe kurrëfarë kulture.”
Në gjysmëderrësinë e tij derri imponon jetën pa asnjë lloj morali, pa asnjë lloj kërkese, pa kurrëfarë përllogaritjeje… Derrit nuk i bëhet vonë për asgjë. Nuk brengoset për asnjësend. Derri nuk njeh të nesërmën, ai është e tashmja, e çastshmja, kënaqësia e menjëhershme, e atypëratyshme mbi këdo e cilëndo që mund ta ketë në afërsi.
Jemi te partuza ose te Lama e thive dhe aty shohim se i vetmi projekt politik i derrit është komunizmi. Ideali i tij është partuza (la partouze), lëmshi, tharku me shumë derra…, lama e thive do të thonin shqiptarët e Kosovës. Atje, në partuzë, secili derr mund të këcejë mbi secilën thineshë. Aty nuk njihet as aplikohet principi një derr për një thineshë. Në tharkun (party) të quajtur partuzë nuk shkohet në dyshe. Shkohet me gjithe. Secili mund të intervenojë e shilojë sa herë të dojë, kur të dojë, mbi kend të dojë… Askush në Lâmën e thive nuk ndalohet në festivitetin, dalldinë, në orgjinë e në fëlliqësitë e tij.
Ky është Dominique Strauss-Kahn dhe ky është komunizmi i tij seksual që defilon në 115 faqet e librit të Marcela Iacubit Belle et Bête.
Këtë libër duhet sa më parë ta lexojnë shqiptarët, sepse janë shumë të pasur me derra të pangishëm si në politikë, kulturë, në arsim. Gjithë ministritë, dy presidencat, dy qeveritë, dy parlamentet, gjithë qeveritë lokale, universitetet shtetërore e private…, politikanët shqiptarë të Maqedonisë, të gjithë, s’janë gjë tjetër pos menaxherë partuzash e fëlliqësirash. Derrash e kryederrash. Me këto, me partuzat e lâmat e tyre të thive mund të konkurrojnë seriozisht Derrin e Marcela Iacubit.
O Salih po mire mor vlla nje kurve ka dale e ka bo nji liber per te bere leke e ti o burra te na e serviresh sikur kushedi ça eshte. Po pse mor Salih kaq mendjelehte o çun, po ça po na plas k…..neve per broçkulla te tilla o Salih, pa llogaritur se s’ke thene asgje, nuk merret vesh ke dashur te ulesh Stroskanin apo si? I ziu Stroskan s’ka nevoje ta ulesh ti se e kane ulur boll te tjeret, nuk eshte mekat te shtypesh o Salih, ai ka shtyp e i lumt bolja, vetem duhet te kishte respektuar rregullat e lojes se kur nuk i respekton te gjen ajo qe gjeti Strosken. Kjo kurve e piste te kishte qene “grua e mire” sikur mendon ti nuk do te kishte shkuar t’ja merrte ne goje Stroskes vetem per te shkruar nje liber (llogarit ka qendruar me te qe nga janari deri ne gusht), e kupton kaq gje ti Salih? Se harrova ne fakt se ti je nga Maqedonia edhe si islamik qe je nuk te pelqen seksi, ik o Salih parzotin ik or burre……….
Pikerisht keto flliqsi ka nxjere ne shesh Marcela; kolektivizmin edhe ne seks…, ku gruas tende ti hyp udheheqja sepse ashtu e do rendi komunist
Ta marr vesh une, e ke me ironi kete “gruas tende” se kam pak dyshim, apo po komenton me pasterti temen e shkrimit, se ta them kete se ka shume moterqime qe bejne si te shkathet ketu prandaj. Une ne fakt nuk ofendoj njeri dhe ketyre moterqimeve ju qi motrat ne terren. Pres pergjigje……qe te kthej pergjigje ne varesi te pergjigjes tende…
Ajo donte ta shpëtonte nga ferri në të cilin ai kishte ra.
Në tharkun (party) të quajtur partuzë nuk shkohet në dyshe. Shkohet me gjithe.
Secili mund të intervenojë e shilojë sa herë të dojë, kur të dojë, mbi kend të dojë
A mund te quhen keto gabime gjuhesore, apo dialekt?
Asnjëlloj gabimi nuk është, por është shprehje me veçanti, e ndërtuar nga fjalë shqipe dhe e ndërthurur me fjalë të huaja e me fjalë shqipe të vjetra. Këtu ia shoh mjeshtrinë Kabashit.
Ai e ka shpjeguar se fjala partuzë rrjedh nga frengjishtja dhe don të thotë grumbullim me qëllim orgjitë seksuale. Party është anglisht, por kjo lloj party te DSK është degjenerim i një takimi ku njerëzit kënaqen duke mos kaluar në vulgaritete.
edhe në Zvicer ka shitje ky të jashtëzakonshme ky libër, kjo kurva ka zbulur derrin qe do te sundonte Evropen jo vetem Francen; duket si ramush haradini, ai ministri i berishës dhe bajram kosumi prej të cilit iknin vajza si prej të krisuri